Më 27 shtator 2021 kishte ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan saktësisht në Veterik, ku një veturë kishte goditu pesë këmbësorë. Si pasojë e këtij aksidenti këmbësorët kishin pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor. Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet e këtij aksidenti të rëndë, të kapura nga kamerat e sigurisë ku shihet momenti kur vetura godet këmbësorët. Rastin për Telegafin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës të cilët kanë thënë se me këtë rast janë duke u marrë hetuesit e trafikut rajonal. /Telegrafi/ ...
Komentet te PAMJET E AKSIDENTIT NË VETERNIK, KU VETURA GODITI PESË PERSONA (VIDEO) Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili mban sot konferencë për media. Konferenca do të mbahet nga ora 11:30, te Tulltorja në lagjen Arbëria. ...
Komentet te ISMAILI MBAN SOT KONFERENCË PËR MEDIA Janë të Mbyllura
Pas largimit të barrikadave nga serbët në Jarinje dhe Bërnjak dhe të Njësisë Speciale të Kosovës, ka nisur sot zbatimi i pikës së dytë të marrëveshjes së Brukselit, sipas së cilës Kosova dhe Serbia do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra-tjetrës, deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme. Implementimi i kësaj pikë po zbatohet në Merdare, ku të gjithë shoferët që po hyjnë në Kosovë dhe ata që po dalin jashtë saj e që kanë targat e veturave RKS apo SRB po mbulojnë simbolet shtetërore. Ndonëse ka qarkullim më tw vogël se më 20 shtator kur edhe wshtw marrw vendimi nga Qeveria e Kosovës për reciprocitet ...
Komentet te ZBATIMI I MARRËVESHJES EDHE NË MERDARE, QYTETARËT E MIRËPRESIN Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se janë duke u angazhuar për reciprocitet të plotë, në mënyrë që të ketë drejtësi karshi raporteve të Kosovës me Serbinë. Sipas Kurtit, në kuadër të reciprocitetit të plotë, të vije edhe njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Reciprocitetin nuk e kem as për hakmarrje, por konsiderojmë që është parim i marrëdhënieve të mira fqinjësore, nga koncepti i barazisë. Kosova dhe Serbia nuk mund të kenë marrëdhënie të pabarabartë asimetrike, andaj si shtet i pavarur, si Qeveri do të angazhohemi që në vijim të kemi reciprocitet të plotë që do të vinte drejtësi në vend sa i përket raporteve tona, e në kuadër të ...
Komentet te KURTI DEKLAROHET PËR RECIPROCITETIN DHE GAZIN Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit ka bërë përgatitjet e nevojshme për implementim dhe zbatim të vendimit i cili i referohet marrëveshjes së arritur në Bruksel, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, e që ka të bëjë me vendosjen e targave të përkohshme të cilat do të jenë në formën e stikersave. Ashtu siç është përcaktuar me marrëveshje, zbatimi ka filluar në nivel vendi, në të gjitha pikat e kalimit kufitar, pasi me kohë janë bërë përgatitjet si në aspektin e angazhimit të resurseve njerëzore po ashtu edhe të atyre logjistike, në mënyrë që të ju mundësohet qytetarëve pajisja më e shpejtë me targa të përkohshme ...
Komentet te FILLOI ZBATIMI I MARRËVESHJES PËR TARGAT Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot jo stabil i përcjellë me riga shiu të intensitetit mesatar e vende –vende edhe të intensitetit të lartë. Të hënën dhe të martën parashihet mot stabil dhe me intervale të gjata me diell. Nga dita e mërkurë do të ketë ndryshim në parametrat meteorologjik, kështu që si pasojë e prezencës së masave të ajrit me presion të ulët do të ketë kushte të favorshme për krijimin e vranësirave të dendura, të cilat parashihen të sjellin reshje dhe rënie të temperaturave maksimale. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 2-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ...
Komentet te MOTI NË KOSOVË Janë të Mbyllura
BRITANIKU TREGON SE SA I KUSHTOI NJË DARKË TE I FAMSHMI NUSRET GOKÇE, NË RESTORANTIN E TIJ NË LONDËR
Nusret Gokçe, i cili prezantohet me pseudonimin Salt Bae, është një kasap dhe kuzhinier turk i cili u bë i popullarizuar botërisht. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai arriti famë ndërkombëtare në vitin 2017, kur mënyra e tij e “pjekjes së mishit” u bë virale në rrjetet sociale. Ai mori pseudonimin Salt Bae për shkak të lëvizjes me të cilën kripos një biftek mishi pasi e preu atë në mënyrë profesionale dhe aktualisht ka 17 restorante në të gjithë botën. Por një burrë i quajtur Jamz që ndau në Twitter se kishte darkuar në restorantin e tij në Londër, i cili u hap kohët e fundit ka treguar ...
Komentet te BRITANIKU TREGON SE SA I KUSHTOI NJË DARKË TE I FAMSHMI NUSRET GOKÇE, NË RESTORANTIN E TIJ NË LONDËR Janë të Mbyllura
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka komentuar marrëveshjen për targa të arritur në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë. Ai u shpreh se kryeministri Kurti po sjell marrëveshje të këqija. Tutje, ai shtoi se me këto marrëveshje, Kosova po kthehet në vitin 2011. “Ai qe sa është tu shku ne dialog, ka me pru marrëveshje të këqija. Unë jam për dialog, por në 4-5 vite ka investu diplomacia kosovare që me pas marrëveshje gjithëpërfshirëse, çka po ndodh sot? Ne po kthehemi në vitin 2011 me dialog, nuk shkon kjo logjikë kështu”. “Unë kam probleme me opozitën, një opozitë anemike e shumë servile, as nuk i ndihmon qeverisë as shtetit, shpresoj ...
Komentet te LIMAJ THOTË SE KURTI PO E KTHEN KOSOVËN NË VITIN 2011 – OPOZITËN E QUAN “ANEMIKE DHE SERVILE” Janë të Mbyllura
Kompania për shpërndarjen e energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se nesër për shkak të punimeve në sistemin energjetik do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas njoftimit nga KEDS, ky do të jetë orari dhe rajonet në të cilat do të ketë intervenime: Pejë Nga TS 35/10kV Peja II do të ndërprehet: LP 10kV Rugova (kodi: 50051006) nga ora 10:00 deri 15:00 Vendet: Rugova: Llazi, Shtupeqi i Madh, Llotove, Pepaj, Koshutan, Shkrel, Bogë, Stankaj, Hagjaj, Kuqishtë 1, Drelaj 2 dhe Bregu Kuqishtë. Arsyeja: Pastrimi i linjës 10kV nga vegjetacioni. Punime në projekte investive Prishtinë 1Nga TS 220/10kV Drenas do të ndërprehet: TS.10/0.4 kV Komoran Kryqi i Madh ...
Komentet te VENDET QË NESËR DO TË MBESIN PA RRYMË PËR SHKAK TË PUNIMEVE NË SISTEM Janë të Mbyllura
Kryetari i NISMA, Fatmir Limaj ka kritikuar aksionin e Qeverisë Kurti në veri të vendit për targat. Ai ka thënë se është çuditur nga dërgimi i Njësisë Speciale. “Jam habit kur e kom pa dërgimin e Njësisë Speciale. Starti ka qenë gabim amatoresk, dërgimi i tyre atje ka qenë pa shkas”, ka thënë ai. Tutje ai u shpreh se ka informacione se policët gjatë largimit nga pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinjë kanë qajtur. “Nuk e di a e din ju që atë ditë policët tanë kanë qajtë. Janë ndi të poshtnum sepse i kanë shti jasht rolit që kanë. Ata kanë qajtë nga mënyra se si janë mbajtë për 13 ...
Komentet te LIMAJ THOTË SE KA INFORMACIONE: POLICËT KANË QAJTË KUR U KTHYEN NGA VERIU Janë të Mbyllura