Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se kriza energjetike në Evropë pritet të ketë ndikim edhe në Kosovë. Rizvanolli duke folur në një intervistë për Telegrafin, ka shtuar se qytetarët duhet të përgatiten për një rritje eventuale të çmimeve. “Çmimet e energjisë elektrike për një Megavat për orë prej 60 euro sa kanë qenë para kësaj krize në Evropë kanë arritur në mbi 100 euro dhe çmimet për sot kanë arritur në mbi 200 euro, pra po flasim për shtrenjtim të çmimeve katërfish në Evropë, e cila vjen si pasojë e rritjes së kërkesës dhe pjesërisht si pasojë e uljes së ofertës së gazit natyror nga ana e Rusisë. ...
Komentet te KRIZA ENERGJETIKE NË RAJON DHE BE, RIZVANOLLI: PRITET TË KETË NDIKIM EDHE NË KOSOVË, QYTETARËT TË JENË TË PËRGATITUR (VIDEO) Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Konsumimi i kafeinës në stomak bosh do të krijojë gërryerje të acidit të stomakut dhe me siguri do të shkaktojë dridhje. Nëse gjëja e parë që bëni sapo zgjoheni është të merrni direkt një kafe për të filluar ditën tuaj, duhet ta dini që jeni pjesë e një grupi të madh njerëzitsh. Por edhe nëse e shijoni shumë kafenë dhe efekti që ajo ju juep nuk është i pëlqyeshëm, sërish nuk jeni vetëm, shkruan Roasty Coffee. Ju ka ndodhur të keni pak marramendje pasi pini një filxhan kafe? Epo, ka disa arsye për këtë. Një fakt që shpesh e anashkalojmë është se kafeina është një ilaç, një stimulues në ...
Komentet te KAFEJA JU SHKAKTON DRIDHJE DHE MARRAMENDJE? ÇFARË DUHET TË DINI NË KËTË RAST Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti takoi ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Arabisë Saudite në Kosovë, Faisal Ghazi Hafizi. Ai i uroi ambasadorit mirëseardhje në Kosovë dhe suksese në detyrën e tij të re. Kontributi dhe roli i Arabisë Saudite për pavarësinë e vendit sikurse dhe ndihma socio-ekonomike dhe mbështetja e vazhdueshme në arenën ndërkombëtare janë dëshmi se Kosova dhe Arabia Saudite janë miq dhe partnerë me lidhje të shumta dhe të mira, tha gjatë takimit kryeministri Kurti. Kryeministri e falënderoi Arabinë Saudite për mbështetjen që ajo i kishte dhënë Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në 2011 konkludoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte e ligjshme. ...
Komentet te KURTI E AMBASADORI GHAZI HAFIZI THONË SE SYNOHET THELLIMI I BASHKËPUNIMIT Janë të Mbyllura
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, njëherit edhe deputeti i kësaj partie, Kujtim Shala, ka folur mbrëmë në Debat Plus, rreth fushatës që po e bën kandidati i LDK-së në Prishtinë, Përparim Rama. I ballafaquar nga analistët në studio, rreth asaj që u quajt “amnisti” që LDK-ja po i bën Lëvizjen Vetëvendosje në lidhje me qeverisjen e Shpend Ahmetit në Prishtinë, Shala e shtjelloi gjatë si temë. “Lëvizja Vetëvendosje ka marrë një rezultat të lartë në Prishtinë, të shpjegueshëm, të pa shpjegueshëm është çështje tjetër. Dhe ka një kandidat i cili lidhet me pushtetin e LVV-së në Prishtinë. Një kandidat që mua më duket fiktiv, sepse se kam parë në ...
Komentet te SHALA KRITIKON RAMËN: PRISHTINA NUK FITOHET VETËM ME PROGRAME PËR QEVERISJE Janë të Mbyllura
Nga to, mbi 600 mijë persona janë vaksinuar me të dyja dozat, gjithsej 606.496. Afër 1 milion e 430 mijë vaksina kundër COVID-19 janë administruar në Kosovë deri tash. Ndërsa me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 216.786. Sipas të dhënave zyrtare të 24 orëshit të fundit, një person ka vdekur si pasojë e COVID-19 dhe 25 raste të reja janë regjistruar. Raste aktive me koronavirus janë 1.335. ...
Komentet te MBI 600 MIJË QYTETARË TË VAKSINUAR ME DY DOZA Janë të Mbyllura
Ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, do të fillojnë gërmimet për varreza masive në disa lokacione të ndryshme në Kosovë. Gërmimet tashmë kanë filluar në fshatin Dreth (Dren) të Zubin Potokut, më 26 gusht, mirëpo ekipet ende nuk kanë gjetur asgjë. Po ashtu, gërmime në kërkim të varrezave masive pritet të fillojnë edhe në Koshare, në Prizren, Suharekë dhe në Podujevë. Sipas Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Kosovë, fillimin e gërmimeve në Koshare e ka kërkuar Serbia. Në këtë vend, në Komunën e Gjakovës, gjatë luftës së fundit në Kosovë në vitin 1999, ishte zhvilluar Beteja e Koshares, ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtrisë ...
Komentet te TË PAKTËN ESHTRAT T’I GJEJMË DIKU” Janë të Mbyllura
Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës informon të gjithë qytetarët se nga data 14 deri më 24 tetor 2021, në territorin e Republikës së Kosovës, do të zhvillohet fushata e vaksinimit nga ajri të kafshëve të egra kundër tërbimit. Fushata zhvillohet në tërë Ballkanin Perëndimor si pjesë e iniciativës rajonale të kontrollit të kësaj sëmundjeje tek kafshët, prandaj do të ketë edhe fluturime të aeroplanëve afër zonave kufitare të Kosovës. Kjo fushatë e mbështetur nga BE-ja, do të zbatohet me një procedurë moderne e cila garanton vaksinimin e sigurt të kafshëve të egra. Procesi i shpërndarjes së vaksinimit do të realizohet përmes ajrit dhe në mënyrë të kontrolluar nëpër ...
Komentet te NGA 14 DERI 24 TETOR ZHVILLOHET FUSHATA E VAKSINIMIT TË KAFSHËVE NGA AJRI Janë të Mbyllura
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar opinionin për rastin e personit B.SH i cili kishte përfituar para nga RTK përmes kompanisë ‘Pastimi’. Në këtë njoftim, Prokuroria ka bërë të ditur se ndaj të lartcekurit është ngritur kallëzim penal nga Policia e Kosovës më 28 qershor të vitit 2013, përcjell Demokracia.com Dhe më 2014 është ngritur aktakuzë kundër këtij personi për veprat penale si ‘Përvetësim në detyrë’ dhe ‘Mashtrim në detyrë’. Lidhur me këtë çështje personit në fjale iu është konfiskuar shtëpia e banimit dhe automjeti i tipit ‘Land Rover’. Njoftimi i plotë i Prokurorisë: Prishtinë, 8 tetor 2021– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik lidhur me rastin e një ...
Komentet te PROKURORIA JEP DETAJE PËR RASTIN ‘PASTIMI’ NË RTK Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që prej dje janë regjistruar një rast i vdekjes dhe janë konfirmuar 25 raste të reja me COVID-19. Konfirmimi i këtyre rasteve ka ardhur pas testimit të mbi 2 mijë e 370 mostrave. Aktualisht, janë rreth 1 mijë e 300 raste aktive në gjithë vendin. “Nga 2.370 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 362 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.033. Në total numri i rasteve aktive është 1.335”, ka njoftuar MSh-ja. ...
Komentet te RAPORTI DITOR I IKSHPK-SË Janë të Mbyllura
Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomash Szunyog është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Në takim është diskutuar lidhur me agjendën dhe marrëdhëniet e Kosovës me BE-në, ndërsa pas takimit do të ketë konferencë për media. ...
Komentet te SHEFI I BE-SË DISKUTON ME DEPUTETËT PËR MARRËDHËNIET E KOSOVËS ME UNIONIN Janë të Mbyllura