Një person ka mbetur i plagosur nga të shtëna me armë që kanë ndodhur sonte në Pejë. Të shtënat kanë ndodhur në Çarshinë e gjatë të qytetit. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai tha se një person është plagosur dhe po trajtohet në emergjencën e Pejës, ndërsa i dyshuari është arrestuar. “Në vendin Çarshia e gjatë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri, si pasojë një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar në emergjencë për trajtim. Njësitet e Policisë kanë arrestuar të dyshuarin dhe ndodhet në stacion të Pejës”, tha Rugova./Telegrafi/ ...
Komentet te NJË I PLAGOSUR NË PEJË, TË SHTËNA ME ARMË NË ÇARSHINË E GJATË Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se derisa në Beograd po mbahet Samiti i të Painkuadruarve, i cili sipas tij ka për qëllim goditjen e Kosovës, politika e jashtme në Kosovë nuk po ndërmerr asgjë. Në një shkrim në Facebook, Hoxhaj ka thënë se Serbia sot organizoi Samitin e të Painkuadruarve, mbajtja e të cilit, sipas tij, nuk ka për qëllim të kujtojë e flasë për 60-vjetorin e themelimit të kësaj lëvizje, por sipas Hoxhajt ky samit shpërfaq dy qëllime të politikës së jashtme serbe, të cilat do të promovohen jo vetëm gjatë kohës së mbajtjes së samitit, siç thotë ai, por që do kenë edhe efekte ...
Komentet te HOXHAJ: NË BEOGRAD MBAHET SAMIT KUNDËR KOSOVËS, MPJD PO HESHT Janë të Mbyllura
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar se ngrohtoret e qytetit janë lëshuar në funksion për 90 mijë qytetarët e lidhur me sistemin e ngrohjes. Ai ka treguar edhe planet për lidhjen e më shumë se 30 mijë qytetarëve me sistemin e ngrohjes dhe projektin e ngrohjes qendrore më panele solare. “E ndezëm ngrohtoren e qytetit, pak më herët se zakonisht. Kërkesat e shumta të qytetarëve për shkak të temperaturave të ulëta u dëgjuan, andaj po hymë me ngrohtësi në këtë sezonë dimri”, shkruan Ahmeti në Facebook. “Rikujtoj se 90 mijë qytetarë janë kyçur tashmë me ngrohtoren qendrore, përmes rrjetit të zgjeruar të ngrohtores. Derisa kemi hapësirë që ...
Komentet te AHMETI: KËRKESAT E QYTETARËVE U DËGJUAN, E NDEZËM NGROHTOREN E QYTETIT Janë të Mbyllura
Reperi nga Peja, Asdren Gjikolli – Gjiko, gjatë këtij viti është bërë baba për herë të dytë. Me ardhjen ne jetë të vajzës së tij, Botës, është zgjeruar edhe familje e reperit duke u bërë kështu katër. Ai së fundmi është kujdesur që të shtojë edhe vajzën në krah duke realizuar një tatuazh të ri, si vazhdim i atij të animuar me dy anëtarët e familjes. Gjiko (Foto: Instagram) Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi të ndarë me fansat në InstaStory. Lexo po ashtu: Ledri Vula, Lumi B dhe Gjiko publikojnë klipin e këngës së re “Ça bone” Ai së bashku me prezantuesen e njohur, Elita ...
Komentet te GJIKO SHTON EDHE BOTËN NË TATUAZHIN E VEÇANTË DEDIKUAR FAMILJES Janë të Mbyllura
Shefi i shtabit te LDK-së për Prishtinën, Alban Zogaj, ka akuzuar kandidatin e LVV-së për garën e kryeqytetit – Arben Vitia, se e ka kopjuar projektin qeverisës të kandidatit të LDK-së – Përparim Rama. Në një konferencë për media, Zogaj u shpreh se për ta kjo është e paprecedentë dhe shqetësuese. “Përparim Rama ka kohë që e ka shpalosur projektin e tij për Prishtinën, projekte që i ka vizuelizuar dhe paraqitur para publikut përgjatë muajve të fundit, në parafushatë dhe fushatën zyrtare dhe janë publike në mediat e platformat tona. Ajo çka kemi parë mbrëmë ne botimin e programit të zotit Vitia është vjedhje e së drejtës së autorit ...
Komentet te LDK AKUZON VITINË SE I KOPJOI PROJEKTET E PËRPARIM RAMËS PËR PRISHTINËN Janë të Mbyllura
Bota e njohu duke qenë i ulur pranë diplomatit të njohur amerikan, Richard Holbrooke në odën e Junikut, në verën e vitit 1998. I armatosur deri në dhemb, Muharrem Knushi, i njohur si komandant Giqa, i tregoi botës së UÇK-ja ishte ushtri çlirimtare, assesi ndryshe, siç dëshironte ta paraqiste Serbia dhe Millosheviqi. Me të kryer misionin e tij prej çlirimtari, Giqa e vazhdoj jetën e tij në Çeki, aty ky për shumë vite merret me biznes. Mirëpo, duke e dashur shumë vendlindjen e tij, Junikun, ai vazhdon të jetë i lidhur fort. Se sa e fuqishme është lidhja e tij me Junikun, e tregon edhe ardhja e tij në ...
Komentet te KOMANDAT GIQA I UÇK PYET KRYETARIN E JUNIKUT SE A U BË MILIONER ME GRANTE? Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës të dielën arrestoi pesë persona që dyshohet se po planifikonin sulme terroriste në Kosovë. Një prej të arrestuarve është Ardian Gjuraj nga Peja. Radio Evropa e Lirë ka arritur që të bisedojë me babin e Ardianit, Kujtim Qerkini i cili ka mohuar se djali i tij të ketë qenë i përfshirë në ndonjë veprim apo planifikim të veprave terroriste. “Absolutisht asgjë të vërtetë nuk ka aty”, thotë Qerkini i cili jeton në Gjermani. Qerkini u shpreh se nuk i njeh asnjë nga personat e tjerë të arrestuar në aksionin, në të cilin u arrestua djali i tij më 10 tetor. Qerkini thotë se ka qenë i kënaqur ...
Komentet te BABAI I TË ARRESTUARIT NGA PEJA, MOHON SE DJALI I TIJ PLANIFIKOI VEPRA TERRORISTE Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se deri më tani anembanë vendit janë administruar një milion e gjysmë vaksina kundër COVID-19. Deri më tani janë 640 mijë qytetarë që janë vaksinuar me të dy dozat. “Me qëllim të arritjes më të shpejtë të objektivit për vaksinimin e së paku 60% të popullatës me vaksinën kundër COVID-19 dhe arritjes së imunitetit kolektiv, MSh u bën thirrje të gjithë qytetarëve të moshës mbi 16 vjeç që të vaksinohen pa asnjë hezitim. Gjithashtu, prindërit e fëmijëve të moshës prej 12-15 vjeç me indikacione shëndetësore të kujdesen për vaksinimin e fëmijëve të tyre”, thuhet në kumtesë. “Vaksinimi është rruga më e thjeshtë, më ...
Komentet te NJË MILIONË E GJYSMË VAKSINIME KUNDËR COVID-19 NË KOSOVË Janë të Mbyllura
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, sot Drejtoria Kundër Terrorizmit, pas hetimeve disa mujore, ka kryer kontrolle në disa lokacione të ndryshme, ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e armatimit, përfshirë armë automatike të llojeve të ndryshme, municion, granata dore dhe pajisje tjera të ndryshme. Ky aksion është në vazhdën e veprimeve të ndërmarra dje në rajonin e Pejës dhe Prizrenit, i cili kishte rezultuar me arrestimin e 5 personave të dyshuar si dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të armatimit, eksplozivit dhe parave të gatshme. Prokuroria Speciale njofton se arrestimi i personave të dyshuar është kryer mbi dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale kundër ...
Komentet te PAS ARRESTIMIT TË PESË PERSONAVE PËR TERRORIZËM, POLICIA KONFISKON ARSENAL TË MADH ARMËSH Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka dënuar me gjashtë muaj burg me kusht të akuzuarin H.H. për veprën penale nxitja e përçarjes dhe mos durimit. Siç thuhet në një komunikatë për media, dënimi nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari brenda periudhës së verifikimit në kohëzgjatje prej 1 viti nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, nuk kryen vepër tjetër penale. Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës. ...
Komentet te GJASHTË MUAJ BURG ME KUSHT PËR NXITJE TË PËRÇARJES DHE MOS DURIMIT Janë të Mbyllura