Një letër elektronike tejet e rëndësishme pritet të arrijë në ditët në vazhdim, në adresën e drejtorit të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti. Disa sqarime nga ky i fundit, do t’i kërkojë gjyqtari paraprak në rastin e krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale, Nicolas Giju. Gjyqtari francez do të interesohet konkretisht, se cilat janë kapacitetet e Policisë së Kosovës për zbatimin e një numri masash, në rast se krerët e UÇK-së lirohen me kusht. Përfshirë monitorimin e komunikimeve elektronike dhe masave tjera të arrestit shtëpiak. Krejt kjo, pas një vendimi të Gjykatës së Apelit e cila pranoi ankesat e avokatëve dhe urdhëroi gjyqtarin Giju që të kërkojë sqarime shtesë ...
Komentet te AVOKATËT: PËRGJIGJA E QARTË E POLICISË MUND TË JETË VENDIMTARE PËR LIRIM Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Sot me datë 06.10.2021, Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore kanë arrestuar personin e dyshuar me iniciale (R.B.) si dhe kanë kontrolluar banesën e të dyshuarit të lartcekur me iniciale. Gjatë realizimit kontrollit të banesës së të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi të cilat do të përdoren si prova në procedurë penale. I lartcekuri dyshohet se është prezantuar rrejshëm si person zyrtar (ministër) dhe me këtë prezantim të rremë ka kërkuar nga dy persona një shumë të parave në mënyrë ...
Komentet te ARRESTOHET PASI U PREZANTUA SI MINISTËR DHE U KËRKOI PARA QYTETARËVE Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim në Brdo të Sllovenisë edhe me homologun e tij spanjoll Pedro Sanchez. Sanchez e ka inkruajruar Kurtin, siç raporton Agenzia Nova, që të gjendet rruga për arritjen e marrëveshjes me Serbinë, transmeton Klankosova.tv. Ai ka bërë thirrja që të gjendet zgjidhja në përputhje me ligjet ndërkombëtare e me të cilën do të jenë të kënaqura të dyja palët. Tutje Sanchez ka theksuar se nuk e kanë bojkotuar Samitin BE-Ballkani Perëndimor edhe pse aty ka qenë pjesëmarrëse Kosova “Duhet të marrim pjesë në debat dhe ta themi opioinion tonë. Pse të abstenonim derisa aty merrnin pjesë 26 vende?”, raportohet të ketë ...
Komentet te KRYEMINISTRI I SPANJËS – KURTIT: TË ARRIHET MARRËVESHJA KOSOVË-SERBI Janë të Mbyllura
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në përfundim të samitit të Brdo në Slloveni foli për një situatë komplekse në Ballkan. Macron iu referua problemeve mes Kosovës dhe Serbisë, por dhe përplasjeve mes Maqedonisë Veriore dhe Bullgarisë. “Patëm një diskutim shumë të mirë sot për Ballkanin dhe perspektivën e integrimit. Situata sot paraqitet shumë e komplikuar mes shumë vendeve të Evropës. Situata mes Serbisë dhe Kosovës, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duket shumë kompleks. Kemi kaluar disa momente me drejtuesit e vendeve dhe kancelaren. Gjithashtu sot kemi diskutuar për situatën mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, siç e dini. Duhet të përparojmë mbi këtë temë por qëllimi ynë është të ...
Komentet te MACRON SHPJEGON SITUATËN E NDËRLIKUAR TË SAMITIT PËR BALLKANIN Janë të Mbyllura
Kjo deklaratë, e publikuar në agjencinë e lajmeve ruse “TASS”, thekson se “që nga 20 shtatori, policia e Prishtinës, me pëlqimin e misioneve ndërkombëtare, ka krijuar pengesa në trafikun përgjatë kufirit administrativ me pjesën qendrore të Serbisë, me pretekste të largëta dhe duke përdorur forcë kundër civilëve.” Platforma Polygraph e cila merret me verifikimin e lajmeve dezinformuese të shpërndara botërisht, ka botuar një artikullqë e konsideron si “mashtruese” ose “çorientuese” një deklaratë të Ministrisë së Jashtme ruse. Kjo deklaratë, e publikuar në agjencinë e lajmeve ruse “TASS”, thekson se “që nga 20 shtatori, policia e Prishtinës, me pëlqimin e misioneve ndërkombëtare, ka krijuar pengesa në trafikun përgjatë kufirit administrativ ...
Komentet te MINISTRIA E JASHTME RUSE SHTREMBËRON RAPORTIMET PËR SITUATËN NË VERI Janë të Mbyllura
Xherdan Shaqiri këtë fundjavë do ta luajë ndeshjen e 100-të për kombëtaren e Zvicrës. Shaqiri ka folur në prag të dy ndeshjeve që “helvetikët” do të zhvillojnë kundër Irlandës së Veriut dhe Lituanisë. Ai në një intervistë për Blick.ch ka bërë të ditur se do të jetë kapiten i “Nati” në mungesë të Granit Xhakës, i cili i ka këputur ligamentet e gjurit në fitoren 3:1 e Arsenalit ndaj Tottenham. “Unë shpesh shkruaj me trajnerin Murat Yakin. Së fundmi folëm në telefon. Më tha në telefon se isha kapiten. Por, në lojë unë vendos vetë nëse do të marr një penallti të mundshme ose nëse do të lejoj që ...
Komentet te MUNGON XHAKA, SHAQIRI MERR SHIRITIN E KAPITENIT Janë të Mbyllura
Pas dy vitesh pandemi, mendojini ngjyrat si një mënyrë perfekte për të shtuar pak enerji në një veshje neutrale ose për ta bërë një veshje shumëngjyrëshe edhe më shokuese. Trendi i këpucëve me ngjyra është një nga tendencat më të nxehta. Dy deri tre vjet më parë, Victoria Beckham e kishte hequr këtë trend dhe këpucët me ngjyra u bënë një shenjë tregtare e stilit të saj minimal. Kush do t’i harrojë ato taka fuchsia që kishte veshur së bashku me kostume të zeza androgjene? Një dëshmi tjetër se ato përputhen me çdo stil. Këpucët me ngjyra mbizotëruan në shumicën e koleksioneve të stilistëve. I kemi parë në Balmain në versionin ...
Komentet te KËPUCËT ME NGJYRA JANË TRENDI I VJESHTËS, 6 MODELE PËR TË ZGJEDHUR Janë të Mbyllura
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte pjesë e samitit të Bërdos të zhvilluar në Slloveni. Përgjatë fjalimit të tij, kryeministri Edi Rama është shprehur me tone kritike në samitin e BE-Ballkani Perëndimor në Brdo të Sllovenisë, për shkak të mos heqjes së regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Ndër të tjerash Edi Rama nuk ka lënë pa përmendure dhe çështjen e Gjykatës Speciale, apo gjyqësinë që po u bëhet ish-krerëve të Ushtrisë Çlriiemtarë të Kosovës, transmeton lajmi.net. Edi Rama pyeti se a nuk është surreale që çlirimtarë të mbahen të kyçur? “Por, çfarë ndodh me ekzistencën e 2 milionë qytetarëve nga Kosova ende të mbyllur brenda vendit të ...
Komentet te RAMA: ÇLIRIMTARËT E KOSOVARËVE PO MBAHEN TË MBYLLUR Janë të Mbyllura
Qytetarët në veri të Kosovës, e banuar me popullatë me shumicë serbe, janë hutuar të martën, më 5 tetor, për shkak se nuk kanë mundur të pajisen me letra ngjitëse në Qendrën e Regjistrimit në Mitrovicën e Veriut, për të ngjitur ato mbi simbolet shtetërore në targat e automjeteve të tyre të regjistruara në Serbi. Për mbulimin me letra ngjitëse të simboleve shtetërore në targa, ishte arritur pajtimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, më 30 shtator. Në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Zveçan, gjatë pasdites të së martës, kanë arritur vetëm 100 kuti me letra ngjitëse. Secila kuti përmban nga katër letra ngjitëse. Jeta Tela, shefe e stafit ...
Komentet te NË KËRKIM TË LETRAVE NGJITËSE Janë të Mbyllura
Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar edhe 1 viktimë si pasojë e COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 41 raste të reja të infektuara me këtë virus. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Njoftimi i MSH: 06 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.637 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.397.224 doza të vaksinës. Deri më sot 579.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.777 testime, 41 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me ...
Komentet te NJË I VDEKUR DHE 41 RASTE TË REJA ME COVID-19 Janë të Mbyllura