Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot në takim një delegacion të Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe oficerë nga vendet e ndryshme, që aktualisht ndjekin studimet në kursin e lartë të sigurisë dhe mbrojtjes në këtë akademi. Mehaj ka bërë me dije se oficerët kursantë i ka njoftuar me vizionin e Qeverisë së Kosovës, qëllimet e tij strategjike si dhe qasjen në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në konstelacionin e ndryshimeve dinamike të mjedisit global, që natyrshëm afekton, mjedisin rajonal dhe vendor të sigurisë. “Arsimimi i liderëve ushtarakë të FSK-së, krahas vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s, është tejet me rëndësi në kompleksitetin e mjedisit ...
Komentet te MEHAJ TAKON DELEGACIONIN E AKADEMISË SË FORCAVE TË ARMATOSURA TË SHQIPËRISË Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesish i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius. IHK njofton se të enjten vranësirat do të jenë më aktive gjë që edhe reshjet e shiut parashihen më intensive. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe mesatarisht e fortë. /Telegrafi/ ...
Komentet te SOT VRANËT DHE ME RIGA SHIU Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Rasti ka ndodhur në rrugën “Agim Çavdërbasha” në Prishtinë, të martën në ora 19:10. “Është raportuar se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/ ...
Komentet te GJENDET NJË PERSON PA SHENJA JETE NË PRISHTINË Janë të Mbyllura
Posta e Kosovës ka sqaruar rastin për ish postierin të arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për mos dorëzim të disa dërgesave postare tek palët e adresuara sa ishte punonjës i ndërmarrjes. Në njoftimin e Postës së Kosovës thuhet se pasi inspektorati ka zbuluar dhe konstatuar keqpërdorimet e ish postierit M.B, ndaj tij janë marr masat ligjore sipas ligjeve në fuqi me largim nga puna, ndërsa departamenti ligjor i ndërmarrjes e ka iniciuar rastin në Polici dhe në Prokurori. Lexoni të plotë njoftimin: Sqarojmë opinionin e gjerë publik lidhur me rastin e ish postierit me inicialet M.B, të arrestuar dje nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për mos dorëzim ...
Komentet te POSTA E KOSOVËS SQARON RASTIN E ISH POSTIERIT TË ARRESTUAR NGA POLICIA Janë të Mbyllura
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen po merr pjesë në samitin me vendet e Ballkanit Perëndimor që ka nisur punimet sot në Slloveni. Para mediave, Von der Leyen ka thënë se ky është një samit i rëndësishëm me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ajo ka thënë se vendet e Ballkanit i takojnë familjes evropiane. “Ne duam të dërgojmë një mesazh të vetëm dhe të qartë që Ballkani Perëndimor i takon Bashkimit Evropian, ne i duam ata në BE dhe familjen tonë evropiane. Ne ndajmë të njëjtën histori dhe të njëjtat vlera”, ka thënë Von der Leyen, transmeton Telegrafi. Ajo ka shtuar se 6 vendet kanë bërë shumë reforma ...
Komentet te VON DER LEYEN: BALLKANIN PERËNDIMOR E DUAM NË FAMILJEN TONË EVROPIANE Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në samitin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Slloveni. Kurti ka thënë se shpreson që ky samit do ta bëjë Bashkimin Evropian të qëndrojë në thelbin e saj e që është zgjerimi i saj. “Kanë kaluar më shumë se 3 vite që kur Komisioni Evropian ka rekomanduar për herë të dytë liberalizimin e vizave. Ka qenë një padrejtësi e madhe, mungesë e drejtësisë karshi qytetarëve tanë që kanë vuajtur shumë. Ne kemi shpresë që ky samit, do ta bëjë BE-në të qëndrojë besnike në thelbin e saje ky është zgjerimi i saj, si projekti më ...
Komentet te KURTI NË SAMITIN E SLLOVENISË KËRKON LIBERALIZIM VIZASH E INTEGRIM NË BE Janë të Mbyllura
Ka rënë në 140 numri i pacientëve që po trajtohen nga COVID-19, në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme. Nga raportimet e datës 6 tetor 2021, numri i përgjithshëm i pacientëve është 140, 89 prej tyre janë nën asistim të oksigjeno-terapisë dhe 9 pacientë në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor. Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme Klinika Infektive, 27 pacientë Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 10 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid-19 Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 7 pacientë Spitali i Prizrenit, 8 pacientë Spitali i Gjakovës, 7 pacientë Spitali i Pejës, 13 pacientëSpitali i Gjilanit, 10 ...
Komentet te SHSKUK: BIE NË 140 NUMRI I PACIENTËVE QË PO TRAJTOHEN NGA COVID-19 Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr sot pjesë në samitin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian në Slloveni. Në Samiti i BE-së në Brdo të Sllovenisë diskuton për raportet me SHBA-në dhe Kinën si dhe mundësinë e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Megjithëse në samitin e fundit në Berlin nuk u arrit asnjë marrëveshje, kësaj radhe edhe pas vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në rajon, do të tentohet sërish të nënshkruhet dakordimi i gjashtë shteteve rajonale për lëvizjen e lirë me ID karta dhe njohjen e diplomave. Në samitin në Slloveni do të jetë edhe kancelarja e Gjermanisë, ...
Komentet te KURTI NË SLLOVENI, KËTO JANË MARRËVESHJET QË PRITET TË NËNSHKRUHEN NË SAMIT Janë të Mbyllura
Me shumë mundësi, jeni të njohur me diabetin, atë sëmundje aspak të ëmbël, edhe pse ka lidhje me sheqerin. Në fakt, është një nga sëmundjet më të zakonshme në botë, dhe numrat po rriten vazhdimisht. Por, çfarë saktësisht është diabeti? Para se të hyjmë në kauzë, duhet të përcaktojmë se çfarë është diabeti. Diabeti ndodh kur glukoza në gjak – ose sheqeri në gjak – është shumë i lartë. Glukoza në gjak është burimi kryesor i energjisë së trupit dhe rrjedh nga ushqimi që hani. Shtoni insulinë: një hormon i prodhuar nga pankreasi juaj. Endokrin Web thotë se “insulina shpesh përshkruhet si një çelës, i cili zhbllokon qelizën për të ...
Komentet te SHKAKTARI NUMËR NJË I SËMUNDJES SË DIABETIT, SIPAS SHKENCËS Janë të Mbyllura
Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, ka njoftuar se kamioni i një prodhuesi kosovar që eksporton në Gjermani, është ndalur duke kaluar në Serbi, pasi në dokumentet përcjellëse shkruante Republika e Kosovës. Panaxha, përmes një postimi në facebook, ka treguar se pengesat dhe vështirësitë me të cilat përballen kompanitë kosovare nuk kanë të ndalur. ”Sapo më njoftoj një prodhues që eksporton në Gjermani se kamioni që kalon transit përmes Serbisë i është bllokuar nga autoritetet serbe. Arsyeja e bllokimit është se në dokument shkruan RKS dhe përmes marrëveshjes së re autoritet serbe nuk e pranojnë asnjë dokument ku shkruan RKS edhe pse është i destinuar ...
Komentet te BLLOKOHET NË SERBI KAMIONI NGA KOSOVA QË EKSPORTONTE MALL NË GJERMANI Janë të Mbyllura