Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

JARINJËN E KISHTE SYNUAR NJË SPIUN RUS I “PSY-OPERATIONS”

Lajme
Dje, në orët e hershme të mëngjesit ishin kthyer prapa në pikën kufitare me Serbinë në Jarinjë edhe dy gazetarëve të tjerë nga Federata e Rusisë.   Gazetari Konstantin Khudoleev dhe kameramani Aleksei Butko-Akkuratov të TV Zvezda, nuk kanë mbetur e bërë lajmin për tensionimin e situatës në kufi me Serbinë, porse materialin e kishin filmuar në anën serbe të kufirit. Sipas medias italiane, gazetari që kishte provuar të hynte dje në Republikën e Kosovës, dyshohet se është pjesë e spiunazhit rus. Në fillim të pandemisë, kur Italia ishte e mbërthyer nga COVID-19, “gazetari” Khudoleev kishte qëndruar së bashku me “mjekët e ushtrisë ruse” në ndihmë popullit italian, me sloganin ...
Komentet te JARINJËN E KISHTE SYNUAR NJË SPIUN RUS I “PSY-OPERATIONS” Janë të Mbyllura

RASTE TË REJA ME COVID-19

Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 14.821 doza të vaksinës kundër COVID-19.   Sipas njoftimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.343.656 doza të vaksinës.“Deri më sot 541.431 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 3.472 testime, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 409 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.600. Në total numri i rasteve aktive është 2.559”, thuhet në njoftim. ...
Komentet te RASTE TË REJA ME COVID-19 Janë të Mbyllura

KËRCËNIMI MË I MADH PËR KOSOVËN NUK ËSHTË RUSIA POR KINA

Lajme
Rusia ka qenë mbështetja kryesore e Serbisë, duke i ofruar siguri diplomatike që synon minimin e shtetndërtimit të Kosovës dhe përpjekjet për të fituar njohje më të madhe globale.   Sot, megjithatë, ndikimi i Rusisë po zbehet, ndërsa Kosova dhe vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor duhet të njohin ndikimin në rritje të Pekinit dhe të ruhen nga aktivitetet e tij malinje, shkruan David L. Phillips në Balkan Insight. Ballkani Perëndimor ka qenë përparësia strategjike e Rusisë që kur NATO ndërhyri për të parandaluar gjenocidin e shqiptarëve të Kosovës në 1999. Presidenti rus Vladimir Putin nuk motivohet nga solidariteti sllav, por nga antiamerikanizmi dhe armiqësia ndaj vlerave liberale perëndimore. Rusia ...
Komentet te KËRCËNIMI MË I MADH PËR KOSOVËN NUK ËSHTË RUSIA POR KINA Janë të Mbyllura

ZEMAJ PËR VITINË: IKU MINISTRI MË I DËSHTUAR I QEVERISË MË POPULLISTE

Lajme
Ish-ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar pas dorëheqjes së Arben Vitisë, nga detyra e ministrit të cilën e konfirmoi sot përmes një deklaraimi para mediave.   Në një postim në rrjetin social Facebook, Zemaj tha se ‘sot iku nga detyra, ministri më i dështuar i qeverisë populliste’. “Sot, iku nga detyra ministri më i dështuar i qeverisë më populliste. Thënë ndryshe e lëshoi detyrën për të synuar një detyrë të re, duke lënë të nënkuptohet se ishte bërë ministër me qëllim që nesër të synon të bëhet kryetar komune. Në të vërtetë, fillimisht ai duhej të shkarkohej apo të jepte dorëheqje të parevokueshme si rezultat i mungesës së menaxhimit ...
Komentet te ZEMAJ PËR VITINË: IKU MINISTRI MË I DËSHTUAR I QEVERISË MË POPULLISTE Janë të Mbyllura

JEP DORËHEQJE ARBEN VITIA

Lajme
Arben Vitia edhe zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë.   Ai para gazetarëve foli edhe për situatën dhe menaxhimin me pandeminë COVID-19 dhe punën e bërë gjatë qeverisjes së tij në këtë dikaster. “Detyra e ministrit të shëndetësisë është në vetvete një detyrë me privilegj dhe përgjegjësi të lartë. Mua mu dha besimi nga kryeministri Kurti dhe pata privilegjin që t’i shërbejë me gjithë fuqinë që disponojë popullit që i përkas në një kohë të vështirë, të dhimbshme dhe me sakrifica. U jam mirënjohës për jetë për besimin e dhënë dhe mbështetjen e dhënë. Jo përvojë na ka transformua të gjithëve pa përjashtim. Por mbi të ...
Komentet te JEP DORËHEQJE ARBEN VITIA Janë të Mbyllura

DIGJET NJË VETURË NË ZUBIN POTOK

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se një personi në Zubin Potok i është djegur vetura. Rasti ka ndodhur më 29 shtator, rreth orës 23:15, transmeton Telegrafi. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura, në zjarri i është përfshirë vetura e tij e cila ka qenë e parkuar. I njëjti ka arritur ta shuaj zjarrin. Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke bërë ekzaminimin e rastit në bashkëpunim me prokurorinë kompetente. Sipas informatave të para hetimore, rasti dyshohet të ketë elemente personale”, thuhet në njoftim. Policia bën të ditur se rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante. /Telegrafi/ ...
Komentet te DIGJET NJË VETURË NË ZUBIN POTOK Janë të Mbyllura

TËRMKOLLI: KURTI BASHKËPUNUES ME SERBINË, AZGËN ME AMERIKËN

Lajme
Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka komentuar zhvillimet e funditpër situatën në veri, ku Kosova dhe Serbia në një takim në Bruksel arritën një marrëveshje tri pikëshe.   Tërmkolli tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po bëhet bashkëpunues me Serbinë, ndërsa azgan me Amerikën. “Albini nuk shkëputet dot nga mendësia politike Lindore. Bashkëpunues mjeran me Serbinë, në dëm të Kosovës (Marrëveshja e djeshme në Bruksel!) Azgan me Amerikën, në dëm të Kosovës (refuzimi i gazsjellësit amerikan!) Opozita, mungon! Vendi po zbrazet! Kah po shkojmë kështu?!”, ka shkruar Tërmkolli në Facebook. Në Bruksel, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të hiqen bllokadat nga serbët afër pikave kufitare të Jarinjës dhe ...
Komentet te TËRMKOLLI: KURTI BASHKËPUNUES ME SERBINË, AZGËN ME AMERIKËN Janë të Mbyllura

DËNOHET ME BURGIM TË PËRJETSHËM BAJRAM VELIJA, KISHTE VRARË BASHKËSHORTEN E TIJ NË PRIZREN

Lajme
Është dënuar me burgim të përjetshëm Bajram Velija për vrasjen e bashkëshortes së tij, Armenda Velija. Rasti kishte ndodhur në Prizren në vitin 2019, ku Bajram Velija kishte shtënë me armë zjarri 15 herë në bashkëshorten e tij, transmeton Telegrafi. Lexoni të plotë komunikatën e Gjykatës Themelore në Prizren: Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, (kryetarja e trupit gjykues – Raima Elezi, dhe anëtarët e trupit gjykues, gjyqtarët Sami Gashi dhe Fidan Hoxha) ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit B.V., për shkak se: ËSHTË FAJTOR – Me datë 06 gusht 2019, rreth orës 23:18 minuta në Prizren, i pandehuri B.V., me dashje privon nga jeta anëtarin ...
Komentet te DËNOHET ME BURGIM TË PËRJETSHËM BAJRAM VELIJA, KISHTE VRARË BASHKËSHORTEN E TIJ NË PRIZREN Janë të Mbyllura

BLLOKADA E RRUGËVE NË VERI, BIE IMPORTI I MALLRAVE NGA SERBIA

Lajme
Drejtori i përgjithshmen i Doganës, Agron Llugaliu theksoi se deri më sot kanë inkasuar mbi 1 miliard euro në periudhën janar-shtator ose 35 përqind më shumë të hyra se vitin paraprak.   Derisa, edhe eksportet kanë shënuar rritje 68 përqind krahasuar me vitin 2020. Drejtori Llugaliu ka thënë po ashtu se tensionet në veri për shkak të reciprocitetit ndaj targave serbe ka pasur vështirësi për logjistikën e zyrtarëve doganor, megjithëse zyrtarët doganor kanë qenë gjatë gjithë kohës në detyrë dhe vazhdojnë me qenë. Tutje, Llukagliu tha se ani se është herët me vlerësuar ndikimin e reciprocitetit për targa në raport tregtar me Serbinë, llogaritet se rreth 10 përqind kanë shënuar ...
Komentet te BLLOKADA E RRUGËVE NË VERI, BIE IMPORTI I MALLRAVE NGA SERBIA Janë të Mbyllura

TAHIRI REAGON PËR GAZSJELLËSIN: PËR KË PUNON VV-JA DHE QEVERIA KURTI?

Lajme
Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se nuk është befasues vendimi anti-amerikan i qeverisë aktuale për gazësjellsin.   “Anti-amerikanizmi i VV-së dhe liderit të saj është manifestuar vazhdimisht. Ky është një zhvillim i rrezikshëm për interesat gjeostrategjike të Kosovës, të cilat duhet të jenë në linjë me perendimin dhe pro-amerikane. Pyetja është se për kë punon VV-ja dhe Qeveria Kurti?”, ka shkruar Tahiri. Dje ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës nuk do të vazhdojë tutje me projektin për kyçjen e Kosovës në gazsjellësin ekzistues në Maqedoninë e Veriut, projekt ky i përkrahur nga MCC-ja amerikane. ...
Komentet te TAHIRI REAGON PËR GAZSJELLËSIN: PËR KË PUNON VV-JA DHE QEVERIA KURTI? Janë të Mbyllura