Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

POLICIA: RECIPROCITETI ME TARGA PO VAZHDON TË ZBATOHET NË PIKAT KUFITARE

Lajme
Policia e Kosovës është duke vazhduar ndërmarrjen e veprimeve policore në nivel vendi, me qëllim të zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë konkretisht targave të automjeteve.   Vendimi i institucioneve të RKS-së, po zbatohet duke iu mundësuar qytetarëve pajisjen me targa dhe mundësimin e qarkullimit të tyre pa vështirësi. Në pikat kufitare, shihen automjete të ndryshme të cilat zëvendësojnë targat e Serbisë me ato të përkohshme RKS. Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës ende nuk kanë bërë të ditur se cila është strategjia dalëse nga situata e krijuar në veri të vendit dhe për sa kohë do të mbesin të bllokuara rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak, ku qytetarët ...
Komentet te POLICIA: RECIPROCITETI ME TARGA PO VAZHDON TË ZBATOHET NË PIKAT KUFITARE Janë të Mbyllura

LEDRI VULA HUMBI BARASPESHËN NË SKENË NË NJË NGA PERFORMANCAT E FUNDIT(VIDEO)

ShowBiz
Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, është njëri nga më të kërkuarit në treg për mbrëmje e koncerte muzikore. I njëjti ka qenë tejet i angazhuar gjatë gjithë verës me mbrëmje e ahengje të ndryshme teksa tani ka nisur turneun nëpër Evropë. Kjo pasi në fund të muajit gusht me masat e reja për shkak të rritjes së rasteve me coronavirus u ndaluan të gjitha tubimet përfshirë këtu dasmat, e klubet e natës.   Ai ka performuar mbrëmë (e shtunë) në një nga klubet në Zvicër së bashku me artistin Butrint Imeri, ndërsa nuk kanë munguar edhe me interpretimin e projektit të tyre të përbashkët “Dale”. Në momentin kur po ...
Komentet te LEDRI VULA HUMBI BARASPESHËN NË SKENË NË NJË NGA PERFORMANCAT E FUNDIT(VIDEO) Janë të Mbyllura

FUSHATA ZGJEDHORE, MONITOROHET GJUHA E PËRDORUR NË RRJETE SOCIALE (VIDEO)

Lajme
Studentë të gazetarisë po monitorojnë diskursin e kandidatëve dhe partive politike në rrjete sociale, gjatë fushatës zgjedhore. Kjo po ndodh pasi që javën e kaluar Demokracia për Zhvillim (D4D) bashkë me partitë e mediat nënshkruan kodin e mirësjelljes në bazë të të cilit synohet të përmirësohet diskursi në zgjedhjet lokale. “Deri më tani nuk kemi hasur në ndonjë diskurs toksik, gjuhë të urrejtjes apo lajme të rreme të cilat mund të ndikojnë shumë në proces”, deklaroi Meta për RTV Dukagjinin. Ai tregon hapat që do të ndërmerren nëse ky kod nuk respektohet. “Ne së pari do të kontaktojmë akterët që shkelin këtë deklaratë. Nëse nuk ka reagim nga ta, ne ...
Komentet te FUSHATA ZGJEDHORE, MONITOROHET GJUHA E PËRDORUR NË RRJETE SOCIALE (VIDEO) Janë të Mbyllura

ÇITAKU: ÇFARË PO BËN AMBASADORI RUS ME MINISTRIN SERB NË KUFIRIN KOSOVË – SERBI?

Lajme
Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tashmë nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq dhe ambasadori i Rusisë në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko, kanë vizituar ushtarët serbë në afërsi të pikëkalimit kuftar në Jarinjë. ”Çfarë po bën ambasadori rus në Beograd duke patrulluar kufirin mes Kosovës dhe Serbisë”. ”Pse është atje me ministrin serb të Mbrojtjes?”, pyet Çitaku në Twitter. Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, i shoqëruar nga shefi i shtabit të oërgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq dhe ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan Kharchenko, vizituan njësitë serbe në Rashkë, në afërsi të kufirin në ...
Komentet te ÇITAKU: ÇFARË PO BËN AMBASADORI RUS ME MINISTRIN SERB NË KUFIRIN KOSOVË – SERBI? Janë të Mbyllura

NJË I ARRESTUAR PËR KONTRABANDIM ME MIGRANTË

Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar sot personin me inicialet L.N. (1987) për kontrabandim të migrantëve, njëri prej të cilëve u gjet në bagazhin e veturës së tij.   Zyrtarë të Policisë së Kosovës nga Stacion Policor Kufitar-Vërmicë derisa ishin në lëvizje me automjet në drejtimin Prizren-Vërmicë, në afërsi të nënkalimit të autostradës “Ibrahim Rugova” kishin vërejtur një veture e tipit Audi A5, ngjyrë e zezë, me targa vendore. Në atë lokacion, disa persona u vërejtën duke zbritur nga mali dhe duke kaluar rrethojën e autostradës, të cilët menjëherë filluan me shpejtësi të hynin në veturë. Vetura u nis menjëherë në drejtim të Prishtinës. Zyrtarët policorë ndërmorën veprime të menjëhershme dhe ...
Komentet te NJË I ARRESTUAR PËR KONTRABANDIM ME MIGRANTË Janë të Mbyllura

VETURA GODET PËR VDEKJE NJË KËMBËSOR

Lajme
Policia njofton për një aksident me fatalitet në fshatin Plavë të Dragashit.   Sipas policisë, viktima mashkull në cilësinë e këmbësorit është goditur për vdekje nga një veturë në lëvizje. Trupi i pajetë i viktimës është dërgiar për obduksion, ndërsa personi i dyshuar, shoferi i veturës me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Njoftimi i plotë i policisë: Fsh. Plavë, Dragash 25.09.2021 -19:00 Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar ( këmbësor) pasi i njëjti është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi, kurse i dyshuari ( ...
Komentet te VETURA GODET PËR VDEKJE NJË KËMBËSOR Janë të Mbyllura

KURTI NGA ABRIA: E KEMI OBLIGIM TË ANGAZHOHEMI PËR DREJTËSI PËR VIKTIMAT

Lajme
Në përvjetorin e 23-të të masakrës në familjen Deliu, në Abri të Epërme të Drenasit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, dhe deputetë të Kuvendit, kanë vënë kurora të freskëta lulesh dhe kanë bërë homazhe para varreve të dëshmorëve.   Pas homazheve kryeministri Kurti tha se emri i tyre nuk do të harrohet kurrë. “Të gjithë këta dëshmorë e martirë neve na e kujtojnë e na e përkujtojnë se sa i madh ka qenë çmimi i çlirimit edhe i lirisë, që rrënjët e tyre i kanë në gjakun e të vrarëve tanë. As emri i tyre nuk do të harrohet kurrë ...
Komentet te KURTI NGA ABRIA: E KEMI OBLIGIM TË ANGAZHOHEMI PËR DREJTËSI PËR VIKTIMAT Janë të Mbyllura

MASHTRIMI I MADH I ALBIN KURTIT ME GAZIN E LËNGSHËM AMERIKAN

Lajme
Shkruan: Ardian Kastrati (deputet në Kuvendin e Kosovës)   Për shkak trajtimit mjekësor të familjarëve të mi, të infektuar me variantin” Delta” të Virusit Korona, javën e kaluar nuk pata mundësi të marr pjesë në seancën e kuvendit. Paskam humbur mashtrimin e madh të radhës, që i bëhet publikut nga Albin Kurti (kësaj radhe përmes figurës më komike të qeverisë dhe një hipokriti të pakonkurueshëm, pra bëhët fjalë për Besnik Bislimin). Ky i fundit paska thënë se ” marrëveshja për gazin që vjen nga Maqedonia e Veriut nuk sjell as edhe një litër gaz nga ShBA-ja, i gjithë gazi që duhet të vijë nga linja prej Maqedonisë së Veriut është ...
Komentet te MASHTRIMI I MADH I ALBIN KURTIT ME GAZIN E LËNGSHËM AMERIKAN Janë të Mbyllura

SUFLLAQE SHTËPIE, RECETA ORIGJINALE, E SHËNDETSHME ME SHIJE TË PËRSOSUR

Kuzhina
Me origjinë nga kuzhina greke, sufllaqet sot janë shndërruar në një nga ushqimet më popullore në çdo cep të botës përfshirë padyshim edhe Shqipërinë.   Pite të buta plot shije të kombinuara me shije të ndryshme fantastike. Pavarësisht shijes së tyre të plotë dhe ngopëse, sufllaqja e përgatitur në fast food-e është një ndër produktet më të kontestuara përsa i përket vlerave ushqimore  dhe dëmeve të saj për shëndetin. Por e përgatitur në shtëpi, sufllaqja mbetet një ushqim fantastik, i shëndetshëm me shije të mrekullueshme. Më poshtë keni recetën origjinale të përgatitjes së sufllaqes krejt lehtë në shtëpi. Përgatitja e sufllaqes së shtëpisë Përbërësit 2 lugë çaji maja buke 1 lugë ...
Komentet te SUFLLAQE SHTËPIE, RECETA ORIGJINALE, E SHËNDETSHME ME SHIJE TË PËRSOSUR Janë të Mbyllura

KRASNIQI: ENDE NUK JANË NDËSHKUAR KRYERËSIT E MASAKRËS NË ABRI

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në 23 vjetorin e masakrës në Abri të Epërme, ka thënë se makineria vrastare serbe martirizoi 23 pjesëtarë të një familjeje, nga foshnja gjashtë muajshe në djep e deri te plaku 94 vjeçar, gra shtatzëna dhe fëmijë.   Krasniqi ka shkruar në Facebook se një nga monumentet që manifeston sakrificën pre liri është Abria e Epërme, vendi ku forcat e armatosura serbe, kryen një ndër masakrat më të tmerrshme ndaj familjes Deliu. “23 vjet më parë, makineria vrastare serbe martirizoi 23 pjesëtarë të një familjeje, nga foshnja gjashtë muajshe në djep e deri te plaku 94 vjeçar, gra shtatzëna dhe fëmijë. Në ...
Komentet te KRASNIQI: ENDE NUK JANË NDËSHKUAR KRYERËSIT E MASAKRËS NË ABRI Janë të Mbyllura