Departamenti i Hetimeve të IPK-së i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor me gradën e nënkolonelit policor. Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë janë duke hetuar një rast i dyshuar është një zyrtar policor me gradën e nënkolonelit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ushtrim ndikimi dhe zbulim i fshehtësisë zyrtare. Rekomandimi për suspendim është bërë në interes të procedurës hetimore përderisa hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore për këtë rast në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, thuhet në komunikatë. ...
Komentet te IPK REKOMANDON SUSPENDIMIN E NJË ZYRTARI POLICOR Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Vendosja e masës së reciprocitetet me Serbinë për targa nuk u ka shkuar për shtati dy kriminelëve serbë të veriut Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojqiq, të cilët e përdorin këtë pjesë të Kosovës për të zhvilluar aktivitetet e tyre kriminale. Burime të KosovaPress-it brenda institucioneve të sigurisë kanë treguar se aktiviteti i ndërmarrë nga MPB e Kosovës nuk është se ka ngjallur reagim negativ te qytetarët në veri, por se ata janë duke u kërcënuar nga grupet kriminale për të bllokuar këtë proces, për interesa personale dhe të Serbisë. “Këto grupe të organizuara kriminale po i përdorin qytetarët serb, banor të asaj ane, duke u bërë trysni që të ...
Komentet te GRUPET E RADOJÇIQ DHE VESELINOVIQ, ORGANIZATORË TË BLLOKIMIT TË RRUGËVE Janë të Mbyllura
Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë. “Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët të cilët planifikojnë të shfrytëzojnë pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë të Mitrovicës, që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim, për shkak të pengesave të mundshme që mund të paraqiten në rrugë”, thuhet në njoftimin e MPB-së të postuar në Facebook. Ky njoftim nga MPB-ja vjen në ditën kur ka nisur të zbatohet masa e reciprocitetit për targat nga Serbia. Qytetarët në këto dy lokalitete në Mitrovicë, kanë protestuar kundër vendimit. Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, automjetet me targa ...
Komentet te MPB-JA FTON QYTETARËT TË SHMANGIN PIKËKALIMET NË BËRNJAK DHE JARINJË Janë të Mbyllura
Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ)në mbledhjen e sotme kanë ngritur si çështje se KQZ nuk e ka për obligim t’i njoftoj kandidatët për zgjedhje lokale qoftë për kryetar të komunave apo edhe për asamble të cilët janë pjesë e administratës publike për pezullim të punës deri në certifikim të rezultateve. Madje u tha se nëse nuk respektohet ligji për zyrtarët publik, këta persona do bie ndesh me ligjin për konflikt me interesin. Në këtë mbledhje Komisioni Qendror Zgjedhor ka miratuar edhe rekomandim për zëvendësim të deputetit nga PDK, Uran Ismajli me Hisen Berisha. Kryeshefi i Zyrës për Regjistrim të Partive Politike, Yll Buleshkaj ka njoftuar i kanë drejtuar ...
Komentet te KQZ S`OBLIGOHET T’I NJOFTOJË KANDIDATËT TË PEZULLOJNË PUNËN NË INSTITUCIONE Janë të Mbyllura
Në Dhomat e Specializuara në Hagë është duke vazhduar gjykimi kundër Salih Mustafës, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili akuzohet për krime lufte. Të hënën është paraqitur edhe dëshmitari i parë në rastin kundër Mustafës. Dëshmitarit i është fshehur identiteti për çështje të sigurisë. Prokurori Cezary Michalczuk, ka qenë i pari që ka nisur t’i shtrojë pyetje dëshmitarit, i cili ka thënë se dy persona e kanë ndaluar në rrugë, të cilët kanë qenë të veshur me uniforma, të cilët sipas tij kanë qenë “lara-lara” “sikur ato që ka mbajtur UÇK-ja”. Megjithatë, dëshmitari ka thënë se nuk ka vërejtur ndonjë emblemë, pasi atij menjëherë pas ndalimit ia ...
Komentet te DËSHMITARI: I AKUZUARI KA QENË NJERIU KRYESOR, POR NUK E KAM PARË ATË Janë të Mbyllura
Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Hardinaj ka vazhduar pyetjet për kryeministrin, Albin Kurti, lidhur me një zyrtar në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Ai ka thënë se në ish qeverisjen e tij, tre ish deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, tashmë ministri gjithmonë kanë pyetur për Nexhat Krasniqin, apo siç thotë “babën e tenderëve”, derisa sot heshtin. Hardinaj ka pyetur se a ka ndryshuar ai, apo kryeministri dhe ministrat janë bërë më të këqij se i njëjti. “A e dini ju për Nexhat Krasniqin që me kanë pyet tre ministrat e juaj, a është ende kryekriminel dhe baba i tenderëve, apo është i mirë ai, apo ...
Komentet te HARADINAJ PYET KURTIN: A ËSHTË ENDE KRYEKRIMINEL “BABA I TENDERËVE” Janë të Mbyllura
Forca të mëdha policore janë parë sot në mëngjes në drejtim të pikës kufitare në Jarinje, në mbështetje të procesit të reciprocitetit ndaj Serbisë qe pritet të fillojë sot, sa i përket targave të automjeteve. Telegrafi ka mësuar se gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka vendosur disa kontejnerë rreth 4 kilometra afër Jarinjës, me qëllim të kontrollit sa më të mirë të kësaj zone. Me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, e cila u arrit në korrik të vitin 2011 në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ ...
Komentet te FORCA TË MËDHA POLICORE NË VERI, NJËSIA SPECIALE NË KUFIRIN KOSOVË – SERBI Janë të Mbyllura
Forca të shtuara të Njësisë Speciale të Kosovës janë vendosur sot në pikat kufitare me Serbinë në veri të vendit, për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes së reciprocitetit për tagrat. E një gjë e tillë nuk ju ka pëlqyer qytetarëve serb, të cilët kanë dalë të protestojnë duke bllokuar rrugën. Njëri nga pjesëtaret e policisë iu është drejtuar në gjuhën shqipe protestuesve serb duke iu thënë se “Protestën nuk ua ndalon askush, mirëpo rruga duhet të lirohet”, shkruan Telegrafi. Në një video të publikuar nga mediat në gjuhën serbe, dëgjohet pjesëtari i Policisë së Kosovës duke iu drejtuar shqip protestuesve. “Ose vazhdoni këndej ose ktheheni mbrapa. Protestën askush nuk ua ...
Komentet te “PROTESTËN NUK UA NDALOJMË…”- PJESËTARI I POLICISË SË KOSOVËS IU FLET SHQIP PROTESTUESVE SERB (VIDEO) Janë të Mbyllura
Nga sot me vendimin e marrë nga Qeveria e Kosovës, të gjitha automjetet me targa të Serbisë nuk mund të hyjnë në territorin e Kosovës. Për të hyrë në Kosovë, automjetet duhet të pajisjen paraprakisht me tagra të përkohshme të cilat mund t’i marrin në të gjitha pikat kufitare. Lexo po ashtu: Sipas vendimit të Qeverisë, vlefshmëria e këtyre targave është 60 ditë. Lexuesit e Telegrafit kanë dërguar fotografi nga pika kufitare te Dheu i Bardhë, ku shihet se një kamioni i janë vendosur targat e përkohshme RKS. /Telegrafi/ ...
Komentet te NIS ZBATIMI I VENDIMIT TË QEVERISË, AUTOMJETEVE U VENDOSEN TARGAT E PËRKOHSHME RKS Janë të Mbyllura
Forca të mëdha policore kanë shkuar sot ne mëngjes në drejtim të kufirit të Jarinjës, në mbështetje të procesit të reciprocitetit ndaj Serbisë qe pritet të fillojë sot, sa i përket targave të automjeteve. Kështu transmeton, KosovaPress, sipas të cilit situata e ngjashme është edhe në Bërnjak. Ndërkohë që qytetarët me kamionë kanë bllokuar rrugën në dy lokacione që shpien në drejtim të kufirit Bërnjak. Një në Zubin Potok dhe një në Gazivodë. Qytetarët kanë bllokuar rrugën me kamionë edhe në drejtim të kufirit të Jarinjes, përkatësisht në Leposaviq. ...
Komentet te QYTETARËT BLLOKOJNË RRUGËT NË DREJTIM TË BËRNJAKUT DHE JARINJËS Janë të Mbyllura