Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

DEPUTETI I PARTISË SË VUÇIQIT THOTË SE RUSIA PO E DESTABILIZON GJITHË RAJONIN

Lajme Rajoni dhe Bota
Deputetii Partisë Progresive të Serbisë që udhëhiqet nga Aleksandar Vuçiq, Dragan Shormaz ka komentuar situatën në veri të Kosovës, pas vendosjes së reciprocitetit me targa. Për vizitën e ambasadorit rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko konkretisht në bazën ushtarake të Rudnicës, ka thënë se me këtë veprim Rusia po e destabilizon të gjithë rajonin. Shormaz, i cili gjithashtu është kreu i delegacionit serb në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, i pyetur se si e sheh vizitën e ambasadorit rus në një situatë kaq të ndjeshme, ai tha se “ne mund të përpiqemi ta vendosim atë në kontekstin që Rusia është interesuar për paqen”. Megjithatë, ai nuk beson në këtë dhe se sipas ...
Komentet te DEPUTETI I PARTISË SË VUÇIQIT THOTË SE RUSIA PO E DESTABILIZON GJITHË RAJONIN Janë të Mbyllura

GASTRONOMËT ME PARALAJMËRIM PËR KLIENTËT QË DUAN T’I SHFRYTËZOJNË HAPSIRAT E BRENDSHME

Lajme
Shoqata e Gastronomëve njofton klientët se çfarë duhet të kenë me vete me hyrjen në fuqi të masave të reja kundër coronavirusit. Për shfrytëzimin e hapësirave të brenshme, klientët pranë lokaleve duhet të jenë të pajisur me njërën nga dëshmitë im ë poshtë: “Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19; Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë; Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik – IgG, i lëshuar më së shumti ...
Komentet te GASTRONOMËT ME PARALAJMËRIM PËR KLIENTËT QË DUAN T’I SHFRYTËZOJNË HAPSIRAT E BRENDSHME Janë të Mbyllura

BE-JA PRET QË TË MËRKURËN TË MBAHET TAKIMI KOSOVË-SERBI NË BRUKSEL

Lajme Rajoni dhe Bota
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar se ardhja e kryenegociatorëve nga Prishtina dhe Beogradi në Bruksel është një hap pozitiv. Gjatë një konference për media, bëri të ditur se shefi i grupit negociator i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, do të takohen më 29 shtator në Bruksel. Stano theksoi se BE-ja në të gjitha nivelet është e angazhuar që nga fillimi përmes rrugëve diplomatike për shtensionimin e situatës në veri. Ai gjithashtu porositi sot që BE-ja është e qartë në porosinë që shtensionimi është kyç për situatën aktuale mes Prishtinës dhe Beogradit. “Ata do të shfrytëzojnë platformën e dialogut që të diskutojnë që do ...
Komentet te BE-JA PRET QË TË MËRKURËN TË MBAHET TAKIMI KOSOVË-SERBI NË BRUKSEL Janë të Mbyllura

LEJOHEN VIZITAT E LIRA DHE FAMILJARE NËPËR BURGJE

Lajme
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar nga data 28 shtator e këtij viti, do të fillojë me lejimin e vizitave të lira dhe vizitave familjare.   Sipas një njoftimi të ShKK-së, si masë lehtësuese, për vizitë familjare do të fillojë me pranimin e vetëm një anëtari të ngushte të familjes dhe vizitat e lira në lokale të veçanta. “Gjatë vizitës, vizitori është i obliguar të prezantoi, Certifikatën e Vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19, testin RT-PCR negativ në Covid 19, jo më të vjetër se 72 orë, ose testin i shpejtë antigjen negativ, jo më të vjetër se 48 orë. Po ashtu, ...
Komentet te LEJOHEN VIZITAT E LIRA DHE FAMILJARE NËPËR BURGJE Janë të Mbyllura

KY ËSHTË NUMRI I RASTEVE POZITIVE ME COVID-19

Shëndetësi
27 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.665 doza të vaksinës kundër COVID-19. ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.283.840 doza të vaksinës. ℹ Deri më sot 505.188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. ℹ Nga 1.442 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes. ℹ Sot janë shëruar 591 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.349. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 3.605. ➡ ...
Komentet te KY ËSHTË NUMRI I RASTEVE POZITIVE ME COVID-19 Janë të Mbyllura

HARADINAJ: POPULLI NUK LEJON QË TË CENOHET LIRIA DHE TERRITORI I SAJ

Lajme
Ish komandanti i UÇK-së dhe aktualisht kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se provokimet serbo – ruse në kufirin e Kosovës po e dëshmojnë edhe njëherë të vërteten kriminale të ish- regjimit që sot janë liderë të Serbisë.   Haradinaj ka shkruar në Facebook se Kosova dhe populli i saj nuk do të lejojnë në asnjë rrethanë që të cenohet liria dhe territori i saj. “Në çdo rrethanë do të jemi në shërbim të vendit tonë, përkrah uniformës së vajzave dhe djemve që sypatrembur i shërbejnë rendit dhe kushtetutës sonë. Jemi më shumë se të vendosur për rrugën tonë ...
Komentet te HARADINAJ: POPULLI NUK LEJON QË TË CENOHET LIRIA DHE TERRITORI I SAJ Janë të Mbyllura

KFOR-I RRIT PATRULLIMET NË VERI TË KOSOVËS

Lajme
Misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë ka thënë të hënën se ka rritur numrin e patrullimeve në gjithë Kosovën, përfshirë edhe pjesën veriore.   “KFOR-i po monitoron nga afër situatën në mbarë Kosovën dhe vazhdon të jetë i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – që buron nga Rezoluta 1244 e vitit 1999 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuar – që të ofrojë ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. KFOR-i ka rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinë në mbarë Kosovën, përfshirë në veri të Kosovë”, thuhet në deklaratën e misionit të KFOR-it. Tensionet në veri ...
Komentet te KFOR-I RRIT PATRULLIMET NË VERI TË KOSOVËS Janë të Mbyllura

KQZ: VOTUESIT E SALLËS “1 TETORI” DO TË VOTOJNË NË FAKULTETIN E EDUKIMIT

Lajme
Të gjithë votuesit të cilët e kanë për qendër të votimit sallën e sporteve “1 Tetori” në Prishtinë do të transferohen për të votuar pak më tutje, në Fakultetin e Edukimit.   Ky njoftim i KQZ-së vjen pasi salla “1 Tetori” është duke shërbyer si qendër e vaksinimit dhe imunizimit të popullatës. KQZ ka kërkuar që votuesit e “1 Tetorit” të transferohen në një lokacion më të afërt dhe kjo është arritur pas pranimit të kërkesës nga ana e Universitetit të Prishtinës. Salla “1 Tetori” përveç si qendër e votimit në ditën e zgjedhjeve, ka shërbyer deri më tani edhe si vend për grumbullimin e materialeve zgjedhore nga Komuna e ...
Komentet te KQZ: VOTUESIT E SALLËS “1 TETORI” DO TË VOTOJNË NË FAKULTETIN E EDUKIMIT Janë të Mbyllura

DHURATA DORA TËRHEQËSE DHE ME STIL TË VEÇANTË

ShowBiz
Dhurata Dora është një nga personave më të ndjekur shqiptar në Instagram.   Këngëtarja numëron mbi 2.3 milionë ndjekës dhe kjo është një arsye e mirë që ajo të jetë aktive me postimin e fotografive dhe videove nga profesioni i saj, ashtu dhe të atyre nga përditshmëria. No Dhurata krahas angazhimeve personale, një pjesë të mirë të kohës ia kushton edhe fotosesioneve, ku çdo herë arrin të marr vëmendje dhe të paraqitet në formë të mirë. Edhe së fundi, këngëtarja e njohur ka sjellë për fansat në rrjetet sociale disa imazhe, në të cilat mahniti me dukjen dhe veshjen me shumë stil. Në një kostum njëngjyrësh rozë me dekolte të ...
Komentet te DHURATA DORA TËRHEQËSE DHE ME STIL TË VEÇANTË Janë të Mbyllura

URSULA VON DER LEYEN TË MËRKURËN VIZITON KOSOVËN

Lajme
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen do ta vizitojë Kosovën më 29 shtator.   “Para fundit të muajit, unë do të udhëtojë në rajon për të dërguar një sinjal të fortë të angazhimit tonë në procesin e zgjerimit. Ne ua kemi borxh këtë të gjithë të rinjve që besojnë në të ardhmen në Evropë ”, tha ajo në mes të shtatorit, kur edhe e paralajmëroi këtë vizitë, njofton Klankosova.tv. Komisioni Evropian ka njoftuar se Ursula von der Layen e nis “programin e saj në Ballkanin Perëndimor” më 28 shtator në Shkup dhe Tiranë. Të nesërmen, ditën e mërkurë, von der Leyen udhëton për në Prishtinë, dhe më pas ...
Komentet te URSULA VON DER LEYEN TË MËRKURËN VIZITON KOSOVËN Janë të Mbyllura