Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

LIMAJ: KAM PRITUR SEANCË TË JASHTËZAKONSHME KUR HELIKOPTERËT SERBË PREKËN KUFIJTË TANË

Lajme
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se futja e mjeteve luftarake ajrore brenda territorit të Kosovës ka qenë shkelje serioze. Limaj ka thënë se ka pritur thirrje të parlamentit dhe seancë të jashtëzakonshme pas këtij veprimi nga Serbia. “Kam pritur seancë të jashtëzakonshme kur helikopterët serbë prekën kufijtë tanë”, tha Limaj. Ai ka thënë se ngjarje të tilla janë ngjarje të mëdha dhe shtetet merren seriozisht me cënimin e territorit të tyre ajror. “Helikopterët serbë në territor tonin, është cenim i sigurisë së Kosovës. Avionët serbë erdhën në kufi, shtetet serioze merren me gjëra të tilla”, ka thënë ai. Ndryshe, që prej vendosjes ...
Komentet te LIMAJ: KAM PRITUR SEANCË TË JASHTËZAKONSHME KUR HELIKOPTERËT SERBË PREKËN KUFIJTË TANË Janë të Mbyllura

TELEFERIK, LIQEN E 100 KM SHTEG PËR BIÇIKLETA – A MUND TË PËRMBUSHEN KËTO PREMTIME PARAZGJEDHORE

Lajme
Ndërtimi i teleferikut, krijimi i liqenit artificial si dhe 100 km shteg për biçikleta, janë disa nga premtimet për kryeqytetin. Ngjitjen në shkallët e lagjes Arberia, nuk po e kanë të lehtë. Por, tejkalimin e tyre qytetarëve të Prishtinës, dikush po iu premton një mënyrë shumë më atraktive. Është ky kandidati për të parin e kryeqytetit nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj. Ky i fundit, premtoi ndërtimin e teleferikut tek shkallët e Arbërisë, nëse arrin t’i fitojë zgjedhjet e 17 tetorit. Madje ai, publikoi edhe disa fotografi se si do të dukej lagjja “Arbëria” me teleferik. Por, ndryshe nga Haradinaj, një kandidat tjetër, po i premton prishtinasve diçka edhe më ...
Komentet te TELEFERIK, LIQEN E 100 KM SHTEG PËR BIÇIKLETA – A MUND TË PËRMBUSHEN KËTO PREMTIME PARAZGJEDHORE Janë të Mbyllura

LIMAJ: SERBIA ASNJËHERË NUK KA ME MUJTË ME U KTHY NË KOSOVË SA TË JETË VUÇIQI

Lajme
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Serbia nuk do të kthehet asnjëherë në territorin e Kosovës sa të jetë president Aleksandar Vuçiq. Ai ka thënë se Serbia nuk do të ndërhyjë asnjëherë në territorin e Kosovës dhe ka hedhur poshtë idenë që të ketë ndonjë ndërhyrje në veri të Kosovës. “Serbia? Jo asnjëherë. S’ndodh kurrë ajo. Kurrë asnjëherë Serbia nuk ka me mujtë me u kthy në Kosovë. Sa ta keni Vuçiqin, kurrë Kosova më e sigurt s’ka qenë. Vucici dhe Dacici. Të dytë. Ata janë humbës të luftës. Unë frikohem nga politikat e arsyeshme, nga një diplomaci e kujdesshme. Mirëpo fatkeqësia ...
Komentet te LIMAJ: SERBIA ASNJËHERË NUK KA ME MUJTË ME U KTHY NË KOSOVË SA TË JETË VUÇIQI Janë të Mbyllura

PARASHIKIMI I MOTIT PËR JAVËN E FUNDIT TË SHTATORIT

Lajme
Java e fundit e muajit shtator do të vijojë me kushte të ndryshueshme meteorologjike, kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-28 gradë Celsius. “Do të ketë vranësira të dendura të cilat nga dita e marte do të krijojnë kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshjet do të vazhdojnë kohë pas kohe deri ditën e premte me intensitet të ndryshueshëm, ku më pas do të ketë ngritje të lehta të temperaturave”, ka njoftuar Instituti. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s./Gazeta Express ...
Komentet te PARASHIKIMI I MOTIT PËR JAVËN E FUNDIT TË SHTATORIT Janë të Mbyllura

LIMAJ IA VAZHDON IDESË SE “NUK PROVOHET SHTETI”: NUK KEMI HIÇ MINISTRI TË JASHTME

Lajme
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pretenduar se kontributi i Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës është inekzistent përgjatë nomenklaturës së Qeverisë Kurti. Limaj, në emisionin ‘Pressing’, së këndejmi, ka theksuar dallimet mes të qenit aktivist e ligjërues dhe përfshirjes në procese vendimmarrëse, shkruan Gazeta Express. “Na s’kemi Ministri të Jashtme. Jo ambasadorë, neve praktikisht na mungon një dikaster. S’kemi hiç Ministri të Jashtme. Ju mund të jeni një ligjërues i mirë në universitet dhe aktivist i mirë, por kur futeni në procesin e vendimmarrjes, asnjëherë nuk ka vendimmarrje të këndshme”, ka thënë kreu i Nismës. “Asnjëherë nuk ka vendimmarrje 100% të sigurt që e ke të pëlqyeshme. Kur ju ...
Komentet te LIMAJ IA VAZHDON IDESË SE “NUK PROVOHET SHTETI”: NUK KEMI HIÇ MINISTRI TË JASHTME Janë të Mbyllura

SHBA: PO PUNOJMË QË TË ULEN TENSIONET MES KOSOVËS DHE SERBISË

Lajme
Shtetet e Bashkuara po punojnë që të ulen tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, tha për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.   “SHBA-ja po punon me Bashkimin Evropian, NATO-n dhe qeveritë e Kosovës dhe Serbisë për të ndërmarrë hapa të menjëhershëm në shtensionimin e situatës dhe për të shmangur veprimet që rrisin tensionet, që vënë në rrezik përparimin e arritur në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve”, tha zëdhënësi i DASH-it. SHBA-ja tha se në takimet e ftuara nga Brukseli, që do të mbahen gjatë javës së ardhme, do të marrë pjesë edhe Zëvendësndimës sekretari ...
Komentet te SHBA: PO PUNOJMË QË TË ULEN TENSIONET MES KOSOVËS DHE SERBISË Janë të Mbyllura

​NGA NESËR HYRJA NË LOKALE VETËM ME DËSHMI TË VAKSINIMIT APO TESTIT NEGATIV

Lajme
Nga dita e hënë, sektorit të gastronomisë në Kosovë do t’i lejohet shfrytëzimi i hapësirave të brendshme, por me kusht që klientët të posedojnë dëshmi se janë të vaksinuar, test negativ apo serologjik.   Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se verifikimi është i lejueshëm edhe përmes formës elektronike, përmes QR kodit, ndërsa Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka paralajmëruar se nuk do të ketë tolerancë për bizneset që shkelin masat antiCOVID-19. Gastronomia deri më sot është lejuar të punojnë vetëm në ambiente të hapura. Sipas vendimit të fundit të Qeverisë institucionet shtetërore dhe institucionet private detyrohen të paraqesin certifikatën e vaksinimit para hyrjes ku operojnë, përfshirë qendrat tregtare, ...
Komentet te ​NGA NESËR HYRJA NË LOKALE VETËM ME DËSHMI TË VAKSINIMIT APO TESTIT NEGATIV Janë të Mbyllura

LIMAJ: SIKUR TË PËRDORJA GJUHËN E LVV-SË, SOT DO TË THOSHA QË KA MARRËVESHJE KURTI-VUÇIQ

Lajme
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë emisionin Pressing në T7 se po të përdortë gjuhën opozitare të VV-së, sonte do të bënte “kërdi”. Ai ka thënë se Vv ka shfrytëzuar raste të tilla, sikur ajo e ndërhyrjes në veri të Kosovës, për të fituar poena politikë sa ishte në opozitë. “Sikur të përdorja gjuhën e LVV-së, sot do të thosha që ka marrëveshje Kurti-Vuçiq. do të thosha se krejt kjo është skenar”, ka thënë Limaj. “Me dashtë me iu gjujtë sonte VV-së, kisha bo kërdi”, shtoi tutje ai. Por, Limaj thotë se nuk do të thotë asnjë fjalë sa të jenë policët e Kosovës në veri. “Sonte do ...
Komentet te LIMAJ: SIKUR TË PËRDORJA GJUHËN E LVV-SË, SOT DO TË THOSHA QË KA MARRËVESHJE KURTI-VUÇIQ Janë të Mbyllura

“NUK PROVOHET SHTETI O DJEM”, FATMIR LIMAJ E KOMENTON DEKLARATËN E FAMSHME TË TIJ PAS SITUATËS NË VERI

Lajme
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka komentuar deklaratën e famshme të tij të dhënë në ‘Pressing’ në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2021’ës, “nuk provohet shteti o djem”, duke asociuar në zgjedhjen e Qeverisë Kurti. Limaj të njëjtën deklaratë e ka komentuar në ‘Pressing’ në T7 pas situatës të tensionuar të krijuar në veri të Kosovës, shkruan Gazeta Express “Duhet të kemi kujdes se në duart të kujt është shteti, e si të trajtohet shteti. Njohja ndaj vetë shtetit, është diçka që fitohet ndalëgadalë. Përveç që jam munduar që të ngris vëmendjen, e kemi një shtet që nuk duhet të testohet çdo ditë. Nuk duhet të provohet çdo ...
Komentet te “NUK PROVOHET SHTETI O DJEM”, FATMIR LIMAJ E KOMENTON DEKLARATËN E FAMSHME TË TIJ PAS SITUATËS NË VERI Janë të Mbyllura

ALBIN KURTI E PRET NESËR EDI RAMËN ME CEREMONI SHTETËRORE

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do e pres me ceremoni shtetërore në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, si dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar të tij.   Diçka të tillë e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit nëpërmjet një komunikate për medie, teksa ka ndarë edhe agjendën e takimit mes dy homologëve. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nesër, më 27 shtator 2021, duke filluar nga ora 08:50, pret me ceremoni shtetërore në Sheshin “Skënderbeu”, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar të Shqipërisë”, thuhet në njoftim. “Pas takimit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri ...
Komentet te ALBIN KURTI E PRET NESËR EDI RAMËN ME CEREMONI SHTETËRORE Janë të Mbyllura