Kuvendit i rekomandohet miratimi i Projektligjit për dërgimin e FSK-së jashtë vendit. Komisioni parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes ka i ka rekomanduar Kuvendit miratimin në parim të Projektligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit. Po ashtu komisioni ka miratuar nismën legjislative për hartimin e projektligjit për komisionarin parlamentar për FSK-në. Ky komisioni ka miratuar edhe grupet përgjegjëse për këtë fushë, me anëtarët Shqipe Mehmeti Selimi, Erxhan Galushi, Anton Quni, Enver Dugolli. Ndërsa ka mbetur që të caktohet edhe një përfaqësues nga PDK-ja. ...
Komentet te REKOMANDOHET MIRATIMI I PROJEKTLIGJIT PËR DËRGIMIN E FSK-SË JASHTË VENDIT Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të dalë sot në konferencë për media. Konferenca e Haxhiut do të mbahet në Ministrinë e Drejtësisë, në orën 12:00. Në njoftim nuk është bërë e ditur arsyeja e konferencës së Haxhiut. “Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mban konferencë për media. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë, ish-objekti Rilindja, ora 12:00)”, thuhet në njoftim. ...
Komentet te MINISTRJA HAXHIU THËRRET KONFERENCË PËR MEDIA Janë të Mbyllura
28 shtatori është Dita botërore e luftës kundër tërbimit apo hidrofobisë. Kjo ditë shënohet çdo vit me qëllim që të rritet vetëdija për parandalimin e tërbimit dhe për të vënë theksin te rëndësia e mposhtjes së kësaj sëmundjeje të tmerrshme. Tërbimi mbetet një shqetësim i madh në gjithë botën, duke marrë mijëra jetë çdo vit. Tërbimi, sëmundje që mund të bartet nga kafshët te njerëzit, fillimisht shfaq disa simptoma si grip, ethe, dhimbje të kokës, dhe pa rahati në të gjithë trupin. Mesatarisht një njeri vdes në periudhë prej 1-3 muaj pasi të marrë sëmundjen. Data e 28 shtatorit për herë të parë u shënua më 2007, ju mund ...
Komentet te DITA BOTËRORE KUNDËR TËRBIMIT Janë të Mbyllura
28 shtatori është Dita Ndërkombëtare e të Drejtës për Informim. E drejta e informimit është e drejtë e inkorporuar në të drejtën e lirisë së shprehjes, poashtu kjo e drejtë është e garantuar edhe me Kushtetutën e vendit dhe Ligjin për Qasje në Dokumente Publike. Si e drejtë, bazohet në parimin e demokracisë së mirëfilltë në të cilën ne si shtet duhet të thirremi. E drejta e informimit ndikon edhe në rritjen e llogaridhënies institucionale duke funksionalizuar raportin mes qytetarit dhe qeverisë. ...
Komentet te 28 SHTATORI, DITA NDËRKOMBËTARE E TË DREJTËS PËR INFORMIM Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e fundit e muajit shtator do të vijojë me kushte të ndryshueshme meteorologjike. Kjo situatë vjen si pasojë e ndryshimit të fushave barike dhe elementeve tjera meteorologjike. Do të ketë vranësira të dendura të cilat nga dita e marte do të krijojnë kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshjet do të vazhdojnë kohë pas kohe deri ditën e premte me intensitet të ndryshueshëm, ku më pas do të ketë ngritje të lehta të temperaturave. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë ...
Komentet te MOTI NË KOSOVË Janë të Mbyllura
Ju ka ndodhur që pavarësisht lodhjes, nuk mund të flini gjumë? Nëse jeni të lodhur, por nuk mund të flini, ritmi juaj cirkadian mund të jetë jashtë funksionit. Këto janë disa arsye pse nuk mund t’i mbyllni sytë gjatë natës edhe pse keni pasur një ditë të lodhshme. Ankthi Një mendje që “vrapon” nuk mund të flejë. Vlerësohet se deri në 36 përqind të çrregullimeve të gjumit shoqërohen me çrregullime ankthi. Depresioni Studimet kanë treguar se 90 përqind e njerëzve të diagnostikuar me depresion ankohen për cilësinë e gjumit. Janë raportuar pagjumësi, narkolepsi, apnea e gjumit. Kafeina Studimet tregojnë se një filxhan kafe në tetë të mëngjesit mund të ...
Komentet te PSE NUK MUND TË FLINI EDHE PSE NDIHENI TË LODHUR? Janë të Mbyllura
Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Thaçi, ka ndarë një moment të veçantë në rrjete sociale për të festuar. Është fjala për përvjetorin e martesës, pasi ajo dhe bashkëshorti i saj, ish-deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta, sot (e hënë) kremtojnë 10 vite së bashku. Me këtë rast, artistja ka ndarë disa fotografi të rralla nga dasma e tyre e organizuar para një dekade. Adelina Thaçi – Meta (Foto: Instagram) “U plakshim bashkë zemër. 2011”, ka qenë përshkrimi i postimeve që ka ndarë në rrjete sociale. Të njëjtit ndajnë bashkë dy vajza: Fionën dhe Melisën. Adelina nga ana tjetër viteve të fundit ka qenë më pasive në muzikë e me prurje të reja. ...
Komentet te NJË DEKADË SË BASHKU – ADELINA THAÇI PUBLIKON FOTOGRAFI TË RRALLA NGA MARTESA ME BARDHYL METËN (VIDEO) Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti për më shumë se dhjetë vite ka qenë kundërshtar i pakompromis i negociatave me Serbinë, por tani sikurse edhe në shumë tema të tjera ka filluar të ndryshojë qëndrim. Ish’zëdhënësi i Vetëvendosjes, Shkodran Hoti, në një postim të tijin në Facebook, i është drejtuar kryeministrit Kurti me dhjetë pyetje, e në mesin e të cilave, është edhe ajo, nëse ka kuptim ende emri ‘Vetëvendosje!’, sipas tij, për faktin se tani kjo parti kërkon ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar. Ai përveç tjerash ka pyetur Kurtin, pse nuk po dialogon me serbët lokal, ashtu siç thoshte se duhet bërë, në kohën sa ishte në opozitë Më poshtë reagimi i ...
Komentet te ISH-ZËDHËNËSI I VV-SË I ÇON 10 PYETJE ALBIN KURTIT: A JE I BEFASUAR ME POLICIN MAJMUN, A VLEN MË EMRI VETËVENDOSJE? Janë të Mbyllura
Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur rreth orës 20:50, në rrugën Klinë- Istog. Si pasojë një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi. “Rreth orës 20:50 kemi pranuar një informacion se ka ndodhur një aksident mes një autobusi dhe dy vetura në hyrje të Klinës. Një person ka vdekur. Vdekjen e ka konfirmuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Po ashtu janë të lënduar edhe së paku dy persona”, ka thënë Gashi. Sipas disa fotografive që ka siguruar Telegrafi, shihet se përplasja ka ndodhur mes një veture dhe autobusit të kompanisë “Bala Reisen”. Deri ...
Komentet te AKSIDENT I RËNDË NË RRUGËN KLINË-ISTOG, NJË I VDEKUR DHE DY TË LËNDUAR Janë të Mbyllura
Një foto ka qarkulluar në rrjetet sociale, ku shihet kryetari aktual i Prizrenit z. Mytaher Haskuka bashkë me Kryetarin e PDK-së z. Memli Krasniqi. Në foto vërtetohet fakti se Kryetari i Prizrenit dikur ishte edhe pjesë e PDK-së. Në një event të PDK-së, ku diskutohej për arsimin e lartë, merrnin pjesë edhe disa figura të tjerë, në mesin e tyre ishte edhe z. Mytaher Haskuka. Sot, janë rival politik, por duket se në të kaluarën nuk ishin të tillë. ...
Komentet te MYTAHER HASKUKA I VV-SË, DIKUR ME PDK-NË DHE MEMLI KRASNIQIN Janë të Mbyllura