Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

POLICIA NË RREZIK, NUK KA SIGURIM SHËNDETËSOR (VIDEO)

Lajme
Ka pesë ditë që policët e Kosovës kanë përballë rrezikun në zonën më të pasigurt të vendit. Kësi angazhimi, policia pati edhe në ta kaluarën në veri të shtetit. Në një të tillë, më 2011, kolegu i tyre, Enver Zymberi, humbi jetën. Të ekspozuar shpesh në rreziqe të tilla, pjesëtarët e këtij organi të rendit, janë të vetmit në rajon pa sigurim shëndetësor. Ligji që rregullonte këtë çështje e që hyri në fuqi shtatë vjet më parë, nuk u zbatua kurrë. Ekzekutivi i ri është në përgatitje të një të riu, por që nuk pritet të jetësohet shpejt. Deri atëherë, një sigurim alternativ është ajo që kërkojnë në Sindikatën e ...
Komentet te POLICIA NË RREZIK, NUK KA SIGURIM SHËNDETËSOR (VIDEO) Janë të Mbyllura

PSE NUK DUHET TA LANI MISHIN PARA GATIMIT

Kuzhina
Pastërtia është një virtyt i madh për kuzhinën dhe gatimin, por kjo nuk vlen për mishin. Në kuzhinë, gjithçka duhet të jetë e pastër para gatimit: banaku dhe sipërfaqet që përdorim, dërrasa e prerjes dhe enët. Megjithatë, kur përgatitemi për të gatuar mish, duhet të kemi kujdes që të mos e lajmë thotë nutricionistja Ania Hill.   Sipas saj, larja e mishit nuk është një ide e mirë sepse rrit rrezikun e përhapjes së baktereve. Kjo mund të bëhet si përmes kuzhinës ashtu edhe nga trupi ynë kur gatuajmë. “Sa i përket perimeve, larja ndihmon për të hequr papastërtitë. Redukton sasinë e mikrobeve në sipërfaqe. Por kur bëhet fjalë për ...
Komentet te PSE NUK DUHET TA LANI MISHIN PARA GATIMIT Janë të Mbyllura

NATO REAGON PAS SITUATËS SË KRIJUAR NË VERI, MESAZH KOSOVËS DHE SERBISË

Lajme
NATO ka bërë thirrje për shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri të Kosovës.   Në një reagim në twitter të zëdhënëses së NATO-së, Oana Lungescu, thuhet se NATO bën thirrje që Beogradi dhe Prishtina të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin çfarëdo vendimi të një anshëm dhe të kthehen në dialog. “Mandati i KFOR-it mbetet për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet”, ka shkruar Lungescu. ...
Komentet te NATO REAGON PAS SITUATËS SË KRIJUAR NË VERI, MESAZH KOSOVËS DHE SERBISË Janë të Mbyllura

PRESIDENCA E KOSOVËS REAGON PASI HELIKOPTERËT SERBË IU AFRUAN KUFIRIT

Lajme
Nga Presidenca e Kosovës kanë reaguar pasi helikopterët serbë fluturuan shumë afër territorit të Kosovës në Jarinje.   Shefi i Kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela, në një postim në Facebook ka thënë se Serbia po i rrit tensionet në kufi duke grumbulluar njësi policoro-ushtarake.   Sipas tyre, regjimi i Vuçiqit po kthehet në një politik të llojit të Millosheviqit për të kërcënuar dhe punuar në mënyrë aktive për të destabilizuar fqinjët e saj.   “Serbia vazhdon të rrisë tensionet rreth kufirit me #Kosovën duke grumbulluar njësi policore-ushtarake. Regjimi hegjemonik i # Vuçiqit po kthehet në politikën e Millosheviqit për të kërcënuar dhe punuar në mënyrë aktive për të destabilizuar ...
Komentet te PRESIDENCA E KOSOVËS REAGON PASI HELIKOPTERËT SERBË IU AFRUAN KUFIRIT Janë të Mbyllura

TELEVIZIONI PUBLIK SERB: NJË POLIC UA DREJTOI MITRALOZIN HELIKOPTERËVE SERB QË LËVIZËN AFËR KOSOVËS (VIDEO)

Lajme
Tre helikopterë serbë fluturuan sot afër kufirit me Kosovën në Jarinje.   Pamje të manovrave të tyre në zonën  tanimë të tensionuar u shpërndanë gjithandej nëpër media, shkruan lajmi.net. Por, Radio Televizioni i Serbisë, raporton edhe diçka tjetër, që megjithatë nuk është e konfirmuar dhe nuk dihet vërtetësia e lajmit. Sipas RTS-së, gjatë kohës që këta helikopterë po fluturonin në qiell, një polic i Njësisë Speciale ka hyrë në automjetin e blinduar dhe ka drejtuar mitralozin në drejtim të helikopterëve./Lajmi.net Më poshtë keni raportimin e bërë nga RTS: ...
Komentet te TELEVIZIONI PUBLIK SERB: NJË POLIC UA DREJTOI MITRALOZIN HELIKOPTERËVE SERB QË LËVIZËN AFËR KOSOVËS (VIDEO) Janë të Mbyllura

NË KËTO VENDE NUK DO TË KETË RRYMË

Lajme
KEDS ka njoftuar se si pasojë e punimeve në rrjet, në disa vende do të ketë ndërprerje të rrymës.   Në një komunikatë, KEDS ka treguar vendet, lokacionet dhe arsyen e ndaljes. Komunikata e plotë: Prishtinë 1. Nga TS 35/10kV Badovci do të ndërpritet: LP 10kV Mramor-Slivovë (kodi: 10014001) nga ora 10:00 deri 14:00. Vendet: Mramori, Slivova, Brusi, Busia, Zllasha, Viti e Marecit, Mareci . Arsyeja : Ndërrimi i izolatorëve 10kV dhe ndërrimi i shtyllave. Ferizaj: 1. Nga TS 110/6kV Hani i Elezit do të ndërpritet: LP 10kV Paldenica (kodi: 42000004) nga ora 10:00- 14:00. Vendet: Paldenica, Pompa “Alba oil”, Axhamt, Dimca, Dremjak.Mareci. Arsyeja : Shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi ...
Komentet te NË KËTO VENDE NUK DO TË KETË RRYMË Janë të Mbyllura

MEHAJ: NDIHUNI TË SIGURT SEPSE BASHKË ME ALEATËT TANË JEMI PËR JU GJITHMONË

Lajme
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka përmendur të arriturat e ministrisë që ai drejton në 6-mujorin e marrjes së detyrës.   Përmes një statusi në Facebook, Mehaj ka thënë se në këtë 6-mujorësh Ministria e Mbrojtjes ka mirëmbajtur dhe operuar me sukses edhe me aftësitë dhe kapacitetet aktuale të FSK-së. Mehaj thotë se detyra, nderi dhe Atdheu janë maksima që e udhëheqin atë, stafin e Ministrisë, Ushtarakun e FSK-së dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës. “Ndihuni të sigurt sepse bashkë me aleatët tanë jemi për ju gjithmonë. Në çdo kohë dhe rrethanë, Sepse, E ardhmja ka vetëm një alternativë- Republikën e Kosovës, shtet i të ...
Komentet te MEHAJ: NDIHUNI TË SIGURT SEPSE BASHKË ME ALEATËT TANË JEMI PËR JU GJITHMONË Janë të Mbyllura

HELIKOPTERËT USHTRISË SERBE FLUTURUAN PRANË KUFIRIT, MUSLIU:TENTIM AGRESION

Lajme
Tre helikopterë të forcave të armatosura serbe janë parë sot pasdite duke fluturuar në territorin e Serbisë, afër pikave kufitare në Jarinë në Bërnjak.   Fluturimi I helikopterëve të Ushtrisë Serbe pranë kufirit me Kosovë, vjen në ditën kohën kur rruga në vendit tonë po mbahet e bllokuar nga protestuesit serbë, të cilët po kundërshtojnë vendosjen e reciprocitetit për targat e automjeteve të Serbisë që hyjnë në Kosovë. Demonstrimin i forcës ajrore ushtarake serbe, eksperti i sigurisë, Agim Musliu, e konsideron kërcënim të drejtpërdrejtë për Kosovën nga Ushtria Serbe. “Tre helikopterët ushtarakë serbë, të tipit ‘Gazela’, duket se kanë thyer Marrëveshjen e Kumanovës dhe marrëveshjen me NATO-në, sepse kanë hyrë ...
Komentet te HELIKOPTERËT USHTRISË SERBE FLUTURUAN PRANË KUFIRIT, MUSLIU:TENTIM AGRESION Janë të Mbyllura

TË HËNËN NIS PROCESI MËSIMOR, KËTO JANË TË GJITHA MASAT E REJA KUNDËR COVID

Lajme
Ministri Arben Vitia ka prezantuar masat e reja kundër COVID-19 që pritet të hyjnë në fuqi nga 27 shtatori.   Masat që pritet të hyjnë në fuqi nga 27 shtatori 2021 janë: – Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë me datën 27 shtator ku në klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës. Në klasat me më shumë se 20 nxënës, mësimi mbahet në dy grupe. – Institucionet do të punojnë me kapacitete të plota, personeli duhet të ofrojë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse. – Kufizimi i lëvizjes vazhdon të mbetet i njëjtë, nga ora 22:00 – 05:00h. – Gastronomia do të ...
Komentet te TË HËNËN NIS PROCESI MËSIMOR, KËTO JANË TË GJITHA MASAT E REJA KUNDËR COVID Janë të Mbyllura

8 KOMPANI KOSOVARE MARRIN PJESË NË TAKIME B2B ME BLERËS GJERMANË

Lajme
Në Konferencën e shtatë “Iniciativa për gjetjen e kompanive-furnizuese nga vendet e Ballkanit Perëndimor për kompanitë prodhuese gjermane” do të marrin pjesë 8 kompani nga Kosova.   36 kompani gjermane do ta kenë mundësinë përmes takimeve B2B (biznes me biznes) me 208 kompani nga Ballkani Perëndimor. Sipas organizatorëve do të zhvillohen mbi 550 takime B2B, nga 28.09. deri me 19.10. Në konferencën që do të mbahet dhe sivjet online, nga Kosova do të marrin pjesë Multi-Tech-Group, Mikroni, VINEX, Eurometal, Polytec, Unicron, Inova Pipe dhe Art Aluminum. Në një takim përgatitor këto kompani sot u pritën në zyre të OEGJK-së për të marrë më shumë informacione për takimet dhe përkrahjen që ...
Komentet te 8 KOMPANI KOSOVARE MARRIN PJESË NË TAKIME B2B ME BLERËS GJERMANË Janë të Mbyllura