Pal Lekaj nga AAK është shprehur kritik për marrëveshjen e arritur në Bruksel për targat. “Ky është reciprociteti i zotit Kurti, barazimi i një policie profesionale në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të republikës tonë me një tufë kriminelësh”, ka thënë Lekaj. Postimi i plotë: Do të largohen bashkë, do të largohen njëkohësisht. Ky është reciprociteti i zotit Kurti, barazimi i një policie profesionale në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të republikës tonë me një tufë kriminelësh. Ja si mund të arrihej një marrëveshje ku polici nuk denigrohet, ku shteti nuk deligjitimohet, ku sovraniteti mbrohet. ...
Komentet te LEKAJ (AAK): RECIPROCITETI I KURTIT, BARAZIMI I POLICËVE ME KRIMINELË Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVLUÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për targat. Sipas tij për një marrëveshje të tillë nuk është dashur fare të negociohet për pjesën ku thuhet se KFOR-i do të vendoset në të dyja pikat kufitare me Serbinë. Postimi i plotë i tij: Në marrëveshje, as nuk po shoh republikë e as territor, por vetëm palët Beogradi e Prishtina. Këso marrëveshje janë bërë edhe më herët, por zgjidhje të problemit nuk ka pasur. Për futje të KFOR-it në pikat kufitare, nuk ka pasur edhe nevojë të bisedohet në Bruksel. Bisedime e marrëveshje teknike mund të ...
Komentet te REAGON OVLUÇK-JA PËR MARRËVESHJEN E ARRITUR NË BRUKSEL Janë të Mbyllura
Marrëveshjen e arritur për targat mes Kosovës dhe Serbisë këtë të enjte në Bruksel e ka quajtur lajm të shkëlqyer Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serb, Anthony Godfrey. Godfrey ka thënë se gjithçka është e mundshme përmes dialogut. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Anthony Godfrey, e ka quajtur lajm të shkëlqyer arritjen e marrëveshjes për targa në mes të Kosovës dhe Serbisë “Lajm i shkëlqyer! Çdo gjë është e mundur përmes një dialogu serioz dhe të përkushtuar”, ka shkruar Godfrey në twitter. ...
Komentet te GODFREY E QUAN LAJM TË SHKËLQYER ARRITJEN E MARRËVESHJES NË BRUKSEL Janë të Mbyllura
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, thotë se është arritur një marrëveshje për targa mes dyja palëve. Lajçak ka falënderuar palët për gatishmërinë për të negociuar dhe u pajtuar për të mirën e njerëzve, ndërsa ka publikuar marrëveshjen. “Ne kemi arritur një marrëveshje! Pas dy ditëve negociata intensive, një marrëveshje për deeskalim dhe rrugën para është arritur. Dua të falënderoj Besnik Bislimin e Petar Petkoviqin për gatishmërinë për të negociuar dhe u pajtuar për të mirën e njerëzve”, ka shkruar Lajçak në Twitter. ...
Komentet te MIROSLAV LAJÇAK: KEMI MARRËVESHJE! Janë të Mbyllura
Natasha Kandiq, drejtoreshë e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, ka shkruar në Twitter, se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, kryeministrja Ana Brnabiq, ministrat, deputetët dhe liderët e ri të partisë së Vuçiqit (SNS), po irritojnë çdo ditë serbët me gënjeshtrat e tyre. Ajo e ka quajtur të pavërtetë deklaratën e deputetit të partisë së Vuçiqit, Nebojsha Bakarec, se kinse presidenti i Serbisë po u mundëson serbëve në Kosovë të “mbijetojnë” në vatrat e tyre shekullore. “E pavërtetë, presidenti i Serbisë po u mundëson serbëve në Kosovë mbijetesën në vatrat shekullore. E vërtetë: presidenti i Serbisë, kryeministrja, ministrat, deputetët dhe liderë e rinj të SNS-së në baza ditore po ...
Komentet te KANDIQ: VUÇIQ DHE BRNABIQ PO INTIMIDOJNË SERBËT NË KOSOVË Janë të Mbyllura
Njësia Speciale e Kosovës ka filluar zgjerimin e pikave të patrullimit në Bërnjak. Në pamje shihen pjesëtarë të Njësisë Speciale teksa po patrullojnë në disa rrugë malore në këtë pikë kufitare, përcjell Klankosova.tv. Ndryshe, tashmë janë bërë 11 ditë prej se ka hyrë në fuqi masa e reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia. Si rezultat rrugët që çojnë për në dy pikat kufitare janë bllokuar nga serbët që po qëndrojnë duke protestuar në Jarinjë dhe Bërnjak. ...
Komentet te NJËSIA SPECIALE ME PATRULLIME EDHE NË RRUGËT MALORE NË BËRNJAK Janë të Mbyllura
Ish ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaji ka bërë një kërkesë publike deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të marrin vendim për heqjen e fotografisë së presidentes Vjosa Osmanin nga institucionet publike. Dedaj thotë se presidentja në vend të unitetit kushtetues është figura më përçarëse politike, shkruan “Indeksonline”. Postimi i plotë pa ndërhyrje i Dedajt: Kerkese publike per debat, drejtuar deputeteve te Kuvendit te Kosoves! Te hiqet fotografia e Vjosa Osmanit nga institucionet publike! Ajo ne vend te unitetit kushtetues, eshte figura me perçarese politike! Grupet parlamentare te Kuvendit te Republikes se Kosoves, do duhej te debatonin nje çeshtje mjaft sensitive, te dobishme per vendin dhe ...
Komentet te DEDAJ: TE HIQET FOTOGRAFIA E VJOSA OSMANIT NGA INSTITUCIONET PUBLIKE Janë të Mbyllura
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) përmes një njoftimi për media thotë se krahas patologjive të shumta të cilat i trajton, kohëve të fundit Kirurgjia Plastike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po bën trajtimin dhe operimin e grave, pas karcinomës së gjirit-rekonstruktimi i gjirit (riformimi i gjirit). Në njoftimin e bërë për media thuhet se, përveç problemit shëndetësor gjatë kancerit të gjirit, problem madhor është edhe gjendja psikologjike e pacienteve post operative, pas operimit/amputimit të gjirit, e cila, përpos që shkakton problem fizik, paraqet edhe problem psikologjik te gratë e sëmura. “Rikthimi i jetës normale tek një grua, është shumë me rendësi. Një gjë e tillë mund të ...
Komentet te KIRURGJIA PLASTIKE: TË GJITHA GRATË QË JANË OPERUAR NGA KARCINOMA E GJIRIT MUND TË TRAJTOHEN PËR RIKONSTRUKTIMIN E GJIRIT Janë të Mbyllura
Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmë rreth orës 22:35 në fshatin Brainë të Podujevës. Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me dy të dyshuarit meshkuj kosovar të cilët në mënyrë vullnetare kanë dorëzuar një armë ,,Ekol’’ dhe një ,,Blow TR17’’ pa fishekë. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/ ...
Komentet te TË SHTËNA ME ARMË NË PODUJEVË, ARRESTOHEN DY PERSONA Janë të Mbyllura
Policia ka njoftuar se një person i gjinisë mashkullore ka ndërruar jetë në qytetin e Pejës. Vdekjen e viktimës ka konstatuar mjeku. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante. Me urdhër të prokurorit, viktima dërgohet ne IML për obduksion, kurse rasti është duke u hetuar si “vdekje e dyshimtë”. /Telegrafi/ ...
Komentet te VDEKJE E DYSHIMTË NË PEJË Janë të Mbyllura