Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

OSMANI TAKON BORRELL: VEPRIMET E STRUKTURAVE ILEGALE TË GJYKOHEN NGA BE

Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York bashkë me kryetarë të disa shteteve të rajonit në një darkë joformale ka takuar shefin e politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.   Në këtë takim u diskutua për situatën në rajon dhe marrëdhëniet e shteteve të Ballkanit me BE-në. Presidentja Osmani ka theksuar se e ardhmja e Kosovës është në BE, ndaj në këtë kontekst ka përmendur faktin se Kosova i ka plotësuar të gjithë kriteret për liberalizim vizash. Për këtë shkak, ajo ka potencuar se i takon BE-së që t`i përmbushë premtimet e veta ndaj Kosovës. Presidentja Osmani ka folur edhe për situatën aktuale në ...
Komentet te OSMANI TAKON BORRELL: VEPRIMET E STRUKTURAVE ILEGALE TË GJYKOHEN NGA BE Janë të Mbyllura

VITIA: DERI NË FUND TË VITIT PRITET QË TË VAKSINOHEN 70% E POPULLATËS

Shëndetësi
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë raportimit në Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale se Kosova ka në stok edhe 400 mijë doza të vaksinës.   Ai më tej ka shtuar se deri në fund të vitit do të arrijnë edhe 500 mijë doza, duke u shprehur i bindur se  deri në fund të vitit pritet që të vaksinohen 70% e popullatës. Vitia sqaroi se në dispozicion 1 mijë e 200 shtretër dhe se synim kanë që të mbërrijnë në 1 700. Ai më tej ka arsyetuar situatën e krijuar me Covid-19, duke fajësuar edhe qeveritë e kaluara për mungesë të investimeve në sektorin e shëndetësisë. “Në një situatë pandemie ...
Komentet te VITIA: DERI NË FUND TË VITIT PRITET QË TË VAKSINOHEN 70% E POPULLATËS Janë të Mbyllura

HARADINAJ KUJTON FEHMI E XHEVË LLADROVCIN

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci në 23-vjetorin e rënies.   Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se Fehmiu e Xheva kishin ideale të kristalta atdhetare. “Heroizëm i rrallë. Ideale të kristalta atdhetare. Njëzetetre vjet nga rënia e Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe bashkëluftëtarëve të tyre Fatime Hetemi e Shefqet Zeka”, ka shkruar Haradinaj. ...
Komentet te HARADINAJ KUJTON FEHMI E XHEVË LLADROVCIN Janë të Mbyllura

GJUKANOVIQI E GODET VUÇIQIN NGA SHBA-JA

Lajme
Gjukanoviqi e godet Vuçiqin nga SHBA-ja: Ballkani kërcënohet nga disa ide politike prapambetëse   Presidenti i Malit të Zi, Mila Gjukanoviq, i cili po merr pjesë në një sesion të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së tha se reflektime të forta të “trazirave politike globale” po ndihen në rajon dhe se këto shqetësime kanë çuar në rizgjimin, siç tha ai, të disa ideve politike prapambetëse. Gjukanoviq tha nga Nju Jorku, pas një darke pune joformale të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, se këto ide politike retrograde u frymëzuan kryesisht nga rikompozimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor ...
Komentet te GJUKANOVIQI E GODET VUÇIQIN NGA SHBA-JA Janë të Mbyllura

MESIQ: DIKUSH NUK MUND TË ÇLIROHET NGA SYNIMET PËR SHTET TË MADH

Lajme
Në punët e brendshme të Malit të Zi, përmes Kishës Ortodokse Serbe, “ka ndërhyrë një politikë që dukej se ishte ndalur në rajonin tonë. Por, disa po e rikthejnë atë. Po e rikthejnë përmes mesazhit të ‘botës serbe’”, thotë në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë Stjepan Mesiq, ish-president i Kroacisë.   Në këtë mënyrë, Mesiq komenton tensionet në Mal të Zi që ka shkaktuar shugurimi i kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije. Malazezët janë thellësisht të ndarë për lidhjet e vendit të tyre me Serbinë dhe Kishën Ortodokse Serbe. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Mesiq thotë se, qartazi, “dikush ...
Komentet te MESIQ: DIKUSH NUK MUND TË ÇLIROHET NGA SYNIMET PËR SHTET TË MADH Janë të Mbyllura

KURTI: TI HEQIM TË DYJA SHTETET TARGAT E PËRKOHSHME

Lajme
Para fillimit të mbledhjes së Qeverisë kryeministri i vendit Albin Kurti ka folur para kabinetit qeveritar për situatën e krijuar në pikën kufitare të Jarinjës, derisa ka falënderuar MPB dhe Policinë e Kosovës.   Kurti tha se nuk është në interes të askujt tensionimi i situatës, derisa i ka bërë thirrje kryetarëve të komunave në veri që të zhbllokojnë rrugën. Ai e ka quajtur ta drejtë vendimin, derisa shtoi se kjo garanton lëvizjen e lirë të qytetarëve. “Që nga data 20 shtator ka filluar zbatimi i Qeverisë për targat e përkohshme. Me këtë rast falënderoj MPB për punën e shkëlqyer këto dy ditë në administrimin e këtij vendimi. Falënderoj policët ...
Komentet te KURTI: TI HEQIM TË DYJA SHTETET TARGAT E PËRKOHSHME Janë të Mbyllura

MË 7 TETOR NIS GJYKIMI NË HAGË NDAJ HYSNI GUCATIT E NASIM HARADINAJT

Lajme
Gjykimi i dytë në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ai kundër ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, pritet të nis më 7 tetor të këtij viti.   Gucati e Haradinaj po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, raporton “Betimi për Drejtësi”. Në faqen zyrtare te kësaj gjykate është bërë e ditur se trupi gjykues ka nxjerrë udhëzimet fillestare lidhur me paraqitjen e proave dhe kryerjen e procedurave në këtë rast. Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, ...
Komentet te MË 7 TETOR NIS GJYKIMI NË HAGË NDAJ HYSNI GUCATIT E NASIM HARADINAJT Janë të Mbyllura

RECIPROCITETI PËR TARGA ME SERBINË – DITA E DYTË: VENDOSMËRIA E KURTIT, REAGIMET E BE-SË DHE PËRKRAHJA NGA RAMA

Lajme
Një ditë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për aplikimin e reciprocitetit me Serbinë për targat e automjeteve, kanë vazhduar reagimet dhe kundërshtimet e palës serbe. Dhjetra qytetarë serbë duke kundërshtuar një masë të tillë, sot kanë vazhduar t’i mbajnë të bllokuara rrugët që shpien në pikat e kalimit kufitar në veri të Kosovës Jarinë dhe Bërnjak në veri të Kosovës, ndërsa atje janë pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës. Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare me Serbinë, lëvizja është zhvilluar normalisht duke respektuar masat e reciprocitetit, pra vendosjen e tabelave provuese për automjetet me targa serbe që hyjnë në Kosovë. “Ose do t’i mbajmë aso lloj targash ...
Komentet te RECIPROCITETI PËR TARGA ME SERBINË – DITA E DYTË: VENDOSMËRIA E KURTIT, REAGIMET E BE-SË DHE PËRKRAHJA NGA RAMA Janë të Mbyllura

KONFISKOHEN DOMATE ME PESTICIDE TË NDALUAR – KAMIONËT U REFUZUAN NGA NJË VEND I BE-SË

Lajme
Fermat e Beratit që kultivojnë domate përdorin pesticide të ndaluara. Disa ditë më parë një kamion më domate të vogla u kap në një nga doganat e vendeve të Bashkimit Evropian, për pasojë ngarkesa u kthye mbrapsht në Shqipëri pasi sipas rezultatit të analizave domatet rezultuan të kishin ngarkesë të madhe të insekticidit të rrezikshëm Buprofezin. Insekticid që përdoret për të vrarë fluturën e bardhë dhe morrin tek të domatja, në vendin tonë futet në mënyrë ilegale. Fermerët shqiptarë për të luftuar morrin dhe fluturën e bardhë prej vitesh në serat e tyre prodhimin bujqësore e spërkasin me helmet e ndaluara, si methomyl 90, sunfire dhe tani Buprofezin. Autoritet përgjegjëse ...
Komentet te KONFISKOHEN DOMATE ME PESTICIDE TË NDALUAR – KAMIONËT U REFUZUAN NGA NJË VEND I BE-SË Janë të Mbyllura

PARASHIKIMI I MOTIT PËR DY DITËT E ARDHSHME

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me riga lokale shiu.   Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin në mes të 7-9 gradë celsius, teksa ato maksimale 15-19 gradë celsius. “Moti për dy ditë 22-23.09.2021. Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga lokale shiu. Po në këtë ditë edhe zyrtarisht futemi në stinën e vjeshtës astronomike dhe me ketë rast do të ndodh ekuinoksi vjeshtor (dita dhe nata do të zgjasin nga 12 orë). Temperaturat në ditën e parë të vjeshtës do të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Minimalet ...
Komentet te PARASHIKIMI I MOTIT PËR DY DITËT E ARDHSHME Janë të Mbyllura