Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 21:30 në autostradën “Ibrahim Rugova”. Në këtë aksident ka humbur jetën një person si dhe janë lënduar tre të tjerë, shkruan Reporteri.net Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi. “Në ora 21:32, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë, konkretisht në daljen e Suharekës. Njësitet policore kanë dalë në vend-ngjarje, bëhet fjalë për një aksident ku janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore të trafikut kanë bërë ...
Komentet te AKSIDENT NË AUTOSTRADËN “IBRAHIM RUGOVA”, NJË I VDEKUR DHE TRE TË LËNDUAR Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Në një pikë karburanti të braktisur, gjysmë milje nga pika kufitare Jarinë mes Kosovës dhe Serbisë, një flamur gjigant serb ishte vendosur në çati. Në fushën e hapur, një grup të rinjsh u ulën në arka të përmbysura të birrave, duke ndarë mes vete shishe me ujë dhe raki shpie në gota të vogla plastike. “Kjo është skuadra jonë, forcat tona speciale”, bëri shaka njëri, teksa katër burra të gjatë dhe muskulorë, u afruan për t’u bashkuar me ta, shkruan The Guardian, transmeton Telegrafi. Rruga malore pranë tyre, e rrethuar nga të dyja anët nga grupet e protestuesve rreth tendave dhe zjarreve të ndezura mes kampeve, ishte bllokuar mirë nga ...
Komentet te “THE GUARDIAN”: KUR DO TË ZGJIDHET ÇËSHTJA KRYESORE MIDIS KOSOVËS DHE SERBISË? Janë të Mbyllura
Analisti politik Valon Syla ka thënë se nëse ka prokurorë të çkapur, Agim Bahtirit do të duhej t’i zbarkonin në zyre për “bankrotimin” e Komunës së Mitrovicës. Kjo “gjakderdhje” financiare, sipas Sylës, do të ishte skandaloze edhe për Qeverinë, se lëre më për Mitrovicën si komuna më e varfër në Kosovë. “Eksperti numër 1 në botë dhe numër 2 në Evropë, Agim Bahtiri, e paska bankrotuar Komunën e Mitrovicës. Ej mbi 100 urdhra të formës së prerë në pritje për ekzekutim, afër 1.3 milion euro, arbitrarisht po ia marrin përmbaruesit. Agim Bahtiri nuk paska lënë buxhet që t’i kryej as detyrimet e komunës dhe nuk paska më buxhet as ...
Komentet te SYLA: AGIM BAHTIRI E PASKA BANKROTUAR MITROVICËN, KU ËSHTË PROKURORIA? Janë të Mbyllura
Në një fotografi me biskotat “Plazma” në raftet e një marketi në Prishtinë, një qytetar është kujdesur që me një mesazh në ambalazh të “mbrojë prodhimet vendore”. Bëhet fjalë për fotografinë, në të cilën shihen paketimet me biskotat e prodhuara në Serbi, në të cilën përveç simbolit që tregon se janë “prodhim nga Serbia”, ka edhe një mesazh. “T’met në fyt nëse e blen”, shkruhet në njërën nga kutitë. Ndryshe, tendenca për të sabotuar produktet serbe ka kohë që ekziston në Kosovë, sidomos me vendosjen e reciprocitetit për produktet me Serbinë. ...
Komentet te QYTETARI BËN THIRRJE PËR BOJKOTIMIN E PRODUKTEVE SERBE “T’MET NË FYT, NËSE E BLEN” Janë të Mbyllura
Republika e Kosovës është e para në rajon me vaksinim të popullsisë, ku tashmë 45 për qind e popullsisë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës anti COVID-19. Sipas të dhënave të publikuara nga “Our World in Data”, Kosova ka lënë pas të gjitha vendet e rajonit, sa i përket vaksinimit të popullsisë. Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina qëndrojnë të gjitha pas Kosovës në këtë listë. Ndryshe, tashmë ish-ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në konferencën për media ku dha edhe lajmin për dorëheqjen e tij, tha se deri në fund të vitit pritet të vaksinohen 75 për qind e popullatës mbi ...
Komentet te KOSOVA E PARA NË RAJON PËR VAKSINIMIN E QYTETARËVE NDAJ COVID-19 Janë të Mbyllura
Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë pjesë e Suedisë në ndeshjet e tetorit të vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror. Suedezi Zlatan Ibrahimovic ka pasur probleme me kyçin e këmbës dhe nuk ka qenë i gatshëm në ndeshjet e fundit në Serie A. Përveç kësaj, sulmuesi humbi takimin e së martës mes Milanit dhe Atlético Madrid në Ligën e Kampionëve. Federata Suedeze e Futbollit tani njofton se Ibrahimovic do të humbasë grumbullimin e ardhshëm të ekipit kombëtar. “Fatkeqësisht, Zlatan nuk është aq përpara në rehabilitimin e tij sa të mund të jetë pjesë e grumbullimit të ardhshëm. E trishtueshme për ne dhe gjithashtu e trishtueshme për Zlatan sigurisht”, thotë trajneri ...
Komentet te IBRAHIMOVIC MUNGON NDAJ KOSOVËS Janë të Mbyllura
Një burrë sulmoi me çekan tri gra dhe një burrë tjetër të premten në mbrëmje në pjesën qendrore të Londrës. I dyshuari fillimisht sulmoi dy gra të reja, njëra në të njëzetat e tjetra në të tridhjetat, në Rrugën “Regent”. Policia tha se u telefonua për një incident të dhunshëm rreth mesnatës, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express. Pas sulmit të parë, i dyshuari eci drejt Rrugës “Glasshouse” dhe hyri në një pijetore, ku goditi një grua në të dyzetat dhe një burrë në të pesëdhjetët. Sigurimi arriti që ta ndalonte të dyshuarin derisa arriti policia dhe e arrestoi atë. Raportohet se i arrestuari është një burrë 38-vjeçar. Katër viktimat ...
Komentet te SULM ME ÇEKAN NË LONDËR, KATËR PERSONA PËRFUNDOJNË NË SPITAL Janë të Mbyllura
Përveç se është një frut shumë i shijshëm, rrushi përmban lëndë të ndryshme që mund të ndihmojnë lëkurën tonë të bëhet më e bukur dhe të na përmirësojë pamjen e jashtme. Në fakt, qysh në lashtësi janë të njohura shumë mirë efektet e tij pastruese dhe rigjeneruese dhe tashmë industria kozmetike ka zbuluar se principet e tij aktive kanë mjaft fuqi antioksiduese, transmeton Telegrafi. Principet aktive Në vitet e fundit janë krijuar teknika moderne të marrjes së ekstraktit, të cilat kanë bërë të mundur krijimin e prodhimeve dermo-kozmetike në bazë të derivateve të rrushit si kremra, xhel, pastrues fytyre, maska, të cilat kanë këto veti: • Hidratim – ushqim – ...
Komentet te RRUSHI: MBRETI I BUKURISË Janë të Mbyllura
Para 20 minutash është kthyer totalisht në qarkullim normal për makinat rruga nga Leposaviqi më saktësisht nga qyteza më veriore e Kosovës, deri pranë pikës kufitare në Jarinjë. Njësia Speciale e Kosovës tashmë janë larguar, e kjo ishte rrjedhojë e marrëveshjes së Brukselit për targat. Në vend të njësive speciale po qëndrojnë disa njësi poashtu speciale të trupave të KFOR-it, ndonëse në fillim ishin më shumë, tani janë numërikisht më pak. ...
Komentet te RIKTHEHET QARKULLIMI I AUTOMJETEVE NË JARINJË PAS LIRIMIT TË RRUGËS Janë të Mbyllura
Gjatë pasdites janë tërhequr të gjitha barrikadat në Jarinje dhe Bërnjak. Kështu është tërhequr edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, duke lën hapësirën për zëvendësim të forcave të KFOR-it. Forcat policore janë larguar nga pjesa veriore pas 13 ditësh qëndrimi. Kështu parasheh marrëveshja e arritur të enjten në Bruksel për çështjen e targave dhe zhbllokimin e veriut. Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi thotë se ani pse është raportuar nga mediat në Serbi për ripozicionim të forcave elitare, marrëveshja është zbatuar në përpikëri. Ibishi thotë për KosovaPress se largimi i barrikadave dhe tërheqja e njësiteve policore ka vijuar pa provokime dhe incidente. “Sa i përket zbatimit të ...
Komentet te IBISHI: NË VERI U ZBATUA MARRËVESHJA E ARRITUR NË BRUKSEL Janë të Mbyllura