Sot në degën e Gjykatës Themelore në Suharekë është mbajtur një seancë gjyqësore ku është trajtuar rasti i ngacmimit nga një nxënëse për ish-profesorin e saj – rast i cili është duke u trajtuar që nga viti 2018. Avokati i palës së dëmtuar, që në këtë rast është profesori, Ruzhdi Gashi, ka thënë se ish-nxënësja e shqetëson ish-profesorin dhe është e fiksuar me të. “Objekt i çështjes është ngacmim nga ana e një femre për një profesor të nderuar dhe të respektuar. I dëmtuari që e përfaqësoj unë është ngacmuar nga një femër, ish-nxënëse e tij para 5-6 vjetësh. I ka dhënë mësim dy ose tre muaj dhe ajo shkon ...
Komentet te NXËNËSJA E NGACMON ISH-PROFESORIN, AVOKATI: ËSHTË E FIKSUAR PAS TIJ (VIDEO) Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani po vazhdon vizitën e saj zyrtare në Gjermani. Ajo pas takimit me homologun e saj gjerman Frank Walter-Steinmeier, ka zhvilluar një takim edhe me mërgatën shqiptare. “Mërgata jonë janë shtylla e shtetit tonë. Ishte kënaqësi të bashkëbisedojmë sonte për ecjen përpara dhe zhvillimin e vendit tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook. ...
Komentet te OSMANI TAKON MËRGATËN SHQIPTARE NË GJERMANI: JANË SHTYLLA E SHTETIT TONË Janë të Mbyllura
Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, është bërë nënë për herë të tretë. Bukuroshja e njohur ka bërë të ditur lajmin e ëmbël përmes një postimi në Instagram, ku edhe ka ndarë një imazh me të birin. Teksa mbante djalin në krahë, modelja i ka bërë edhe një dedikimi emocional, ndërsa edhe ka zbuluar emrin e djalit. “Djali im është këtu. Sha Yosef Nazarian. Zemra ime është plotë. Njeriu im i vogël, tashmë më keni mësuar kaq shumë gjëra.Nuk kishte të bënte me atë se kur do të lindje, ishte kur donit të vinit dhe më mësuat se në jetë asgjë nuk jepet kur e dëshironi, por më shumë kur ...
Komentet te EMINA ÇUNMULAJ BËHET NËNË PËR HERË TË TRETË Janë të Mbyllura
Lansimi i iPhone 13 është afër. Ngjarja e Apple është sot, 14 shtator, dhe një iPhone i ri është i sigurt që do të udhëheqë paradën e pajisjeve që Apple do të shfaqë. Sidoqoftë, disa të dhëna të vazhdueshme të rrjedhjeve dhe thashethemeve na kanë dhënë një pamje se si do të duket iPhone i ri dhe disa nga veçoritë kryesore, nëse janë të sakta, përcjell Telegrafi. Nga gjithçka që kemi dëgjuar deri më tani, iPhone 13 do të ofrojë një ekran LTPO 120Hz në të dy modelet Pro, jetëgjatësi të përmirësuar të baterisë dhe azhurnime të konsiderueshme të kamerave shumë të rëndësishme. Plus, iPhone 13 mund të ketë aftësinë ...
Komentet te IPHONE 13 VJEN SOT – KËTO JANË ATO QË PRESIM DHE DIMË DERI TANI! Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mohuar se Qeveria e Kosovës është e gatshme për hapjen e arkivave të UÇK-së, siç u la të nënkuptohej dje në një deklarim për media. Kurti pas takimit me kancelaren Merkel në Tiranë, tha se nuk ka thënë se janë hapur arkivat e UÇK-së, pasi u pyet nga një gazetare nga Tirana. “Kush ka thënë që janë hap arkivat e UCK-së, ma gjej atë deklarim timin. Nuk kam thënë ashtu! Shtet më të mbikëqyrur se Kosova nuk ka. Njëherë kishim UNMIK-un, pastaj EULEX-in, pastaj edhe sot e kësaj dite e kemi KFOR-in. Kur themi që duhet të hapen arkivat realisht duhet të hapen arkivat ...
Komentet te KURTI SQARON DEKLARATËN PËR HAPJEN E ARKIVAVE TË UÇK-SË (VIDEO) Janë të Mbyllura
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se fakti që ShBA para një viti nuk pajtohej me disa politika të Qeverisë Kurti 1, ka pasur rol në prishjen e koalicionit të LDK-së me Vetëvendosjen. Sipas tij, e gjitha kjo ka ndodhur në pajtim më Kushtetutën e Kosovës. “Qartazi, fakti që administrata e ShBA-së dhe Qeveria Kurti kishin mospajtime për disa çështje të politikave luajti rol në prishjen e koalicionit të LDK-së me Vetëvendosjen. Mendoj se kjo është e qartë. Njerëzit do të shkruajnë kohë të gjatë për këtë, por do ta theksoja se çdo gjë që ndodhi, ndodhi në pajtim me Kushtetutën e Kosovës”, ...
Komentet te AMBASADORI KOSNETT: SHBA-JA LUAJTI ROL NË PRISHJEN E KOALICIONIT LDK-VETËVENDOSJE Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditët e fundit, por në vlerat e temperaturave maksimale parashihet ngritje të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. ...
Komentet te PARASHIKIMI I MOTIT, TEMPERATURAT DERI NË 30 GRADË CELSIUS Janë të Mbyllura
Seanca e radhës mbi ecurinë e çështjes së të akuzuarve të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të mbahet më 29 tetor të këtij viti duke filluar nga ora 14:30. Kjo u bë e ditur nga vet Gjyqtari i Dhomave të Specializuara, Nicolas Guillo. Ndërkohë, në seancën e sotme, mbrojtja e të akuzuarve ka hedhur akuza ndaj prokurorisë dhe gjykatës duke u thënë se ish krerët e UÇK-së janë duke u mbajtur në paraburgim pa pasur njohur të saktë mbi çështjen e tyre. Zyra e Prokurorit të Specializuar ka afati deri më 27 shtator të paraqesë materialet e siguruar, ...
Komentet te SEANCA E RADHËS PËR ISH-KRERËT E UÇK-SË DO TË MBAHET MË 29 TETOR Janë të Mbyllura
Mediat e Kosovës nuk u lejuan të bëjnë pyetje në konferencën e kancelares Angela Merkel dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Përkundër insistimit të gazetarëve kosovarë, nuk i është dhënë fjala asnjërit që të bëjnë pyetje. Duke njohur pozicionin e Kosovës rreth nismës Open Ballkan, interesimi ishte i madh për pyetje. Pas Shqipërisë, Kosova kishte numrin më të madh të mediave të pranishme në “Tirana Business Park” ku po zhvillohen takimet e kancelares Merkel me liderët e rajonit. ...
Komentet te MEDIAT KOSOVARE NUK U LEJUAN TË BËJNË PYETJE NË KONFERENCËN RAMA-MERKEL Janë të Mbyllura
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot takon kancelaren gjermane, Angela Markel në Tiranë. Takimi pritet të fillojë në orën 15:00, kurse pas takimit Kurti pritet të ketë adresim për media rreth orës 16:15, konfirmon zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, njofton Klankosova.tv. ...
Komentet te PAS TAKIMIT ME MERKEL, KURTI FLET PARA MEDIAVE Janë të Mbyllura