Të enjten parashikohet të ketë mot pjesërisht të vranët me më shumë diell gjatë ditës. Prej së premtes dhe përgjatë fundjavës kthjellime dhe më ngrohtë. Ditën e parë të vjeshtës, të enjten vranësirat do të fillojnë të shpërndahen, e ku do të zëvendësohen me kthjellime nga dita e premte dhe përgjatë fundjavës. Të premten në mëngjes parashihet mot më i ftohtë, e gjatë ditës më ngrohtë, duke vazhduar edhe në fundjavë. Sipas Prishtina Weather edhe ditën e hënë vazhdon të mbajë mot kryesisht me diell, e orëve të mbrëmjes me shtim të vranësirave. Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme 23.09 – ...
Komentet te PARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E PARË TË VJESHTËS Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë raportimit të tij në Komisionin për Shëndetësi ka paralajmëruar se nga dita e hënë e javës së ardhshme të gjithë personat që do të hyjnë brenda hapësirave të lokaleve do të zbatohen masat e reja kufizuese. Sipas Vitisë, ata që frekuentojnë lokalet duhet të kenë me vete certifikatën e vaksinimit ose test PCR apo serologjik. “Në masat që jemi duke hartuar tani edhe në gastronomi të aplikohet nga data 27 shtator të aplikohen masa kufizuese vetëm me certifikatë të vaksinimit, me test PCR dhe me test serologjik. Shoqata e Gastronomeve është treguar bashkëpunuese në këtë drejtim. Me këto shifra, një masë e tillë nuk ...
Komentet te PARALAJMËRON VITIA: NGA 27 SHTATORI NUK LEJOHET HYRJA NË LOKALE HOTELIERE PA CERTIFIKATËN E VAKSINIMIT APO TESTET KUNDËR COVID-19 Janë të Mbyllura
Presidentja Vjosa Osmani deklaroi sot se pala kosovare synon vazhdimin e procesit të dialogut me palën serbe në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ajo gjatë një takimi në Nju Jork me kryeministrin e Kuvajtit, Sheikh Sabah Al-Khaled Al-Hamad Al-Sabah, ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë. Presidentja Osmani i kërkoi kryeministrit të Kuvajtit përkrahje që ky vend të vazhdojë mbështetjen e Kosovës për forcimin e mëtejmë të subjektivitetit ndërkombëtar. Në këtë kontekst, Osmani kërkoi mbështetjen në përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, si dhe të ushtrojë ndikim pozitiv në vendet e Organizatës Islamike, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, duke qenë ...
Komentet te OSMANI NË NJU JORK: DIALOGU ME SERBINË TË PËRMBYLLET ME NJOHJE RECIPROKE Janë të Mbyllura
Disa pjesëtarë të xhandarmërisë serbe janë parë në kodrat në afërsi të pikës kufitare Kosovë – Serbi në Jarinjë. KALLXO ju sjell pamje të pjesëtarëve të xhandarmërisë në një shkëmb në lartësi në afërsi të pikës kufitare. Policia e Kosovës në pamje shihen duke vrojtuar lëvizjet e tyre nga pjesa e territorit të Republikës së Kosovës. ...
Komentet te XHANDARMËRIA SERBE VROJTON NGA KODRA POLICINË E KOSOVËS Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka reaguar lidhur me raportimin e medieve serbe se gjoja në Bërnjak është paraqitur situatë dramatike dhe se aty pjesëtarët e policisë kanë tentuar të nxjerrin nga vetura një person dhe KFOR-i e ka parandaluar incidentin. Nëpërmjet një komunikate për medie thuhet se një gjë e tillë është e pavërtetë dhe tendencioz e që për qëllim ka dezinformimin e opinionit, nxitjen dhe krijimin e pasigurisë tek qytetarët. “Policia e Kosovës, me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik, përmes këtij njoftimi zyrtar demanton shkrimin tendencioz dhe të pavërtetë të publikuar në mediumin serb kosovo-online, se kinse në Bërnjak është paraqitur një situatë dramatike, ku kinse pjesëtarët ...
Komentet te POLICIA DEMANTON MEDIAT SERBE: NUK KA NDODHUR ASNJË INCIDENT NË BËRNJAK Janë të Mbyllura
Gjatë intervalit kohor të 24 orëve të fundit pesë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me virusin Covid-19. Mosha e personave varion nga 50-59 vjeç dy persona, 60-69 vjeç dy persona, 70-79 vjeç dy persona dhe plus 80 një person. ...
Komentet te MOSHA E PERSONAVE QË HUMBËN JETËN NGA COVID-19 Janë të Mbyllura
Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se nga 4.904 testime, 160 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.339 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.210.128 doza të vaksinës. Deri më sot 464.555 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 1.039 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 149.820. Në total numri i rasteve aktive është 6.751. ...
Komentet te PESË TË VDEKUR DHE 160 RASTE TË REJA ME COVID-19 Janë të Mbyllura
Ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së Sylejman Selimi e ka dhënë përgjigjen e pyetjes që e parashtroi kryeministri Albin Kurti për të në Kuvend mbi atë se a ka qenë pjesë e UÇK-së. Selimi ka thënë se Kurti ishte pjesë e UÇK-së dhe se me të ka pasë disa herë biseda. “Normal që Albin Kurti ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ne jemi takuar disa herë me të gjatë luftës”, tha ai në ATV. “Nuk po më pëlqen debati që është duke u bërë disa herë me figurat e UÇK-së. Nuk është hera e parë që folët për individë të caktuar e në këtë rast për Albin ...
Komentet te SYLEJMANI SELIMI: NORMAL QË ALBIN KURTI KA QENË NË UÇK Janë të Mbyllura
Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti ka deklaruar se nuk do të marrë masa ndaj ministrit për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq. Për këtë të fundit tha se në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje ka shkuar që të qetësojë situatën. “Unë kam qenë në kontakt me ministrin Rakiq. Normalisht që kemi dallime nganjëherë më të vogla, herë më të mëdha, por nuk mund të ankohem për të… Me sa jam i informuar unë dhe më ka treguar ai, është përpjekur që situata të mos eskalojë dhe të mos ketë veprime të dhunshme. Nuk mendoj që duhet të marrë masa ndaj tij”, ka deklaruar Kurti. Kurti tha se zëvendësimi i tabelave ...
Komentet te KURTI NUK MERR MASA NDAJ RAKIQ Janë të Mbyllura
Sindikata e Bashkuar e Asimit dhe Shkencë së Kosovës është kundër çdo shtyrje të mëtejme të procesit mësimor. Kështu tha kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Jasharaj theksoi se nëse Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK shohin rrezik në fillimin e vitit shkollor atëherë duhet të fillojnë përgatitjet për versione të tjera të mësimit. “Ne jemi deklaruar se çdo shtyrje e radhës e vitit shkollor do të paraqes probleme shtesë dhe do të krijojë pikpyetje se si do të mund të arrijmë t’i zëvendësojmë ditët dhe orët e humbura ngaqë se edhe deri me 27 shtator i kemi 18 ditë mësimi të humbura dhe do të kemi shumë telashe për t’i zëvendësuar ...
Komentet te SBASHK THOTË SE MËSIMI FILLON TË HËNËN Janë të Mbyllura