Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

KQZ PRANON 2337 PAKO ME FLETËVOTIME NGA DIASPORA

Lajme
Një javë para përfundimit të afatit kohor për votimin nga jashtë Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 2337 pako të supozuara me fletëvotime.   Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, u bë e ditur se në 20 ditë fushatë, partitë politike kanë paraqitur 629 kërkesa për tubime zgjedhore, 15 prej tyre janë mbajtur pa i përfillur rregullat zgjedhore dhe vendimin për masat mbrojtëse antiCOVID-19. Ndërkohë, KQZ-ja ende s’e di si të veprohet për votimin e qytetarëve me dy shtetësi, të Kosovës dhe Maqedonisë Veriore, pasi zgjedhjet lokale mbahen në njëjtën ditë dhe kriteri i verifikimit me rreze ultraviolete mund të paraqet problem. Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, ...
Komentet te KQZ PRANON 2337 PAKO ME FLETËVOTIME NGA DIASPORA Janë të Mbyllura

KOSOVA DHE SERBIA SI ‘VENDE TË SIGURTA’ PËR NJERËZIT QË NDIQEN PENALISHT

Lajme
Në Kosovë dhe në Serbi ka mjaft persona, të cilët janë strehuar për t’iu shmangur ndjekjeve penale ose dënimeve për vepra penale, të cilat i kanë kryer ne vendet përkatëse, thonë Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi dhe Bojana Pavlloviq nga Rrjeti për hulumtim të kriminalitetit dhe korrupsionit në Serbi – KRIK.   Një fakt të tillë e ka konfirmuar edhe Ministria e Drejtësisë e Qeverisë së Kosovës, por ajo nuk ka evidenca të personave që janë në Kosovë dhe që i janë shmangur ndjekjes penale apo vuajtjes së dënimit në shtetet ku i kanë kryer veprat penale.   Kosova dhe Serbia nuk e njohin njëra ...
Komentet te KOSOVA DHE SERBIA SI ‘VENDE TË SIGURTA’ PËR NJERËZIT QË NDIQEN PENALISHT Janë të Mbyllura

S’KA LEHTËSIM TË MASAVE ANTICOVID, MBESIN NË FUQI TË VJETRAT

Lajme
Nuk ka masa të reja antiCOVID – kështu është marrë vendimi nga takimi virtual mes Ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha me kryetarët e komunave.   Vlerësim i përgjithshëm është që këto masa të vazhdojnë edhe për dy javët e ardhshme sidomos tani që ka nisur shkolla dhe ka fushatë për zgjedhjet lokale me 17 tetor. Njoftimi i plotë: Kryetarët e Komunave kanë mbajtur një takim virtual me Ministren e Ministrisë së Shëndetësisë znj.Dafina Gexha-Bunjaku për të diskutuar situatën lidhur me pandeminë Covid–19 me theks të veçantë për zbatimin e masave dhe vlerësimin e situatës së deritashme. Ministrja Bunjaku në këtë takim informoi Kryetarët e Komunave me situatën e tashme me ...
Komentet te S’KA LEHTËSIM TË MASAVE ANTICOVID, MBESIN NË FUQI TË VJETRAT Janë të Mbyllura

RAPORTI DITOR i IKSHPK-SË

Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 2.347 testime, 30 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.   Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 94 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.671 Në total numri i rasteve aktive është 1.676 Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.736 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.407.966 doza të vaksinës. Deri më sot 588.481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. ...
Komentet te RAPORTI DITOR i IKSHPK-SË Janë të Mbyllura

RASTI GUCATI-HARADINAJ, DËSHMITARI I PARË DËGJOHET MË 18 TETOR

Lajme
Dëshmitari i parë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në rastin e ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të dëgjohet më 18 shtator.   Procesi i rregullt gjyqësor ka filluar sot me deklaratën hyrëse të ZPS-së, është lexuar aktakuza dhe është bërë deklarimi i të akuzuarve të cilët kanë thënë se janë të pafajshëm. ZPS ka paraqitur pjesë nga video-konferencat e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, dhe pjesë të intervistave që kanë dhënë në emisione të ndryshme ku kanë kundërshtuar Gjykatën Speciale dhe kanë deklaruar që do të publikojnë çdo material që arrin në zyrat e tyre. Sipas ZPS-së, deklarime të tilla dëshmojnë se të akuzuarit ...
Komentet te RASTI GUCATI-HARADINAJ, DËSHMITARI I PARË DËGJOHET MË 18 TETOR Janë të Mbyllura

SHEFI I UNMIK NË BEOGRAD BËN THIRRJE PËR VAZHDIM TË DIALOGUT KOSOVË-SERBI

Lajme
Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Zahir Tanin, vuri në dukje domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, si dhe rëndësinë e të gjitha përpjekjeve për bashkëpunim rajonal, tha presidenca serbe të enjten pasi shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç në Beograd.   Zyra për media e presidencës serbe deklaroi se gjatë takimit u diskutua situata politike dhe ajo e sigurisë në Kosovë, dhe se Tanin ka deklaruar se mandati i UNMIK-ut në Kosovë dhe forcave të huaja, nën udhëheqjen e NATO -s (KFOR) është i qartë. “Shtrirja dhe roli i këtyre misioneve janë përcaktuar saktësisht dhe ish-Sekretari ...
Komentet te SHEFI I UNMIK NË BEOGRAD BËN THIRRJE PËR VAZHDIM TË DIALOGUT KOSOVË-SERBI Janë të Mbyllura

MSH: ËSHTË HERËT PËR NDRYSHIME TË MASAVE ANTICOVID, KËRKOHET ANALIZË

Lajme
Ministria e Shëndetësisë ka nisur takimet për të diskutuar për masat antiCOVID.   Megjithëse rastet pozitive me COVID-19 kanë rënë dukshëm, nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha në masa. Është planifikuar që MSH të mbajë sot takim me Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe përfaqësuesit e komunave në lidhje me masat antiCOVID. Nga kjo ministri bëjnë të ditur për Telegrafin se është ende herët për të bërë ndryshime të mëdha në masa. “Është e vërtetë që situata epidemiologjike këtyre ditëve është më e qetë, por është ende herët për të bërë ndryshime të mëdha në masa, duke pasuar parasysh që procesi edukativo -arsimor sapo ka filluar me kthimin fizik ...
Komentet te MSH: ËSHTË HERËT PËR NDRYSHIME TË MASAVE ANTICOVID, KËRKOHET ANALIZË Janë të Mbyllura

SIGURIA USHQIMORE CILAT JANË SËMUNDJET QË VIJNË NGA USHQIMI

Kuzhina
Siguri ushqimore do të thotë të ruash, të përgatisësh e ta shërbesh ushqimin në mënyrën e duhur. Në mënyrë që vlerat ushqimore të tij apo kushtet higjenike të mbeten të paprekura dhe të ushqejnë organizmin.   Me morinë e produkteve që qarkullojnë sot në botë, duket se misioni i një bote me ushqim të sigurt dhe brenda standarteve është më i vështirë se kurrë. Kjo disiplinë shkencore po vihet gjithnjë e më shumë në zbatim, sidomos vitet e fundit në mënyrë që të parandalohet çdo problem me ushqimin. Në këtë artikull ju tregojmë disa nga sëmundjet të cilat shkaktohen pikërisht nga mos respektimi i këtyre rregullave. Çfarë e ndikon organizmin ...
Komentet te SIGURIA USHQIMORE CILAT JANË SËMUNDJET QË VIJNË NGA USHQIMI Janë të Mbyllura

USHQIMET E PASURA ME ZINK PËR SHËNDET GJATË DIMRIT

Kuzhina
Është përsëri dimër, koha kur fillojmë të kërkojmë forcues të imunitetit për të shmangur simptomat e ftohjes.   Shmangia e ftohjes së zakonshme (ose rinovirusi,në terma shkencorë) është në mendjen tonë edhe më shumë këtë vit me pandeminë e vazhdueshme. Por para së gjithash,pse zinku është kaq i dobishëm kur bëhet fjalë për shëndetin tonë? Sipas Departamentit Amerikan të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS), zinku është i rëndësishëm në nivel qelizor për gjëra të tilla si shërimi i plagëve,sinteza e proteinave dhe natyrisht funksioni imunitar. Gjithashtu zinku ka treguar se ndihmon në zvogëlimin e ashpërsinë dhe kohëzgjatjen e simptomave të zakonshme të ftohjes. HHC rendit sasinë e rekomanduar ditore të ...
Komentet te USHQIMET E PASURA ME ZINK PËR SHËNDET GJATË DIMRIT Janë të Mbyllura

KOHA KUR DO TË HAPET SOT LINKU PËR TERMINE NË AMBASADËN GJERMANE

Lajme
Sot pritet të hapet linku për termine për viza pune në Ambasadën Gjermane në Kosovë. Ambasada ka njoftuar se lista e pritjes për caktimin e terminit për parashtrimin e kërkesës për vizë për muajin tetor do të hapet sot, më 7 tetor, në orën 14:00.   “Për terminet që janë në dispozicion në muajin e ardhshëm tashmë ka regjistrime të mjaftueshme. Prandaj lista e pritjes për termine për muajin tetor është mbyllur. Lista e pritjes për nëntorin do të hapet të enjten, 7 tetor në orën 14:00”, thuhet në njoftim. Linku për caktim të terminit hapet duke klikuar këtu: TERMINET. ...
Komentet te KOHA KUR DO TË HAPET SOT LINKU PËR TERMINE NË AMBASADËN GJERMANE Janë të Mbyllura