Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

VAJZA NGA SHQIPËRIA BËHET VIRALE PASI NGJASON SHUMË ME PRESIDENTEN OSMANI (VIDEO)

Lajme
“TikTok” ka bërë që shumë njerëz të gjejnë personat që ngjasojnë shumë me ta. Një vajzë nga Shqipëria është bërë virale në këtë platformë pas ngjashmërisë që ka me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton Klankosova.tv. Vajza emri i së cilës nuk dihet por që në Tiktok mban emrin “Beby_ot” ka marrë shumë komente se me presidenten ngjason për shkak të mollzave dhe flokëve kaçurrela. “Të gjithë në komentet e videos së fundit më keni thënë që ngjajë me Vjosa Osmanin, besoj që ngjajë nga mollëzat dhe flokët”, thotë ajo në videon ku shfaq edhe fotografinë e presidentes për të krahasuar ngjashmërinë./Klan Kosova   ...
Komentet te VAJZA NGA SHQIPËRIA BËHET VIRALE PASI NGJASON SHUMË ME PRESIDENTEN OSMANI (VIDEO) Janë të Mbyllura

TREPÇA TRIUMFON NË SUPER NDESHJEN NDAJ PRIZRENIT 16

Sport
Trepça ka shënuar fitore kundër Prizrenit 16 me rezultat 97:90 (31:23, 18:26, 31:18, 17:23), në kuadër të javës së dytë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll. Takimi u karakterizua me shumë kthesa dhe dramë deri në fund, ku mitrovicasit shënuan fitoren e dytë nga dy ndeshje, kurse prizrenasit kanë një fitore dhe një humbje. Vendasit e nisën furishëm sfidën me një seri të jashtëzakonshme prej 19:2, ndërsa më pas mysafirët arritën të ngushtojnë shifrat, ku çereku i parë përfundon 31:23. Prizrenasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, me një seri të suksesshme prej 4:17, duke kaluar në epërsi 35:40, e më pas u zhvillua ...
Komentet te TREPÇA TRIUMFON NË SUPER NDESHJEN NDAJ PRIZRENIT 16 Janë të Mbyllura

RAMANDANI THOTË SE KA DILEMA NË BOTË PËR DOZËN E TRETË TË VAKSINËS: NE DUHET T’I MARRIM VAKSINAT QË KEMI (VIDEO)

Shëndetësi
Infektologu Hamdi Ramadani ka folur edhe mundësinë e vaksinimit të disa personave me dozën e tretë të vaksinës anti-Covid. Ramadani në RTV Dukagjini ka thënë se në Kosovë duhet të arrihet së pari imunizimi me dy vaksina. “Kjo dozë e tretë e vaksinës që po quhet si dozë përforcuese në disa vende. Por është e rëndësishme të shihet imuniteti i fituar post vaksional me teste stereologjike për të parë nivelin e antitrupave”. Ai thotë se në shumë vende të botës ka dilema në lidhje me vaksinën e tretë përforcuese. “Në SHBA doza e tretë rekomandohet për disa persona që kanë imunitet të dobësuar apo personat e grupmoshave mi 65-vjeç. Ndërsa ...
Komentet te RAMANDANI THOTË SE KA DILEMA NË BOTË PËR DOZËN E TRETË TË VAKSINËS: NE DUHET T’I MARRIM VAKSINAT QË KEMI (VIDEO) Janë të Mbyllura

AMBASADA AMERIKANE: VAZHDOJNË DISKUTIMET ME QEVERINË PËR GAZSJELLËSIN

Lajme
Një zëdhënës i ambasadës amerikane në Prishtinë, i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara janë duke vazhduar diskutimet me qeverinë e Kosovës rreth lidhjes me një gazjsellës ekzistues me Maqedoninë e Veriut, një projekt i propozuar nga Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit.   Ai i bëri këto komente pas debateve që u hapën të premten në Prishtinë rreth kësaj çështjeje. Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli tha gjatë një konference me gazetarë se qeveria e Kosovës është në bashkëpunim të vazhdueshëm me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit për çështjen e infrastrukturës së gazit. “Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka filluar një studim para-fizibiliteti dhe pastaj ka filluar punën në ...
Komentet te AMBASADA AMERIKANE: VAZHDOJNË DISKUTIMET ME QEVERINË PËR GAZSJELLËSIN Janë të Mbyllura

KUVENDI NESËR MBAN SEANCËN E PARË TË SESIONIT VJESHTOR

Lajme
Pas pushimit veror, deputetët e Kosovës do t’iu drejtohen nesër ulëseve të Kuvendit në seancën e parë plenare për sesionin vjeshtor.   Seanca do të fillojë me pikat e rëndomta, deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, për të vijuar me shqyrtimin e parë të Projektligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës dhe atë për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit. Në këtë seancë pritet të formohet edhe komisioni ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 8 anëtarë nga komuniteti shqiptar dhe një anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së. Rendi i ditës: 1. Deklarimet jashtë rendit të ditës, 2. Pyetjet parlamentare, 3. ...
Komentet te KUVENDI NESËR MBAN SEANCËN E PARË TË SESIONIT VJESHTOR Janë të Mbyllura

SI PËRCAKTOHET NJË VDEKJE NGA COVID-19 NË KOSOVË?

Shëndetësi
Pacienti Sh.A., nga Prishtina ishte infektuar me COVID-19 në muajin gusht të vitit 2021. Pas dy javësh e gjysmë, ai rezultoi negativ në koronavirus. Ndërkaq 10 ditë pas kësaj periudhe, ai vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.   Në formularin e raportimit të vdekjes së tij, përmendet edhe sëmundja COVID-19, por sipas familjarit që nuk deshi të identifikohet, vdekja e tij u përcaktua si post-COVID. Kjo vdekje, sipas këtij familjari, nuk u llogarit si vdekje nga sëmundja COVID-19. Pacienti, sipas raportit, vuante edhe nga sëmundje shoqëruese, përkatësisht sëmundje kardiake, hipertension dhe diabet. Që nga fillimi i përhapjes së pandemisë së koronavirusit në Kosovë, në mars të vitit 2020, institucionet ...
Komentet te SI PËRCAKTOHET NJË VDEKJE NGA COVID-19 NË KOSOVË? Janë të Mbyllura

MOSHAT E 10 VIKTIMAVE QË VDIQËN NË 24 ORËT E FUNDIT NGA COVID-19

Shëndetësi
10 persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur në 24 orët e fundit. 5 prej viktimave janë burra dhe 5 gra.   Ministria e Shëndetësisë ka treguar edhe se të çfarë grumposhash janë viktimat. Bazuar në infografikën e MSH-së, një prej viktimave i takon grupmoshës 50-59 vjeç, katër viktima të grupmoshës 60-69, një viktimë është të grupmoshës 70-79 vjeç dhe katër viktima janë të moshës mbi 80-vjeçare. Rastet e vdekjes janë të regjistruara në komunën e Fushë Kosovës, Gjilanit, Prizrenit, Malishevës, Gjakovës, Gllogocit, Pejës, Suharekës. ...
Komentet te MOSHAT E 10 VIKTIMAVE QË VDIQËN NË 24 ORËT E FUNDIT NGA COVID-19 Janë të Mbyllura

LAJÇAK NESËR TAKON VUÇIQ PËR DIALOGUN KOSOVË-SERBI

Lajme
Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak, gjatë ditës së nesërme do të qëndrojë në Beograd.   Lajçak në ditën e parë të vizitës së tij në Serbi do të takohet me presidentin e shtetit, Aleksandar Vuçiq, dhe prite që atij t’ia përcjell pikëpamjet e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, më të cilin vet Lajçak zhvilloi dy takime gjatë vizitës së tij në Prishtinë, shkruan Tanjug. Lajçak tha se vizitat në Kosovë e Serbi synojnë një përpjekje tjetër të BE-së për të arritur hapin e shumëpritur dhe të nevojshëm përpara në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit. “Kjo është vizitë e imja e rregullt në mënyrë që të ...
Komentet te LAJÇAK NESËR TAKON VUÇIQ PËR DIALOGUN KOSOVË-SERBI Janë të Mbyllura

KINA DHE RUSIA ”PUSHTOJNË”TREGUN E KOSOVËS ME MALLRA

Ekonomi Lajme
Kosova Press – Dy shtetet më të fuqishme në botë që ende nuk e njohin shtetin e Kosovës, Rusia dhe Kina, kanë një qarkullim të lartë tregtarë në vendin tonë. Vetëm nga këto dy shtete, sivjet Kosova importoi mallra në vlerë rreth 300 milionë euro. Derisa nga Serbia që në këtë vit ka një rritje të importit, arrin në rreth 200 milionë euro. Kurse, dërgesat e Kosovës në këto vende janë minimale. Organizatat joqeveritare në vend kërkojnë nga Qeveria e Kosovës të jetë më proaktive dhe t’i shfrytëzojnë këto raporte tregtare për avancimin ose normalizimin e marrëdhënieve me këto shtete për njohje. Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka ...
Komentet te KINA DHE RUSIA ”PUSHTOJNË”TREGUN E KOSOVËS ME MALLRA Janë të Mbyllura

MINISTRJA HAJDARI: DERI NË FUND TË VITIT DO TË RISHIKOJMË 20 LIGJE

Ekonomi
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë deri në fund të vitit do të finalizojë njëzetë plotësim-ndryshime të ligjeve që prekin këtë dikaster.   Ndër më të rëndësishmit pritet të jetë projektligji për investime strategjike, projektligji për zonat ekonomike, konkurrencën, turizmin dhe projektligji për inspektoriatin. Udhëheqësja e kësaj ministrie, Rozeta Hajdari thotë për KosovaPress, se do të rishikojnë gjithçka, pasi dëshirojnë qasje gjithëpërfshirëse, e jofavorizuese. “Pas analizës së industrisë dhe finalizimit të planit të programit qeveritar për zhvillim industrial, kemi mundësinë edhe për politikën e investimeve, politikën për inovacion dhe ndërmarrësi dhe politiken tregtare, me fokus politikën për eksporte. Është me rendësi të lartë t’i promovojmë ato mundësi industriale edhe për ...
Komentet te MINISTRJA HAJDARI: DERI NË FUND TË VITIT DO TË RISHIKOJMË 20 LIGJE Janë të Mbyllura