Krem karameli është një ëmbëlsirë e lehtë dhe e shpejtë për t’u përgatitur. Receta klasike është shumë e thjeshtë dhe kërkon vetëm tre përbërës. Në vend të sheqerit të përdorni mjaltin, por edhe një mënyrë të veçantë përgatitjeje. Siç jemi mësuar karamelin e hedhim në fund të tasave, ndërsa me këtë recetë ai hidhet i fundit. Mjalti sigurisht që i jep tjetër delikatesë, kurse kanella godet shqisat me shijen e saj pak djegëse e pak lezetuese. Të gjitha për të krijuar një krem perfekt që i pëlqen të gjithëve. Lexoni me kujdes mënyrën e përgatitjes dhe shijojeni këtë ëmbëlsirë perfekte. Përbërësit 4 gota me qumësht 3 shkopinj kanellë 9 ...
Komentet te KREM KARAMEL ME MJALTË, ËMBËLSI DELIKATE Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas rrënimit të një objekti nga Ndërmarrja Publike Banesore, objekt ky i cili gjendet në afërsi të gjimnazit “Gjevdet Doda” dhe ishte me material të rrezikshëm azbesti. Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi në një konferencë për media, tha se janë mundur në disa seanca të Kuvendit Komunal, që çështjen e Ndërmarrjes Publike Banesore ta fusin si pikë të rendit të ditës, e që kjo nuk ka ndodhur për arsye të pamundësimit të partive opozitare. “Kemi reaguar për rrënimin e një objekti me material azbesti,i cili dje u rrënua pa asnjë kriter e disi fshehurazi si çdo veprim tjetër që është ndërmarrë në ...
Komentet te RRËNIMI I NJË OBJEKTI ME MATERIAL KANCEROGJEN, LVV E QUAN VEPRIM KRIMINAL Janë të Mbyllura
Javët e fundit në Kosovë është shënuar ulje e njerëzve të cilët janë të infektuar me COVID-19, e me këtë rast ka vazhduar të ulet edhe numri i pacientëve që po trajtohen ne ShSKUK, dhe spitale të tjera rajonale. Sipas raporti të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në ShSKUK aktualisht tretman mjekësorë për COVID, janë duke marrë 174 pacientë, prej tyre 128 janë me oksigjeno-terapi dhe 14 në gjendje të rëndë dhe ne kujdes intensive./Telegrafi/ ...
Komentet te BIE NUMRI I TË INFEKTUARËVE ME COVID-19, 174 PACIENTË AKTUALISHT JANË DUKE MARRË TRAJTIM MJEKSORË NË SHSKUK Janë të Mbyllura
Çdo vit në Kosovë konfiskohen rreth 1500 armë ilegale. Qytetarët posedojnë shumëfish më shumë armë pa leje, ndërkohë që numri i kërkesave për legalizim mbetet i vogël. Sipas hulumtimit të fundit, janë 250 mijë armë pa leje. Ndërkaq, në periudhën e legalizimit para dy vitesh, janë paraqitur vetëm rreth 2 mijë kërkesa. Numri i madh i armëve të cilat mbahen pa leje nga qytetarët, po konsiderohet rrezik për sigurinë e popullatës. Nga qeveria thonë se janë në fazën e draftimit të ndryshimit të ligjit dhe kodit penal për armët, ku masat ndëshkimore do të jenë më të larta. Për posedim të armëve, sipas ligjit, qytetari duhet të ketë aftësi të ...
Komentet te NUMËR I MADH I ARMËVE PA LEJE NË KOSOVË, SVEÇLA: JEMI NË FAZËN E DRAFTIMIT TË NDRYSHIMEVE LIGJORE PËR ARMËT Janë të Mbyllura
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se Qeveria i ka kthyer dy pikat kufitare në veri, nga pavarësia në protektorat ndërkombëtar. Tahiri përmes një postimi në Facebook tha se ekziston rreziku që i tërë veriu të kthehet në protektorat, nëse sipas saj, kjo qeveri vazhdon të jetë e pa aftë në negociatat në Bruksel. Tutje ajo ka kujtuar vitin 2011 kur tha se si kryenegociatore me qeverinë e asaj kohe kishin vendosur kufitin ndërshtetëror mes Kosovës e Serbisë me marrëveshjen e Brukselit për IBM-in. Postimi i plotë: SOT DY PIKAT KUFITARE NË VERI TË VENDIT U KTHYEN NGA PAVARËSIA NË PROTEKTORAT Sot Policia speciale ...
Komentet te TAHIRI: DY PIKAT KUFITARE NË VERI U KTHYEN NGA PAVARËSIA NË PROTEKTORAT Janë të Mbyllura
Pagesa e polisave kufitare nga buxheti të Kosovës nuk do duhet të shërbejë si praktikë edhe në vitet e ardhshme. Kështu thuhet në raportin “Pagesa e polisave kufitare nga buxheti i shtetit”, të publikuar nga Instituti për Studime të Avancuara GAP, duke shtuar se kjo praktikë është e padrejtë ndaj qytetarëve. “Pagesa e polisave kufitare nga buxheti i shtetit nuk do duhet të shërbejë si praktikë edhe në vitet e ardhshme. Kjo për faktin se është një shpërndarje e padrejtë e taksave të qytetarëve, duke subvencionuar një kategori të popullsisë në gjendje të mirë financiare”, thuhet në raport, përcjell Telegrafi. Sipas GAP-it, në vend të kësaj, institucionet duhet të ua ...
Komentet te PAGESA E POLISAVE KUFITARE PËR MËRGIMTARËT, KËRKOHET NGA QEVERIA QË MOS TA BËJË NË VITET E ARDHSHME Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptoj gjoba ndaj gjithë atyre që nuk po respektojnë masat ANTI-COVID. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit policia ka bërë të ditur se ka shqiptuar 614 gjoba për mosrespektim të masave. Ndërsa, mijëra gjoba ka shqiptuar policia ditëve të kaluara për mosrespektim të këtyre masave. Policia gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik. Gjatë kësaj kohe policia ka shqiptuar 868 tiketa trafiku. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 19 aksidente trafiku me të lënduar, 27 aksidente me dëme materiale dhe një aksident me fatalitet. ...
Komentet te POLICIA SHQIPTON MBI 600 GJOBA PËR NJË DITË PËR MOSRESPEKTIM TË MASAVE Janë të Mbyllura
Gjermania sot shënon 31 vjetorin e bashkimit. Më 3 tetor të vitit 1990, Gjermania zyrtarisht u bashkua, me synimin që dy pjesët e vendit të jenë të zhvilluara në të njëjtën masë në një të ardhme të afërt. Në kujtesën e popullit gjerman më shumë është ngulitur data e 9 nëntorit 1989, kur ra muri i Berlinit, simboli i ndarjes së Gjermanisë dhe i ndarjes së tërë botës në dy blloqe, e që ishte praktikisht edhe fundi i Republikës Demokratike të Gjermanisë. Gjermania vuajti ndarjen e saj në dy pjesë, njëra pjesë u kontrollua nga aleanca perëndimore e udhëhequr nga SHBA-të dhe pjesa lindore e Gjermanisë u pushtua nga ...
Komentet te 31 VJET NGA BASHKIMI I GJERMANISË Janë të Mbyllura
Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Selim Selimi ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit Sveçla që ka thënë se ‘Epoka kur Republika e Kosovës nënshtrohet ka përfunduar’. Selimi ka thënë se deklarata e Sveçlës është ofendim ndaj djemve të Policisë sonë dhe se më e ndershme do ishte të thuhet ‘Zbatojme marrëveshjen e Brukselit. “Ironia e deklaratës së Sveçlës ‘Epoka kur Republika e Kosovës nënshtrohet ka përfunduar’ e më poshtë lajmet ‘Tërhiqen njësitë speciale të Policisë së Kosovës’. Nëse jo prej neve atëherë marre prej djemve të Policisë sonë. Më e ndershme të thuhet ‘Zbatojmë marrëveshjen e Brukselit’”, ka shkruar Selimi në Twitter. ...
Komentet te SELIMI-SVEÇLËS: MARRE PREJ DJEMVE TË POLICISË SONË Janë të Mbyllura
Që nga data 31 mars 2021, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka mbetur pa bord dhe si rezultat ankesat e operatorëve ekonomik nuk mund të shqyrtohen. Qeveria e Kosovës e ka zvarritur emërimin e bordit të ri. Të gjithë tenderët për të cilët ka ankesa janë të pezulluar dhe nuk mund të ndërmerret asnjë veprim nga ana e institucioneve deri sa të emërohet bordi i OSHP-së. Kjo po shkakton probleme të mëdha pasi investimet kapitale dhe mallrat e shërbimet mbesin të bllokuara si rezultat i ankesave. Deri më 30 shtator janë dorëzuar 708 ankesa, shkruan lajmi.net. Marrë parasysh ecurinë e shqyrtimit të ankesave, bordit të ri do t’i duhet rreth ...
Komentet te NË OSHP QINDRA TENDERË, VLERA E KAPITALIT TË BLLOKUAR 162 MILIONË EURO Janë të Mbyllura