Zëvendësndihmës sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euro-Azisë, Gabriel Escobar, i cili gjatë kësaj jave ndodhet në Bruksel sot do të mbajë një konferencë online për të diskutuar lidhur me situatën në Kosovë, pas tensionimit të situatës për shkak të vendosjes së reciprocitetit për targa. Escobar këtë konferencë do të mbajë në ora 15:00, ndërsa do t’i përgjigjet edhe pyetjeve të gazetarëve. I dërguari nga Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të mërkurën ka zhvilluar takime të ndara me përfaqësuesit e Kosovës, Besnik Bislimin dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq, për të diskutuar rreth temës së veriut dhe gjetjes së një zgjidhje pas tensionimit të situatës për shkak ...
Komentet te SITUATA NË VERI DHE DIALOGU KOSOVË-SERBI, DIPLOMATI AMERIKAN ESCOBAR MBAN KONFERENCË PËR MEDIA Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Viktimat e Masakrës së Rrezallës të zhvarrosura nga varreza masive në Kizhevak, Serbi, do të riatdhesohen sot në Republikën e Kosovës. Kështu kanë njoftuar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur. “Komisioni Qeveritar i Republikës së Kosovës për Persona të Zhdukur, në koordinim me familjet, në vazhdimësi ka kërkuar që riatdhesimi i këtyre eshtrave të ndodhë sa më parë. Bazuar në raportet e identifikimit, eshtrat e zhvarrosura në Kizhevak iu përkasin shtatë identifikimeve të reja të nga masakra e Rrezallës si dhe dy ribashkimeve me eshtrat e zhvarrosura vite më parë nga varreza masive në Rudnicë, të Rashkës, Serbi”, thuhet në njoftimin e Komisionit ditë më parë. Riatdhesimi i ...
Komentet te SOT PRITET KTHIMI NË KOSOVË I TRUPAVE TË VIKTIMAVE TË MASAKRËS SË REZALLËS Janë të Mbyllura
Rrugët drejt pikave kufitare Kosovë-Serbi në Jarinjë dhe Bërnjak po vazhdojnë të jenë të bllokuara tash e 11 ditë. Të mërkurën, Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar bisedime me të dërguarin e BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, në përpjekje për të gjetur zgjidhje të krizës. Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi tha se është arritur një draft marrëveshje, por pala serbe ende nuk e ka dhënë pëlqimin. Nga BE-ja i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se negociatat do të vazhdojnë edhe të enjten. ...
Komentet te PA MARRËVESHJE, VERIU VAZHDON TË JETË I BLLOKUAR Janë të Mbyllura
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi se arritja e marrëveshjes është afër dhe se ka mbetur pezull vetëm marrëveshja për çështjen e targave të veturave KM. Molliqaj përmes një postimi në Facebook tha se kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti është dorëzuar, pasi sipas tij, ai e pranon Serbinë si ‘hisedare’ në Kosovë, pasi po negocion me të për çështjet e brendshme të Kosovës (veriun e vendit). Postimi i plotë i Dardan Molliqajt: DISFATA E QEVERISË KURTIReklamë Kurti sot u dorëzua. Disfata e tij mund të shpjegohet në 3 pika: 1. Edhe Qeveria Kurti e pranon Serbinë si ...
Komentet te MOLLIQAJ: KURTI U DORËZUA, E PRANOI SERBINË SI HISEDARE NË KOSOVË Janë të Mbyllura
Delegacioni serb në bisedimet me Kosovën në Bruksel e ka përfunduar takimin me të dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak mirëpo nuk kanë dhënë përgjigje nëse e pranojnë draft dokumentin për zgjidhjen e çështjes së targave të automjeteve, e cila ka shkaktuar tension gjatë ditëve të fundit në veri të Kosovës. Burime të Bashkimit Evropian i kanë thënë gazetarit të Radios Evropa e Lirë në Bruksel se negociatat pritet të vazhdojnë edhe nesër, më 30 shtator. Delegacioni serb udhëhiqet nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Më herët, shefi i delegacionit të Kosovës, Besnik Bislimi, tha se është finalizuar një ...
Komentet te BURIME NË BE: BISEDIMET PËR TARGAT VAZHDOJNË EDHE TË ENJTEN Janë të Mbyllura
Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, pak ditë më parë uroi vajzën e tij të vogël, Renee, për fillimin e vitit të ri shkollor. Ai publikoi një imazh të të voglës së tij, ku shihej e veshur me pantallona dhe një bluzë të shkurtër, e cila i zbulonte barkun, teksa në shpinë mbante një çante shkolle. Kaq ka mjaftuar që faqja “Vipat e bllokut” në Instagram të bëjë një reagim lidhur me këtë çështje. Ata kanë kritikuar faktin se si një vajzë në moshë të re mund të dërgohet në shkollë me një veshje të tillë të papërshtatshme për fëmijë. E kundrejt kësaj, Berisha ka bërë një reagim të ashpër ...
Komentet te E KRITIKUAN PËR VESHJEN E EKSPZOUAR TË VAJZËS NË SHKOLLË, ROBERT BERISHA REAGON ME KËRCËNIME Janë të Mbyllura
Çfarë saktësisht ka në shishet e parfumeve, a janë kopjet e parfumit të mrekullueshme dhe mund të nuhasin të ngjashme me origjinalet. Për prodhimin e kopjeve mund të përdoren përbërës të dëmshëm, alkool me cilësi të ulët, kimikate të paqëndrueshme, ujë me cilësi të dobët, alumin, arsenik, antifriz. Si pasojë e përdorimit, mund të shfaqen probleme të ndryshme të lëkurës, të tilla si aknet, skuqjet, infeksionet e syve, alergjitë. Nëse shikojmë me kujdes paketimin e parfumeve, në shumë prej tyre mund të shohim nëse është një kopje. Paketimi Shumica e origjinaleve kanë celofan dhe një kuti që përmban parfum. Celofani duhet të shtrëngohet plotësisht rreth kutisë. Emri i saktë ...
Komentet te SI TË DALLONI NJË PARFUM ORIGJINAL: ÇELËSI ËSHTË NË KËTO 5 GJËRA Janë të Mbyllura
Askush nuk mund ta dijë ose përcaktojë saktësisht sa vjet do të jetojë. Por meqenëse ka shumë të ngjarë që të arrini 100, ju mund të adoptoni zakonet e mëngjesit të të gjithë njerëzve që jetojnë në Zonat Blu dhe i bëjnë gjërat me ritmin e tyre. Merrni një ide se si “ekspertët” fillojnë ditën e tyre. Ata do të dinë diçka. Këtu janë zakonet e mëngjesit që do t’ju ndihmojnë të zgjasni jetën tuaj. Gjeni “ikigai-n” tuaj Çfarë ju motivon të zgjoheni çdo mëngjes? Përkufizimi japonez i “ikigai” përshkruan këto shkëndija që ndriçojnë shpirtin tuaj dhe ju ndihmojnë të zbuloni kuptimin tuaj për jetën. Edhe nëse nuk e dini se çfarë është ...
Komentet te 4 ZAKONET E MËNGJESIT QË KANË TË GJITHË ATA QË JETOJNË DERI NË 100 VJEÇ Janë të Mbyllura
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë vizitës së tij në Kroaci, u takua me ministrin kroat të Mbrojtjes, Mario Banozic. Ky i fundit e falënderoi ministrin Mehaj për pranimin e ftesës për pjesëmarrjen në panairin e njohur, ASDA 2021, në qytetin e Splitit të Kroacisë. Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Sipas kumtesës ministrore, gjithashtu në këtë takim u diskutua për potencialin e bashkëpunimit të ardhshëm tekniko-ushtarak në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë. Bashkëbiseduesit gjithashtu ripërsëritën rëndësinë e dialogut strategjik midis dy vendeve në kontekstin e interesit të përbashkët për stabilitetin e Evropës Juglindore. Në mes tjerash, ministri ...
Komentet te KOSOVA DHE KROACIA SHUMË SHPEJT ME MARRËVESHJE NË FUSHËN USHTARAKE Janë të Mbyllura
Misioni paqeruajtës i NATO-së në Kosovë, KFOR, ka publikuar sot pamje nga patrullimi me helikopter në pjesën veriore të Kosovës, përkatësisht në mbi pikëkalimet kufitare në Jarinje dhe në Bërnjak. Përmes një video të publikuar në rrjetin social në “Facebook”, nga KFOR-i kanë thënë se mbajnë qëndrim të paanshëm lidhur me situatën e krijuar në veri të vendit, teksa shtojnë se komandanti i KFOR, gjenerali Federici po mban kontakte me të gjitha palët. “Në përgjigje të zhvillimeve të fundit në Kosovën veriore, misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO ka shtuar patrullimet përgjatë rrugëve kryesore të trafikut të prekura nga bllokimet e rrugëve dhe ka vendosur njësi në pikat ...
Komentet te KFOR-I PUBLIKON VIDEO TEKSA MONITORON SITUATËN NË VERI NGA AJRI Janë të Mbyllura