Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

DRASHKOVIQ: RUSIA PO I BËN SERBISË MASHTRIM TË MADH PËR KOSOVËN (VIDEO)

Lajme
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Drashkoviq ka thënë se Rusia po i bën “mashtrim të madh” Serbisë kur bëhet fjalë për Kosovën.   Drashkoviq duke folur në “VIRUSSIA”, shprehet se humbja e Kosovës nga Serbia ka ndodhur me kapitullim pas Marrëveshjes së Kumanovës. “Sikur Rusia, po e mbrojka, e ruajka sovranitetin mbi Kosovën? Do të thotë, Rusia po na e mbron atë që nuk e kemi. Që është e humbur me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, sepse me këtë Rezolutë shteti i Serbisë, me të gjitha institucionet e veta, pas kapitullimit me Marrëveshjen e Kumanovës dhe luftën me Aleancën e NATO-s, është dëbuar nga Kosova. Dhe për këtë ...
Komentet te DRASHKOVIQ: RUSIA PO I BËN SERBISË MASHTRIM TË MADH PËR KOSOVËN (VIDEO) Janë të Mbyllura

​ARRESTOHET PËR FALSIFIKIM TË DËSHMIVE PËR VAKSINIM

Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar sot personin me iniciale B.M. lidhur me dyshimet se i njëjti merret me veprimtari të kundërligjshme të pajisjes me dëshmi-pasaportë të vaksinimit COVID-19 të Serbisë, pa u vaksinuar fare.   I dyshuari kundrejt shumës së pagesës ka mundësuar pajisjen me dëshmi-pasaportë të vaksinimit antiCOVID-19 pa u vaksinuar fare, duke i futur të dhënat e personave edhe në sistemin e vaksinimit të Serbisë. Me këto veprime B.M., dyshohet se ka kryer veprën penale falsifikim i dokumenteve. Ndaj të dyshuarit pas intervistimit, Prokurori i Shtetit nga Prokuroria kompetente ka nxjerrë aktvendim mbi ndalimin e tij për 48 orë, për procedura të mëtejme.   ...
Komentet te ​ARRESTOHET PËR FALSIFIKIM TË DËSHMIVE PËR VAKSINIM Janë të Mbyllura

PUNIMET NË RRJET, KEDS-I NJOFTON CILAT ZONA DO TË MBESIN PA RRYMË NESËR

Lajme
KEDS-i ka njoftuar se nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Kosovës.   Sipas njoftimit, arsyeja e ndërprerjes së rrymës do të bëhet për shkak të punimeve në rrjet. Më poshtë gjeni zonat ku do të ketë mungesë të rrymës: Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 05.10.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1. TS 35/10kV Mazgit do të ndërprehet: Dalja 10kV Plemetin (kodi: 15019003) prej orës 10:00 deri në ora 14:00 Vendet: Plemetin, Hamidi, Bivolak, Gllavotin, Bivolak, Strovc, Zhilivodë, Bequk dhe Milloshevë (një pjesë). Arsyeja: Pastrimi i trasesë-ndërrimi i konzollave. 2. TS 35/10kV Parku i Biznesit do të ndërprehet: Dalja 10kV ...
Komentet te PUNIMET NË RRJET, KEDS-I NJOFTON CILAT ZONA DO TË MBESIN PA RRYMË NESËR Janë të Mbyllura

NIS LEJIMI I VIKENDEVE TË RREGULLTA PËR TË BURGOSURIT E VAKSINUAR

Lajme
Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se nga nesër, 05 tetor do të fillojë me lejimin e vikendeve të rregullta për të burgosurit e vaksinuar.   Sipas njoftimit, lehtësimi i masave ka filluar në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, komfor gjendjes epidemiologjike, vaksinimit nëpër institucione korrektuese dhe vendimeve të Qeverisë. “Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim”, thuhet në njoftim. ...
Komentet te NIS LEJIMI I VIKENDEVE TË RREGULLTA PËR TË BURGOSURIT E VAKSINUAR Janë të Mbyllura

KY ËSHTË NUMRI I RASTEVE TË REJA ME COVID-19

Shëndetësi
04 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.041 doza të vaksinës kundër COVID-19. ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.379.793 doza të vaksinës. ℹ Deri më sot 567.280 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. ℹ Nga 1.515 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes. ℹ Sot janë shëruar 199 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.194. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 2.044 ➡ ...
Komentet te KY ËSHTË NUMRI I RASTEVE TË REJA ME COVID-19 Janë të Mbyllura

ZJARR NË QENDER TË PRISHTINËS

Lajme
Një zjarr i madh ka shpërthyer në një lokal afër “Hotel Grand” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes por aty ende nuk janë parë ekipet e zjarrfikësve për të shuar zjarrin. Deri më tani nuk ka informacione për të lënduar ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. ...
Komentet te ZJARR NË QENDER TË PRISHTINËS Janë të Mbyllura

HAGË, DËSHMITARI I TRETË: NË ZLLASHË MË DËRGUAN TE KOMANDANT CALI

Lajme
Dëshmitari i tretë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar kundër Salih Mustafës në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka thënë se në kohën kur i ishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është marrë nga disa persona dhe është dërguar në një objekt në fshatin Zllashë.   Sipas tij, aty është keqtrajtuar nga një person që ai e quan komandant Cali. Dëshmitari i cili po dëshmon duke ju fshehur identiteti, sot ka thënë se fillimisht nuk e ka ditur kush është personi e pastaj ka dëgjuar të tjerët duke ju drejtuar “komandant Cali”, por i njëjti në një dëshmi dhënë prokuronit të ZPS-së më 2019 kishte thënë se personi i ishte ...
Komentet te HAGË, DËSHMITARI I TRETË: NË ZLLASHË MË DËRGUAN TE KOMANDANT CALI Janë të Mbyllura

SHALA: JENI MARRË VESH NË BRUKSEL ME SERBINË PËR ÇËSHTJET TONA

Lajme
Nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala, ka deklaruar se qeveria është marrë vesh në Bruksel me Serbinë për çështjet e shtetit të Kosovës.   Me marrëveshjen e Brukselit për çështjen e targave, Shala tha se qeveria e ka kthyer një pjesë të territorit në një zonë neutrale. Shala: Ju jeni marrë vesh në Bruksel me Serbinë për çështjet tona “Ju jeni marrë vesh në Bruksel me Serbinë për çështjet tona, jeni marrë vesh me Serbinë edhe për çështjen e KFOR-it, po pse. Pra, ktheni pjesë të territorit tënd në kuptimin formal juridik në një zonë sigurie neutrale. Po ju thanë që ne vendosim si shtet sovran, marrim vendime sovrane, i mbrojmë ...
Komentet te SHALA: JENI MARRË VESH NË BRUKSEL ME SERBINË PËR ÇËSHTJET TONA Janë të Mbyllura

VRASJA NË TIRANË, DYSHOHET SE GANEZJA REFUZOI MARTESËN ME 26-VJEÇARIN SHQIPTAR

Shqipëri
Policia e Tiranës ka ngritur dy pista hetimi për vrasjen e 31-vjeçares ganeze me shtetësi franceze, që u qëllua me thikë të shtunën nga 26-vjeçari Klinton Pira, i cili pas aktit i dha fundit jetës duke u hedhur nga kati i 8. Grupi hetimor dyshon se çifti ka patur debate, që janë dëgjuar dhe nga fqinjët për çështjen e dokumenteve angleze që i riu priste të pajisej pas martesës me 31-vjeçaren. Refuzimi i martesës nga ganezja dyshohet se ka bërë që debati mes tyre të degradojë. Por hetimet janë shtrirë edhe në një tjetër pistë, ku mendohet që konflikti të kenë lindur për shkaqe xhelozie. Për këtë arsye, janë marrë ...
Komentet te VRASJA NË TIRANË, DYSHOHET SE GANEZJA REFUZOI MARTESËN ME 26-VJEÇARIN SHQIPTAR Janë të Mbyllura

QYTETARI NGA FERIZAJ DORËZON NË POLICI PORTOFOLIN E GJETUR

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 13:00 një qytetar nga Ferizaj, Shyqeri Hamidi, i moshës 61 vjeçar, i pa punë, tek nënkalimi në rrugën “Ahmet Kaçiku” ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura. Portofoli i përkiste Ditika Zymberit , e moshës 31 vjeçare nga Gjilani . “Ai menjëherë portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj. Pas procedurave të verifikimit të pronares, në prani të policisë, pronares Ditika Zymberit i kthehen paratë 47.00 € dhe dokumentet e saj. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetarin Shyqeri Hamidi për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit ...
Komentet te QYTETARI NGA FERIZAJ DORËZON NË POLICI PORTOFOLIN E GJETUR Janë të Mbyllura