Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në qendër të Prishtinës. Aksidenti ka ndodhur tek Qendra e Regjistrimit në kryeqytet, shkruan lajmi.net. Siç mësohet nga aksidenti tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Lajmi.net është në pritje të detajeve më të zgjeruara nga Policia për aksidentin në fjalë. ...
Komentet te AKSIDENT I RËNDË TRAFIKU NË QENDËR TË PRISHTINËS, TRE TË LËNDUAR Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ish-kryeministri Sali Berisha, nga Kukësi ku po mban foltoren e radhës, pati një paralajmërim për presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Ai tha se ndëshkimi për të gjitha krimet që Serbia ka kryer në Kosovë e Shqipëri, është shumë afër. “Garantoj qytetarët e Lumës dhe dua t’i çoj mesazh Sllobodanit të ri që do të njihet i gjithë gjenocidi serb ndaj shqiptarëve nga 1970 deri në 1999, përfshirë gjenocidin e Lumës, më të egrin të luftës ballkanike i dokumentuar. Përgatitu Sllobodan se jo vetëm për krimet në Kosovë edhe në Shqipëri do të ndëshkojnë Serbinë për krimet e shëmtuara. Nëse ne do të ngremë zërin do të dënojmë gjenocidin, e ...
Komentet te SALI BERISHA MESAZH PËR VUÇIQIN: DO TË NDËSHKOHENI PËR KRIMET NË KOSOVË Janë të Mbyllura
Kryesuesja e Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Agreta Gecaj- Gashi, anëtarët e bordit dhe drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, vizituan Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës dhe të Vushtrrisë, për të parë nga afër punën dhe për të dëgjuar shqetësimet e punëtorëve shëndetësorë, derisa i falënderuan ata për angazhimin dhe menaxhimin me sukses të Pandemisë COVID-19. Në njoftimin e ShSKUK thuhet se kryetarja e bordit dhe drejtori i ShSKUK i inkurajuan drejtuesit e këtyre dy spitaleve që të vazhdojnë të punojnë me përkushtim dhe përgjegjësi. Me këtë rast atyre iu premtuan kushte më të mira pune dhe mbështetje të pa rezervë në implementimin e projekteve për modernizimin ...
Komentet te UDHËHEQËSIT E SHSKUK PREMTOJNË NDARJE TË BARABARTË BUXHETORE PËR SPITALET E PËRGJITHSHME Janë të Mbyllura
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj po vazhdon ta rris mbështetjen e tij në garën për kryeqytetin. Përmes profilit të tij në facebook, Haradinaj tregoi se nga sot, shumë qytetarë të fshatit Mramor iu bashkëngjitën atij në garën për Prishtinë. Ndër të tjera, Haradinaj theksoi se neglizhimi shumëvjeçar i zonave rurale ka marrë fund. Postimi i plotë Në Mramor, bashkë me shumë burra që sot ju bashkangjiten ndryshimit të madh për Kryeqytetin e të gjithëve Është e qartë tash, që Prishtinën po e presin shumë punë të mira, Mramori dhe të gjitha fshatrat tjera do të trajtohen me kujdes të veçantë dhe barabartësi. Neglizhimi ...
Komentet te BRAKTISIN VV-NË, I BASHKOHEN DAUT HARADINAJT NË GARËN PËR PRISHTINËN Janë të Mbyllura
Krerët e OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati, po vazhdojnë përballjen e tyre me drejtësinë ndërkombëtare në Gjykatën Speciale në Hagë. Ata po qëndrojnë në paraburgim që nga shtatori i vitit të kaluar kur edhe u arrestuan nën dyshimin për pengim të drejtësisë pas publikimit të disa dosjeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar të cilat atyre u shkuan në seli, shkruan lajmi.net. E Prokuroria Speciale po thotë se gjyqi ndaj tyre do të jetë i shkurtër. Këtë konstatim ajo e jep në parashtresat për vazhdimin e paraburgimit ndaj Gucatit e Haradinajt. Prokuroria e Specializuar thotë se ndalimi ndaj Gucatit e Haradinajt duhet të vazhdojë. “Asgjë nuk ...
Komentet te PROKURORI I SPECIALES: GJYQI NDAJ GUCATIT E HARADINAJT DO JETË I SHKURTËR Janë të Mbyllura
Pas dështimit të së hënës në blerjen e të gjithë sasisë së nevojshme për të plotësuar nevojat e Shqipërisë për energji elektrike, edhe ankandi i dytë i së martës nuk ka arritur të blejë të gjithë volumin e kërkuar. Nga 15.5 gigavat-orë të synuara, Furnizuesi i Tregut të Lirë bleu vetëm 4.1 gigavat-orë me një çmim mesatar prej 264.5 eurosh, një tjetër rekord për vendin. Pavarësisht se në garë u ofruan 8 shoqëri, OSHEE u detyrua të skualifikojë disa nga ofertat për shkak të çmimeve që arrinin deri në 590 euro. Në ankand u shpenzuan rreth 1.1 milionë euro, ndërsa në total për pesë ditë, energjia e blerë llogaritet në ...
Komentet te PESË DITË FURNIZIM ME ENERGJI ELEKTRIKE, SHQIPËRISË I KUSHTUAN 7.5 MILIONË EURO Janë të Mbyllura
Dy të rinj janë futur brenda një restoranti në Napol, me kallashnikov duke terrorizuar klientët që ishin brenda. Mediat e huaja, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku dy grabitësit kanë vjedhur katër ora, një Rolex e Tudor dhe një gjerdan ari. Si ndodhi ngjarja? Pasi janë futur në restorant, grabitësit nisën t’i drejtonin armët klientëve dhe të kërkonin prej tyre gjërat me vlerë që kishin me vete, raporton oranews. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë, ndërkohë që policia është vendosur në kërkim të 2 grabitësve. Të maskuar dhe të armatosur me kallashnikov, dy grabitës futen Sakaq, pronari i restorantit ka treguar se ka pasur ...
Komentet te TË MASKUAR DHE TË ARMATOSUR ME KALLASHNIKOV, DY GRABITËS FUTEN NË RESTORANT, TMERROHEN KLIENTËT Janë të Mbyllura
Në kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për paraburgimin e pesë personave të arrestuar, të dyshuar për terrorizëm, thuhet se armët e sekuestrua që u gjetën gjatë bastisjeve, ata i kishin blerë nga Policia e Kosovës. Këto armë u blen gjatë një shitblerjeje të simuluar nga Policia e Kosovës. Në këtë dokument të siguruar nga Radio Evropa e Lirë thuhet se përmes masave të fshehta, kanë zbuluar se të dyshuarit, kanë kërkuar armë anti-tank RPG si dhe predha, me qëllim të përgatitjes së akteve terroriste në Kosovë. “Me datë 7 tetor 2021, kemi siguruar urdhër për blerje të simuluar të sendeve nga Gjykata ku edhe më datë 10 tetor 2021, ...
Komentet te TË ARRESTUARIT PËR TERRORIZËM ARMËT “I BLEN” NGA POLICIA E KOSOVËS Janë të Mbyllura
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha sot se Serbia është një vend i lirë dhe i pavarur, që merr vendimet e veta, përfshirë ato nga cilat vende do të blejë armë. I pyetur se si i shikon kritikat e BE -së dhe SHBA -së se Serbia blen armë nga Kina dhe Rusia, Vuçiq u përgjigj se “Serbia është një vend i pavarur, i cili siguron aq sa mendon se është e nevojshme, në mënyrë që të parandalojë çdo agresion të mundshëm kundër vetes “, raporton Tanjug. “Nëse mendoni se SHBA dhe BE duhet të vendosin se sa armë do të kemi,” le të shfuqizojmë shtetin “. Ai shtoi se ...
Komentet te PRESIDENTI SERB: ÇFARË NA DUHET SHTETI NËSE PËR NE VENDOSIN SHBA DHE BE Janë të Mbyllura
12 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.291 doza të vaksinës kundër COVID-19. ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.468.152 doza të vaksinës. ℹ Deri më sot 641.772 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. ℹ Nga 2.193 testime, 35 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. ℹ Sot janë shëruar 79 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.412. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 1.051. ...
Komentet te RAPORTI DITOR I IKSHPK-SË Janë të Mbyllura