Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione mban mbmedhje. Rendi i ditës: 1. Miratimi i rendit të ditës; 2. Takim në Komision, i ftuar: Z. Besnik Bislimi, Zv/kryeministër; 3. Rishqyrtimi i planit të punës për sesionin vjeshtor 2021; 4. Shqyrtimi i peticioneve; 5. Të ndryshme. Vendi: C203 Koha: 13:00 ...
Komentet te MBAHET MBLEDHJA E KOMISIONIT PËR TË DREJTAT E NJERIUT Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Presidentja Vjosa Osmani deklaroi sot se politika agresive e Serbisë ndaj sovranitetit të Kosovës, e nxitur nga politika ruse, paraqet kërcënim të vazhdueshëm për sigurinë rajonale. Ajo gjatë një takimi në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, me presidentin e Lituanisë, Gitanas Nausėda, ka thënë se bota demokratike duhet të rreshtohet në mbrojtje të vlerave evropiane të rajonit të Ballkanit, ndërsa shprehu qëndrimin e Kosovës për thellim të partneritetit me vendet demokratike për të parandaluar kërcënimet ruse dhe atyre serbe ndaj sigurisë nacionale. Në këtë takim, presidentja Osmani dhe ai i Lituanisë diskutuan për raportet e mira ndërmjet vendeve tona. Presidentja e falënderoi Lituaninë për përkrahjen e pa ...
Komentet te “POLITIKA AGRESIVE E SERBISË NDAJ KOSOVËS, KËRCËNIM PËR SIGURINË RAJONALE” Janë të Mbyllura
Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka prezantuar sonte planin e tij të plotë për Prishtinën. Duke ndarë së bashku me qytetarët vizionin e tij për qytetin, Ismaili ka shpalosur projektet konkrete që e kthejnë Prishtinën në një qytet të gjelbër, me ekonomi e shërbime digjitale, dhe që e shndërrojnë atë në një qytet atraktiv e destinacion për të gjithë. Madje, në mënyrë specifike, për secilin projekt Ismaili ka treguar se çka do të bëhet, qysh do të bëhet ai edhe datën kur do të përfundoj. Plani në vetëvete përmban projekte të shumta. Parku Qëndror i Qytetit në një hapësirë 8 hektarëshe, Qendra Digjitale “TullaHUB”, Rripi i Gjelbër ...
Komentet te ÇKA, QYSH EDHE KUR: URAN ISMAILI PREZANTON PLANIN PËR PRISHTINËN (VIDEO) Janë të Mbyllura
Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka kërkuar leje për të apeluar vendimin mbi mocionin për sfidimin e ligjshmërisë së Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe Gjykatës Speciale, si dhe për pretendimet e shkeljeve të drejtave kushtetuese Certifikimi për apelim është kërkuar për tetë (8) çështje, ashtu siç bëhet e ditur në shkresën e publikuar në faqen zyrtare të gjykatës, raporton “Betimi për Drejtësi”. Një nga çështjet e para është se nëse konstatimi i gjyqtarit paraprak, se mandati kohor i Dhomave të Specializuara dhe ZPS-së nuk ka skaduar, minohet nga dështimi i tij për të marrë në konsideratë ose për të ofruar ndonjë arsyetim të mjaftueshëm në lidhje me ...
Komentet te MBROJTA E THAÇIT KËRKON LEJE PËR TË APELUAR MBI LIGJSHMËRINË E ZPS-SË Janë të Mbyllura
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka folur për aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës për zëvendësimin e targave të Serbisë me ato të përkohshme të Kosovës. I pyetur nëse ishte i informuar nga kryeministri Kurti për këtë aksion, Bahtiri në DPT te Fidani në T7 tha se nuk dëshiron të hyjë në këtë temë, pasi e konsideron si temë të ndjeshme. “Nuk kisha hy në këtë temë pasi aksioni nuk ka përfundu ende, është duke u zhvilluar, është një situatë e ndjeshme, kështu që ju kisha lut të më kurseni nga kjo pyetje”, tha Bahtiri. Tutje ai foli edhe për reagimet e sotme rreth asaj se kjo po ...
Komentet te BAHTIRI PËR AKSIONIN NË VERI: KY ËSHTË NJË PREMTIM I DHËNË NGA KRYEMINISTRI Janë të Mbyllura
Gjatë raundit të fundit të dialogut me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Kosova kishte paralajmëruar e vendosjen e masës së reciprocitetit për targat. Kjo ishte bërë e ditur nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili kishte thënë se marrëveshja për targat skadon më 15 shtator dhe se Kosova nuk do ta respektojë atë njëashëm. Kështu dhe ndodhi! Pas pesë ditëve të skadimit të marrëveshjes, të hënën me 20 shtator – forca të mëdha policore u vendosësn në pikën kufitare Jarinje -Bërnjak për të zbatuar reciprocitetin. Dhe sipas kësaj veturat me targa të Serbisë do të mund të qarkullojnë në Kosovë vetëm nëse i heqin ato dhe pajisen me targa të ...
Komentet te RECIPROCITETI PËR TARGA – GJITHÇKA QË NDODHI GJATË DITËS SË HËNË NË PIKAT KUFITARE JARINJË DHE BËRNJAK Janë të Mbyllura
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, krahas muzikës është mjaft e përfshirë edhe në çështje të tjera. Ajo ditën e sotme (e hënë) ka reaguar në rrjete sociale pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti për të zbatuar reciprocitetin në çështjen e tabelave. Artistja ka postuar një fotografi të Kurtit të realizuar në seancën e sotme të Kuvendit duke shprehur mbështetjen e saj të plotë për vendimin. “Yes sir”, kanë qenë fjalët e 32-vjeçares. Kurti theksoi se veprimet e ndërmarra sot nuk kanë për qëllim të cenojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve serb apo të provokojnë ndonjë destabilizim. I njëjti kërkoi nga qytetarët serb të vazhdojnë ritmin e përditshmërisë pa shqetësime ...
Komentet te DAFINA ZEQIRI KA DY FJALË PËR KRYEMINISTRIN KURTI PAS RECIPROCITETIT TË TARGAVE Janë të Mbyllura
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se autoritetet në Prishtinë po demonstronin forcë dhe se ata kishin interpretuar sipas dëshirës së tyre Marrëveshjen e Brukselit kur njoftuan për zbatimin e reciprocitetit për targat e automjeteve. Vuçiq e përshkroi situatën në Kosovë si “një nga ditët më të vështira për popullin serb në Kosovë”. Autoritetet në Kosovë më 20 shtator nisën aplikimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia, duke thënë se një vendim i tillë nuk është ndërmarrë kundër serbëve, por është imponuar nga Serbia. Por, serbët janë grumbulluar në afërsi të pikave kufitare në veri të Kosovës, duke bllokuar rrugët në shenjë pakënaqësie. “Nuk bëhet fjalë ...
Komentet te VUÇIQ PARALAJMËRON MASA EKONOMIKE DHE POLITIKE NDAJ KOSOVËS Janë të Mbyllura
Banorët serbë në veri të vendit vazhdojnë të protestojnë, duke mbajtur të bllokuara rrugët që çojnë në pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë e Bërnjak për shkak të vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar më qarkullimin me vetura me targa të Serbisë, njësoj siç vepron Serbia me targat RKS. Serbët në afërsi të kufirit kanë ngritur tenda për të kaluar natën, e afër tyre kanë shpalosur edhe një transparent të madh ku thuhet “Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe”, ka raportuar portali serb “Kosovo Online”. AKS, i paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2012 nuk është themeluar, pasi Kushtetuesja ka gjetur ...
Komentet te SERBËT NË VERI “SHPALLIN” ASOCIACIONIN E KOMUNAVE SERBE Janë të Mbyllura
Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se është e turpshme sesi Bashkimi Evropian (BE) nuk e ka mbajtur fjalën për liberalizimin e vizave. “Nëse dikush do të më thoshte që edhe në vitin 2021, do të flisnin ende për vizat nuk do ta besoja. Ne i kishim plotësuar të gjitha kriteret, dhe kemi punuar shumë që të marrim rekomandimin. Kosova ende vazhdon të ketë një lidhej platonike me BE-në. Është e turpshme për BE-në pasi e ka shkel kontratën e tyre. Si mundet BE-ja të këtë kredibilitetin e njëjtë kur gjëra të tilla ndodhin. Fatkeqësisht integrimi i ...
Komentet te ÇITAKU: E TURPSHME PËR BE-NË QË NUK E KA MBAJTUR FJALËN PËR HEQJEN E VIZAVE Janë të Mbyllura