Të hënën, më 20 shtator, Kuvendi do të fillojë sesionin vjeshtor ku do të procedohen 24 Projektligje nga sesioni i kaluar, bashkë me 193 të tjera, që janë në agjendën legjislative vjeshtore. Shoqëria civile vlerëson se për shkak të punës së shkurtër të Kuvendit të Kosovës, ata do të duhej të vendosnin prioritete, ndërkaq sipas tyre duhet të ketë një reformë si kompensohen deputetët për punën e tyre dhe për mungesa të sanksionohen me pagë. Agnesa Haxhiu nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë për RTV Dukagjinin se Kuvendi i Kosovës duhet të vendos prioritete. “Mendoj se Kuvendi i Kosovës duhet të vendos prioritete edhe këto planet për këtë periudhën e ...
Komentet te PËR SESIONIN VJESHTOR TË KUVENDIT, KËRKOHET SANKSIONIMI I DEPUTETËVE Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryeqyteti vazhdon të ketë numrin më të madh të rasteve aktive me COVID-19. Aktualisht në Prishtinë janë 2, 426 raste aktive. Pas saj është komuna e Prizrenit me 995 raste dhe ajo e Fushë Kosovës me 865. Sipas raporteve zyrtare, në total numri i rasteve aktive është 11.862. Kurse, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 144.183. Përndryshe, deri tash nga COVID-19 kana vdekur 2,889 persona. ...
Komentet te PRISHTINA PRIN ME RASTET AKTIVE ME COVID-19 Janë të Mbyllura
Masat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë janë ende në fuqi dhe numri i të infektuarve është ende mbi 250 në ditë. Kafeterive dhe restoraneve u lejohet vetëm hapësirat jashtë t’i shfrytëzojnë. Prandaj edhe trotuaret e kryeqytetit janë mbushur me tavolina, në të cilat mund të marrin ata shërbim. Por si duket këto masa do të vazhdojnë të mbesin në fuqi pasi që ende ka një numër të konsiderueshëm të personave të infektuar. Vetëm gjatë së shtunës 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid 19. Ndërkaq nga ky virus kanë vdekur 11 të tjerë. E kjo gjendje edhe sipas gastronomeve ende paraqet shqetësim. Mirëpo, nga shoqata e tyre thonë se tani ...
Komentet te GASTRONOMËT DALIN ME NJË KËRKESË TË RE PASI FILLOI TË FTOHET KOHA Janë të Mbyllura
Jelena Djokovic, gruaja e teniserit serb me famë botërore me origjinë nga Kosova, Novak Djokovic, këtë të shtune ka mbërritur në qytetin e Graçanicës së bashku me Mohandjin. Jelena Djokovic, e cila është drejtoreshë e Fondacionit Novak Djokovic, së bashku me Mohandji nga Fondacioni Mohandji do të vizitojnë manastiret në Kosovë dhe do të dorëzojnë ndihma humanitare, shkruan Kossev. ...
Komentet te GRUAJA E NOVAK DJOKOVIC VIZITON KOSOVËN Janë të Mbyllura
Policia ka arrestuar dy persona në fshatin Soponicë të Kaçanikut nën dyshimin e kryerjes së veprave penale ‘kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’ dhe ‘posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’. Sipas njoftimit të Policisë hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Ferizaj, pas pranimit të një informacioni për kultivimin të bimëve narkotike në fshatin Soponicë të Kaçanikut, më 17.09.2021, rreth orës 17:55, pas një plani taktik, të ndihmuar nga patrulla policore të Stacionit Policor-Kaçanik, në një sipërfaqe malore kanë gjetur 14 (katërmbëdhjetë) bimë që dyshohet të jenë kanabis-sativa. “Policia ka identifikuar dy personat e dyshuar A.D., (1997) dhe A.D., ...
Komentet te KAÇANIK, ARRESTOHEN DY PERSONA, U ZUNË DUKE KULTIVUAR BIMË NARKOTIKE Janë të Mbyllura
Këngëtarja shqiptare, Orhidea Latifi-Kida, këtë verë ka qenë e pranishme në thuajse çdo qytet e vend shqiptar për të mbajtur koncerte. Derisa për shkak të masave të reja e situatës me COVID-19 u ndaluan mbrëmjet e ahengjet e ndryshme, ajo tashmë ka nisur turin nëpër Evropë. Bukuroshja, e cila në Instagram numëron afro dy milionë njerëz, shpesh ndan me fansat imazhe e video të ndryshme duke mos munguar as me poza atraktive. E tillë shfaqet edhe në këto të fundit që duket t’i ketë realizuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, saktëisht Dubai. Ajo shfaqet me një maskë të zezë duke respektuar masat mbrojtëse kundrejt pandemisë e po ashtu me një ...
Komentet te ME MASA MBROJTËSE KUNDËR COVID-19 DHE POZA ATRAKTIVE, KIDA MERR VËMENDJE NGA DUBAI (VIDEO) Janë të Mbyllura
Nga viti 2016 e deri në muajin gusht të vitit 2021, në Kosovë kanë ndodhur 154 vrasje. Viti më i përgjakshëm ishte viti 2018, kur kishin ndodhur 34 vrasje. Derisa në tetë muajt e vitit 2021, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës janë kryer 19 vrasje. Për njohësit e çështjeve të sigurisë në Kosovë, arsyeja kryesore për këtë fenomen janë armët ilegale që janë në duart e qytetarëve. Plator Avdiu nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), thotë se këto armë janë nxitësi kryesor i vrasjeve që ndodhin në Kosovë. Sipas tij, një përgjegjësi të madhe e kanë edhe institucionet e sigurisë dhe gjyqësisë që nuk po ndërmarrin ...
Komentet te ARMËT ILEGALE PO KËRCËNOJNË SIGURINË NË KOSOVË Janë të Mbyllura
Të dielën (nesër) mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i verilindjes. /Telegrafi/ ...
Komentet te NESËR, VRANËT DHE ME RIGA SHIU NË KOSOVË Janë të Mbyllura
Një burrë dhe një grua rrahin një vajzë në Pejë, kështu shihet në një video që po qarkullon në media. Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka thënë për Express se dy persona janë arrestuar, ndërsa viktima është dërguar në spital për trajtim. “Rreth orës 14:00 në rrugën Nëna Tereza në Pejë, Policia ka hasur në një rrahje e cila ishte në progres, Ka arrestuar dy persona, viktima është dërguar në spital. Rasti nga Prokurori është cilësuar si lëndim i lehtë. Dy persona janë dërguar në mbajtje”, tha zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi./Periskopi ...
Komentet te RRAHJA BRUTALE E NJË FEMRE MIDIS PEJËS, POLICIA ARRESTON DY PERSONA (VIDEO) Janë të Mbyllura
Këshilli i Ministrave në Shqipëri në mbledhjen e së shtunës, miratoi dy marrëveshje të rëndësishme me qeverinë e Kosovës, për sa i takon regjimit të trafikut lokal të kufirit dhe për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash). Sipas relacionit që shoqëron këto vendime, në mbështetje të ligjit “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit. Gjithashtu qeveria miratoi në parim, marrëveshjen ndryshuese të marrëveshjes, ndërmjet ...
Komentet te MIRATOHET MARRËVESHJA ME KOSOVËN PËR RREGULLAT E TRAFIKUT LOKAL TË KUFIRIT Janë të Mbyllura