Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

40 RASTE TË REJA ME COVID-19, ASNJË VIKTIMË

Shëndetësi
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID-19 në Kosovë. Ndërsa janë regjistruar 40 raste të reja të infektimit me koronavirus.   “Nga 2.870 testime, 40 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 149 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.182. Në total numri i rasteve aktive është 1.226”, thuhet në njoftimin e MSh-së. Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.144 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.432.135 doza të vaksinës. Deri më sot 608.939 qytetarë ...
Komentet te 40 RASTE TË REJA ME COVID-19, ASNJË VIKTIMË Janë të Mbyllura

KUSH ËSHTË KOLONELI I KFOR-IT STEFANO FEDELE?

Lajme
Faqja zyrtare e NATO-s ka realizuar një intervistë me kolonelin italian Stefano Fedele, i cili shërben në misionin paqeruajtës të KFOR-it.   “Shtatë pyetjet për oficer të karabinierëve italianë, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt në Kosovë, si pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja”, shkruan kjo faqe. Në përgjigjet e tij ai thotë se puna në Kosovë i ndihmon të kuptojë qasjet e ndryshme për të zgjidhur problemet dhe për t’iu bë ballë sfidave. Intervista e plotë: Me çfarë merreni? Unë jam kolonel në karabinierët italianë dhe aktualisht jam Komandant i Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe të NATO -s (MSU) me seli në Prishtinë, ...
Komentet te KUSH ËSHTË KOLONELI I KFOR-IT STEFANO FEDELE? Janë të Mbyllura

MASAT ANTI-COVID TË VAZHDOJNË DERI SA TË VAKSINOHEN 70% E QYTETARËVE!

Lajme
Infektologu Hamdi Ramadani ka thënë se megjithëse kanë rënë rastet me COVID-19 dhe situata është më e qetë, qytetarët duhet të vazhdojnë të mbajnë maska, distancë dhe të vaksinohen.   Sipas tij, situata me pandeminë është më e mirë në krahasim me javët e kaluara, por nuk duhet të relaksohemi pa arritur në 70 përqindja e të vaksinuarve. Ramadani në prononcim për Telegrafin tha se është shumë me rëndësi që procesi i vaksinimit po shkon mirë dhe qytetarët janë të interesuar për ta marr vaksinën antiCOVID. “Kemi rënie të madhe të rasteve me COVID-pozitiv, kemi edhe një rënie e madhe të të vdekurve, që do të ishte mirë të binte ...
Komentet te MASAT ANTI-COVID TË VAZHDOJNË DERI SA TË VAKSINOHEN 70% E QYTETARËVE! Janë të Mbyllura

CILAT MASA KUFIZUESE DO TË ZBATOHEN NË DITËN E ZGJEDHJEVE?

Lajme
Komisionerët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në Kosovë do të duhet të jenë të vaksinuar apo të kenë dëshminë se janë negativë në koronavirus apo se e kanë kaluar sëmundjen. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka kërkuar partive politike që të zbatojnë këtë masë.   Por, ky rregull nuk do të vlejë edhe për votuesit, konfirmojnë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Qytetarëve do t’iu kërkohet të mbajnë maska mbrojtëse dhe distancë fizike. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i tha Radios Evropa e Lirë se ky institucion u ka dërguar partive politike një shkresë përmes së cilës ka kërkuar nga ato që të dërgojnë në qendrat e ...
Komentet te CILAT MASA KUFIZUESE DO TË ZBATOHEN NË DITËN E ZGJEDHJEVE? Janë të Mbyllura

INFERMIERËT E QKUK-SË FLASIN PËR PËRVOJAT NË “LUFTËN” ME COVD-19 (VIDEO)

Shëndetësi
Bashkë me mjekët, infermierët janë heronjtë e betejës me pandeminë. Infermierët janë përballur me shumë sfida gjatë tërë pandemisë, për shkak të, siç është thënë, shumë të panjohurave rreth virusit COVID-19. Përkundër kësaj, bashkë me mjekët, infermierët qëndruan në vijën e parë të frontit në betejat me këtë sëmundje. Festa Maloku Hyseni është infermiere në Klinikën Infektive në Prishtinë, ajo tregon se ballafaqimi me pandeminë COVID-19 ishte i vështirë. Posaçërisht e kishin të rëndë në fillim të pandemisë me shumë të panjohura. Edhe Infermierët Lulëzim Gashi dhe Fitim Havolli tregojnë përvojën e tyre në kohë pandemie. “Ishte një frikë e jashtëzakonshme, sepse ishte diçka e re për neve… Erdhi edhe ...
Komentet te INFERMIERËT E QKUK-SË FLASIN PËR PËRVOJAT NË “LUFTËN” ME COVD-19 (VIDEO) Janë të Mbyllura

GJINI: NËSE S’NA NDIHMON QEVERIA, UNË DO TA KRYEJ VETË STADIUMIN

Lajme
  Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini ka folur për projektet që ai planifikon nëse do të marrë edhe një mandat në krye të Gjakovës.   “Prej projekteve të mëdha që duhen me u përfunduar është stadiumi, është dalja për Pejë”, tha Gjini.   “Stadiumi ka filluar vitin e kaluar me u ndërtuar”, theksoi Gjini në emisionin Pressing në T7.   “Komuna e Gjakovës e ka kontraktuar projektimin e stadiumit të Gjakovës në vitin 2019, projekti ka përfunduar në fund të vitit 2019. Buxhetimi i parë ka ndodhur në fund të vitit 2019, e ka kthyer ministrja Dumoshi në mes të vitit 2020 dhe diku para fundit të vitit 2020 e ...
Komentet te GJINI: NËSE S’NA NDIHMON QEVERIA, UNË DO TA KRYEJ VETË STADIUMIN Janë të Mbyllura

GËRVALLA: NUK HABITEM NËSE DERI NË PRANVERËN 2022 S’VOTOHET PËR LIBERALIZIM

Lajme
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka folur për liberalizimin e vizave të vendin.   Tha se nuk pret që votimi për këtë çështje të ndodh para pranverës së vitit 2022. “Çështja e liberalizimit të vizave është shtruar dhe ka një unitet në mes shteteve anëtare të BE’së me shumë pak përjashtime që Kosova më në fund jo vetëm që i ka përmbushur por i ka stërmbushur ato kritere të cilat duhet përmbushur për të marrë liberalizimin e vizave. Fatkeqësisht një gjë e tillë deri më tani nuk ka ndodhur. Janë vendime individuale të shteteve anëtare të një numri shumë të vogël të shteteve anëtare”, tha Gërvalla. “Ne duhet ...
Komentet te GËRVALLA: NUK HABITEM NËSE DERI NË PRANVERËN 2022 S’VOTOHET PËR LIBERALIZIM Janë të Mbyllura

RREBESH SHIU NË FERIZAJ (VIDEO)

Lajme
Rrebesh shiu ka pasur sonte në fshatin Pleshinë të Ferizajt.   Faqja “Meteo Ballkan” ka publikuar pamje në Facebook  ku shihet se reshjet e shiut ishin të shumta. Ndërkaq, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një komunikate për media ka njoftuar se reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve vijuese. IHMK thekson po ashtu se reshjet e shiut do të vazhdojnë deri ditën e martë, ndërkaq pritet të bien edhe fjolla të lehta bore. “Ndonëse deri më tani, jo vetëm që nuk patëm reshje të mjaftueshme, por kishim edhe humbje të atyre reshjeve të mëhershme, për shkak të shkallës së lartë të avullimeve që ishin në muajt e ...
Komentet te RREBESH SHIU NË FERIZAJ (VIDEO) Janë të Mbyllura

LIRIM KASTRATI KTHEHET NË STËRVITJE TE KOSOVA, MUND TË KETË MINUTA NDAJ SUEDISË

Sport
Kosova e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para përballjes së nesërme me Suedinë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”, ndërsa me skuadrën është bashkuar edhe Lirim Kastrati. Dardanët kanë zbritur mbrëmjen e së premtes në stadiumin modern “Friends Arena” në Solna të Stokholmit, aty ky nesër do të ketë edhe mijëra bashkëatdhetarë tanë në përkrahje të Kosovës. Në këtë stërvitje ka qenë i pranishëm edhe sulmuesi anësor i Legias, Lirim Kastrati, i cili mungoi në stërvitjet paraprake për shkak të ekzaminimeve mjekësore. Kastrati ka stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit, kryesisht me ushtrime të lehta dhe vrapime. Nuk dihet nëse ai do të luajë nga minuta ...
Komentet te LIRIM KASTRATI KTHEHET NË STËRVITJE TE KOSOVA, MUND TË KETË MINUTA NDAJ SUEDISË Janë të Mbyllura

POLICI IA SHPËTON JETËN TË AKSIDENTUARIT NË GLLAMNIK TË PODUJEVËS

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se një zyrtar policor ia ka shpëtuar jetën një personi, i cili kishte pësuar aksident trafiku në fshatin Gllamnik Podujevë. Në njoftimin për media thuhet se në aksident ishin përfshirë katër vetura dhe si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime. “Me datën 05.10.2021 rreth mesditës, në fshatin Gllamnik Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident ishin përfshirë katër vetura dhe si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime. Njëri nga të lënduarit kishte marrë lëndime më të rënda dhe gjendja e tij ishte e rëndë”. “Patrulla policore e ndodhur në atë lokacion ka intervenuar menjëherë. Polici H.S., ka kryer një intervenim ...
Komentet te POLICI IA SHPËTON JETËN TË AKSIDENTUARIT NË GLLAMNIK TË PODUJEVËS Janë të Mbyllura