Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka thënë se gjatës ditëve të kaluara siguria në Kosovë është sfiduar nga Serbia, duke provokuar tensione. Mehaj ka treguar hapat që po ndërmerren për të ofruar një ambient të qetë dhe të sigurt. I pari i mbrojtjes në Kosovë theksoi se është detyrim ligjor mbrojtja e rendit kushtetues. Ai me anë të një shkrimi të gjatë i ka renditur një nga një aktivitetet që po i zhvillon Ministria e Mbrojtjes. “Gjatë ditëve të kaluara, mjedisi i sigurisë sonë dhe ai i sigurisë rajonale, u sfidua duke u provokuar situatë e tensionuar politike dhe e sigurisë nga Qeveria e Republikës së Serbisë.Në përputhje me ...
Komentet te MEHAJ: SIGURIA NACIONALE U SFIDUA DHE U PROVOKUA NGA SERBIA Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbajnë nesër dy seanca plenare, njëra prej të cilave do të jetë vazhdim. Në rendin e ditës së vazhdimit të seancës së plenare nga ora 10:00 do të jetë votimi i raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020. Seanca e re plenare ndërkaq do të mbahet në orën 10:15 dhe në rendin e ditës janë 12 pika. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes së bashkëfinancimit për Projektin “ Programi mbështetës për ujësjellës dhe kanalizim në zonat rurale faza (dalëse) VI’, ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës, do të jetë pika ...
Komentet te KUVENDI NESËR ME DY SEANCA Janë të Mbyllura
Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka vlerësuar se situata në veri të Kosovës është e qetë. Wigemark ka thënë se EULEX-i po vazhdon patrullimet e shtuara në veriun e Kosovës së bashku me KFOR-in dhe policinë e Kosovës, shkruan Gazeta Express. Tutje ai njoftoi se që nga nesër do të nis zbatimi i pikës së dytë të marrëveshjes që parasheh vendosjen e letrave ngjitëse në targat e automjeteve. “EULEX-i po vazhdon të patrullojë dhe vëzhgojë situatën në Kosovën veriore së bashku me NATO-n dhe me kërkesë të Policisë së Kosovës. Situata është e qëndrueshme dhe regjimi i ri i afisheve do të nis nga të ...
Komentet te WIGEMARK: NGA NESËR NIS ZBATIMI I MARRËVESHJES PËR TARGAT Janë të Mbyllura
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka publikuar borxhet e 10 komunave të Kosovës. Sipas grafikonit të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, komunat me më së shumti obligime të papaguara janë Gjilani, Ferizaji e Mitrovica. “Nisur nga interesimi i shtuar i mediave dhe publikut për borxhet e komunave, në vijim gjeni grafikonin që paraqet 10 komunat që kanë më së shumti obligime të papaguara (sipas prerjes në fund të muajit gusht)”, ka shkruar Murati. Kujtojmë se para pak ditësh Thesari ia ka bllokuar komunës së Mitrovicës të gjitha pagesat dhe shpenzimet për shkak të borxheve të mëdha që ka kjo komunë. ...
Komentet te PAS MITROVICËS, MURATI PUBLIKON BORXHET E KOMUNAVE TË TJERA Janë të Mbyllura
Lajme të mira vijnë nga Klinika e Gjinekologjisë. Drejtori i kësaj klinike Jakup Ismaili thotë për RTV Dukagjinin, se prej 10 ditësh për fat të mirë nuk ka më asnjë shtatzënë të hospitalizuar për shkak të coronavirusit. Ai thotë se megjithatë numri i shtatzënave të hospitalizuara ka qenë mjaft i madh sidomos me shfaqjen e variantit Delta të coronavirusit në Kosovë. “Në këtë fazë të pandemisë kanë qenë të hospitalizuar rreth 113 paciente të prekura me coronavirus. Për fat të keq një numër prej tyre janë transferuar edhe në repartin e Mjekimit Intenziv. Edhe ne si komunitet i shtatzënave kemi pësuar mjaft nga kjo pandemi”, tha Ismaili. Ismaili thotë ...
Komentet te NGA FILLIMI I PANDEMISË 300 SHTATZËNA ME COVID-19 TË HOSPITALIZUARA NË QKUK Janë të Mbyllura
Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, deklaroi se, Serbia duke mos i ndjekur penalisht krimet e luftës po dëshmon se nuk është gati të dënojë përgjegjësit për krimet e kryera në Kosovë. Në një intervistë për KosovaPress, ajo thotë se të dy shtetet duhet të kenë edhe një marrëveshje politike për të zgjidhur çështjen e personave të zhdukur. Sipas Kandiqit, Serbia duhet të kuptojë edhe faktin se anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare është në të mirë të serbëve të Kosovës. Kandiq u shpreh se Serbia nuk është e gatshme të pranojë faktet që e akuzojnë rëndë atë për krimet e kryera në Kosovë, çka sipas saj, ...
Komentet te KANDIQ: SERBIA PO DËSHMON SE NUK ËSHTË E GATSHME TË DËNOJË PËRGJEGJËSIT E KRIMEVE MASIVE NË KOSOVË Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pritën në takim stafin e lartë menaxhues të Policisë së Kosovës, në krye me Drejtorin e Përgjithshëm, Samedin Mehmetin. Takimi vjen pas operacionit dhe angazhimin e njësive speciale të Policisë në pjesën veriore të Republikës së Kosovës. “Kryeministri Kurti i falënderoi ata dhe u shprehu mirënjohje të gjithë punonjësve të Policisë së Kosovës, të cilët me angazhimet e tyre për 13 ditë me radhë treguan sjellje profesionale, përkushtim të pashoq për mbrojtjen e vendkalimeve dhe policëve kufitarë që po zbatojnë reciprocitetin e targave të automjeteve, si dhe dëshmuan se Policia e Kosovës është e ...
Komentet te KURTI E PRET NË ZYRË MENAXHMENTIN E POLICISË SË KOSOVËS Janë të Mbyllura
Filozofi rus Aleksandar Dugin ka pikëpamje mesjetare, raciste, shoviniste për çdo gjë në botë, shprehet ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj duke shtuar se ai mendon që në botë ka një të vërtetë perëndimore dhe rusët e kanë të vërtetën e tyre. Hoxhaj duke folur për “VIRUSSIA”, ku trajtohet ndikimi i diplomacisë ruse në Ballkanin Perëndimor, thotë se Dugin që është “truri i Vladimir Putinit”, mendon që rusët e kanë të vërtetën e tyre. “Mua më ka rënë që të lexoj dy libra të një filozofi, i cili mendohet që ndikon te Putini dhe është si të them koka strategjike e tij, një Aleksandar Dugin. Ai ka pikëpamje mesjetare, raciste, shoviniste për çdo gjë në botë. Ai mendon që në botë ka një të vërtetë ...
Komentet te ALEKSANDAR DUGIN,`TRURI I VLADIMIR PUTINIT` PËRDOR EKSTREMISTËT RUS NË BOTË Janë të Mbyllura
Institucionet publike ku po merren shërbimet për trajtimin e kancerit, vazhdojnë të kenë mangësi të ndryshme. Ndonëse është e paraparë vetëm për 100 pacientë, Klinika e Onkologjisë në ditë vizitohet nga 300 të sëmurë. Gratë e diagnostikuara me kancer të gjirit po përballen me sfida të shumta, e beteja e luftës me këtë sëmundje po vështirësohet edhe më tej. Staf i pamjaftueshëm, mungesë e barnave dhe kushte jo të mira të trajtimit, janë disa nga barrierat në të cilat po hasin gratë që po trajtojnë kancerin e gjirit. Thirrje po bëhet që të zbatohet rezoluta e miratuar vitin e kaluar në parlament, për luftën kundër kancerit të gjirit. Edhe ...
Komentet te RRETH 400 RASTE ME KANCER TË GJIRIT BRENDA VITIT Janë të Mbyllura
03 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.942 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.375.295 doza të vaksinës. Deri më sot 565.799 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.967 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 114 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.995 Në total numri i rasteve aktive është 2.237. Të dhënat e detajuara mund të i gjeni ...
Komentet te RASTE TË REJA ME COVID-19 Janë të Mbyllura