Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka kohë që i mungon publikut me një projekt të ri muzikor. Megjithatë së fundmi, përmes disa postimeve në rrjetet sociale, ajo ka dhënë indikacione se është në përgatitje e sipër të një kënge të re, e cila mund të publikohet së shpejti. Era është treguar më e aktivizuar edhe në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, duke publikuar së fundmi disa fotografi të reja për ndjekësit. Në imazhet e fundit, Istrefi mund të shihet në veturën e saj, teksa merr poza ngacmuese për fansat. Ajo ka vënë në pah këmbët e saj atraktive e veshur me një palë pantallona të shkurtra, ndërsa mund ...
Komentet te ERA ISTREFI PUBLIKON POZA PROVOKUESE NGA VETURA, NDËRSA NGRIT GISHTIN E MESIT PARA KAMERËS Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje. Rastet e dhunës janë raportuar në Fushë Kosovë, Prishtinë, Dragash, Prizren e Gjakovë. Fushë Kosovë 24.09.2021 – 12:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar me vite të tëra ka ushtruar dhunë psiqike ndaj saj. Viktima tani është ndarë nga i dyshuari dhe është duke u trajtuar në seanca psikiatrike. Rasti është duke u hetuar. Prishtinë 24.09.2021 – 14:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht me mjet të fortë druri vëllain e tij mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore ...
Komentet te GJASHTË RASTE TË DHUNËS NË FAMILJE NË 24 ORËT E FUNDIT Janë të Mbyllura
Pas një periudhe kohore të mbingarkuar me pacientë me COVID-19, bazuar në raportimet e datës 25 shtator 2021, Klinika e Pediatrisë dhe Klinika e Gjinekologjisë nuk kanë asnjë pacient COVID-19. ShSKUK ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë masat antiCOVID dhe të vaksinohen në mënyrë që të ruajnë shëndetin e tyre dhe të kontribuojnë në përmirësimin e situatës së përgjithshme me COVID-19. Ndryshe, ShSKUK ka njoftuar po ashtu se pas uljes së numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19, ambulancat e triazhimit për pacientët COVID-19, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nga data 25 shtator do të transferohen në Klinikën Infektive. ShSKUK njofton të gjithë pacientët e dyshuar dhe ...
Komentet te KLINIKA E PEDIATRISË DHE GJINEKOLOGJISË NUK KANË PACIENTË ME COVID-19 Janë të Mbyllura
Ka rënë ndjeshëm numri i pacientëve që po trajtohen nga COVID-19, në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. Bazuar në raportimet e klinikave COVID-19 të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, vërehet rënie e ndjeshme e numrit të rasteve që po marrin trajtim spitalor. Në trajtim mjekësor janë 319 pacientë, 265 nga ta me oksigjeno-terapi dhe 45 në gjendje të rënduar shëndetësore. Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme Klinika Infektive, 69 pacientë Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 36 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-covid-19 Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 18 pacientë Spitali i Prizrenit, 23 pacientë Spitali i Gjakovës, 22 ...
Komentet te SHSKUK: BIE NUMRI I RASTEVE TË HOSPITALIZUAR ME COVID-19 Janë të Mbyllura
Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, infektologu Izet Sadiku në një intervistë për Telegrafin ka folur për situatën me pandeminë në Kosovë, vaksinimin dhe masat antiCOVID-19, e po ashtu edhe për nevojat që i ka shëndetësia në Prishtinë. Sadiku ka thënë se nuk ka komoditet për lirimin e masave nëse nuk ka monitorim më të rreptë. Sipas tij, mbikëqyrja është e domosdoshme, për shkak se valë të reja të coronavirusit mund të shfaqen përsëri në Kosovë. “Numri i rasteve aktive nuk na jep komoditet që të lirojmë masat në mënyrë që situata të jetë e pakontrollueshme. Tash e kemi një relaksim të situatës, por duhet monitorim për arsye se e kemi parë në ...
Komentet te INFEKTOLOGU SADIKU: ME LIRIMIN E MASAVE MBIKËQYRJA DUKET TË JETË MË E MADHE, NDRYSHE SITUATA ME PANDEMINË MUND TË RËNDOHET Janë të Mbyllura
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, i është përgjigjur deklaratës së Edi Ramës në Këshillin e Sigurimit i cili bëri thirrje për njohjen e Kosovës. Brnabiq ka thënë se deklaratat e tilla s’janë të mira për sigurinë rajonale. “Përgjigja më e mirë është dhënë nga Sekretari Gjeneral i OKB-së, Antonio Guterres, në fjalinë e parë që ma tha mua se Kosova nuk është shtet për ne. Kjo është përgjigja më e mirë diplomatike.”, ka thënë Brnabiq, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express. Kryeministri Edi Rama ka kërkuar në Asamblenë e OKB njohjen e Pavarësisë së Kosovës, duke u shprehur prerë se kjo gjë duhet të përfundohet. Rama deklaroi se Shqipëria mbështet ...
Komentet te BRNABIQ I PËRGJIGJET EDI RAMËS QË KËRKOI NJOHJEN E KOSOVËS NË OKB Janë të Mbyllura
Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se në ora 01:00 pas mesnate, është djegur Qendra e Regjistrimit të Automjeteve e cila gjendet në objektin e komunës në Zubin Potok. “Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së shpejti do të kemi më shumë informata”, ka njoftuar ministri. Suksesi i biznesit tënd meriton zyrat e ëndërrave, si këto në Dukagjini Center. Po ashtu, është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan ku dyshohet edhe për një mjet shpërthyes. Njoftimi i plotë: Sot ora 01:00 pas mesnate, nga një akt kriminal me elemente terroriste të shkaktuar nga persona të dyshimtë është djegur Qendra e ...
Komentet te DIGJET QENDRA E REGJISTRIMIT TË AUTOMJETEVE NË ZUBIN POTOK, DYSHOHET PËR MJET SHPËRTHYES NË ZVEÇAN (VIDEO) Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës miratoi të premten masat e reja kundër pandemisë të cilat do të hyjnë në fuqi nga data 27 shtator. Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia tha se duke filluar nga kjo datë vazhdon procesi mësimor në objektet shkollore. Sipas tij, në nivelin parauniversitar parakusht për prezencë fizike në klasa është që të pranishëm të jenë jo më shumë se 20 nxënës. Ai tha se detajet e zbatimit të këtyre masave do të bëhen publike përmes udhëzuesve të veçantë të cilat do t’i publikojë Ministria e Shëndetësisë. Që nga dita e hënë, klientët dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë njërën nga dëshmitë: certifikatën e vaksinimit ...
Komentet te MASAT ANTI-COVID QË U MIRATUAN DJE DHE DO TË HYJNË NË FUQI NGA E HËNA Janë të Mbyllura
Fundjava me mot më të ngrohtë dhe kryesisht me diell. Në fillim të javës së ardhshme reshje lokale shiu dhe rënie e temperaturave. Sipas Prishtina Weather, në ditët e fundjavës parashihet të mbajë mot më i ngrohtë dhe kryesisht me diell. Nga dita e hënë pritet shtim i vranësirave me mundësi edhe për reshje lokale shiu, e mbetet mot më i ngrohtë. Prej së martës mot i paqëndrueshëm, kryesisht me vranësira e kohëpaskohe me reshje lokale shiu, vende-vende me mundësi edhe për bubullima. Temperaturat pësojnë rënie. Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme ditën e shtunë, e të dielën dhe të hënën, herë-herë ...
Komentet te FUNDJAVA ME MOT MË TË NGROHTË DHE KRYESISHT ME DIELL Janë të Mbyllura
Modelja dhe ish-aktorja e “O Sa Mirë”, Arta Nitaj, vihet gjithmonë në qendër të mediave rozë për dukjen e saj. Së fundmi, ajo përmes rrjeteve sociale u tregoi fansave të saj se ka realizuar një tatuazh të ri në këmbën e majtë. E ndërsa në një video të fundit, Nitaj ka bërë të ditur se çfarë zgjodhi që të “gdhendë” përjetësisht në trupin e saj këtë radhë. Bëhet fjalë për figurën e një maceje, të formuar nga copëza të vogla, të cilat të bashkuara krijojnë simbolin e kokës së një koteleje. “S’mund të mjaftohem me këtë”, ka shkruar bukuroshja nga Peja në mbishkrimin e videos së publikuar në InstaStory. Ajo ...
Komentet te ARTA NITAJ ZBULON TATUAZHIN E RI QË KA REALIZUAR NË KËMBË Janë të Mbyllura