Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ka miratuar në parim projekt-kodin e procedurës penale. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se qëllimi i këtij projekt-kodi është avancimi i drejtësisë penale për të vendosur drejtësi në vendin tonë. Ajo tha se është adresuar çështja e gjykimit në mungesë për te gjitha veprat penale. “Në projekt-kodin e procedurës penale, janë adresuar edhe çështja e gjykimit në mungesë për të gjitha veprat penale. Gjykimi në mungesë sjellë drejtësi për viktimat. Për rastet që lidhen me luftën nuk ka ndryshim, është ajo që ka qenë më herët”, tha ajo. ...
Komentet te MIRATOHET NË PARIM PROJEKT-KODI I PROCEDURËS PENALE Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pritet të heq dorë nga pozita e ministrit, meqenëse kandidon për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Sipas burimeve të KosovaPress, Vitia do ta njoftojë dorëheqjen në konferencën për media që do të mbahet sot në orën11:00 në Qeverinë e Kosovës. ...
Komentet te ARBEN VITIA PRITET TË JEP SOT DORËHEQJE Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës përfundimisht ka refuzuar projektin e përkrahur nga MCC amerikane për kyçjen e Kosovës në gazsjellësin ekzistues në Maqedoninë e Veriut, projekt që ishte përkrahur edhe nga Presidentja Vjosa Osmani. Refuzimi i këtij projekti ka ngjallur shumë reagime. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar dje se Qeveria e Kosovës nuk do të vazhdojë tutje me projektin për kyçjen e Kosovës në gazsjellësin ekzistues në Maqedoninë e Veriut, projekt ky i përkrahur nga MCC-ja amerikane. Pas këtij njoftimi të Rizvanollit, ka reguar Lidhja Demokratike e Kosovës. LDK’ja ka thënë se me këtë vendim, Kosova i refuzoi edhe 200 milionë dollarë që Biden i kishte konfirmuar si grant-fonde ...
Komentet te ‘VEPRIM I RREZIKSHËM’: REAGIME TË SHUMTA PËR REFUZIMIN E GAZIT AMERIKAN Janë të Mbyllura
Sot mbushen 24 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997. Ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Slobodan Millosheviqit në fillim të viteve të 90-ta. Përpos masave të dhunshëm që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim. Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. Për të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve. ...
Komentet te 24 VJET NGA PROTESTAT STUDENTORE, REVOLUCIONI I NDRYSHIMIT Janë të Mbyllura
Zëvendësndihmës sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, përveç marrëveshjes së reciprocitetit me targat, ka folur edhe për çështjen e Ujmanit. Eskobar ka thënë se SHBA-ja pret realizimin e marrëveshjes së Uashingtonit, andaj thekson se Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë moratoriumin si dhe studimin e fizibilitetit. Tutje shtoi se liqeni i Ujmanit ka potencial për energji të ripërtrishme e cila do ta ndihmonte gjithë rajonin. “Për sa i përket Ujmanit, unë e shikoj atë në drejtim të një strategjie më të gjerë rajonale të energjisë, ka shumë gjëra drithëruese që po ndodhin në Ballkan tani, në lidhje me energjinë dhe se njëra prej tyre është ...
Komentet te SHBA-JA PRET VAZHDIMIN E MORATORIUMIT DHE ZOTIMIN PËR UJMANIN Janë të Mbyllura
Bëni lëng rrushi në shtëpi, kënaquni me shijen më të mirë dhe njëherësh përmirësoni pasqyrën tuaj të gjakut Përbërësit: – 5 kg. rrush (i ëmbël i zi); – 100 gr. sheqer të zakonshëm ose 200 gr. fruktozë ose 10 lugë mjaltë; – 600gr limon (bën limontoz 50:50); – një litër ujë. Përgatitja: Këtë lëng mund ta bëni edhe me më shumë ujë, sheqer dhe thartirë limomi nëse dëshironi të bëni sasi më të madhe lëngu. Lani rrushin dhe ndani kokrrat nga kërcelli. Shtypeni mirë me duart tuaja dhe lëreni të qëndrojë për rreth një orë që lëvoret të lëshojnë ngjyrë. Kullojeni me napë, shtoni limon të shtrydhur dhe sheqer. (Mund ...
Komentet te LËNG I FTOHTË I SHTRYDHUR I RRUSHIT, PA KONSERVANS: KJO PIJE E BËRË NË SHTËPI ËSHTË SHËNDET I VËRTETË! Janë të Mbyllura
Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, ku si pasojë e aksidentit, për shkak të plagëve të marra një person ka humbur jetën. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka bërë të ditur për Telegrafin se viktima ishte këmbësor 56 vjeçar i cili është goditur nga vetura. “Sonte, rreth orës 20:00 të datës 30 shtator 2021, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, gjegjësisht në segmentin rrugor Vushtrri, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet. Në aksident është përfshirë një automjet me targa vendore që ka goditur këmbësorin-viktimën E. Xh., 56 vjeçar, i cili si pasojë e lëndimeve të pësuara është raportuar se në ora 22:00 ...
Komentet te AKSIDENT ME FATALITET NË VUSHTRRI, POLICIA NDALON SHOFERIN 22-VJEÇAR Janë të Mbyllura
Më 20 shtator, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shoferët nga Serbia, me të hyrë në Kosovë, t’i ndërrojnë ose mbulojnë targat e tyre dhe të marrin regjistrim të përkohshëm të Kosovës. 11 ditë më pas, në Bruksel është arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë por gjendja në dy pikat kufitare nuk ka ndryshuar shumë. Barrikadat ende nuk janë larguar derisa pjesëtarët e Njësisë Speciale vazhdojnë të patrullojnë në atë pjesë të Kosovës. Edhe pse moti ishte i ligë, edhe patrullimet e ushtarëve të KFOR-it nuk kanë munguar. Por ajo që ka rënë në sy ditëve të fundit janë disa portrete të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, të ...
Komentet te BARRIKADAT NË VERI TË KOSOVËS, SERBËT VENDOSIN PORTRETE TË PUTINIT Janë të Mbyllura
Këngëtarja Fifi ka prezantuar për publikun projektin e saj më të ri muzikor. “Ma more” mban titullin kënga e saj e re, e cila është e zhanrit baladë. Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet Fifi, gjersa producent i këngës është Fatjon Miftari. Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Filloreta Raçi, e ka vizualizuar baladën në fjalë me një klip nën ngjyrat bardhë e zi. Klipi me atmosfera të zymta i përshtatet tematikë së këngës, e cila i dedkohet dhimbjes së dashurisë. Ana vizuale e projektit i është besuar projektit Cinematic. /Telegrafi/ ...
Komentet te FIFI PUBLIKON BALADËN E RE “MA MORE” (VIDEO) Janë të Mbyllura
Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi ka thënë se ditëve të fundit është bërë cak i kërcënimeve të ndryshme, pas angazhimit të saj në mbrojtje të drejtave të grave. “Gabon rëndë ai që mendon që më frikëson, sepse hyrja ime në politikë dhe paralment ka një mision, i cili nuk do të pushojë para se çdo nënë, motër e grua ta fitojë lirinë dhe të drejtën e vet elementare njerëzore për të jetuar e lirë dhe e pacënuar nga askush.”, ka shkruar mes tjerash ajo. Statusi i saj i plotë: ...
Komentet te KËRCËNOHET DEPUTETJA E LËVIZJES VETËVENDOSJE Janë të Mbyllura