Fillimi i zbatimit të kësaj marrëveshje nisi të shtunën më 2 tetor kur edhe u larguan barrikadat dhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, të cilat ishin të vendosura në dy pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë. Pas largimit të tyre, në pikat kufitare u vendosën trupat e KFOR-it të cilët do të qëndrojnë aty për dy javë rresht sipas marrëveshjes. Pas kësaj të hënën më 4 tetor sipas pikës dy të marrëveshjes së arritur, ka filluar edhe zbatimi i përkohshëm i sistemit të afisheve me të cilat si Kosova ashtu edhe Serbia po mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra-tjetrës. Lidhur me respektimin e kësaj marrëveshje, Ferdinand ...
Komentet te NJË JAVË NGA MARRËVESHJA KOSOVË-SERBI, MPB LËSHON MBI13 MIJË STIKERSA Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Vaksina kundër gripit sezonal do të arrijë në fund të muajit tetor në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë i ka blerë në fillim të vitit 140 mijë doza të kësaj vaksine përmes UNICEF-it. Zëdhënësi I Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti tha për Radio Kosovën se me qëllim të mbrojtjes kundër gripit sezonal, Ministria e Shëndetësisë që nga fillimi i vitit i ka kryer pagesat për sigurimin e vaksinënsë kundër gripit sezonal ’ 140 mijë vaksina që pritet të arrijnë në fund të muajit tetor në Kosovë do të shpërndahen në qendrat e vaksinimit e që grupet prioritare që do të vaksinohen janë shtatzënat, të moshuarit, personat me sëmundje kronike. Do të ...
Komentet te VAKSINA KUNDËR GRIPIT SEZONAL DO TË ARRIJË NË FUND TË MUAJIT TETOR Janë të Mbyllura
Aktivista, a po nirthni! Donit me na nxjerr shpirtin për Babën! Edhe t’deknit na i kërcënonit me përdhunim, se nuk ngiheshit veç me t’gjallët tanë. E tash, ju nër çebe tuj u dridh si thupra n’ujë, e pasardhësit e udbashave dhe familjarët e jaranave të Babës në qeveri, nxehtë, n’mëngë t’shkurta. Bile unë e kam një batanije personale, shumë prej jush aktivista, edhe batanijet i keni kolektive-dyshe! Ju ka Baba për qejfi, ju ka krijuar veç për me ndez diçka: turbina, zjarre, granata, gaz lotsjellës, etj. Aktivistët fukarenjë nuk kanë dru me ndez shporetin n’shpi, por kanë vullnet me ia ndez turbinat Babës. Mos u murtiz, çu dil prej çebes ...
Komentet te PASARDHËSIT E UDBASHAVE DHE FAMILJARËT E JARANAVE TË BABËS NË QEVERI Janë të Mbyllura
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka komentuar fushatën para zgjedhjeve lokale të 17 tetorit. Miftaraj ka ngritur dilemë se cili a është më budalla i mençuri që po kërkon nga populli me i votu disa budallenj për kryetar komune. Miftaraj tha se me budallenj dhe debilla nuk mbahet as komuna e as shteti. “Kur po i shoh disa të mençur duke kërkuar nga populli me votu për disa budallenj për kryetar komune, po mendohem se cili është budallai në këtë rast? Apo i mençuri po e tregon karakterin e tij të vërtetë?Me budallenj dhe debilla nuk mbahet as komuna e as shteti”, ka shkruar Miftaraj. ...
Komentet te DILEMA E MIFTARAJT: KUR I MENÇURI BËN THIRRJE TË VOTOHET BUDALLAI PËR KRYETAR KOMUNE, CILI ËSHTË BUDALLAI Janë të Mbyllura
Shtatë video-inicizime nga një takim i ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, me aktivistët e Listës Guxo dëshmojnë shpërbërjen finale të subjektit politik. Takimi është zhvilluar në fshatin Dubovik të Pejës. Atë e kishte ftuar ministrja Gërvalla. Kishte mbledhur koordinatorët dhe aktivistët e Listës. Në atë takim, njerëzit që kishin punuar për ta sjellë Osmanin e Gërvallën në pushtet kishin marrë një flakaresh. Aty, Gërvalla u thotë se asnjëherë nuk “kemi kërku nga jo të na votoni. Thotë se nuk është në gjendje ta udhëheq Listën Guxo, dhe se me ta nuk mund të hapë parti. Madje i quan të pakualifikuar ...
Komentet te SHPËRBËRJA PËRFUNDIMTARE E LISTËS GUXO – VIDEOT QË DËSHMOJNË BRAKTISJEN E ELEKTORATIT (7 VIDEO) Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se situatë pothuajse e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë edhe në javën e dytë të muajit tetor. Riga të intensitetit të dobët deri mesatar do të vazhdojnë edhe ditën e hënë. Të martën dhe të mërkurën parashihet një dobësim i këtij fronti, i cili sjelli këto reshje, por nga dita e enjte sërish parashihet të ketë intensifikim të reshjeve të cilat do të vazhdojnë deri në vikend, duke sjellë sasi të konsiderueshme të reshjeve. Të enjten përpos rigave të shiut në vise të larta parashihen reshje bore, pasi që atje temperaturat do të jenë rreth zeros. Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditë do të lëvizin ...
Komentet te MOTI PËR JAVËN E ARDHSHME, NGA E ENJTJA PARASHIHET INTENSIFIKIM I RESHJEVE TË SHIUT Janë të Mbyllura
Rrustem Berisha, Anton Quni e Xhafer Gashi ishin komandantë të UÇK-së në Betejën e Koshares, por në kohë paqeje ata synojnë të fitojnë garën komunale me parti të ndryshme politike. Beteja e Koshares është njëra nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi është luftimi i parë frontal për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, ku forcave të armikut iu shkaktuan humbje të mëdha. Në këtë betejë morën pjesë shumë djem e vajza nga të gjitha trojet shqiptare. Rrustem Berisha, ishte komandanti i Brigadës 138 “Agim Ramadani” në Koshare. Ashtu si shumë ish-luftëtarë tjerë edhe Berisha pas luftës iu fut jetës politike. Pas disa pozitave në legjislativ dhe ekzekutiv që ...
Komentet te KRAHË PËR KRAHË NË BETEJËN E KOSHARES, KUNDËRSHTARË POLITIKË NË ZGJEDHJET E 17 TETORIT Janë të Mbyllura
Pesë persona janë arrestuar në Kosovë pasi që dyshohet se po përgatisnin vepra terroriste. Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se pas një hetimi disa mujorë dhe zbatimit të masave të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, me urdhër të kësaj prokurorie, është zhvilluar një operacion nga ana e Policisë së Kosovës, respektivisht nga Drejtoria Kundër Terrorizmit që ka rezultuar me pesë persona të arrestuar. Prokuroria Speciale njofton se gjatë bastisjes janë gjetur materie eksplozive, armë të zjarrta dron, si dhe armë anti-tankë. “Gjithashtu, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit persona kanë kryer veprat penale “Përgatitja e veprave Terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë ...
Komentet te ARRESTOHEN 5 TË DYSHUAR PËR TERRORIZËM, SEKUESTROHEN DRON E ARMË ANTITANK Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti ishte sot nē Mitrovicē në mbështetje të kryetarit aktual Agim Bahtiri, por as kjo mbështjetje nuk ka sjellë aspak entuziazëm për kryetarin Bahtiri dhe militantët e tij. Nga fotografitë e publikuara shifen shumē pak njerëz nē takimin pritës. Rënja e mbështetjes pēr kryetarin Agim Bahtiri ështē konfirmuar nga një sondazh i publikuar gjatë ditës së sotme, të cilat e nxjerrin kandidatin Bedri Hamza, fitues pa balotazh.. ...
Komentet te AS KRYEMINISTRI KURTI SE NDIHMON DOT AGIM BAHTIRIN Janë të Mbyllura
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se formulari i aplikimit për subvencionim të kredive personale/konsumuese, tani është hapur në platformën e-Kosova. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hekuran Murati ka treguar hapat për aplikim për subvencionim të këtyre kredive. “Pasi të keni marrë kredinë në njërin nga institucionet financiare të licencuara në vend, duhet të shkoni në portalin eKosova për të plotësuar formularin e aplikimit. Formularin e gjeni duke ndjekur hapat si në fotot e bashkangjitura. Me rëndësi: llogaria bankare ku paguhet subvencionimi duhet të jetë në emër të aplikuesit, përndryshe nuk mund të bëhet transferi”, ka shkruar Murati. ...
Komentet te MINISTRI MURATI KA NJË NJOFTIM PËR SUBVENCIONIMIN E KREDIVE Janë të Mbyllura