Sindikata e gazetës “Rilindja” në konferencë për media, ka akuzuar Qeverinë Kurti për mospagesën e 20%, derisa paralajmëruan padi ndaj kësaj qeverie edhe deri në Gjykatën e Arbitrazhit. Drejtori i gazetës “Rilindja”, Zeqir Bekolli tha në këto rrethana të pandemisë kanë anuluar protestën, por sot në këtë mënyrë shprehen siç tha ai mllefin ndaj qeverisë për padrejtësitë që po i bëhen kësaj ndërmarrje. “Qeveria Kurti në stilin e qeverive të kaluara vazhdon t’i injoroj kërkesat tona për stazhin e punës dhe 20 përqindëshin”, tha ai. Bekolli ngriti dyshimet se do të vidhen mjetet e 20 përqind nga Qeveria Kurti. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të gazetës “Rilindja”, Besim Kajtazi ...
Komentet te GAZETA “RILINDJA” PARALAJMËRON PADI NDAJ QEVERISË NË ARBITRAZH PËR 20% Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Hajrulla Hysenit nga Zahaqi i Pejës, serbët ia vranë katër djemtë e tij dhe dy të vëllait në luftën e vitit 1999. 87-vjeçari që asnjëherë më parë nuk është shprehur para mediave thotë se nuk ka marrë asnjë mbështetje shteti për të rritur 15 nipërit e mbesat e tij. Hyseni i cili para disa viteve ka humbur edhe bashkëshorten, në një rrëfim për RTV Dukagjinin thotë se askush nuk po i hapë derën. “Prej 22 vitesh askush nuk ma ka hapur këtë derë për të më pyetur se çfarë halli ke. Kam mbetur me 15 fëmijë të vegjël e nuse të reja, e vet i plakur. Kemi jetuar si kemi ...
Komentet te IA VRANË NË LUFTË KATËR DJEM DHE DY NIPA, RRËFIMI I 87-VJEÇARIT NGA PEJA: PREJ 22 VITESH ASKUSH NUK MA HAPI DERËN (VIDEO) Janë të Mbyllura
Një person është arrestuar në Suharekë, pasi i njëjti shkoi në gjendje të dehur në shtëpi dhe i nxori nga shtëpia gruan dhe fëmijët e tij. Sipas Policisë rasti ka ndodhur të hënën në Suharekë rreth orës 22:25. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur kishte kanosur verbalisht dhe detyruar që të dilnin nga shtëpia gruan dhe fëmijët e tij. Njësitet policore gjatë kontrollin në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 dhe 82-fishekë”. thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/ ...
Komentet te SUHAREKË, SHKOI I DEHUR NË SHTËPI DHE PËRZURI FAMILJEN NGA SHTËPIA Janë të Mbyllura
Kryetari i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për menaxhimin e pandemisë COVID-19. Zemaj në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, tha se duhet ftuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një raportim të shpejtë, transmeton Telegrafi. “Ne duhet ta ftojmë ministrin e Shëndetësisë në një raportim të shpejtë, ndoshta do të mund të ndihmojmë situatën me ndonjë rekomandim”, tha ai. Zemaj tha tutje Qeveria ka qenë neglizhente sa i përket pandemisë COVID-19. “Ajo çka kemi pa edhe tregojë rezultate negative edhe mbi ato që kemi potencuar është rritja ekstreme e njerëzve të infektuar, rritja e madhe e rasteve të vdekjes, dhe ...
Komentet te ZEMAJ THOTË SE SITUATA ME PANDEMINË ËSHTË JASHTË KONTROLLIT: VITIA TË RAPORTOJË PARA DEPUTETËVE Janë të Mbyllura
1 mijë e 977 qytetarë janë gjobitur nga Policia e Kosovës meqë nuk respektuan masat antiCOVID-19. Që nga 30 gushti kur edhe kanë hyrë në fuqi masat antiCOVID-19, policia ka shqiptuar mijëra gjoba për qytetarët. Gjoba këto që ngritën edhe reagime. Masa të reja antiCOVID-19 u morën edhe të dielën nga Qeveria e Kosovës për shkak të rritjes së numrit të rasteve të vdekjes dhe rasteve pozitive me koronavirus. Çdo person, i cili hyn në Kosovë, duhet të ketë me vete dëshminë e vaksinimit të plotë apo të njërës dozë apo testin RT-PCR negativ të bërë brenda 72 orëve. Ora policore vazhdon të jetë në fuqi nga 22:00-05:00, përveç ...
Komentet te RRETH DY MIJË GJOBA PËR QYTETARËT QË NUK RESPEKTUAN MASAT ANTCOVID-19 Janë të Mbyllura
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se sot do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasnqi dhe Rexhep Selimi do të paraqiten në seancën e radhës në gjykatë nga ora 14:30. Që të katërt akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte. ...
Komentet te SOT KONFERENCA PËR RASTIN NDAJ THAÇIT, VESELIT, KRASNIQIT E SELIMIT Janë të Mbyllura
Zëvendës-Ndihmës Sekretari në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit, Gabriel Escobar, thotë se Amerika mbështet dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Por, gjithashtu ai ka vënë në dukje se ndryshimi i administratës amerikane nuk ka lënë anash dhe nuk ka hedhur poshtë marrëveshjen e Washingtonit të arritur gjatë presidencës së Trump. Ai ka thënë se marrëveshjet janë të vlefshme dhe se besojnë në atë marrëveshje dhe ka shtuar se marrëveshja Kosovë – Serbi duhet të ndodhë. “Po, marrëveshjet janë të vlefshme dhe ne e besojmë këtë. Një gjë është shumë interesante në lidhje me marrëveshjet e Washingtonit. Unë nuk do të thoja se janë të pavlera. ...
Komentet te ESCOBAR: MARRËVESHJA E WASHINGTONIT DUHET TË RESPEKTOHET Janë të Mbyllura
Kancelarja gjermane Angela Merkel përfundon sot vizitën e saj në Beograd, nga ku do të udhëtojë drejt Tiranës. Sipas Tanjug, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do ta përcjellë atë nga aeroporti i Beogradit. Kreu i shtetit serb i cili mirëpriti Merkelin me nderimet më të larta shtetërore pasditen e së hënës, tha në fund të fjalimit të përbashkët para mediave me Merkelin se Serbia është shtëpia e saj e dytë. Pas konferencës së përbashkët për shtyp, Vuçiq dhe Merkel vazhduan bisedimet në darkën e punës. Në kryeqytetin e Serbisë, Merkel u pyet se a duhet Serbia ta pranojë shtetin e Kosovës para se të anëtarësohet në BE. “Disa çështje ...
Komentet te NGA BEOGRADI NË TIRANË: ÇKA I THA MERKEL VUÇIQIT PËR KOSOVËN? Janë të Mbyllura
Hudhra është një nga përbërësit e kuzhinës që i jep shumë shije dhe aromë gatimeve tuaja. Megjithatë, disa njerëz preferojnë të shmangin grirjen e hudhrës, për shkak të aromës së rëndë dhe vetisë së saj ngjitëse. Prandaj përdorin mënyra të tjera më të thjeshta si për shembull shtypja ose copëtimi i hudhrës. Por siç mund ta keni vënë re hudhra e grirë edhe pse çliron më shumë aromë, digjet më lehtë dhe shija e saj ndryshon. Kështu që është më mirë ta ruani atë për recetat që kërkojnë hudhër të freskët, të papërpunuar, si salcat. AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa nga përdorimet e thjeshta dhe më të ...
Komentet te 3 MËNYRA TË THJESHTA PËR TË PËRDORUR HUDHRËN GJATË GATIMEVE Janë të Mbyllura
Në Hajvali të Prishtinës, një pjesë e varrezave është kapluar nga flaka. Në vendngjarje kanë arritur zjarrëfikësit për ta lokalizuar zjarrin. Një lexues i Telegrafit ka thënë se bëhet fjalë për varrezat e serbëve aty. Ende nuk dihet nëse dikush ia ka vënë flakën me qëllim, apo ka ndodhur ndonjë shkak tjetër. Telegrafi ka provuar ta kontaktojë policinë por nuk ka arritur që për momentin të marrë detaje lidhur me këtë rast. Ndërkaq, nuk është hera e parë që këto varreza janë kapluar nga flakët, edhe më herët në vitin 2018, kishte ndodhur një rast i tillë. Video e vendit të ngjarjes. ...
Komentet te DIGJEN VARREZAT NË HAJVALI (VIDEO) Janë të Mbyllura