Është zgjedhur më në fund Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës. I zgjedhuri me votat e asamblistëve është Fehmi Kupina i Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan lajmi.net. Kupina është zgjedhur me 25 vota, teksa 45 asamblistë kanë qenë prezent. Zgjedhja e Kupinës në krye të Kuvendit të Prishtinës pati sukses tek herën e tretë, pasi që në dy herat e para dështoi në mungesë të votave. /Lajmi.net/ ...
Komentet te FEHMI KUPINA ZGJEDHET KRYETAR I KUVENDIT TË PRISHTINËS Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë persona dhe janë paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave. Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre persona të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i përgjithshëm, ka ndaluar një person dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person. Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të veprave të ndryshme penale dhe ka bërë një kërkesë për caktimin ...
Komentet te PROKURORIA E SHTETIT NDALON 15 PERSONA BRENDA 24 ORËVE Janë të Mbyllura
Fehmi Kupina i LDK-së nuk ka arritur të zgjedhet kryesues i Asamblesë në Prishtinë, në raundin e parë të votimit. Në procesin e votimit morën pjesë vetmë 25 asamblistë nga 51 sa janë gjithsejtë, duke bërë kështu që Kupina të marrë vetëm 25 vota pro. Këto vota të rundit të parë s’janë të mjaftueshme për t’u zgjedhur kryesues, pasi për këtë duhen 26 vota. Në votim kanë marrë pjesë 14 asamblistët e LDK-së, nëntë të PDK-së dhe nga një i Nismës dhe Lëvizjes për Bashkim. Në sallë qëndruan por s’votuan asamblistët e VV-së, ndërsa ata të AAK-së dhe AKR-së lëshuan sallën. /Telegrafi/ ...
Komentet te NUK MJAFTOJNË VOTAT E LDK-SË E PDK-SË PËR ZGJEDHJEN E KRYESUESIT, ASAMBLISTËT E VV-SË NUK VOTUAN EDHE PSE QËNDRUAN NË SALLË Janë të Mbyllura
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka mbajtur sot mbledhjen në të cilën është zgjedhur kryesuesi i Asamblesë. I propozuari i vetëm për këtë post ishte Fehmi Kupina nga LDK, i cili nga 25 asamblistë sa morën pjesë në votim mori 25 vota. Kujtojmë se asamblistët e AAK-së nuk morën pjesë në votim pasi që të njëjtit lëshuan sallën menjeherë pas propozimit të Kupinës për kryesues. Të drejtën e poropozimit të një kandidati për kryesues e kishin të gjitha subjektet politike që janë pjesë e Kuvendit Komunal të Prishtinës, por të njëjtit vendosën të mos e bëjnë një gjë të tillë. Lëvizja Vetëvendosje tha se heq dorë nga kjo e drejtë, ...
Komentet te KUPINA I LDK S`ARRIN TË ZGJEDHET KRYESUES I PRISHTINËS NË RAUNDIN E PARË Janë të Mbyllura
Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës ka lëshuar sallën ku po mbahet mbledhja për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës. Kjo, pasi LDK-ja për kryesues të Asamblesë e propozoi Fehmi Kupinën, raporton lajmi.net. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka garantuar se do të qëndrojë në sallë dhe nuk do të pengojë procesin e zgjidhjes së kryesuesit të Asamblesë së kryeqytetit. Nga kjo parti kanë refuzuar të propozojnë një emër për kryetar Kuvendi, duke thënë se një gjë e tillë i takon subjekteve të tjera politike. /Lajmi.net/ ...
Komentet te AAK LËSHON SALLËN PAS PROPOZIMIT TË LDK-SË PËR KRYESUES KUVENDI Janë të Mbyllura
Është arritur marrëveshja për bashkëqeverisje në Prishtinë, ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Telegrafi rasporton se LDK ka arritur tashmë marrëveshje me PDK-në dhe seanca e Kuvendit komunal të Prishtinës pritet të nis në orën 10:00. Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje – Qendra e Prishtinës, ka njoftuar se asamblistët e tyre do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit Komunal në Prishtinë, ku pritet të zgjedhet Kryesuesi i këtij Kuvendi. LVV në njoftimin e bërë për media thekson se, nuk do të jetë bllokuese e proceseve, prandaj do të qëndrojnë në sallë gjatë procesit të votimit. Ndryshe, nëse sot nuk zgjidhet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës ...
Komentet te ARRIHET MARRËVESHJA PËR BASHKËQEVERISJE LDK-PDK NË PRISHTINË Janë të Mbyllura
Rreth orës 08:30 policia e Kosovës ka pranuar telefonatë me anë të së cilës një person ka thënë se ka vendosur mjet shpërthyes në stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Policia menjëherë i ka ndërmarrë të gjitha veprimet duke siguruar një perimetër dhe duke evakuuar qytetarët, shkruan lajmi.net. Në vendngjarje nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Kështu ka konfirmuar për lajmi.net Flora Ahmeti nga Policia e Prishtinës. “Rreth orës 08:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka ...
Komentet te SËRISH ALARM PËR BOMBË NË STACIONIN E AUTOBUSËVE, POLICIA JEP DETAJE Janë të Mbyllura
Të gjithë ata të cilët hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nga sot e tutje duhet të posedojnë dëshminë e vaksinimit të plotë me dy doza kundër COVID-19. Një vendim të tillë e kishte marrë Qeveria e Kosovës më 1 dhejtor 2021, kur edhe kishte miratuar masat anti-COVID. “Nga data 3 janar 2022 për të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm dëshmia e vaksinimit të plotë (me dy doza) kundër COVID-19”, thuhej në vendimin e Qeverisë së Kosovës. Në vendim gjithashtu thuhet se shetatist e Republikës së Kosovës, si dhe personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, të cilët ...
Komentet te NGA SOT, PËR TË HYRË NË KOSOVË KËRKOHET CERTIFIKATA E VAKSINIMIT ME DY DOZA Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka arrestuar sot rreth orës 13:00 një person me inicialet R.S. (51) në Ferizaj pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Siç thuhet në një komunikatë për media të policisë, bashkëshortja e personit të arrestuare si pasojë e dhunës fizike ka pranuar edhe tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga Sektori i Dhunës në Familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore. Ndryshe, dhuna në familje është një dukuri negative e cila vazhdon nga viti në ...
Komentet te E RRAHU GRUAN DHE E BËRI PËR SPITAL, ARRESTOHET NJË PERSON NË FERIZAJ Janë të Mbyllura
Nga 2.3 miliardë euro euro pensione të kosovarëve që menaxhohen aktualisht nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, prej tyre rreth 1.5 miliardë janë të investuar në SHBA dhe Evropë. Këto para, sipas Florin Aliut, njohës i ekonomisë, do të mund të investoheshin të gjitha në Kosovë, sikur të ishte i konsoliduar tregu i kaptalit. “Prandaj, që këto mjete ose një pjesë e konsiderueshme e tyre të kthehen në Kosovë duhet të krijohet tregu i kapitalit. Sepse natyra e fondeve të tilla kërkon investime në instrumente financiare që ekzistojnë vetëm në bursa. Paramendojeni çfarë infuzioni për ekonominë e Kosovës do të ishte nëse 1 miliard euro futen në kompanitë ...
Komentet te MILIARDAT E TRUSTIT DO TË DUHEJ TË INVESTOHESHIN NË VEND Janë të Mbyllura