Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

SUEDIA NË EPËRSI

Sport
Suedia ka kaluar në epërsi kundër Kosovës prej 1-0, në ndeshjen që po luhet në Stokholm, raporton RTKLive.com.   Suedezët përmes  Forsberg (29’), kaluan në avantazh nga penalltia pas videoasistimit nga VAR. Suedia dhe Kosova po luajnë në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës ‘Katar 2020’. / ...
Komentet te SUEDIA NË EPËRSI Janë të Mbyllura

DEZINFORMATAT DHE DRAMATIZIMI NGA MEDIAT SERBE E RUSE PËR SITUATËN E VERIUT

Lajme
Situata në veriun e Kosovës ka prodhuar një mori dezinformatash ditëve të fundit. Kanë qarkulluar dezinformata të ndryshme, por me qëllim të njëjtë, propagandimin lidhur me zhvillimet në pjesën veriore të shtetit të Kosovës. Temat e ndjeshme gjithmonë janë tërheqëse për ata që prodhojnë propagandë dhe çështja e veriut padyshim është një nga to. Nga dita e parë e bllokimit të rrugëve në afërsi të kufirit me Serbinë, në internet kanë vërshuar dezinformatat që burim kishin kryesisht mediat serbe dhe ruse. Pozitive në gjithë këtë ishte reagimi i institucioneve kosovare, që në vazhdimësi u përpoqën të demantojnë dezinformatat që kishin të bënin drejtpërdrejt me to, mirëpo edhe një herë nënvizohet domosdoshmëria ...
Komentet te DEZINFORMATAT DHE DRAMATIZIMI NGA MEDIAT SERBE E RUSE PËR SITUATËN E VERIUT Janë të Mbyllura

KRIZA ENERGJETIKE, SHOQËRIA CIVILE FTON QEVERINË PËR MASA PËRBALLUESE

Lajme
Ani se kriza energjetike ka prekur ekonominë e Kosovës dhe pritet që të ndikojë edhe në rritjen e çmimeve të energjisë elektrike për qytetarët e Kosovës, qeveria ende nuk ka ndërmarr ndonjë veprim për t’u ballafaquar më ketë sfidë.   Organizata nga shoqëria civile kanë kërkuar nga ekzekutivi i vendit që menjëherë të miratojë fondin e konsumatorëve në nevojë dhe të miratojë një pako të ringjalljes, e cila do ta ketë fokus sektorin e energjisë. Në anën tjetër, në KEDS-së thonë se ende nuk ka ndonjë shtrenjtim të rrymë, përderisa shprehen se për muajt në vijim nuk mund të spekulojnë se do të ketë ngritje të çmimit apo jo. Sa ...
Komentet te KRIZA ENERGJETIKE, SHOQËRIA CIVILE FTON QEVERINË PËR MASA PËRBALLUESE Janë të Mbyllura

ZBULOHET MËNGJESI QË HANTE ÇDO DITË ALBERT AJNSHTAJNI

Kuriozitete
Albert Einstein ka lindur në Gjermani. Një mëngjes gjerman shpesh përmban vezë, patate, krepa, proshutë dhe salcice. Prindërit e tij, natyrisht, ishin me origjinë hebraike, gjë që teorikisht mund të ndikonte në zakonet e tij të të ngrënit. Në një mëngjes hebraik mund të gjejmë patate ngjyrë kafe, salcice, fasule, kërpudha, vezë dhe bukë të skuqur.   Zonja e shtëpisë së Ajnshtajnit, Herta  Waldow, në librin e saj Einstein at Home, zbuloi mëngjesin që fizikani i famshëm hante çdo ditë. “Mësuesi hante gjithmonë vezë të skuqura, pothuajse çdo ditë. Të paktën dy… Ai gjithashtu i shijonte veçanërisht kërpudhat, pasi i hante tri herë në ditë”. Mëngjesit të tij nuk i mungonte mjalti, të cilin sipas ...
Komentet te ZBULOHET MËNGJESI QË HANTE ÇDO DITË ALBERT AJNSHTAJNI Janë të Mbyllura

VAKSINOHEN EDHE 12 MIJË E 144 PERSONA NË KOSOVË

Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 12.144 doza të vaksinës kundër COVID-19.   Ndërsa deri më sot me dozën e dytë janë vaksinuar 608.939 qytetarë. Gjithsej në Kosovë janë vaksinuar 1.432.135 persona. Gjithashtu në raportin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se janë kryer 2.870 testime, prej tyre 40 persona kanë rezultuar pozitiv dhe 149 persona janë shëruar. Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.182. Në total numri i rasteve aktive është 1.226. ...
Komentet te VAKSINOHEN EDHE 12 MIJË E 144 PERSONA NË KOSOVË Janë të Mbyllura

BISKOTA PA GLUTEN, ME MOLLË

Kuzhina
Një filxhan çaji të ngrohtë dhe këto biskota – pushimi perfekt për t’u kënaqur!   Përbërësit: ▪ 150 g miell i përzier, pa gluten ▪ 60 g sheqer ▪ gjysmë pako sheqer vanilje ▪ 2 vezë ▪ 100 g margarinë ▪ gjysmë pako pluhur pjekje ▪ 2 molla ▪ 100 g arra ose bademe ▪ kanellë Përgatitja: Ngroheni furrën në 200 gradë Celsius dhe vendosni në fundin dhe skajet e enës letër për pjekje. Përzieni sheqerin dhe sheqerin vanilje me vezët dhe margarinën, tundni derisa përzierja të shkumëzohet, pastaj shtoni miellin dhe pluhurin për ëmbëlsira. Qëroni mollët dhe pritini në copa të vogla dhe shtojini në përzierje bashkë me arra ...
Komentet te BISKOTA PA GLUTEN, ME MOLLË Janë të Mbyllura

RIVARROSEN VIKTIMAT E MASAKRËS SË REZALLËS

Lajme
Janë varrosur eshtrat e nëntë martirëve të masakrës së Rezallës, të cilët janë gjetur dhe zhvarrosur nga varreza masive në Kizhevak të Serbisë.   Ceremonia e rivarrimit u mbajt në Kompleksin e varrezave të martirëve në Rezallë. Në këtë ceremoni të rivarrimit përveç familjarëve kanë marrë pjesë edhe krerët shtetërorë dhe komunal, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Skenderaj, Bekim Jashari dhe Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur. Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, e cilësoi si njëra ndër masakrat më të pamëshirshme të kryer nga policia dhe ushtria serbe. Sipas Jasharit, këto masakra dhe këto arkivole janë arkiva e cila dëshmon vazhdimisht se kush ishin vrasësit. “Këta u vranë në ...
Komentet te RIVARROSEN VIKTIMAT E MASAKRËS SË REZALLËS Janë të Mbyllura

MINISTRI MURATI I DEL NË NDIHMË BAHTIRIT

Lajme
Ministri Murati i del në ndihmë Bahtirit: Ia zhbllokon sistemin e komunës për zotime dhe pagesa Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se borxhi i akumuluar që u bë shkak për bllokimin e financave të sistemit për zotime dhe pagesa është debllokuar nga data 06.10.2021 nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve. Nga Komuna e Mitrovicës kanë thënë se ekzekutimi i pagesave do vazhdohet të kryhet si më parë. Ministri Murati në media është raportuar se po e shfrytëzon pozitën e ministrit të Financave për t’i përkrahur kandidatët e VV-së në garën zgjedhore. Ndryshe, drejtori i përgjithshëm i Thesarit të Shtetit, Ahmet Ismali, më 22 shtator ka dërguar një shkresë zyrtare ...
Komentet te MINISTRI MURATI I DEL NË NDIHMË BAHTIRIT Janë të Mbyllura

ARSYET SHËNDETËSORE PËRSE KENI GJITHMONË VAPË

Lifestyle
Shumë persona vuajnë ndjesinë e vapës së tepërt edhe në rastin kur koha nuk është e ngrohtë.   Por sado e çuditshme të duket, ndjesia e nxehtësisë së tepërt është një pasojë e një problemi shëndetësor e jo një tekë e momentit. Cilat janë shkaqet e vapës së vazhdueshme Hipertiroidizmi Sipas të dhënave problemet me tiroiden, sidomos prodhimi i tepërt i hormoneve përshpejton ritmin energjik të trupit, gjë që shkakton nxehtësi të tepërt e të vazhdueshme. Menopauza Fundi i ciklit menstrual që ndodh rreth moshës 50 vjeçare u ‘dhuron’ femrave ethe të nxehta krejt të papritura. Temperatura e trupit rritet shpejt dhe shkakton djersitje të tepërt, marramendje dhe rrahje të çrregullta të ...
Komentet te ARSYET SHËNDETËSORE PËRSE KENI GJITHMONË VAPË Janë të Mbyllura

PDK: KOSOVA PO RREZIKOHET NGA NGRITJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË

Lajme
Partia Demokratike e Kosovës, shpreh shqetësimin e saj që Qeveria aktuale e ka lënë Kosovën tërësisht të papërgatitur për t’u përballur me pasojat e rënda të krizës energjetike që po merr formë, tashmë një kohë të gjatë.   Gjatë muajve të fundit, mbarë Evropa është duke përjetuar rritje marramendëse të çmimeve të energjisë elektrike, ndërsa Qeveria e Kosovës po tregohet neglizhente dhe nuk ka marrë asnjë masë për të adresuar këtë krizë që po i afrohet me shpejtësi edhe Kosovës. Aktualisht, çmimi i rrymës në bursat e energjisë në rajonin tonë, ka arritur në trefishin e çmimit të një viti me parë, ndërkohë që jemi ende larg dimrit – kur ...
Komentet te PDK: KOSOVA PO RREZIKOHET NGA NGRITJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË Janë të Mbyllura