Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

PAS ANKESAVE TË KONSUMATORËVE, INSPEKTORATI I TREGUT PADIT IPKO-N [DOKUMENT]

Lajme
Inspektorët e Inspektoratit të Tregut në Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), gjatë muajit shtator 2021 kanë pranuar mbi 180 ankesa të konsumatorëve, të cilët janë ankuar lidhur me shërbimet e telekomunikimit kabllor të ofruar nga një operator ekonomik. Në një komunikatë të lëshuar për media, MINT- theksoi se, “duke u bazuar në nenin 9, paragrafin 1, pika 1.3,  të Ligjit nr. 03/L-181 për Inspektoratin dhe mbikëqyrjen e Tregut, inspektorët e tregut kanë realizuar inspektim tek operatori ekonomik, ku kanë analizuar dokumentacionin e dorëzuar nga operatori ekonomik, ankesat e konsumatorëve, provat materiale dhe në bazë të këtyre dëshmive ka rezultuar se operatori ekonomik ka bërë shkelje ndaj konsumatorëve. Në ...
Komentet te PAS ANKESAVE TË KONSUMATORËVE, INSPEKTORATI I TREGUT PADIT IPKO-N [DOKUMENT] Janë të Mbyllura

BE-JA S’PAJTOHET MË QË SHTETEVE TË BALLKANIT T’U GARANTOHET ANËTARËSIMI

Lajme
Bashkimi Evropian, duke u frikësuar nga reagimi i shteteve anëtare, nuk mund të pajtohet më për të dhënë garanci për anëtarësimin e gjashtë shteteve të Ballkanit në të ardhmen, sipas katër diplomatëve dhe një dokumenti të brendshëm, raporton agjencia Reuters.   Ngërçi rreth një deklarate për një samit të BE-së dhe udhëheqësve të Ballkanit më 6 tetor është pikë e ulët në strategjinë e BE-së për t’i anëtarësuar Kosovën, Serbinë, Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Kjo po ndodh saktësisht në kohën e rritjes së tensioneve në kufirin Kosovë – Serbi. Në samit, BE-ja planifikoi që ta ritheksonte premtimin e saj, të bërë 18 vite më ...
Komentet te BE-JA S’PAJTOHET MË QË SHTETEVE TË BALLKANIT T’U GARANTOHET ANËTARËSIMI Janë të Mbyllura

RASTE TË REJA ME COVID-19

Shëndetësi
Tetë të vdekur dhe 68 raste të reja me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).   Njoftimi i plotë: 28 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.617 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.299.482 doza të vaksinës. Deri më sot 513.544 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 4.320 testime, 68 qytetarë kanë rezultuar pozitiv ...
Komentet te RASTE TË REJA ME COVID-19 Janë të Mbyllura

PROGRAMI I BE-SË PËR EFIÇIENCËN ENERGJETIKE VAZHDON ME 135 MLN € INVESTIME

Ekonomi
Për më pak se katër vjet, më shumë se 9,000 familje në rajonin e Ballkanit Perëndimor kanë investuar mbi 45 milionë euro në teknologjitë për kursimin e energjisë, siç janë, pompat termike, dritaret e reja apo panelet diellore, dhe e gjithë kjo falë Programit Rajonal për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (GEFF).   Këto përmirësime kanë rezultuar në zvogëlimin e emetimeve të CO2 për më shumë se 12,000 ton në vit, gjë që është baras me largimin e 7,700 makinave nga rrugët. GEFF në Ballkanin Perëndimor është themeluar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) me mbështetjen e donatorëve, dhe siguron linja të specializuara të kredisë për individë, së ...
Komentet te PROGRAMI I BE-SË PËR EFIÇIENCËN ENERGJETIKE VAZHDON ME 135 MLN € INVESTIME Janë të Mbyllura

AMBASADA AMERIKANE: SHBA DO TË JETË NË TAKIMIN BISLIMI-PETKOVIQ NË BRUKSEL

Lajme
Zëvendësndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të marrë pjesë në takimin mes shefit i ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq në Bruksel.   Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, një zëdhënës i ambasadës së SHBA-ve në Kosovë. “Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe do të inkurajojnë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendësndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto ...
Komentet te AMBASADA AMERIKANE: SHBA DO TË JETË NË TAKIMIN BISLIMI-PETKOVIQ NË BRUKSEL Janë të Mbyllura

SITUATA NË VERI, KOSOVA DHE SERBIA TAKOHEN NESËR NË BRUKSEL

Lajme
Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë se të mërkurën në Bruksel pritet të mbahet një takim i shefave të grupeve negociatore të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, për të diskutuar rrugëdaljen nga situata e krijuar pas vendimit të Kosovës për të zbatuar masën e reciprocitetit për targat e makinave me Serbinë.   Një zëdhënës i ambasadës amerikane tha se në takim pritet të marrë pjesë edhe Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar. “Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë në ...
Komentet te SITUATA NË VERI, KOSOVA DHE SERBIA TAKOHEN NESËR NË BRUKSEL Janë të Mbyllura

SA KOHË DUHET QË SUPLEMENTET TË BËJNË EFEKT?

Shëndetësi
Përgjigjja për pyetjen “kur e japin efektin suplementet” është shumë komplekse sepse varet nga disa faktorë si më poshtë:   1. Niveli i mungesës së lëndëve ushqyese Një nga faktorët më të mëdhenj që dikton se sa kohë duhet, para se të duken efektet e suplementeve është se sa mangësi kishit ju për atë lëndë ushqyese. Sigurisht, sa më shumë mangësi, aq më shumë kohë do duhet për të parë efekte. 2 Sasia. Faktori tjetër është se sa suplemente merrni. Për këtë duhet të konsultoheni me mjekun, pasi rregulli “sa më shumë, aq më mirë” – sigurisht që ka një kufi dhe nuk funksionon gjitmonë. 3. Cilësia e suplementeve Në shumë vende, ...
Komentet te SA KOHË DUHET QË SUPLEMENTET TË BËJNË EFEKT? Janë të Mbyllura

PËRFSHIRJA E SHBA-VE NË BRUKSEL SI MBËSHTETJE E PROCESIT TË BERLINIT

Lajme
Pala kosovare dhe ajo serbe do të takohen me 29 shtator në Bruksel. Kështu njoftuan përfaqësues të lartë të BE-së duke e cilësuar këte vendim si hap pozitiv. Në takim, do të marrë pjesë edhe zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar.   Arbenita Marmullaku / Radio Kosova Takimi vjen pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës, që erdhi pas vendosjes së masës së reciprocitetit nga Qeveria e Kosovës në targa të automjeteve nga Serbia. Nesër në Bruksel, pritet të mbahet takimi i ardhshëm ndërmjet kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i ...
Komentet te PËRFSHIRJA E SHBA-VE NË BRUKSEL SI MBËSHTETJE E PROCESIT TË BERLINIT Janë të Mbyllura

GJERMANIA KËRKON LARGIMIN E FORCAVE SPECIALE DHE BARRIKADAVE NGA VERIU

Lajme
Vendimi i Republikës së Kosovës për të implementuar reciprocitetin e targave me Serbinë ka bërë që serbët në veri të vendit të barrikadohen dhe të bllokojnë rrugët që çojnë në dy pikat kufitare, Jarinje dhe Bërnjak.   Situata e paqëndrueshme dhe lëvizjet e aeroplanëve e helikopterëve të Serbisë në afërsi të kufirit, kanë bërë që të ketë reagime nga fuqitë e huaja dhe të kërkohet një takim urgjent në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Situatën në veri të vendit janë duke e vëzhguar nga afër edhe nga shteti gjerman, të cilët gjithashtu bëjnë thirrje për takim mes Kosovës dhe Serbisë, sa më shpejt të jetë e mundur. Një ...
Komentet te GJERMANIA KËRKON LARGIMIN E FORCAVE SPECIALE DHE BARRIKADAVE NGA VERIU Janë të Mbyllura

COVID-19: SHSKUK PO TRAJTON 288 PACIENTË

Shëndetësi
Rënie e numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19, vërehet në raportin e datës 28 shtator 2021 nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.   Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 288 pacientë, 208 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 29 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor. Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme Klinika Infektive, 62 pacientë Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 31pacientë Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-COVID Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe  Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 14 pacientë Spitali i Prizrenit, 20 pacientë Spitali i Gjakovës, 24 pacientë Spitali i Pejës, 52 pacientë ...
Komentet te COVID-19: SHSKUK PO TRAJTON 288 PACIENTË Janë të Mbyllura