Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

TRYEZË E KRYETARËVE TË KOMISIONEVE TË KUVENDIT TË SHQIPËRISË DHE KOSOVËS

Lajme
Në kuadër të bashkëpunimit mes Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës se Shqipërisë, është mbajtur në Tiranë Tryeza e parë e Kryetarëve të Komisioneve të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.   Kjo Tryezë u organizua si rezultat i vizitës së parë zyrtare të Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, në Kosovë dhe diskutimeve të frytshme me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca. Tryeza filloi punimet me fjalimin përshëndetës nga Kryetarja e Kuvendit, të Shqipërisë, Lindita Nikolla. Në fjalën e saj hyrëse, kryetarja Nikolla tha se Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës sapo kanë nisur një kapitull të ri bashkëpunimi intensiv dhe se Tryeza e ...
Komentet te TRYEZË E KRYETARËVE TË KOMISIONEVE TË KUVENDIT TË SHQIPËRISË DHE KOSOVËS Janë të Mbyllura

UNIVERSITETET PUBLIKE DO PAJISEN ME SISTEM GJITHËPËRFSHIRËS TË VLERËSIMIT

Lajme
Është mbajtur sot konferenca përmbyllëse e projektit “Zhvillimi i një sistemi gjithëpërfshirës të vlerësimit të performancës së mësuesve akademik për sistemin universitar të arsimit të lartë publik në Kosovë”, organizuar nga organizata joqeveritare “Optima”, ku u prezantuan punët e kryera në kuadër të këtij projekti.   Ndërkohë u dhanë edhe rekomandimet e përfaqësuesve të shtatë universiteteve publike dhe të konsulentëve të projektit, me qëllim që të njëjtat t’u përcillen institucioneve kompetente: Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Agjencisë së Akreditimit të Kosovës. Drejtori ekzekutiv i organizatës “Optima”, Qëndrim Lluka tha se ky projekt do të zhvillojë një sistem gjithëpërfshirës të vlerësimit të performancës së stafit akademik, duke përdorur një ...
Komentet te UNIVERSITETET PUBLIKE DO PAJISEN ME SISTEM GJITHËPËRFSHIRËS TË VLERËSIMIT Janë të Mbyllura

DY TË VDEKUR DHE 14 RASTE TË REJA ME COVID-19

Shëndetësi
Dy raste të vdekjes dhe 14 raste të reja me koronavirus janë shënuar në 24 orëshin e fundit në Kosovë. Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).   Njoftimi i plotë: 11 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.795 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.456.845 doza të vaksinës. Deri më sot 632.567 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.153 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me ...
Komentet te DY TË VDEKUR DHE 14 RASTE TË REJA ME COVID-19 Janë të Mbyllura

KURTI TAKOHET ME PËRFAQËSUES TË KËSHILLIT AMERIKAN PËR EDUKIM NDËRKOMBËTAR

Lajme
Deri më tani, Fondi Kosovar Amerikan i Edukimit (KAEF) ka ndarë mbi 100 bursa studimi në universitetet më të dalluara amerikane për studentë premtues.   Për të diskutuar mbi bashkëpunimin ndërmjet institucioneve shtetërore dhe KAEF-it, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me shefin e Stafit të Kryeministrit, Luani Dalipi dhe zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë edhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, pritën në takim një delegacion nga Washingtoni, të përbërë nga ish-Zëvendës Asistenti kryesor dhe Ushtruesi i Detyrës së Ndihmës Sekretarit në Byronë e Çështjeve Arsimore dhe Kulturore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aktualisht Kryetarin e Bordit të Këshillit Amerikan për Edukim Ndërkombëtar, Mark Taplin, Nënkryetarin e këtij këshilli, ...
Komentet te KURTI TAKOHET ME PËRFAQËSUES TË KËSHILLIT AMERIKAN PËR EDUKIM NDËRKOMBËTAR Janë të Mbyllura

BABAI SULMON DJALIN E TIJ

Lajme
Një person është arrestuar në Gjakovë, për shkak se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar djalin e tij.   Viktimës më pas i është ofruar tretman mjekësor, përcjell Klankosova.tv. “Gjakovë, 10.10.2021 – 20:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar,  i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar djalin e tij, viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. ...
Komentet te BABAI SULMON DJALIN E TIJ Janë të Mbyllura

PRISHTINASI SHANTAZHOHET NË RRJETE SOCIALE, E LAJMËRON RASTIN NË POLICI

Lajme
Një person ka raportuar në polici se derisa ka qenë në kontakt me një person, është shantazhuar përmes rrjeteve sociale.   Rasti ka ndodhur mesnatën e së dielës në Prishtinë. Policia ka bërë të ditur se është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar. “Prishtinë, 10.10.2021 – 02:15. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte në kontakt me një person të dyshuar përmes rrjeteve sociale, i dyshuari e ka shantazhuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia. ...
Komentet te PRISHTINASI SHANTAZHOHET NË RRJETE SOCIALE, E LAJMËRON RASTIN NË POLICI Janë të Mbyllura

POSTON FOTOGRAFI ME ARMË NË RRJETET SOCIALE, BABAI E RAPORTON NË POLICI

Lajme
Një person ka njoftuar Policinë e Kosovës se djali i tij ka publikuar ne rrjete sociale foto me armë në dorë deri sa ishte në një aheng te një person tjetër në Drenas.   I dyshuari është takuar nga policia dhe gjatë intervistimit kishte pranuar se armët ishin të shokut të tij. Është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka udhëzuar që nga i dyshuari të sekuestrohet telefoni për të siguruar dëshmi lidhur me rastin. ...
Komentet te POSTON FOTOGRAFI ME ARMË NË RRJETET SOCIALE, BABAI E RAPORTON NË POLICI Janë të Mbyllura

IKSHPK APELON PËR RESPEKTIM TË MASAVE ANTICOVID

Shëndetësi
Derisa vaksinimi antiCOVID është duke vazhduar situata e përballjes me këtë virus vazhdon të jetë mjaftë e rënduar.   Tani për tani në gjithë vendin janë mbi 1 mijë raste aktive, ndërsa sipas infektologëve ekziston mundësia e rritjes së numrit të infektimeve. Por pavarësisht kësaj, ata të cilët kandidojnë në zgjedhjet lokale nuk po brengosen fare për këtë, e madje po bëhen bashkë për çdo ditë e natë me qytetarët pa respektuar asnjë masë antiCOVID. Lidhur me këtë, Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike ka apeluar tek qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private për respektim të masave antiCOVID, transmeton lajmi.net. IKSHPK ka theksuar se duhet marrë parasysh dispozitat e Ligjit ...
Komentet te IKSHPK APELON PËR RESPEKTIM TË MASAVE ANTICOVID Janë të Mbyllura

USHQIMI NË DUKJE “I SHËNDETSHËM” QË RRIT RREZIKUN E “KANCERIT AGRESIV” ME 70 PËR QIND

Kuzhina
Marrja serioze e dietës është një hap vendimtar në menaxhimin e kancerit në çdo fazë të sëmundjes. Ajo që vendosim në trupin tonë mund të diktojë shanset tona për të mbijetuar, por udhëzimet dietike nuk janë gjithmonë koncize. Një ushqim që është cilësuar shpesh si një ushqim me lëndë ushqyese mund të rrisin rrezikun e kancerit vdekjeprurës të prostatës deri në 70 për qind. Shumë studiues nuk janë të bindur nga kërkimet që mbështesin rëndësinë e kolinës dietike në parandalimin e kancerit. Në fakt, disa kanë paralajmëruar se disa dieta që theksojnë marrjen e vezëve mund të rrisin rrezikun e kancerit “agresiv” të prostatës, shkruan Express.co.uk. Marrja e papërshtatshme e kolinës ...
Komentet te USHQIMI NË DUKJE “I SHËNDETSHËM” QË RRIT RREZIKUN E “KANCERIT AGRESIV” ME 70 PËR QIND Janë të Mbyllura

SOT MBLIDHET KRYESIA E KUVENDIT TË KOSOVËS

Lajme
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën në orën 11:00 për të diskutuar për një sërë projektligjesh.   Në rendin e ditës do të jetë pika e papërfunduar nga seanca plenare e mbajtur më 22 dhe 28 korrik 2021 – votimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020. Në rendin e ditës do të jenë edhe pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021 – votimi i Projektligjit për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime ...
Komentet te SOT MBLIDHET KRYESIA E KUVENDIT TË KOSOVËS Janë të Mbyllura