Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të takohet nesër nga ora 10:00 për të diskutuar një sërë projektligjesh dhe caktimin e datës së seancës së re plenare. Këto janë pikat e rendit të ditës: Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021: 4. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10, 6. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat ...
Komentet te NESËR MBLIDHET KRYESIA E KUVENDIT TË KOSOVËS Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Është raportuar se Beogradi dhe Prishtina kanë rënë dakord të hapin dosjet ushtarake dhe policore nga lufta e Kosovës 1998-1999 për të ndihmuar në gjetjen e personave që vazhdojnë të jenë ende të zhdukur nga konflikti, por ekspertët janë shumë skeptikë. Pas raundit më të fundit të bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja midis zyrtarëve nga Serbia dhe Kosova në Bruksel në fillim të këtij muaji, u raportua se negociatorët kishin arritur një marrëveshje për të hapur arkivat e tyre të kohës së luftës në mënyrë që të përcaktonin vendndodhjen e mbi 1,600 njerëzve që janë ende i zhdukur nga lufta e Kosovës 1998-1999. Negociatori i Kosovës, zv/kryeministri Besnik Bislimi, tha ...
Komentet te A JANË GATI SERBIA DHE KOSOVA TË HAPIN ARKIVAT E TYRE TË KOHËS SË LUFTËS? Janë të Mbyllura
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është “i retarduar” dhe nuk e di se as çka përfaqëson. Haradinaj përkujtoi deklaratat e Bislimit për “arkivat” e UÇK-së dhe kur gazit amerikan i tha “rus”, si dhe kur Bislimi u ul në të njëjtën anë edhe me përfaqësuesit serb në Bruksel. “U ul krahë për krahë me atë që po ia bie tanket. A e patë në protokoll kur u ul për të nënshkruar me Petkoviq. Ky u ul krahë për krahë me të, besomë kush në botë s’e bën. E dyta, tha i hapim arkivat e UÇK-së. Po ku i ki arkivat?! E treta, deklarata e ...
Komentet te HARADINAJ: BESNIK BISLIMI ËSHTË I RETARDUAR, QEVERIA E TURPËROI KOSOVËN Janë të Mbyllura
Shefi i Njësisë Speciale Operative, Besart Ahmeti, i cili ishte udhëheqës i operacionit në veri, për të garantuar siguri për qytetarët në atë pjesë të vendit, pasi qeveria kishte marrë vendim për vendosjen e reciprocitetin për targa me Serbinë. I njëjti në vitin 2015 në protestat e organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje ishte sulmuar duke u lënduar rëndë në kokë dhe njërin sy, shkruan Gazeta Metro. Në vitin 2015 në protesta e dhunshme të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje të 27 janarit 2015, Shefi i Njësisë Speciale Operative, Besart Ahmeti, ishte lënduar rëndë në kokë dhe njërin sy, të cilit i ishte dashur të udhëtonte në Turqi për mjekim. Lajmin e kishte ...
Komentet te UDHËHEQI OPERACIONIN NË VERI: SHEFI I NJËSISË SPECIALE ISHTE LËNDUAR RËNDË NË PROTESTËN E ORGANIZUAR NGA VV Janë të Mbyllura
Gazetari dhe analisti Milaim Zeka, përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka thënë se nëse Albin Kurti i heq policinë nga veriu, kuptohet se paska pas vetëm për vota dhe se ka vepruar 100 për qind kokë në vete. “Nëse Albini i heq policinë speciale nga veriu, e para, e paska pasur vetëm për vota, dhe, paska vepruar 100 për qind kokë ne vete. Kemi informacion se as me Vjosa Osmanin nuk është konsultuar, ama që kishe nuk po dimë gjë!”, ka shkruar Zeka./Parrotlla ...
Komentet te ZEKA: NËSE KURTI I HEQ POLICINË NGA VERIU, E PASKA PAS VETËM PËR VOTA Janë të Mbyllura
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar se tubimet e politikanëve me qytetarë nuk do të mund të mbahen në shkolla. Ai në një postim në Facebook ka thënë se drejtorët e shkollave kanë treguar për presionet nga shtabet për lejimin e tubimeve zgjedhore. “Drejtorët e shkollave dhe Drejtoria e Arsimit kanë lajmëruar që kanë presion nga shtabet për t’iu lejuar tubimet me qytetarë brenda në shkolla për shkak të shiut. Përgjigja është JO! Zgjedhjet po mbahen në kushte të jashtëzakonshme. Sipas udhëzimeve çfarëdo grumbullimi i qytetarëve në hapësira të mbyllura duhet të kufizohet”, ka thënë Ahmeti. Postimi i plotë: Drejtorët e shkollave dhe Drejtoria e Arsimit ...
Komentet te SHPEND AHMETI: NUK DO T’I LEJOJMË TUBIMET ME QYTETARË NËPËR SHKOLLA Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka filluar një kampanjë informuese për qytetarët që dëshirojnë të konkurrojnë për zyrtar policor në Policinë e Kosovës. Sipas Policisë, qëllimi i organizimit të kësaj kampanje informuese është për të inkurajuar sa më shumë qytetarë për të aplikuar në konkursin për zyrtarë policorë i cili do të shpallet së shpejti nga policia e Kosovës. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë për KosovaPress se ende nuk është bërë i ditur numri i saktë i policëve që do të rekrutohen. Sveçla thotë se po punojnë që të rrisin numrin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për shkak të angazhimeve të shumta në luftën kundër krimit ...
Komentet te KONKURSI PËR POLICË, EKSPERTËT: POLICIA KA NEVOJË PËR KUADRO TË REJA Janë të Mbyllura
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka reaguar pas postimi të një lajmi se gjoja janë gjetur eshtrat e veprimtarit Ukshin Hoti. “Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) është në dijeni të një artikulli që e ka publikuar portali i lajmeve Albanian Post më 27 shtator 2021, i cili përmban informata të pasakta që i atribuohen një burimi të pa emër nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq lidhur me eshtrat e profesorit Ukshin Hoti”. Kryqi i Kuq thotë se ky raportim i pasaktë ka shkaktuar shqetësim te familjarët e personit të apostrofuar. “KNKK-ja dëshiron të theksojë fuqishëm se ky raportim është krejtësisht i pasaktë dhe nuk bazohet ...
Komentet te KK THOTË SE ËSHTË I PAVËRTETË RAPORTIMI PËR GJETJEN E ESHTRAVE TË HOTIT Janë të Mbyllura
Për të diskutuar për procesin zgjedhor me rastin e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim Shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Lukas Mandl. Siç theksohet në komunikatën qeveritare, Mandl, i cili njëherësh është eurodeputet austriak dhe themelues dhe president i Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare, u shpreh i lumtur që do të qëndrojë në Republikën e Kosovës edhe me përgjegjësinë e Shefit të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve. Ai u njoftua rreth mbarëvajtjes së zgjedhjeve të kaluara parlamentare në Kosovë, organizimi i të cilave sikurse ato lokale të muajit të ardhshëm do të bëhet në situatë ...
Komentet te KURTI KËRKON PREZENCËN E VËZHGUESVE TË BE-SË NË KOMUNAT ME SHUMICË SERBE Janë të Mbyllura
Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e së martës në fshatin Lupç të Podujevës, ku si pasojë janë lënduar tetë persona. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 12:00 në fshatin Lupç të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete”, thuhet në njoftim. Tutje, Ahmeti tha se “Si pasojë e aksidentit tetë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”. “Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/ ...
Komentet te AKSIDENT NË LUPÇ TË PODUJEVËS, TETË TË LËNDUAR Janë të Mbyllura