Qeveria e Kryeministrit Albin Kurti po zhvillon “konsultimet politike“ të brendshme të fundit para se të dërgojë javën e ardhshme “përgjigjen përfundimtare” ndaj propozimit tek autoritetet amerikane për ndërlidhësin e gazit me Maqedonia e Veriut dhe një termocentral të gazit me gaz natyror amerikan, i cili do të importohej nga porti grek Alexandroupolis përmes Maqedonisë së Veriut, meqë ajo deri më tani ka qenë më parë negative ndaj këtyre projekteve të ndërlidhur, mëson dtt-net.com. Burimet perëndimore në kryeqytetin Prishtinë, të afërt me këtë çështje, të cila tkërkuan anonimitet, thanë për agjensinë e lajmeve dtt-net.com se qeveria e Kurtit u ka thënë homologëve amerikanë se i duhen edhe disa ditë për një përgjigje përfundimtare ...
Komentet te KURTI T`I “PËRGJIGJET PËRFUNDIMISHT” SHBA-VE PËR GAZIN JAVËN E ARDHSHME? Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Fitore të demokracisë dhe të opozitës po e konsideron deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, largimin e mundësisë për shtyrje të zgjedhjeve, kërkesë kjo e presidentes, Vjosa Osmani, e përkrahur nga Lëvizja Vetëvendosje. Teksa ka folur për këtë çështje, Selmanaj thotë se reagim të tillë të presidentes nuk ka pasur për gjendjen e rëndë pandemike nëpër të cilën po kalon vendi. Thotë se me të drejt opozita e ka kundërshtuar një gjë të tillë. “Tendencë e pakuptimtë, ndërkohë nuk kishim fare reagim të saj për gjendjen e rëndë pandemike, për vdekjet e 20-30 personave në ditë, si rezultat i keqmenaxhimit të pandemisë, por kur vjen puna te zgjedhjet, kfjellet dhe ...
Komentet te SELMANAJ: PRESIDENTJA DUHET TË ZHVISHET NGA NDIKIMI I KURTIT Janë të Mbyllura
Në mbledhjen e parë të qeverisë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë me dije se dy medalistet e Lojërave Olimpike nga Kosova Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Sipas Ramës, ato kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e FA. Gjithashtu, kreu i qeverisë tha se janë duke punuar me ministrin e Mbrojtjes për të krijuar një njësi të kampionëve Të Forcave të Armatosura. “Vendimi tjetër i rëndësishëm është vendimi për përfshirjen në strukturat e FA të dy fituesve të medaljeve të arta, shqiptaret nga Kosova Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova që kanë arritur diçka që është e jashtëzakonshme. ...
Komentet te EDI RAMA: DISTRIA KRASNIQI DHE NORA GJAKOVA, PJESË E USHTRISË SHQIPTARE Janë të Mbyllura
Tri vitet e fundit, duke përfshirë edhe periudhën janar-korrik të këtij viti, në Kosovë janë kryer 133 vetëvrasje. Ndërsa sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në këtë periudhë kohore janë regjistruar 492 tentim-vetëvrasje. Sipas psikologëve dhe sociologëve problemet mendore janë të përditshme në të gjithë botën pa përjashtuar edhe Kosovën. Por që thonë se angazhimi i institucioneve për parandalimin e kësaj dukurie duhet të shtohet. Fushatat dhe kampanjat sensibilizuese, dialogu social dhe mënjanimi i stigmës për shëndetin mendor, janë disa mënyra që sipas ekspertëve shëndetësorë do të ndikonin në uljen e numrit të vetëvrasjeve dhe tentim-vetëvrasjeve. Për këso lloj probleme, në shumë vende të botës ekziston një “linjë ...
Komentet te 133 VETËVRASJE PËR 3 VJET, KËRKOHET ANGAZHIM INSTITUCIONAL Janë të Mbyllura
18 shtatori shënon Ditën e Respektit, kjo ditë është themeluar me qëllim që t’i shtyjë njerëzit që të përqendrohen më shumë në mënyrën se si ata mund të respektojnë të tjerët. Kjo përfshin që t’u kushtoni më shumë vëmendje të dashurve tuaj, mirëpo në përgjithësi merret si një arsye shtesë që t’i trajtoni njerëzit me mënyra më të sjellshme. Nuk ka ndonjë rregull mbi të cilin kjo ditë shënohet, kjo gjë varet nga ju, rrethi dhe nevojat tuaja. Mund të vizitoni ndonjë të afërm tuajin, apo ta nxirrni partnerin për darkë. Natyrisht, respekti është diçka që duhet të na shoqërojë gjithë vitin, por kjo ditë duhet të ju frymëzojë ...
Komentet te SOT ËSHTË DITA E RESPEKTIT Janë të Mbyllura
Aurela Gaçe është një ndër zërat më të mirë të skenës shqiptare dhe ndër vite, i ka dhuruar mjaft perla muzikore. Këngët e saj këndohen dhe dëgjohen nga shumë breza dhe sigurisht që këngëtarja ka shumë adhurues. Fituesja e shumë çmimeve ka konfirmuar së fundmi se tashmë po punon për të sjellë albumin e saj të ri. Pas pushimeve, ajo i është rikthyer studios për të vazhduar me punën. ...
Komentet te PAS PUSHIMEVE, AURELA GAÇE NIS PUNËN PËR ALBUMIN E RI Janë të Mbyllura
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) shprehet thellësisht i zhgënjyer me trajtimin institucional të rastit të njohur si “Afera Pronto”. GLPS thotë se me shqetësim të madh është pranuar aktgjykimi i Gjykatës së Apelit për këtë rast, i cili liron nga aktakuza dy nga të akuzuarit dhe për njërin shqipton dënim me kusht. Njëri ndër të akuzuarit është edhe z.Adem Grabovci, ish- deputet dhe ish- shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Komunikata e plotë: Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) është thellësisht i zhgënjyer me trajtimin institucional të rastit të njohur si “Afera Pronto”. Me shqetësim të madh është pranuar ...
Komentet te GLPS: DËSHTIMI I RASTIT PRONTO, ZHGËNJIM I RADHËS NGA SISTEMI I DREJTËSISË Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti u ka dërguar letër falënderimi ministres së Shtetit dhe Drejtorit të Departamentit të Shëndetësisë të Emirateve të Bashkuara Arabe për ndërtimin e spitalit të fëmijëve. Në letrën e falënderimit të Kurtit për ministren e Shtetit, Maitha bint Salem Al Shamsi thuhet “Spitali i fëmijëve ‘Sheikha Fatima’, që e inauguruam së bashku, do të mbetet dëshmi e përjetshme e solidaritetit dhe shpirtit human të popullit t Tuaj për fëmijët e vendit tim”. “Na ka gëzuar shumë gatishmëria dhe vullneti Juaj për të mbështetur edhe më tej spitalin e fëmijëve… Do të mirëprisnim investimet e Emirateve të Bashkuara Arabe edhe në fusha të tjera dhe jemi të gatshëm ...
Komentet te KURTI FALËNDERON EMIRATET E BASHKUARA PËR NDËRTIMIN E SPITALIT TË FËMIJËVE Janë të Mbyllura
Kosova për vite me radhë ka mbetur prapa në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), ku edhe Raporti i BE-së të vitit të kaluar ka konstatuar se Kosova ka shkelur një numër të dispozitave të të kësja marrëveshje, derisa kështu po thonë edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. Demush Shaha nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK) në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se në kuadër të zhvillimeve të fundit politike vërehen disa sinjale inkurajuese sa i përket zbatimit të MSA-së. Sipas Shashës, homologimi, heqja e terminaleve doganore dhe respektimi i meritokracisë në emërimet e larta publike janë vetëm disa nga sinjalet pozitive në zbatimin e MSA-së. “Për ...
Komentet te EKSPERTËT BËJNË THIRRJE PËR ZBATIM EFIKAS TË MSA-SË Janë të Mbyllura
24 projektligje kanë mbetur në procedura që nga sesioni pranveror, numër ky që mund të rritet duke parë që agjenda legjislative e Qeverisë përmban gjithsej 193 projektligje për këtë vit. Agnesa Haxhiu nga KDI-ja thotë për EO, se numri i Projektligjeve është shumë i madh, krahasuar me periudhën e mbetur deri në përmbyllje të punës së Kuvendit. “Prej sesionit pranveror projektligjet që kanë mbetur në procedura aktualisht janë 24, mirëpo këtij numri pritet t’i shtohen edhe projektligjet e tjera sepse agjenda legjislative e qeverisë përmban 193 projektligje për këtë vit, që është një numër goxha i madh krahasuar me periudhën kohore që ka mbetur deri në përmbyllje të punës ...
Komentet te 193 PROJEKTLIGJE E PRESIN “AMININ” E KUVENDIT Janë të Mbyllura