Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur në takim nga kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli. Edhe takimi i Pacollit me Ramën po bëhet me dyer të mbyllura. Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje para se të filloj takimi. Ndërkohë që kryeministri Rama po qëndron në vizitë një ditore në Kosovë, e ku mëngjesin e së hënës është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Pas takimit është mbajtur edhe një konferencë e përbashkët e dy kryeministrave. Pas Kurtit, Rama takoi të parin e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Kransiqi dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku. Kryeministri shqiptar ...
Komentet te BEHGJET PACOLLI PRET NË TAKIM KRYEMINISTRIN EDI RAMA Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se po Serbia po bën manovra teatri në veri të Kosovë Rama pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në një konferencë të përbashkët shtoi se Serbia duhet ta njoh realitetin e pa kthyeshëm e që është se Kosova është e pavarur. ...
Komentet te RAMA: SERBIA PO BËN MANOVRA TEATRALE NË VERI, KOSOVA KA TË DREJTË EDHE PIKË Janë të Mbyllura
Edhe pse Qeveria e Kosovës mori vendim që mësimi të fillojë më 27 shtator në mbarë territorin e Republikës së Kosovës, serbët e veriut nuk po e respektojnë atë. Serbët në veri sërish kundër vendimeve të Qeverisë, shkollat nuk vijojnë mësimin Edhe pse Qeveria e Kosovës mori vendim që mësimi të fillojë më 27 shtator në mbarë territorin e Republikës së Kosovës, serbët e veriut nuk po e respektojnë atë. Të gjitha shkollat në katër komunat veriore, si dhe universitetet, të cilat janë nën urdhrat e Serbisë, nuk kanë funksionuar sot. Ndërsa pak nxënës të cilët nuk kanë qenë të informuar dhe që kanë ardhur në orët e mëngjesit ...
Komentet te SERBËT NË VERI KUNDËR VENDIMEVE TË QEVERISË, SHKOLLAT NUK VIJOJNË MËSIMIN Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se mbledhja e përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë do të mbahet në muajin nëntor. Në konferencën e përbashkët për medie, pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Kurti u zotua për ngritje të bashkëpunimit me Shqipërinë. “Dy qeveritë tona kanë mundësi dhe potencial për të realizuar projektet, për këtë duhet të rrisim bashkëpunimin për më shumë barazi dhe mirëqenie ndërmjet dy vendeve. Do të punojmë së bashku që tregu të jetë sa më unik që kapitali dhe mallrat të lëvizin sa më lirshëm. Biseduam edhe për avancimin e marrëveshjeve të deritanishme, biseduam edhe për mbledhjen e përbashkët e cila ...
Komentet te MBLEDHJA E DY QEVERIVE SHQIPTARE MBAHET NË MUAJIN NËNTOR Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar në detaje masat e reja anti-Covid të cilat kanë hyrë në fuqi nga sot. MSh ka njoftuar se si do të mbahet procesi mësimor, sipas masave të reja anti-Covid për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Masat e reja të cilat kanë hyrë në fuqi nga sot, janë miratuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, të mbajtur të premten. ...
Komentet te MINISTRIA E SHËNDETËSISË PUBLIKON TË DETAJUARA MASAT E REJA ANTI-COVID Janë të Mbyllura
43 aksidente trafiku janë shkaktuar në 24 orëshin e fundit në vend. 18 prej tyre ishin me të lënduar, kurse 25 të tjerë me dëme materiale. Gjatë kësaj kohe, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 80 gjoba për të gjithë shkelësit e rregullave në trafik. ...
Komentet te MBI 40 AKSIDENTE TRAFIKU, SHQIPTOHEN 1 MIJË E 80 GJOBA Janë të Mbyllura
Era e këmbëve është një gjendje e turpshme, e sidomos nëse jeni të ftuar diku Por, është koha që të mos jetoni më me këtë problem. Kjo për shkak se ka shumë ilaçe shtëpiake për trajtimin e erës së këmbëve, transmeton Telegrafi. Soda e bukës Një ndër deodorantët më të famshëm natyralë në planet, është soda e bukës. Përzieni një lugë gjelle të sodës së bukës me një litër ujë të nxehtë. Futni këmbët tuaja aty për 15-20 minuta dhe pastaj thani këmbët. Gjithashtu, është ide e mirë që të futni pak sodë buke në këpucët tuaja gjatë natës dhe ta hiqni atë në mëngjes. Kripa e gurit Nuk është ...
Komentet te HIQNI QAFE ERËN E KËMBËS ME KËTO PRODUKTE QË I KENI NË SHTËPINË TUAJ Janë të Mbyllura
Reperi nga Gjilani, Fero, tashmë shquhet për deklaratat e njëpasnjëshme që bën në rrjete sociale. Duke qenë një personazh shumë i komentuar e i ndjekur, ai edhe këtë herë mori vëmendje me një nga postimet që ka hedhur në InstaStory. Feronit Shabani (emri i vërtetë) së fundmi ka bërë një shkrim duke e krahasuar veten me legjendën e muzikës pop, Michael Jackson. “Unë jam Michael Jackson në rap”, ka thënë ai. Kjo nuk është hera e parë që artisti bën deklarata të këtij lloji, pasi shpesh e cilëson veten si ‘babai i rap-it’. Sido që të jetë, i njëjti ka nisur punën për të tjera projekte që pritet të ...
Komentet te FERO: UNË JAM MICHAEL JACKSON NË RAP Janë të Mbyllura
Këtë të diel në emisionin “Kojshia Show” mysafir ishte drejtori i SHSKUK-së, infektologu Valbon Krasniqi. Krasniqi ka folur edhe për efektet anësore të vaksinës anti-COVID. Ai i është përgjigjur në mënyrë direkte edhe pyetjes së moderatorit nëse vaksina mund të sjellë sterilitet te meshkujt apo femrat. “Të gjithë ata persona që janë kundër vaksinimit gjejnë arsye për të qenë kundër vaksinimit. Ata që i besojnë shkencës nuk besojnë në lajme të tilla”. “Duhet të dimë se asnjë ilaç nuk është pa efekte anësore. Por këto efekte mund të jenë të lehta, të mesme ose të rënda. Dy nga afektet që janë shënuar nga vaksinat anti-Covid janë mpiksja e gjakut dhe ...
Komentet te KRASNIQI: MË TË RREZIKUAR NGA MPIKSJA E GJAKUT JANË GRATË QË PËRDORIN PILULA KONTRACPETIVE SE ATA QË MARRIN VAKSINËN (VIDEO) Janë të Mbyllura
Sonte, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përsëri ka komentuar ngjarjet e fundit në Kosovë. Sipas tij, Serbia nuk ka hyrë në territorin e Kosovës, sepse me marrëveshjen e Kumanovës dhe vendimet pas saj, si dhe hapjen e vendkalimeve, “ne nuk kemi të drejtë ta bëjmë këtë”. “Ne nuk do të hyjmë me trupat tanë. Paqja është më e nevojshme. Ne presim që NATO të reagojë, ne jemi duke pritur për 24 orë. Nëse vazhdon përndjekja e popullsisë, Serbia do të reagojë”, citohet të ketë thënë Aleksandar Vuçiq. Reagimi i presidentit serb vjen edhe pasi Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë të ditur se ka diskutuar sot me kryeministrin ...
Komentet te VUÇIQ: USHTRIA SERBE NUK DO TË FUTET NË KOSOVË, PAQJA ËSHTË E NEVOJSHME – PRES REAGIMIN E NATO-S Janë të Mbyllura