Një punëtor i Postës së Kosovës është arrestuar nën dyshimin se nuk ka dorëzuar 2 mijë e 26 dërgesa postare, të cilat duhej t’i dorëzonte gjatë kohës sa ishte punëtor i Postës. Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka arrestuar personin e dyshuar me iniciale (M.B. ) si dhe është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit të lartcekur ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi (dërgesat postare) të pa dorëzuara nga i dyshuari i cili ka qenë përgjegjës për dorëzimin e tyre tek palët e adresuara gjate kohës sa ka qenë punëtorë i Postës së Kosovës. Dëshmitë dhe provat e gjetura ...
Komentet te ARRESTOHET ISH-PUNËTORI I POSTËS, NË SHTËPI IU GJETËN MBI 2 MIJË DËRGESA TË PA DORËZUARA Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesish i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë celsius. “Të enjten vranësirat do të jenë më aktive gjë që edhe reshjet e shiut parashihen më intensive. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë celsius”, thuhet në njoftim. IHMK bën të ditur se do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe mesatarisht e fortë. /Telegrafi/ ...
Komentet te MOT ME SHI NË DY DITËT E ARDHSHME Janë të Mbyllura
Policia ka ndërmarr një aksion në Lagjen “Emshir” të Prishtinës me ç’rast ka arrestuar një shtetas të huaj (Maqedonisë), në kërkim ndërkombëtar. Me këtë rast policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë te të cilët ka gjetur dhe konfiskuar substancë narkorike Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha. Ai ka thënë se “sot në orët e pasditës në Prishtinë, Policia e Kosovës, konkretisht njësia FAST Kosova, në bashkërendim me njësitet relevante nga drejtoria rajonale dhe ato të reagimit të shpejtë kanë realizuar një operacion efikas me ç’rast kanë arrestuar një person shtetas i huaj dhe në kërkim ndërkombëtar, me urdhërarrest ndërkombëtar. I njëjti ...
Komentet te NË PRISHTINË ARRESTOHEN TRE PERSONA – NJËRI SHTETAS I MAQEDONISË, QË KËRKOHEJ NGA INTERPOLI Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë (MSH), ka thënë se nuk ekziston asnjë provë që vaksinat kundër COVID-19 shkaktojnë fertilitet te gratë ose burrat. Prandaj, MSH u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen kundër coronavirusit. “Të nderuar qytetarë, sipas CDC, nuk ekziston asnjë provë se vaksinat kundër COVID-19 shkaktojnë probleme të fertilitetit te gratë ose burrat. Prandaj, caktoni terminin në https://ekosova.rks-gov.net“, vijon njoftimi. Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 38 raste pozitive me coronavirus. Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.777 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërkaq, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.388.583 doza të ...
Komentet te MSH: S`EKZISTON ASNJË PROVË SE VAKSINAT SHKAKTOJNË PROBLEME ME FERTILITETIN Janë të Mbyllura
Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka takuar në Qendrën e Paraburgimit të Gjykatës Speciale në Hagë, ish-presidentin, Hashim Thaçin, ish-kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovë, Kadri Veslin dhe ish-deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimin. Për këtë vizitë ai është deklaruar në rrjetin social “Facebook”. ” Në cilësinë time si ish -President i Kosovës dhe mbi të gjitha si një mik personal, së bashku me Jetlirin, vizituam ish -Presidentin Hashim Thaçi i cili gjendet në paraburgim, për gati një vit nga Gjykata Speciale në Hagë. Per pak kohë, me kenaqesi, takuam edhe ish kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe ish deputetin Rexhep Selimi. Të tjerët kesaj ...
Komentet te BEHGJET PACOLLI NË HAGË, TAKON THAÇIN, VESELIN E REXHEP SELIMIN Janë të Mbyllura
Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka publikuar sot një video përmes së cilës e ka ilustruar se si do ta bëjë realitet “Rripin e Gjelbër”, i cili është menduar të kalojë nga rrethi me flamur e deri në Gërmi. Ai ka përshkruar tërë këtë rrugë me trotinet elektrik dhe ka treguar konkretisht përmes pamjeve se si do të duket rripi i gjelbër, nga do ti bie, si do të ndërtohet dhe kur do të përfundojë. Në kuadër të krijimit të Rripit të Gjelbër, Ismaili ka treguar se do të krijohen parqe të tjera të vogla për të lidhur hapësirat ekzistuese të gjelbërta me ato të reja. ...
Komentet te ISMAILI ME TROTINET TREGON KAH DO TË KALOJË “RRIPI I GJELBËR” I PRISHTINËS (VIDEO) Janë të Mbyllura
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) thotë se me shqetësim të thellë ka pranuar lajmin për vendimin e sotëm të Gjykatës së Apelit për të ulur dënimin e përjetshëm në 25 vjet për Nuhi Mavrovqanin, i cili në korrik të vitit 2020 vrau bashkëshorten e tij S.M me shufër metalike. Sipas tyre, kjo vrasje shkundi edhe një herë realitetin e secilës grua që përpiqet çdo ditë që dhuna dhe vrasjet ndaj grave të marrin fund. “Vrasja e S.M fatkeqësisht edhe një herë dëshmoi se dhuna ndaj grave vazhdon të mbetet një prej formave më pak të ndëshkueshme të dhunës. E megjithatë, kur vrasësi u dënua me burgim të përjetshëm ...
Komentet te RRGK KUNDËR ULJES SË DËNIMIT PËR NUHI MAVROVQANIN Janë të Mbyllura
Senatori amerikan: Asociacioni i Komunave Serbe është recetë për katastrofë. Kreu i Komitetit për Punë të Jashtme në Senatin amerikan, Bob Mendez, ka marrë pjesë në një organizim të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku kanë folur edhe për çështjen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, çështjen e Asociacionit dhe ideve që kanë qarkulluar për shkëmbim territoresh dhe ndryshim të kufijve. Mendez ka kritikuar administratën Trump për presion vetëm ndaj Kosovës dhe thotë se ka qenë gabim diskutimi për shkëmbim territoresh. “Administrata e Trump fatkeqësisht bëri të gjithë presionin drejt Kosovës dhe aspak ndaj Serbisë dhe Beogradit. Dhe kjo krijoi pasoja në fund ...
Komentet te KUNDËR THEMELIMIT ASOCIACIONIT TË KOMUNAVE ME SHUMICË SERBE Janë të Mbyllura
Mi05 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.777 doza të vaksinës kundër COVID-19. ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.388.583 doza të vaksinës. ℹ Deri më sot 573.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. ℹ Nga 3.285 testime, 38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. ℹ Sot janë shëruar 185 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.379. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 1.895 ➡ ...
Komentet te RASTE TË REJA ME COVID-19 Janë të Mbyllura
Dhjetëra lëndë të dyshuara për korrupsion nuk po mund të procedohen në prokurori për shkak të mungesës së drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), të cilit muajin e kaluar i ka skaduar mandati. Sipas ligjit në fuqi, asnjë lëndë nuk mund të procedohet në prokurori pa pasur autorizimin ose nënshkrimin e drejtorit të AKK-së. Zyrtarë në këtë institucion i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se përveç mosprocedimit të lëndëve në prokuroritë përkatëse, në AKK janë bllokuar edhe shumë punë të tjera, që kërkojnë nënshkrimin e drejtuesit të këtij institucioni. Sipas tyre, gjatë javës së kaluar nuk ka pasur prezencë të zyrtarëve të kësaj agjencie në gjykata me qëllim ...
Komentet te MUNGESA E DREJTORIT BLLOKON AGJENCINË KUNDËR KORRUPSIONIT Janë të Mbyllura