Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

KMDLNJ: GJYKATA SPECIALE NUK RESPEKTON GJUHËN SHQIPE SI GJUHË ZYRTARE

Lajme
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut përmes një njoftimi për media ka thënë se Gjykata Speciale nuk po e respekton gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare. Nga KMDLNJ është thënë se kjo gjykatë nga fillimi i punës së saj është përballur me probleme të përkthimit të materialeve nga gjuha angleze.“Kjo praktikë diskriminuese duhet të ndërprehet ose të konstatohet se kjo Gjykatë nuk ka të bëjë fare me sistemin e drejtësisë në Kosovë. Në të kundërtën edhe institucionet e Kosovës do të bëhen pjesë aktive e shkeljes së të drejtave të njeriut ndaj shtetasve të saj që mbahen të paraburgosur në Hagë”, është thënë nga KMDLNJ. Njoftimi i ...
Komentet te KMDLNJ: GJYKATA SPECIALE NUK RESPEKTON GJUHËN SHQIPE SI GJUHË ZYRTARE Janë të Mbyllura

GAZETARËT SHQIPTARË E SERBË SULMOHEN NË VERI, REAGON AGK-JA

Lajme
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësim për ambientin e rëndë dhe të pasigurt të punës për gazetarët gjatë ditës së sotme në komunat veriore të Kosovës. “Sipas raporteve, janë sulmuar disa gazetarë të mediave të ndryshme shqiptare në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicën e Veriut dhe një tjetër incident ka ndodhur rrugës për në Leposaviq ku protestuesit kanë ndjekur nga pas veturat me gazetarë.. Ndërkohë, sulme dhe presione ka pasur edhe ndaj gazetarëve të portalit lokal “Kossev”, nga protestuesit. Si pasojë, redaksia i ka tërhequr ekipet e saj nga terreni”, thuhet në reagimin e AGK-së. AGK-ja ka ftuar Policinë e Kosovës që të ofrojë siguri për gazetarët që ...
Komentet te GAZETARËT SHQIPTARË E SERBË SULMOHEN NË VERI, REAGON AGK-JA Janë të Mbyllura

GJASHTË POLICË U LËNDUAN GJATË AKSIONIT NË VERI

Lajme
Gjashtë policë kanë marrë lëndime gjatë operacionit të sotëm kundër kontrabandës së mallrave në veri. Disa banorë serbë sulmuan me bombola gazi, shok bomba e armë zjarr policët gjatë aksionit, transmeton Telegrafi. “Si pasojë e gjuajtjeve me mjete të ndryshme vdekjeprurëse drejt zyrtarëve policorë, deri më tani janë raportuar se (6) zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore, prej tyre (5) zyrtarë të nacionalitetit shqiptar dhe (1) i nacionalitetit serb. Bazuar në informacionet fillestare një nga personat e përfshirë në sulm ndaj zyrtarëve policorë, është lënduar”, thuhet në njoftim. Në njoftimin e Policisë thuhet se përderisa në të gjitha rajonet tjera operacioni policor ka kaluar pa probleme, në Mitrovicë veriore grupe ...
Komentet te GJASHTË POLICË U LËNDUAN GJATË AKSIONIT NË VERI Janë të Mbyllura

MSH-JA DO TA RINEGOCIOJË KONTRATËN PËR FURNIZIM ME VAKSINA ANTI-COVID

Shëndetësi
Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e MSh-së për rinegocimin e kontratës për furnizimin me vaksinat anti-Covid.   U.d. e ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku ka kërkuar aprovimin e Qeverisë, derisa ka shtuar se kontrata përfundon në vitin fund të vitit. “Meqenëse kontrata përfundon në fund të vitit 2021 MSh-ja e ka të domosdoshme inicimin e procedurave për viti 2022, andaj kërkojmë aprovimin që MSh-ja të veprojë për negocimin e kontratave dhe amendamentin e kontratave”. “Propozimi është i shoqëruar nga dokumentacioni, andaj edhe kërkojmë aprovimin tuaj”. Në këtë mbledhje është bërë edhe zëvendësimi i kryesuesit në Komitetin anti-Covid, ku tashmë Dafina Gexha është kryesuese. ...
Komentet te MSH-JA DO TA RINEGOCIOJË KONTRATËN PËR FURNIZIM ME VAKSINA ANTI-COVID Janë të Mbyllura

TYM E QYTETARË NËPËR RRUGËT E VERIUT

Lajme
Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një aksion në nivel vendi, në luftimin e kontrabandës. Ky operacion u zhvillua në katër rajone të Kosovës si Prishtina, Peja, Mitrovica e jugut dhe ajo e veriut. Kosovo Online ka publikuar disa video ku shihet se si qytetarët kanë bllokuar rrugët e qytetit të Mitrovicës. Gjithashtu në këto video shihet se ka shumë tym. Në përshkrimin e njërës nga videot Kosovo Online ka shkruar: “Gaz lotsjellës dhe shok bomba gjithashtu.” /Gazeta Sinjali/      ...
Komentet te TYM E QYTETARË NËPËR RRUGËT E VERIUT Janë të Mbyllura

VAZHDON AKSIONI I POLICISË NË ZVEÇAN, SITUATA MBETET E TENSIONUAR

Lajme
Policia e Kosovës sot në orët e hershme të mëngjesit ka nisur një operacion kundër mallrave të kontrabanduara. Aksioni aktualisht është duke u zhvilluar në Zveçan, ku siç raportohet situata është e tensionuar siç ishte më herët edhe në veri të Mitrovicës. Qytetarët serb kanë bllokuar rrugët në këtë komunë, ndërkaq policia është duke përdorur gaz lotsjellës. Policia është sulmuar edhe gjatë aksionit në veri të Mitrovicës. Ndryshe, Policia e Kosovës ka nisur sot një operacion në disa lokacione të ndryshme, ku bëjnë pjesë katër rajone të Kosovës si Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veriore, ku është goditur rrjeti i kontrabandës. “Policia e Kosovës, në vazhdën e realizimit të ...
Komentet te VAZHDON AKSIONI I POLICISË NË ZVEÇAN, SITUATA MBETET E TENSIONUAR Janë të Mbyllura

MËNGJES ME HITHRA

Kuzhina
Në kohën e virozave të rrezikshme, sic është kjo e tanishmja, këshillohet ushqim i shëndetshëm. Ndërsa nuk ka bimë më të shëndetshme sesa hithrat.   Hithrat vendosini në tenxhere me ujë të marrin një valë (për 5 minuta). Qepën e grirë imët skuqeni në gjalpë, pastaj shtojani hithrat e ziera. Kaurdisini mirë për më së shumti 5 minuta e shtojuni vezët e rrahura, të cilave u keni shtuar pak qumësht dhe pak kajmak. Kriposeni e shërbejeni! ...
Komentet te MËNGJES ME HITHRA Janë të Mbyllura

MBI NJË MIJË RASTE AKTIVE ME COVID-19

Shëndetësi
Aktualisht në Kosovë janë një mijë e 51 raste aktive me koronavirus.   Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në raportin e fundit bëri të ditur se asnjë person nuk ka vdekur nga COIVD-19 në 24 orëshin e fundit, ndërkohë që janë 35 qytetarë që kanë rezultuar pozitivë me këtë virus. Në bazë të këtij raporti prej fillimit të procesit të vaksinimit e deri më tani në Kosovë janë dhënë 1.468.152 doza të vaksinës. Ndërsa 641.772 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. ...
Komentet te MBI NJË MIJË RASTE AKTIVE ME COVID-19 Janë të Mbyllura

GAZETARËT EVROPIANË KËRKOJNË HETIM PËR VRASJEN E KOLEGËVE TË TYRE NË KOSOVË

Lajme
Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) ka miratuar një rezolutë për themelimin e një Komisioni hetimor për vrasjen e gazetarëve në Kosovë nga viti 1998 deri më 2005.   Miratimi i kësaj rezolute ka ardhur pas propozimit nga Shoqata e Gazetarëve të Serbisë (UNS), e cila ka kërkuar që të sqarohen rrethanat, të fillojnë hetimet dhe që vrasësit e gazetarëve serbë dhe shqiptarë të dalin para drejtësisë. Kryetar i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, ka thënë për Albanian Post se AGK-ja ka arritur që në momentin e fundit të ndryshojë pikën 2 të mocionit e cila thoshte se “Komisioni Ndërkombëtar hetues do të jetë përfaqësues i ...
Komentet te GAZETARËT EVROPIANË KËRKOJNË HETIM PËR VRASJEN E KOLEGËVE TË TYRE NË KOSOVË Janë të Mbyllura

DALLAVERET E BULLIQIT- ANULON TENDERIN PËR DRUNJTË DEKORATIVË, PASTAJ E PAGUAN 35 MIJË E 911 EURO MË SHUMË

Lajme
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në emisionin “Pressing” të T7 më 10 qershor të vitit 2021 në përpjekje e sipër për të shpjeguar zotimin e tij për luftë kundër korrupsionit, kishte treguar se si e kishte anuluar plotësisht një kontratë për drunj dekorativë, meqë si Komunë kishin kërkuar specifika tjera dhe kompania s’kishte respektuar kushtet e kontratës. Tenderi ishte rishpallur dhe del se në kontratën e dytë ka përfituar kompania e njejtë edhe më shumë. Çmimet e disa llojeve të fidanëve janë rritur ndjeshëm, ndërsa, Komuna ka pranuar për herë të dytë fidanët me perimetrin e njëjtë që ia kishte ofruar kompania herën e parë (4-6 centimetra). Pra, ...
Komentet te DALLAVERET E BULLIQIT- ANULON TENDERIN PËR DRUNJTË DEKORATIVË, PASTAJ E PAGUAN 35 MIJË E 911 EURO MË SHUMË Janë të Mbyllura