Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

LAJÇAK: BISLIMI MË THA SE NUK KA ARKIVA TË UÇK-SË

Lajme
Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak ka folur para gazetarëve në ditën e fundit të vizitës në Kosovë lidhur me takimet që ka pasur me zyrtarët shtetërore. Lajçak tha se në takimin e fundit mes Bislimit dhe Petkoviqt që ka ngjallur interesim rreth temës së arkivave, zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se s’ka arkiva të UÇK-së, por arkiva shtetërore të Kosovës.   “Nuk ka pasur diskutime speficike për arkivat, ka pasur rikonfirmim se nuk do të ketë pengesa nga palët për të pasur kyçje në arkiva kjo është çfarë është thënë edhe para një viti. Zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se s’ka arkiva të UÇK-së, por vetëm arkivë shtetërore të Kososvës”, tha Lajçak. ...
Komentet te LAJÇAK: BISLIMI MË THA SE NUK KA ARKIVA TË UÇK-SË Janë të Mbyllura

PROKURORI I SPECIALIZUAR: ZPS-JA PËRQENDROHET VETËM TEK INDIVIDËT

Lajme
Në deklaratën e tij hyrëse në fillim të gjykimit të parë që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara, në çështjen gjyqësore kundër Salih Mustafës, Prokurori Xhek Smith i përshkroi Dhomat e Specializuara të Kosovës si një gjykatë që “u frymëzua nga zërat kosovarë dhe u krijua nga akte të popullit të Kosovës” dhe që është provë e përkushtimit të Kosovës ndaj sundimit të ligjit.   Prokurori Smith theksoi se puna e një prokurori lidhet me përgjegjësinë individuale për krime që mund të provohen jashtë dyshimit të arsyeshëm dhe se në Dhomat e Specializuara përgjegjësia penale për krime është personale. “ZPS-ja nuk ngre akuza kundër UÇK-së apo kundër luftës që bëri ...
Komentet te PROKURORI I SPECIALIZUAR: ZPS-JA PËRQENDROHET VETËM TEK INDIVIDËT Janë të Mbyllura

VUANI NGA DIABETI? PROVONI KURËN ME ÇIKORE

Kuzhina
Çikorja është nga bimët e egra më të dashura për konsumatorët dhe më të mirat për shëndetin e tyre. Kjo bimë që rritet kudo dhe çel lule të bukura ngjyrë bojëqielli ka gjetur kryesisht përdorim të gjerë në kuzhinat shqiptare.   Në Shqipëri, çikorja ka qenë dhe mbetet një nga barishtet e bahçeve dhe parcelave të vogla dhe pjesë e përhershme e tregut të fshatarëve, por edhe kërkesave të amvisave. Njerëzit kanë shfrytëzuar vetitë e jashtëzakonshme të çikores në mjekësinë tradicionale për të përmirësuar mëlçinë, shëruar stomakun nga dhimbjet, qetësuar nervat, rregulluar rrahjet e zemrës, dhe kuruar osteoartritin dhe diabetin. Çikorja Kundër Diabetit Sa i përket këtij të fundit, dy ...
Komentet te VUANI NGA DIABETI? PROVONI KURËN ME ÇIKORE Janë të Mbyllura

POLICIA ARRESTON DHE KTHEN NË SERBI DY SERBË QË HYNË ILEGALISHT NË KOSOVË

Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas serbë të cilët kishin hyrë në Republikën e Kosovës ilegalisht, përmes rrugëve alternative.   Atyre u ishte caktuar masa e arrestit 48 orësh por meqë njëri nga të arrestuarit kishte rezultuar pozitiv me COVID, që të dy u deportuan në Serbi. “Të dyshuarit janë ndaluar nga patrulla policore deri sa kanë qenë duke lëvizur me automjetin e tyre me targa te Serbisë. Të dyshuarve me vendim të prokurorit u është caktuar masa e arrestit për 48 orë, por pasi njëri prej tyre në testin që ju ka bërë në QKMF Prishtinë ka rezultuar pozitiv i infektuar me virusin Covid 19 janë depërtuar në ...
Komentet te POLICIA ARRESTON DHE KTHEN NË SERBI DY SERBË QË HYNË ILEGALISHT NË KOSOVË Janë të Mbyllura

KURTI: NGA 1 TETORI STUDIMET NË NIVELIN BACHELOR E MASTER DO TË JENË FALAS

Lajme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti thotë se nga 1 tetori, duke filluar nga viti akademik 2021/22 arsimi publik në nivelin Bachelor dhe Master do të jetë pa pagesë, ndërsa në studimet  e Doktoraturës  do të ketë lehtësime.   Kurti këtë deklaratë e bëri në një konferencë të përbashkët për media me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci. “Nga 1 tetori i këtij viti, duke filluar nga vitit akademik 2021/22 arsimi i lartë publik do të jetë pa pagesë për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë në nivelin Bachelor dhe Master. Ndërsa, për studentët e doktoraturës do të ketë lehtësime të veçanta”, deklaroi Kurti. ...
Komentet te KURTI: NGA 1 TETORI STUDIMET NË NIVELIN BACHELOR E MASTER DO TË JENË FALAS Janë të Mbyllura

PERSONAT E VERBËR ANKOHEN PËR PROCEDURAT NDAJ TYRE

Lajme
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione të premten është takuar me Përfaqësues nga Iniciativa e Pavarur e të Verbërve të Kosovës për të diskutuar mbi gjendjen dhe situatën e kësaj kategorie.   Halil Kurmehaj, përfaqësues i kësaj iniciative tha se problemet e tyre janë nga më të ndryshmet, duke nisur nga ekzaminimet që kryhen vetëm në Prishtinë. “Është mirë që na keni pranuar dhe të flasim për problemet tona. Iniciativa e Pavarur e të Verbërve të Kosovës kemi identifikuar shumë probleme, duke përfshirë këtu grupe dhe komunitete të ndryshme të të verbërve” “Një nga problemet tona ...
Komentet te PERSONAT E VERBËR ANKOHEN PËR PROCEDURAT NDAJ TYRE Janë të Mbyllura

MUSLIU: “SPUTNIK” DHE “KOSOVO-ONLINE” ME LAJM TË RREMË PËR FSK

Lajme
Sputnik Srbija në vazhdën e shpërndarjes së lajmeve të rreme për Kosovën, së fundmi ka botuar një lajm të sajuar për projektligjin për Policinë Ushtarake të FSK-së.    Agim Musliu, ekspert i çështjeve të sigurisë ka thënë se, institucionet e sigurisë së Kosovës janë targeti kryesor i sulmit të rusëve. “Sipas artikullit të Sputnik , me titull ‘Loja e re mes Prishtinës dhe Perëndimit e rrezikshme për serbët: Të shpallen të tepërta të gjitha forcat ndërkombëtare’, rusët duan ta rrisin sentimentin ndërkombëtar se Kosova është duke ua kthyer me të keq atyre vendeve që e ndihmuan në shtetndërtim”, ka thënë Musliu. Edhe pse ende është në fazën e konsultimeve publike, ...
Komentet te MUSLIU: “SPUTNIK” DHE “KOSOVO-ONLINE” ME LAJM TË RREMË PËR FSK Janë të Mbyllura

ÇITAKU: KURTI NUK DUHET TË DEBATOJË ME WASHINGTONIN

Lajme
Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se Kurti nuk duhet të debatojë me administratën amerikane për Marrëveshjen e Washingtonit, por duhet të insistojë që SHBA-ja të emërojë një të deleguar të posaçëm për dialogun.   Sipas saj, SHBA-ja nuk duhet të jetë thjesht mbështetëse, por pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë në dialogun Prishtinë – Beograd. Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA shprehu shqetësimin për pengesën që Qeveria e Kosovës po bën për gazsjellësin amerikan. “Çështja e energjisë dhe furnizimit me energji elektrike nuk është vetëm çështje ekonomike, është çështje e interesit kombëtar. SHBA-ja do ta realizojë këtë me ose pa ne, mirëpo është e rëndësishme që ne të bëhemi ...
Komentet te ÇITAKU: KURTI NUK DUHET TË DEBATOJË ME WASHINGTONIN Janë të Mbyllura

KOSNETT THOTË SE KA QENË NDER I MADH SHËRBIMI NË KOSOVË

Lajme
Të qenët ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka qenë një “nder i madh”, tha ambasadori në largim, Philip Kosnett.   “Largohem i bindur në aftësinë e popullit të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë”, tha ai përmes një postimi në Twitter. Ambasadori në largim shtoi se zëvendësi i tij, Nick Giacobbe, do të jetë i ngarkuar me punë deri në ardhjen e ambasadorit të ri.           ...
Komentet te KOSNETT THOTË SE KA QENË NDER I MADH SHËRBIMI NË KOSOVË Janë të Mbyllura

FOTOGRAFI TREGON PSE IA FSHIU TË GJITHA FOTOGRAFITË E DASMËS SË NJË ÇIFTI

Lajme
Dasma konsiderohet si një nga ditët më të veçanta të jetës së shumë njerëzve, ditë kjo në cilën ata zakonisht paguajnë shuma të mëdha parash. Por, një çift amerikan mund të ketë pak për të treguar nga dita e dasmës, pasi dikush ia fshiu fotografitë pas një keqkuptimi. Një person i cili po planifikonte një martesë me buxhet të ulët, gjeti një fotograf që do ta paguante 250 dollarë.“Ai më bindi duke thënë se nuk i interesonte se si e bëja punën, thjeshtë i interesonte që të mos paguante shumë”, tha fotografi Tutje, ai shpjegon se gjërat morën një kthesë ditën e dasmës, e kthesa e madhe ndodhi tek pjesa ...
Komentet te FOTOGRAFI TREGON PSE IA FSHIU TË GJITHA FOTOGRAFITË E DASMËS SË NJË ÇIFTI Janë të Mbyllura