Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka takuar Emisarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak në kuadër të vizitës së këtij të fundit në vend. Tahiri ka thënë se diplomatit sllovak i ka kërkuar sqarim të saktë sa i përket arkivave të UÇK-së. “Futja e dialogut, në tema sikurse ajo e arkivave të UÇK-së është gabim. Kërkova që për këtë temë të ketë sqarim të saktë dhe mos të lejohet manipulim në diskurs publik”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social “Facebook”. Ai poashtu ka thënë se në takim me Lajcak ka theksuar se njohja reciproke është i vetmi rezultat që i duhet Kosovës nga dialogu. “Në takim ...
Komentet te TAHIRI TAKON LAJÇAKUN, KËRKON SQARIM PËR TEMËN E ARKIVAVE TË UÇK-SË Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, të enjten pritet të largohen rreth 117 shtetas afganë, të cilët ditë më parë ishin strehuar në Kosovë, merr vesh Radio Evropa e Lirë nga burimet brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme. Destinacioni i grupit të parë që pritet të largohet thuhet të jetë Britania e Madhe. Ky grup që po largohet, deri më tash ishte i strehuar në kampin Bechtel-Enka në Ferizaj. Në këtë kamp ishin të strehuar shtetas që kanë punuar me forcat e NATO-s në Afganistan, transmeton REL. Këta shtetas afganë erdhën në Kosovë pasi nuk ishin të sigurt më në Afganistan, kur vendi ra në duart e talibanëve. ...
Komentet te NIS LARGIMI I AFGANËVE NGA KOSOVA Janë të Mbyllura
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tashmë ka arritur në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, ku takohet me kryetarin e partisë, Memli Krasniqi. Lajçak është pritur nga ish-ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj. Takimi po zhvillohet i mbyllur për media. Pas takimit me udhëheqësin e PDK-së, Lajçak do të vazhdojë takimin e tij me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. ...
Komentet te LAJÇAK NË PDK NIS TAKIMIN ME MEMLI KRASNIQIN Janë të Mbyllura
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist sonte ka shkruar disa grafite në mbrojtje të grave në muret e hapësirave publike në Drenas. Muret e hapësirave publike të Drenasit u mbuluan sonte me mbishkrime të cilat sipas Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, targetojnë dhunën e shumëfishtë e të vazhdueshme që vajzat e gratë, lesbike e punëtore me apo pa kontratë pune e burrat gejë e të klasës punëtore e përjetojnë në Drenas e përtej. “Shtypja sistemike e cila vazhdon t’i lërë vajzat e gratë, punëtoret/ët e personat LGBTI+ në gjendje të mjerueshme, nuk do të durohet. Andaj edhe këto mesazhe, përmes përplasjes së të vërtetave të heshtura, thërrasin në revoltë ...
Komentet te DRENASI MBUSHET ME GRAFITE “DRENICA LIND EDHE DYLBERA” Janë të Mbyllura
Kurti nga Tirana paralajmëroi se do të vendoset reciprociteti me Serbinë. Por politologu Avdi Smajlaj thotë se Kurti nga Tirana foli me nervozë për reciprocitetin e që sipas tij nuk është gjë e mirë. “Kur e sheh pjesën e dytë të deklaratës së Kurtit kur flet për reciprocitetin kur thotë “nuk bënë ndryshe”, refleton një lloj nervoze të kryeministrit. Jo vetëm reciprocitetin por asnjë vendim shteti nuk duhet të marrë në bazë të nervozave”, deklaroi Smajlaj për RTV Dukagjinin. Edhe hulumtuesi Abit Hoxha reciprocitetin po e konsideron masë jo serioze. “Nëse Kosova merr këtë hap, i japim edhe një shans Serbisë që dialogu të mos zhvillohet siç po mendohet nga ...
Komentet te NJOHËSIT E ÇËSHTJEVE POLITIKE FLASIN PËR EFEKTET QË MUND TË KETË VENDOSJA E RECIPROCITETIT ME SERBINË Janë të Mbyllura
Në Shqipëri nuk gjen vetëm natyrën e plazhet, por dhe çmime të lira. Kjo është dhe arsyeja se pse të huajt vizitojnë Shqipërinë. Reza është nga Australia. Ai ka ardhur në Shqipëri së bashku me miken e tij, Osjen, nga Franca. “Nëse e krahasojmë me Kroacinë, Italinë, apo vendet e tjera fqinje, të jep mundësinë të shikosh të njëjtat gjëra, por më lirë. Mendoj se Shqipëria është një vënd i pazbuluar nga turistët, ka plazhe, lumenj”, u shpreh Reza. “Në Paris kushton 50 euro vetëm një pjatë, ndërsa këtu kushton 5 euro pjata”, tha Osjen. “Është shumë herë më mirë sesa e prisja. Është një marrëdhënie shumë e mirë ...
Komentet te 2.8 MILIONË TURISTË ZGJODHËN SHQIPËRINË, MBI 1 MILION ERDHËN NGA KOSOVA Janë të Mbyllura
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar edhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin, me të cilin ka biseduar për hapat e mëtutjeshëm rreth procesit të dialogut. Këtë lajm e ka bërë të ditur Lajçak përmes një statusi në Twitter. “Me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimi, kisha një diskutim të thelluar për takimin e javës së kaluar në Bruksel dhe rreth përgatitjes për hapat e ardhshëm të procesit të Dialogut”, ka shkruar Lajçak. Gjatë ditës Lajcak është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti. ...
Komentet te LAJÇAK TAKON BISLIMIN, KOORDINOHEN PËR HAPAT E ARDHSHËM TË DIALOGUT Janë të Mbyllura
Shumë pastrues, hidratues, dhe produkte të tjera, janë të përbëra nga ekstrakti i farës së rrushit. Kokrrat e rrushit posedojnë një gamë të gjerë përfitimesh të mundshme shëndetësore. Ato janë një burim i shkëlqyeshëm i vitaminave C dhe E, antioksidantë të njohur si flavonoide, të cilat punojnë në strukturën e lëkurës dhe zvogëlojnë shenjat e plakjes, përcjell Klankosova.tv Më poshtë i gjeni disa nga përfitimet e konsumimit të rrushit: Ka karakteristika antioksiduese Ekstrakti i farës së rrushit përmban proantocianidina, një antioksidant i fuqishëm me veti shëruese dhe anti-inflamatore. Përmban 20 herë burimin antioksidues të vitaminës E dhe 50 herë fuqinë antioksiduese të vitaminës C. Mbron nga dëmtimet e diellit ...
Komentet te RRUSHI JU NDIHMON TË KENI LËKURË ME SHKËLQIM Janë të Mbyllura
Qysh në vitin 2020, ish-presidenti Hashim Thaçi, së bashku me ish-emisarin Richard Grenell, kishin nënshkruar një letër interesi për korridorin Prishtinë-Beograd. Në këtë marrëveshje ishte theksuar se duhet të hapen rrugët midis pikë kalimit kufitar Merdar që lidhen përmes linjave ekzistuese. Për këto projekte, ministri i infrastrukturës Liburn Aliu, mori pjesë në samitin e organizuar nga Bashkimi Evropian në Beograd, ku nënshkroi një marrëveshje rreth linjave hekurudhore. “Traktati i cili u nënshkrua ka të bëjë me harmonizimin e legjilacionit në mes të vendeve, me modernizimin e koridoreve, linjave hekurudhore në mënyrë që të normalizohet një komunikim, transport në mes vendeve të ballkanit”, tha Aliu. Ministri Aliu kërkoi të realizohet ...
Komentet te DETAJE RRETH NËNSHKRIMIT TË MARRËVESHJES NË BEOGRAD PËR LINJAT HEKURUDHORE Janë të Mbyllura
Një grua në Gjilan ka pësuar lëndime trupore, pasi është goditur me veturë nga një grua tjetër, e cila ndodhet në arrati. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh. Policia bën të ditur se viktima është duke u trajtuar në spitalin rajonal të Gjilanit, ndërsa e dyshuara nuk është kapur ende nga organet e drejtësisë. “Viktima femër kosovare është duke u trajtuar në spitalin rajonal Gjilan, pasi që e njëjta është goditur me veturë nga e dyshuara femër kosovare e cila gjendet në arrati”, thuhet në raport. Ndërkohë mediet lokale në Gjilan raportojnë se dy gratë e përfshira në këtë ngjarje janë kunata mes ...
Komentet te KUNATA SHKEL ME KERR KUNATËN NË GJILAN, ARRATISET Janë të Mbyllura