Me dhjetëra njerëz, pa maskë e distancë, shihen në disa tubime të partive politike gjatë fushatës për zgjedhje lokale. Fushata zgjedhore e partive politike për zgjedhjet komunale të 17 tetorit në Kosovë, ka nisur më 16 shtator. Që nga nisja e fushatës, në disa fotografi të postuara në rrjete sociale, shihen kandidatë të partive politike për kryetar të komunave të ndryshme, që nuk po i respektojnë masat kundër COVID-19. Në llogarinë e tij në Facebook kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Skenderajt, Fadil Nura, shihet me strukturat e kësaj partie të mbledhur në një takim, ku nuk respektohen masat mbrojtëse. Ky takim është mbajtur në fshatin ...
Komentet te ASNJË GJOBË, PARTITË SHKELIN MASAT KUNDËR COVID-19 Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Qeveria e Kosovës ka filluar mbledhjen e radhës, gjatë të cilës pritet të merret vendimi për lehtësimin e masave antiCOVID. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia një ditë më parë bëri të ditur se nga e hëna, më 27 shtator do të hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese kundër COVID-19. Vitia tha se masat pritet të miratohen të premten në mbledhjen e Qeverisë. “IKSHPK konstaton se situata epidemiologjike me COVID-19 aktualisht shënon rënie të rasteve të reja pozitive dhe numrit të vdekjeve por megjithatë është akoma jo stabile, duke pasur parasysh se varianti Delta është dominues në qarkullim në Kosovë. IKSHPK përkundër situatës rekomandon vigjilencë dhe vazhdimin e disa ...
Komentet te MASAT E REJA ANTI-COVID, QEVERIA SË SHPEJTI ZYTARIZON VENDIMIN Janë të Mbyllura
24 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.880 doza të vaksinës kundër COVID-19. ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.241.949 doza të vaksinës. ℹ Deri më sot 484.300 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. ℹ Nga 3.823 testime, 84 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. ℹ Sot janë shëruar 786 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 151.411. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 5.371. ➡ ...
Komentet te RASTE TË REJA ME COVID-19 Janë të Mbyllura
Nata e së enjtes ka kaluar pa incidente, ndërsa Policia e Kosovës po vazhdon të qëndrojë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Autoritetet e Kosovës, të hënën, më 20 shtator kanë nisur që veturave me targa të Serbisë, që hyjnë në Kosovë, t’iu vënë targa të përkohshme, pasi kanë thënë se të njëjtën gjë Serbia po e bën tash e sa vjet. Ndonëse asnjë incident i theksuar nuk është regjistuar që nga e hëna, nga autoritetet ndërkombëtare është bërë thirrje për shtensionim të situatës. Të enjten në mbrëmje ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq vizitoi forcat ushtarake në Rashkë dhe Novi Pazar, që gjendet në kufi me Kosovën, duke ...
Komentet te DITA E PESTË: BLLOKADAT E PALËVIZURA NË VERI Janë të Mbyllura
Në Dhomat e Specializuara në Hagë po vazhdon të dëgjohet dëshmitari i dytë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar kundër Salih Mustafës i cili po akuzohet me pretendimin për krime lufte. Edhe dëshmitari i dytë është i mbrojtur, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur për publikun. Dëshmitari me kodin W04600 po përgjigjet në pyetjet e prokurorit lidhur me njësinë BIA dhe disa personave që thuhet të kenë qenë pjesë e saj, për të cilët dëshmitari ka thënë se i kujton në bazë të pseudonimeve. Prokurori: Njësia BIA a ka qenë pjesë e Brigadës 153, a ishte pjesë e zinxhirit të komandës të Brigadës 153? Dëshmitari: Jo ...
Komentet te PROKURORI PËRFUNDON PYETJET PËR DËSHMITARIN E DYTË Janë të Mbyllura
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Hungarisë para kryetarëve të parlamenteve, shkruan IndeksOnline. Konjufca para tyre ka thënë se ajo që ndodhi me dështimin e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës është një shembull mjaft negativ i keqmenaxhimit të procesit. Fjalimi i plotë: I nderuari President i Asamblesë Kombëtare të Hungarisë, Lazslo Kover, I nderuari Kryeministër Viktor Orban, Të dashur kryetarë të Parlamenteve I dashuri komisioner Varhelyi. Jam tejet i gëzuar që Presidenti Kover na bashkoi të gjithëve këtu në kryeqytetin e bukur të Hungarisë, në Budapest. Kontinenti ynë po del dalëngadalë nga një krizë e madhe ...
Komentet te KONJUFCA: POPULLI IM ËSHTË I VETMI POPULL I IZOLUAR NË EVROPË Janë të Mbyllura
Më 23 shtator, KFOR-i në bashkëpunim me institucionet e sigurisë së Kosovës kreu edicionin e vitit 2021 të stërvitjes së saj vjetore “Saber Silver” në zonën e trajnimit të fushës ajrore në Gjakovë dhe në fabrikën Ereniku. Stërvitja përfshiu operacion të reagimit emergjent në shkallë të gjerë, ku përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, Kryqit të Kuq, Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave dhe komunës së Gjakovës janë testuar – me mbështetjen e personelit të KFOR -it – në përpjekjet e tyre për të shpëtuar jetë, të ndihmojë në qetësimin e popullsisë lokale të prekur nga fatkeqësia natyrore, të ruajë sigurinë, të ruajë funksionimin e shërbimeve ...
Komentet te FSK-JA DHE POLICIA E KOSOVËS PËRFUNDUAN STËRVITJEN VJETORE ME KFOR-IN Janë të Mbyllura
Vladislav Dajkoviç, politikan serb me sentiment të lartë prorus, të martën e 21 shtatorit ka vizituar “tendat” e protestuesve serbë në Jarinje. Protesta këto të cilat fillimisht u organizuan nga Lista Serbe, por tani kanë marrë një kahje më radikale për shkak të pranisë “paramilitare”. “Unë erdha në Kosovë për të shtrënguar dorën e vëllezërve tanë.” Ka shkruar Dajkoviç në faqen tij në facebook. “Unë nuk mund rrija ulur në shtëpi dhe të dërgoja mbështetje nga ‘tastiera’, i hipa veturës dhe erdha. Dhe nuk u pendova!”, ka vazhduar më tej Dajkoviç. “Si serb nga Mali i Zi, nuk i harroj vuajtjet e njerëzve tanë në Kosovë, por nuk harroj ...
Komentet te BASHKËPUNËTORI I ORGANIZATËS TERRORISTE RUSE NË JARINJE ME PËRKRAHJEN E BIA Janë të Mbyllura
Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj po e vlerëson jo të qetë e të tensionuar situatën në veri të vendit. Ngase Qalaj në një intervistë për Ekonomia Online thotë se bllokimi i rrugëve pas vendimit të masës së reciprocitetit për targat me Serbinë, s’mund të konsiderohet situatë e qetë. Ndërkaq, thotë deputetët e Listës Serbe dhe strukturat komunale po e udhëheqin këtë protestë, në koordinim me Beogradin. “Janë bërë disa ditë që forcat Speciale gjenden në pjesën veriore të Kosovës, ku për momentin raportohet që situata është e qetë, edhe pse unë e shoh mjaft të tensionuar me vet faktin që kemi njerëz në rrugë, kemi protestues e ...
Komentet te ISH-DREJTORI I POLICISË, QALAJ: PROTESTA PO UDHËHIQET NGA LISTA SERBE Janë të Mbyllura
Pas një kohe të gjatë Klinika e Dermatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po i kthehet normalitetit. Kështu ka njoftuar Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK). “Klinika e Dermatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po i kthehet normalitetit, pas një kohe të gjatë. Me rekomandim të mjekëve specialistë, pacientët e fundit që po trajtoheshin nga COVID-19, pasi kanë rezultuar negativ në testet e fundit, janë transferuar në Klinikën e Pulmologjisë për trajtim të mëtejmë mjekësor. Përmirësimi i situatës i ka hapur udhë Dermatologjisë, që, pas dezinfektimit të hapësirave, të kthejë shërbimet e rregullta mjekësore për pacientët me probleme dermatologjike”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së. ...
Komentet te SHSKUK: KLINIKA E DERMATOLOGJISË NË QKUK PO I KTHEHET NORMALITETIT Janë të Mbyllura