Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

PACOLLI THOTË SE TRI SHTETE KANË DHËNË GARANCI PËR TË AKUZUARIT NË HAGË

Lajme
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka treguar për Euronews Albania se 3 shtete kanë dhënë garanci për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë.   “Unë e di se tre shtete kanë dhënë miratimin për pranimin e të paraburgosurve, nëse gjykata ose gjyqtari vendos që ata të lirohen në liri. Nëse ka nevojë të paguhet ndonjë shumë financiare, unë nuk mund të them dot asgjë”, u shpreh Pacolli, teksa shtoi se pret që ata të lirohen. Ish-presidenti rrëfeu edhe 4 orët e takimit me ish-krerët e UÇK, ku tha se ata ishin mirë dhe se të gjitha akuzat ndaj tyre janë të pavërteta. “I pashë të tre, Veseli, ...
Komentet te PACOLLI THOTË SE TRI SHTETE KANË DHËNË GARANCI PËR TË AKUZUARIT NË HAGË Janë të Mbyllura

FIFI THOTË SE NUK I BESON MESHKUJVE: U NDA NGA UNË SEPSE NUK I PËLQENTE QË QAJA

ShowBiz
Spektakli Big Brother VIP që nisi transmetimin rreth një javë më parë, po vazhdon të ketë situata emocionale dhe histori personale që banorët po ndajnë me njëri-tjetrin. Ndërsa, këngëtarja Fifi është kthyer në një ndër banorët më të komentuara aty brenda, dhe raporti i saj Granit Canën sa po shkon duke u bërë më i afërt. Të dy ata përsëri janë parë së bashku duke ndarë rrëfime personale nga jeta e tyre, dhe ishte Fifi ajo që tregoi për lidhjet e saj romantike të së kaluarës. Këngëtarja e hitit “Marova” deklaroi se më nuk ka besim te meshkujt dhe se persona që do të hyjë në jetën saj i duhet ...
Komentet te FIFI THOTË SE NUK I BESON MESHKUJVE: U NDA NGA UNË SEPSE NUK I PËLQENTE QË QAJA Janë të Mbyllura

SBASHK: MË 18 TETOR TË MOS MBAHET MËSIMI, TË DEZINFEKTOHEN SHKOLLAT

Lajme
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë po kërkon që më datën 18 tetor të mos mbahet mësimi, por të dezinfektohen shkollat, pasi aty do të mbahet procesi zgjedhor.   Përmes një komunikate për media, SBASHK-u deklaron se e përkrah propozimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës që e hëna të shfrytëzohet për dezinfektimin e të gjitha ambienteve shkollore. “SBASHK-u përkrah propozimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës që të hënën e 18 tetorit mos të mbahet mësimi në shkollat e Kosovës, por ajo ditë të shfrytëzohet për ajrosjen dhe dezinfektimin e gjithë ambienteve shkollore me qëllim që të krijohen parakushtet për ruajtjen e shëndetit të nxënësve dhe punëtorëve ...
Komentet te SBASHK: MË 18 TETOR TË MOS MBAHET MËSIMI, TË DEZINFEKTOHEN SHKOLLAT Janë të Mbyllura

SONTE NË RTK, KOSOVË – GJEORGJI, DARDANËT SYNOJNË FITOREN E DYTË

Sport
Kosova do të luajë sot ndeshjen e parafundit në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022. Përballë Dardanëve në stadiumin “Fadil Vokrri” do të jetë Gjeorgjia, ekip të cilin e kanë mposhtur muajin e kaluar në Batumi.   Ndeshja fillon në orën 20:45 dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK. Ndonëse pa gjasa për kualifikim, futbollistët e Kombëtares së Kosovës janë zotuar se do të japin maksimumin për të arritur fitoren e dytë në këto kualifikime dhe për të pasur në fund një plasman sa më të mirë, i cili do t’i shërbejë më pas në ngritjen e moralit por edhe në përmirësimin e pozitës në renditjen e FIFA-s. Kosova është e parafundit ...
Komentet te SONTE NË RTK, KOSOVË – GJEORGJI, DARDANËT SYNOJNË FITOREN E DYTË Janë të Mbyllura

VELA: SERBIA NË PËRPUTHJE TË PLOTË ME INTERESAT E RUSISË PËR DESTABILIZIMIN E RAJONIT

Lajme
Blerim Vela, shef i stafit të presidentes Vjosa Osmani ka thënë sot se Serbia është në përputhje të plotë me interesat destabilizuese të Rusisë në rajon. Vela në një postim në Twitter shkruan po ashtu se regjimi i Vuçiqit në Serbi është rreshtuar me politikat e hegjemonisë të Millosheviqit. “Regjimi i Vuçiqit në Serbi është rreshtuar me politikat e hegjemonisë rajonale të Millosheviqit. Serbia është në përputhje të plotë me interesat e Rusisë për destabilizimin në rajon”, shkruan ai. /Telegrafi/       ...
Komentet te VELA: SERBIA NË PËRPUTHJE TË PLOTË ME INTERESAT E RUSISË PËR DESTABILIZIMIN E RAJONIT Janë të Mbyllura

PROKURORIA MBYLL HETIMET PËR GJASHTË VDEKJET E DYSHIMTA NË QKUK

Lajme
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka mbyllur hetimet lidhur me vdekjet e dyshimta që kanë ndodhur në Klinikën Infektive të QKUK-së. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore, Laureta Ulaj. Ulaj ka bërë të ditur se nga raportet e autopsisë të gjashtë vdekjet e dyshimta kanë rezultuar të kenë qenë vdekje të natyrshme. “Referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, pas zhvillimit të hetimeve dhe trajtimit të rastit në fjalë, më 11.10.2021, e ka mbyllur këtë rast. Nga raportet e autopsisë, gjashtë vdekjet e dyshimta kanë rezultuar se kanë qenë vdekje të natyrshme dhe të njëjtit kanë ...
Komentet te PROKURORIA MBYLL HETIMET PËR GJASHTË VDEKJET E DYSHIMTA NË QKUK Janë të Mbyllura

SHSKUK: BIE NUMRI I PACIENTËVE COVID-19, NË MJEKIM INTENSIV

Shëndetësi
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) thotë se ka rënë numri i pacientëve me koronavirus të cilët po trajtohen në mjekim intensiv.   Sipas raportit të ShSKUK-së katër persona me COVID-19 janë duke u trajtuar në mjekim intensiv mjekësor. Raporti i plotë i ShSKUK-së: Ka rënë dukshëm numri i pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në mjekim intensiv mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme. Sipas raportit të datës 12 tetor 2021, 4 pacientë me COVID-19, janë duke u trajtuar në mjekim intensiv mjekësor. Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, trajtim mjekësor po marrin 114 pacientë, prej tyre 58 me oksigjeno-terapi. Numri i ...
Komentet te SHSKUK: BIE NUMRI I PACIENTËVE COVID-19, NË MJEKIM INTENSIV Janë të Mbyllura

YLL LIMANI PARALAJMËRON ALBUMIN E RI

ShowBiz
Ylli Limani është një tjetër artist që ka nisur punën për albumin e ri.   Pas një sërë albumesh që janë në përgatitje e disa prej të cilëve edhe janë publikuar, artisti i njohur ka bërë të ditur së fundmi se edhe ai është në realizim të një projekti madhështor. Kështu ka lënë të kuptohet në bazë të një postimi të fundit të shpërndarë në InstaStory. “Mezi po pres që ju njerëz ta dëgjoni të gjithë albumin”, kanë qenë fjalët e tij. Megjithatë deri më tani nuk ka zbuluar ndonjë detaj tjetër sa i përket këtij albumi. Duket se në album të Limanit edhe këtë herë nuk do të mungojnë ...
Komentet te YLL LIMANI PARALAJMËRON ALBUMIN E RI Janë të Mbyllura

MBI 350 GJOBA PËR MOSRESPEKTIM TË MASAVE ANTICOVID

Lajme
Përkundër rënies së numrit të vdekjeve dhe numrit të ulët të rasteve pozitive në Kosovë, ende janë në fuqi masat e miratuara nga Qeveria për masat antiCOVID.   Po ashtu, po vazhdon edhe aksioni i Policisë nëpër terren, transmeton lajmi.net. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 357 gjoba për të gjithë qytetarët të cilët nuk kanë respektuar masat antiCOVID. Ndërkohë, bartja e maskave, ora policore, hyrja në lokale me kartelen e vaksinimit apo testin PCR, si dhe orari i gastronomisë deri në orën 21:30, nuk dihet deri kur do të na shoqërojnë. ...
Komentet te MBI 350 GJOBA PËR MOSRESPEKTIM TË MASAVE ANTICOVID Janë të Mbyllura

VIZITOI 51 PIJETORE PËR 8 ORË, PËR TË THYER REKORD BOTËROR

Kuriozitete
  Një burrë britanik mund të ketë vendosur një rekord të ri Guinness, kur ai vizitoi 51 bare për tetë orë.   Matt Ellis nga Anglia, tha se zyrtarët e Guinness i thanë atij se aktualisht nuk ka asnjë rekord botëror për shumicën e bareve të vizituara në 12 orë nga një individ, kështu që agjencia e mbajtjes së rekordeve vendosi si synim për të krijuar rekordin në 50. Ellis tha se atij i kërkohej të kishte dëshmitarë me vete në çdo ndalesë dhe të konsumonte të paktën 2 gota pije në çdo ndërmarrje, transmeton Klankosova.tv Tifozi i pijetoreve tha se ai vizitoi gjithsej 51 biznese në 8 orë, 52 ...
Komentet te VIZITOI 51 PIJETORE PËR 8 ORË, PËR TË THYER REKORD BOTËROR Janë të Mbyllura