Banorët serbë në këtë mënyrë penguan aksionin e sotëm të policisë së kosovës dhe doganës këtu në pjesën veriore të Mitrovicës. Serbët hodhën edhe gaz lotësjellës në drejtim të policisë. Kanë mbetur vetëm gurë dhe disa vetura të djegura, e pak metra më poshtë vërehen bombolat e gazit dhe shok-bombat të cilat janë hedhur nga protestuesit serbë. Gjithashtu edhe lokalet janë të mbyllura. “Qysh në orët e para të mëngjesit policia e kosovës sëbashku me doganën e kosovës kanë marrë një aksion për luftimin kundër kontrabandimit edhe këtu në pjesën veriore të mitrovicës gjegjësisht në lagjen e boshnjakeve këtu policia e kosovës ka hasur në në disa protestues të ...
Komentet te E GJITHË ÇFARË NDODHI SOT VERI, GJENDJA E POLICËVE TË LËNDUAR Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj tha se Qeveria Kurti duhet ta shkarkojë ministrin serb në Kosovë, Goran Rakiq. Zogaj tha se Rakiq hapur po kërkon ndërhyrjen e Serbisë në Kosovë, për të cilin thotë se kjo është shpallje lufte nga një ministër i Qeverisë Kurti. “Me gjithë ngjyrimin elektoral, aksioni i sotëm po shihet qartë që e ka pasë mbështetjen e NATO-se, dmth të ShBA-ve. Vendimin tjetër që Qeveria Kurti ishte dashtë me e marrë tash është shkarkimin e ministrit Rakiqit, i cili hapur po kërkon nga Serbia me ndërhy në Kosovë. Kjo është shpallje lufte nga një ministër i Qeverise Kurti”, shkroi Zogaj. Ndryshe, një zyrtar i ...
Komentet te ZOGAJ: TË SHKARKOHET RAKIQI, MINISTRI I KURTIT PO SHPALL LUFTË Janë të Mbyllura
Aktivistët e Vetëvendosjes dalin hapur në përkrahje të Bedri Hamzës, duke theksuar se kandidati i VV-së për të parin e MItrovicës Agim Bahtiri s’bëri asgjë për Mitrovicën. Duke qenë se po afrohemi ditës së zgjedhjeve komunale, ku sipas shumë analistëve politikë vlerësohet se ndër garat më interesante është ajo për të parin e Mitrovicës, ku në spikamë janë kandidatët Bedri Hamza (PDK) e Agim Bahtiri (LVV). Sikundër shihet edhe në video, edhe akivistët e LVV-së dalin në mbështetje të Bedri Hamzës. Për më tepër shikojeni videon: ...
Komentet te AKTIVISTËT E VV-SË MBËSHTESIN HAPUR BEDRI HAMZËN (VIDEO) Janë të Mbyllura
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, reagoi ndaj deklaratës së përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, se aksioni i sotshëm i Policisë së Kosovës në veri ishte i njëanshëm dhe i pa koordinuar. Sveçla tha se të tilla aksione në Kosovë ka për çdo ditë. “Sa i përket Borrellit, aksione të tilla kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal, ne kemi gati për çdo ditë. Dje Policia e Kosovës ka pasur një aksion jashtëzakonisht të suksesshëm ku është arrestuar një falsifikator i faturave të ndryshme me 18 vula të ndryshme falso. Nacionaliteti i tij është turk. Tash a është dashur edhe ne dje ta lajmërojmë dikë apo të ...
Komentet te SVEÇLA-BORRELLIT: A DUHET TASH ÇDO DITË TA PYESIM DIKË PËR AKSIONET TONA Janë të Mbyllura
Katër policë janë dërguar sot për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas lëndimeve të marra gjatë aksionit të sotëm në veri të vendit. Mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente në QKUK, Leutrim Hajdari ka treguar për T7 se të gjithë zyrtarët policorë janë liruar për trajtim të mëtutjeshëm në shtëpi. Ndërsa, ai ka deklaruar se njërit nga zyrtarëve policorë i kanë gjetur trupa të huaj si pasojë e mjeteve shpërthyese në kokë, e njërit në parakrahë. “Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë ardhur 4 zyrtarë, ku mëherët kanë marrë trajtim në spitalin rajon të Mitrovicës dhe pastaj kanë vazhduar trajtimin e mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të ...
Komentet te MJEKU: DY POLICËVE TË PLAGOSUR IU GJETËN COPËZA NË TRUP NGA SHPËRTHIMET Janë të Mbyllura
Profesori i Universitetit John Hopkins, Daniel Serwer vlerësoi se pajtimi i Kovës me Serbinë duhet të ndodhë mes dy vendeve sovrane. Ai tha për N1 se kreu i Serbisë po synon veriun e Kosovës, duke thënë se ai mund të merret vetëm me menaxhimin e popullatës serbe atje, transmeton Gazeta Express. “Kosova është sovrane dhe e pavarur dhe unë nuk mendoj se dikush në Beograd as e imagjinon që Beogradi do taë menaxhojë një shumicë prej 95% të popullsisë së Kosovës, ata thjesht po merren me menaxhimin e popullatës serbe në Kosovë dhe nuk ka dyshim se Vuçiqi do të ishte i lumtur që ta merrte veriun”, tha Serwer. ...
Komentet te SERWER: VUÇIQI SYNON VERIUN E KOSOVËS, ËSHTË ULUR PËRBALLË RUSISË DHE KINËS Janë të Mbyllura
SHBA’ja është e shqetësuar nga përgjigja që ju dha sot aksioneve për zbatimin e ligjit të Kosovës në territorin e Kosovës Një zëdhënës i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se Washingtoni është i shqetësuar me mënyrën se si është kundërshtuar sot përpjekja e institucioneve të Kosovës për të vendosur rend dhe ligj në të gjithë territorin e Kosovës. “SHBA’ja është e shqetësuar nga përgjigja që ju dha sot aksioneve për zbatimin e ligjit të Kosovës në territorin e Kosovës. E gjithë dhuna, e drejtuar qoftë ndaj autoriteteve, mediave, ose qytetarëve, është e papranueshme dhe duhet të hetohet dhe ndiqet ...
Komentet te AMBASADA E SHBA: SULMET NDAJ POLICISË, MEDIEVE DHE CIVILËVE TË PAPRANUESHME Janë të Mbyllura
Janë liruar katër policë që po trajtoheshin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas lëndimeve të marra gjatë aksionit kundër kontrabandës së mallrave të Policisë dhe Doganës së Kosovës në veri të vendit. Drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, tha për Ekonomia Online se tashmë gjendja e të lënduarve është stabile. “Në bazë të informatave që kemi pranuar nga ekipet mjekësorë të Qendrës Emergjente janë paraqitur katër zyrtarë policor të cilët tashmë janë liruar në shtëpi dhe gjendja e tyre është stabile. Ata kane shenja të lehta në trup dhe u janë bërë kontrollet e tyre. Dhe tashmë para 20 minutash është liruar edhe ...
Komentet te KRASNIQI: KATËR POLICËT E LËNDUAR NË VERI JANË LIRUAR NGA QKUK Janë të Mbyllura
Deputet i PDK-së, Ardian Kastrati, e ka quajtur shou aksionin e Policisë së Kosovës në veri të vendit kundër krimit dhe kontrabandës. “Sot Albin Kurti paska bërë shou në veri duke rreziku jetën e policëve tonë. Kjo me qëllim që përmes temave të ndieshme si veriu ti fitoj një grusht vota më 17 Tetor”, është shprehur Kastrati, transmeton Klankosova.tv. “Në fund, ky skenar në veri do të prodhojë kompromis me implementu autonominë për serbët në veri”. “Pavarësisht këtij skenari e qëllimi të Kurtit që ta shpërqendrojë elektoratin ne duhet pa u ndal të vazhdojmë përkrahjen masovike për PDK-në dhe kandidaturat e PDK-së. Me Kurtin merremi prej të hënës”, ka ...
Komentet te KASTRATI: KURTI BËRI NË VERI SHOU PËR VOTA, RREZIKOI JETËN E POLICËVE Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovës janë konfirmuar një viktimë dhe 29 raste të reja me koronavirus. Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.947 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.476.104 doza të vaksinës. Deri më sot 648.218 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.526 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Sot janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.448. Në total numri i rasteve aktive është 1.043. ...
Komentet te NJË I VDEKUR, 29 RASTE TË REJA ME COVID-19 Janë të Mbyllura