Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

ENDE S’KA DATË TË CAKTUAR PËR TAKIMIN E RADHËS KURTI-VUÇIQ

Lajme
Presidentja Vjosa Osmani u shpreh pas takimit me Lajçak, se askush nuk do të kërkojë nga Kosova të negociojë kushtetutshmërinë, integritetin territorial dhe funksionalitetin e saj të brendshëm.   Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas një takimi që zhvillloi të premten (17.09) me të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se ky i fundit ka thënë në takim me presidenten, se “askush nuk do të kërkojë nga Kosova të negociojë kushtetutshmërinë, integritetin territorial dhe funksionalitetin e saj të brendshëm”. Miroslav Lajçak, zhvilloi një vizitë tre ditore në Kosovë, ku takoi të gjithë udhëheqësit politikë kosovarë, prej nga udhëton edhe në Beograd, në përpjekje për të caktuar një ...
Komentet te ENDE S’KA DATË TË CAKTUAR PËR TAKIMIN E RADHËS KURTI-VUÇIQ Janë të Mbyllura

OSMANI DHE GËRVALLA SOT NISEN DREJT SHBA-SË

Lajme
Vizitat zyrtare të presidentes së vendit, Vjosa Osmani, do të vazhdojnë edhe për disa ditë.   Presidenca bëri të ditur ditë më parë se pas vizita në Gjermani i lë vend vizitës në Osmanit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Java e Presidentes Osmani nisi me pritjen e delegacionit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, duke vazhduar me vizitën zyrtare në Gjermani dhe në fundjavë ajo do të udhëtojë drejt New York”, tha ditë më parë Blerim Vela, Shef i Kabinetit të Osmanit. Burime brenda Presidencës kanë bërë të ditur se bashkë me Osmanin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë ditës së sotme do të udhëtojë edhe ministrja e Punëve të ...
Komentet te OSMANI DHE GËRVALLA SOT NISEN DREJT SHBA-SË Janë të Mbyllura

PARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.   Vranësirat do të fuqizohen duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s. Ka ndryshuar situata meteorologjike. Fushat me presion të lartë që ishin prezent mbi vendin tonë dalë nga dalë po dobësohen, kështu që priten ndryshime të elementeve dhe dukurive meteorologjike. ...
Komentet te PARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME Janë të Mbyllura

PAS ARRESTIMIT TË FAJDEXHINJVE, SVEÇLA: FAJDEN E HARAÇIN DO T’I ZHDUKIM, KOSOVA DO TË JETË VEND I SIGURT

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar sonte se në tri rajone, ka arrestuar tetë persona nën dyshimin e bazuar të kryerjes së veprave penale ‘fajde’, ‘detyrim’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’. Lidhur me këtë ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili përmes një postimi në facebook, ka thënë se “për tre ditë në lokacione të ndryshme janë arrestuar dhjetë persona që merreshin me fajde”. “Në Republikën e Kosovës më nuk ka vend për veprimtari të tilla kriminale dhe për këtë jemi të vendosur”. “Fajden e haraçin do ta zhdukim, Kosova do të jetë vend i sigurt”, ka shkuar Sveçla, transmeton Telegrafi. Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e ...
Komentet te PAS ARRESTIMIT TË FAJDEXHINJVE, SVEÇLA: FAJDEN E HARAÇIN DO T’I ZHDUKIM, KOSOVA DO TË JETË VEND I SIGURT Janë të Mbyllura

KURTI NIS FUSHATËN: QYTETARI I KOSOVËS E URREN KORRUPSIONIN POLITIK

Lajme
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një video-mesazhi ka hapur fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.   Kurti ka thënë se qytetari i Kosovës më shumë se çdo kush tjetër e urren korrupsionin e shkaktuar nga politika, andaj beson se në zgjedhjet lokale do të votojnë, siç thotë ai, për projektin modernizues të ndershëm e humanist të kandidatëve që mbështet Lëvizja Vetëvendosje, e jo për politikat që kthejnë abuzimet me miliona euro dhe arrogancën e dhunën e pushtetarëve. “Qytetari i Kosovës e urren korrupsionin politik. Më shumë e më parë se në cilindo nga vendet e tjera ballkanike qytetari i Kosovës e dënon politikën kur ajo e ...
Komentet te KURTI NIS FUSHATËN: QYTETARI I KOSOVËS E URREN KORRUPSIONIN POLITIK Janë të Mbyllura

“M’KE RREJT” – KËNGA MË E RE NGA SKERDI DHE TEUTA SELIMI

ShowBiz
Artisti i njohur shqiptar, Skerdi, ka lansuar ditën e sotme këngën e re. “M’ke rrejt” titullohet projekti, për të cilin ka bashkuar forcat me këngëtaren Teuta Selimi. Kënga e dyshes u kompletua edhe nga ana vizuale, gjersa artistja mori vëmendje të madhe me paraqitjen tërheqëse në videoklip. Teuta Selimi (Foto: YouTube) Teksti dhe melodia u realizua nga vet këngëtari, kurse për ‘beat’-in u përkujdes Joezee. Miksimi dhe masterizimi u bë në studion e Red Box Entertainment nga producenti Big Bang. Me t’u publikuar, projekti mori reagime të menjëhershme të cilat njëherësh ishin mjaft pozitive.   Teuta ndërkaq ka bërë rikthimin në skenë me prurje të re muzikore pas një periudhe të ...
Komentet te “M’KE RREJT” – KËNGA MË E RE NGA SKERDI DHE TEUTA SELIMI Janë të Mbyllura

POLICIA E KOSOVËS ARRESTON DY TË DYSHUAR PËR FALSIFIKIM TË TESTEVE ANTICOVID

Shëndetësi
Dy persona janë arrestuar në pikën kufitare në Bërnjak, të dyshuar për falsifikim të testeve antiCOVID. Policia ka njoftuar se të dy ata pas intervistimit kanë deklaruar se testet i kanë marrë në një kafene në Novi Pazar. “Rasti i parë: Zyrtarë policorë, në Pikën e Kalimit Kufitar në Bërnjak, më 17.09.2021 rreth orës 09:00, gjatë kontrollimit të dokumentacionit përkatës përfshirë edhe dokumentacionin që kërkohet bazuar në vendimin e fundit të institucioneve të vendit për parandalim të përhapjes së pandemisë, gjatë kontrollit të personave A.T., (viti i lindjes 1959, mashkull), dhe S.T., (viti i lindjes 1999, mashkull), ata kanë prezantuar tek autoritetet policore dokumente, vërtetime të testit për covid 19, ...
Komentet te POLICIA E KOSOVËS ARRESTON DY TË DYSHUAR PËR FALSIFIKIM TË TESTEVE ANTICOVID Janë të Mbyllura

PËRDORËN TELEFONIN GJATË VOZITJES, POLICIA NË MITROVICË GJOBIT 195 DREJTUES TË AUTOMJETEVE

Lajme
Me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor, Policia në Rajonin e Mitrovicës është fokusuar në identifikimin dhe marrjen e masave ligjore ndaj të gjithë pjesëmarrësve në trafik që shkaktojnë kundërvajtje me përdorimin e telefonit gjatë ngasjes së automjeteve. Për këtë qëllim, janë angazhuar zyrtarë policor në rroba civile dhe me automjete zyrtare civile e gjithashtu edhe zyrtarë policor të uniformuar, të cilët janë duke marrë masa dhe duke shqiptuar gjoba ndaj kundërvajtësve për këtë lloj kundërvajtje e cila është një prej faktorëve të aksidenteve rrugore. Që nga data 14 shtator 2021, zyrtarët policorë në kuadër të stacioneve policore dhe të Njësisë së Trafikut Rrugor, kanë shqiptuar 195 gjoba ...
Komentet te PËRDORËN TELEFONIN GJATË VOZITJES, POLICIA NË MITROVICË GJOBIT 195 DREJTUES TË AUTOMJETEVE Janë të Mbyllura

POLICIA GODET FAJDEXHINJTË: TETË TË ARRESTUAR NË PEJË, GJAKOVË DHE PRIZREN – U KONFISKOHEN MBI 100 MIJË EURO DHE TRI VETURA (PAMJE NGA OPERACIONI)

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se në tri raste të ndara, në tri rajone, ka arrestuar tetë persona nën dyshimin e bazuar të kryerjes së veprave penale ‘fajde’, ‘detyrim’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’. Në njoftim thuhet se Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar (DHKO), në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit dhe gjykatën përkatëse, pas hetimeve intensive të kryera ndaj të dyshuarave të përfshirë në veprat penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’, më 15.09.2021, 16.09.2021 dhe 17.09.2021 në tre raste të ndara, në tri rajone Pejë, Gjakovë dhe Prizren, ka realizuar operacione policore ku janë arrestuar në flagrancë tetë të dyshuar. “Në këto operacione policore janë arrestuar H.T., ...
Komentet te POLICIA GODET FAJDEXHINJTË: TETË TË ARRESTUAR NË PEJË, GJAKOVË DHE PRIZREN – U KONFISKOHEN MBI 100 MIJË EURO DHE TRI VETURA (PAMJE NGA OPERACIONI) Janë të Mbyllura

GJYKATA IA NDALON MJEKUT TË ARRESTUAR T’I AFROHET QKUK-SË

Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka ndaluar mjekut Bekim Ademi t’i afrohet Qendrës Klinike Universitare pas arrestimit nën dyshimin se kishte hapur histori të rreme për ish-kryetarin e Kllokotit në mënyrë që t’ia mundësonte shmangjen nga gjyqi, ka njoftuar avokati i tij Kujtim Kërveshi.   Sipas Kërveshit, Themelorja ka vendosur që Ademi të mos i lejohet t’u afrohet objektit dhe personave të caktuar. Sipas tij, s’ka pengesë që Ademi megjithatë të vazhdojë me ofrimin e shërbimeve jashtë objektit të QKUK-së.   “Ne presim që Prokuroria Speciale t’i grumbullojë shpejtë provat që i nevojiten dhe kështu Dr. Ademi të ketë mundësi të vazhdojë t’ju shërbejë pacientëve në objektin e SQKUK duke ...
Komentet te GJYKATA IA NDALON MJEKUT TË ARRESTUAR T’I AFROHET QKUK-SË Janë të Mbyllura