Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

EL CONFIDENCIAL: SPANJA NORMALIZON QËNDRIMIN PËR KOSOVËN

Lajme
Qeveria spanjolle nuk është e hapur për njohjen e Kosovës, por po përparon në një normalizim gradual në të cilin vendet e tjera që nuk e njohin Kosovën kanë punuar tashmë, siç është Greqia, shkruan gazeta spanjolle El Confidencial.   Në maj 2018, Mariano Rajoy, të cilit i kishin mbetur vetëm pak ditë si kryeministër i Spanjës edhe pse ai nuk e dinte këtë, po shëtiste nëpër Sofje, ku po mbahej një samit ballkanik. Ai nuk ishte në takim. Ai kishte marrë pjesë në darkën e udhëheqësve një ditë më parë, por kishte munguar në takimin me partnerët ballkanikë. Vendin e tij e zinte Pablo García-Berdoy, në atë kohë ambasadori ...
Komentet te EL CONFIDENCIAL: SPANJA NORMALIZON QËNDRIMIN PËR KOSOVËN Janë të Mbyllura

TRI KLINIKA TË QKUK-SË U BËNË BASHKË PËR TA SHPËTUAR NJË FOSHNJE TË PORSALINDUR

Shëndetësi
Një foshnje e porsalindur në QKUK ka bashkuar tri klinika. Neonatologjia, Kirurgjia e Fëmijëve dhe Radiologjia janë bërë bashkë për ta shëruar fëmijën. QKUK ka njoftuar se foshnja kishte lindur me probleme gastrointenstinale të mos tolerancës ndaj ushqimit. Shkaku i këtij problemi u diagnostikua përmes imazherisë radiologjike dhe i njëjti u evitua nga kirurgët e fëmijëve, shkruan Gazeta Shneta. Pas intervenimit foshnja u rikthye në Neonatologji ku qëndroi një muaj e gjysmë dhe më pas u lirua në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore. Njoftimi i plotë nga QKUK: Një foshnje, e lindur para kohe, me probleme shëndetësore, është trajtuar për një muaj e gjysmë ditë në Njësinë Intensive të ...
Komentet te TRI KLINIKA TË QKUK-SË U BËNË BASHKË PËR TA SHPËTUAR NJË FOSHNJE TË PORSALINDUR Janë të Mbyllura

NGRËNIA E TEPËRT NUK ËSHTË AJO QË JU SHKAKTON SHTIM NË PESHË

Lifestyle
Nuk është e vështirë të kuptosh pse njerëzit fitojnë peshë, apo jo? Nëse konsumojmë më shumë kalori sesa djegim, do të marrim kilogramë shtesë.   Dëshironi të dobësoheni? Hani më pak dhe lëvizni më shumë. Është ajo që kemi dëgjuar prej vitesh, por studiuesit kohët e fundit ofruan një perspektivë të re. A mund të jetë e vërtet që ngrënia e tepërt nuk shkakton shtim në peshë? Dr. David Ludwig, një endokrinolog në Spitalin e Fëmijëve në Boston dhe profesor në Shkollën Mjekësore të Harvardit, bashkë-autorizoi një artikull të botuar këtë muaj në The American Journal of Clinical Nutrition që sfidon mençurinë mbizotëruese në lidhje me atë që fshihet pas ...
Komentet te NGRËNIA E TEPËRT NUK ËSHTË AJO QË JU SHKAKTON SHTIM NË PESHË Janë të Mbyllura

ÇFARË PRET KOSOVA NGA SAMITI I BE-BALLKANI PERËNDIMOR?

Lajme
Liderët e Bashkimit Evropian (BE) dhe kolegët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor pritet që në samitin e tyre në Bërdo afër Kranjit në Slloveni, të mërkurën, më 6 tetor, të përsërisin përkushtimin e ndërsjellë për lidhje më të ngushta.   Nga njëra anë, BE-ja pritet të përsërisë përkushtimin për perspektivë evropiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe po ashtu vendet e rajonit të përsërisin orientimin e tyre drejt BE-së. Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së janë pajtuar me tekstin e draftit të deklaratës që do të miratohet në këtë samit. Në të thuhet se liderët e BE-së përshëndesin përkushtimin e partnerëve nga ...
Komentet te ÇFARË PRET KOSOVA NGA SAMITI I BE-BALLKANI PERËNDIMOR? Janë të Mbyllura

ELEZI: NË DITËN E ZGJEDHJEVE S’DO TË KËRKOHET DËSHMIA E VAKSINIMIT

Lajme
Kur kanë mbetur edhe më pak se dy javë deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, KQZ-ja është duke bërë të gjitha përgatitjet e duhura që procesi zgjedhor të shkojë mirë.   Zëdhënësi i këtij institucioni Valmir Elezi ka thënë se po punojnë që gjithçka të jetë gati për ditën e zgjedhjeve. “Aktualisht janë duke u zhvilluar aktivitete të cilat parashihen me planin operacional dhe ideja është që të përmbushen këto detyra në mënyrë që KQZ-ja të jetë gati për 17 tetor. Në bazë të ecurisë së punës besojmë që gjithçka do të jetë gati për ditën e zgjedhjeve, më 17 tetor”. Ai, në Klan Kosova, ka konfirmuar se ...
Komentet te ELEZI: NË DITËN E ZGJEDHJEVE S’DO TË KËRKOHET DËSHMIA E VAKSINIMIT Janë të Mbyllura

DËSHMITARI: PAS MALTRETIMEVE NË ZLLASHË, JAM TRAJTUAR NGA MJEK PRIVAT

Lajme
Dëshmitari i tretë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar kundër Salih Mustafës në Hagë ka thënë se si pasojë e maltretimeve që pretendon se i janë bërë në Zllashë, sot vazhdon të përballet me probleme shëndetësore. Megjithatë, para trupit gjykues ai ka thënë se është trajtuar nga mjekë privatë dhe jo në spitale publike në Kosovë.   Derisa u është përgjigjur pyetjeve të mbrojtëses së viktimave Anni Pues, dëshmitari Ë01679 ka thënë se ka dhëmbë artificial meqë sipas tij në Zllashë i janë thyer dhëmbët nga keqtrajtimet që pretendon se i janë bërë. “Edhe ashtu mi kanë pas thyer dhëmbët, po edhe shkaku i infeksionit, e bëra operimin e i ...
Komentet te DËSHMITARI: PAS MALTRETIMEVE NË ZLLASHË, JAM TRAJTUAR NGA MJEK PRIVAT Janë të Mbyllura

GAZETA ZVICERANE: KOSOVA NUK PËRFITON ASGJË NGA “OPEN BALKAN”

Shqipëri
Gazeta konservatore e Zürichut shkruan se synimi i Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për qarkullim të lirë të mallrave dhe personave, ka ngjallur mosbesim në rajon. Për aq kohë sa Serbia nuk e pranon Kosovën, dobia që ka Kosova nga “Open Balkan” është zero.   Pas dokumentit anonim mbi kufijtë e rinj në Ballkan, i cili u përhap në pranverë dhe ende nuk dihet kush ishte autori, një propozim tjetër ka ngjallur debate në Ballkan: fjala është për projektin “Open Balkan”, një “ide burimore serbe”, shkruan gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” (NZZ). Projektit “Open Balkan” të presidentit serb Aleksandar Vuçiq i janë bashkuar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ...
Komentet te GAZETA ZVICERANE: KOSOVA NUK PËRFITON ASGJË NGA “OPEN BALKAN” Janë të Mbyllura

PAS RIKTHIMIT TË FACEBOOK, INSTAGRAM, WHATSAPP – VJEN REAGIMI I MARK ZUCKERBERG

Teknologji
Pas afër 7 orësh është kthyer përsëri online rrjeti më i madh social në botë, më afër 2 miliardë përdorues, Facebook Një avari e shkaktuar në orën 17:44 sipas kohës sonë lokale, ka bërë që Facebook dhe nënproduktet e saj si: Instagram, WhatsApp, Messenger, Facebook Workplace dhe Oculus të jenë offline. Shkaqet ende nuk janë të ditura por ekspertët e sigurisë kibernetike kanë thënë që avaria ka ndodhur më shumë gjasë si pasojë i një keq konfigurimi brenda kompanisë. Pas kthimit onlinë, me një postim në Facebook ka reaguar vetëm CEO i Facebook, Mark Zuckerberg. “Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger janë kthyer online tani. Ju kërkojmë falje për ndërprerjen sot ...
Komentet te PAS RIKTHIMIT TË FACEBOOK, INSTAGRAM, WHATSAPP – VJEN REAGIMI I MARK ZUCKERBERG Janë të Mbyllura

PËRLESHJE FIZIKE MES DISA PERSONAVE TE SEMAFORAT NË DARDANI (VIDEO)

Lajme
Disa persona janë përfshirë në një rrahje në orët e mbrëmjes në Prishtinë. Sipas një video-incizimi nga një ngases që ndodhej në vendin e ngjarjes, shihet se 5-6 persona përfshihen në përleshje, mes tyre dy femra. Incidenti ka ndodhur te semaforat përballë bulevardit “Bill Clinton” në Dardani. Ende nuk dihet se çfarë e ka nxitur këtë përleshje fizike. Lidhur me rastin, Telegrafi ka provuar të flasë me policinë për të marrë detaje të ngjarjes, por nuk ka mundur të marrë përgjigje./Telegrafi     ...
Komentet te PËRLESHJE FIZIKE MES DISA PERSONAVE TE SEMAFORAT NË DARDANI (VIDEO) Janë të Mbyllura

RIKTHEHEN FACEBOOK, INSTAGRAM E WHATSAPP, PAS SHTATË ORËVE JANË SËRISH FUNKSIONALE TRI APLIKACIONET E RRJETEVE SOCIALE

Teknologji
Pas afro shtatë orëve që kur u raportua se kanë rënë nga sistemi tri aplikacionet më të njohura Facebook, Instagram dhe WhatsApp, më në fund janë rikthyer në funksion. Pak minuta më parë rrjeti social i Facebook i është rikthyer normalitetit, duke mos u ditur me saktësi nëse ai është funksional në tërë botën, transmeton Telegrafi. Megjithatë mjaftuan këto shtatë orë që të krijohet një lloj paniku, ku miliona njerëz në mbarë botën nuk arritën të qasen në llogaritë e tyre dhe të kontaktojnë me më të dashurit e tyre. Por, lajmi se u rikthye edhe Instagram dhe WhatsApp ka gëzuar edhe punonjësit e Facebook, për të cilët u raportua ...
Komentet te RIKTHEHEN FACEBOOK, INSTAGRAM E WHATSAPP, PAS SHTATË ORËVE JANË SËRISH FUNKSIONALE TRI APLIKACIONET E RRJETEVE SOCIALE Janë të Mbyllura