Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zënë vendin e dytë në një ushtrim ndërkombëtar”Cambrian Patrol 2021” të Mbajtur në Britani të Madhe. Kosovarët kanë marrë medaljen e argjendtë në konkurrencë me ekipet e 100 ushtrive, transmeton Klankosova.tv. “Disa muaj përgatitje në Kosovë, pjesëmarrja e ekipit të FSK-së në konkurrencë të fortë dhe mbi njëqind ekipe të ushtrive të shteteve të ndryshme të botës, FSK-ja fitoi medaljen e argjendtë,duke u vlerësuar lartë puna disiplina dhe angazhimi i FSK-së nga partnerë dhe organizatorë të kësaj gare vjetore ndërkombëtare”, thuhet në njoftim. ...
Komentet te FSK E DYTA NDËR 100 USHTRI NË USHTRIMIN NDËRKOMBËTAR TË MBAJTUR NË MB Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në veri të vendit përkatësisht në Zveçan janë dëmtuar katër vetura. Sipas policisë në njërën nga veturat kishin qenë dy meshkuj shtetas të huaj. Rastet e plota sipas policisë: • Rr. Kral Petri, Zveçan, 13.10.2021 – 11:10. Është raportuar se nga një grup i qytetarëve të cilët kanë qenë të tubuar në afërsi të urës së hekurit, është goditur dhe dëmtuar xhami i pasëm i një automjeti. Automjeti kishte qenë në lëvizje dhe në të kishin qenë dy meshkuj shtetas të huaj. Njësitë policore janë marr me rastin dhe nuk raportohet për të lënduar. • Zveçan, 13.10.2021 – NN. Viktima mashkull kosovar ...
Komentet te DËMTOHEN KATËR VETURA NË VERI, POLICIA: NË NJËRËN ISHIN DY SHTETAS TË HUAJ Janë të Mbyllura
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola Von Cramon i ka reaguar shefit të Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell në lidhje me deklaratën e tij për operacionin e sotëm në veri të Kosovës. Ajo ka thënë se lehtësimi i dialogut Kosovë-Serbi nga ana e BE-së, nuk ka të bëj me operacione ditore të policisë, duke shtuar se shtetet që bëjnë punën e tyre duhet ta kenë respektin e plotë të BE-së. Von Cramon i ka kërkuar Borrellit të kritikojë vendet ku sundimi i ligjit nuk implementohet dhe shtoi se BE-ja duhet të mbështes shtetet që luftojnë krimin e korrupsionin. “Ju lutem kritikoni vendet ku sundimi i ...
Komentet te VON CRAMON, BORRELLIT: LEHTËSIMI I DIALOGUT S’KA TË BËJË ME OPERACIONE DITORE TË POLICISË, BE DUHET TË MBËSHTES SHTETET QË LUFTOJNË KRIMIN E KORRUPSIONIN Janë të Mbyllura
Qytetari Skender Sadiku që jeton në veri të Mitrovicës thotë se janë të lodhur nga situata e sigurisë në këtë pjesë të Kosovës. Ai thotë se që nga paslufta jo vetëm shqiptaret por edhe qytetarët e komuniteteve tjera që jetojnë në Mitrovicë janë bërë me trauma. “Jemi bërë me trauma jo vetëm ne, por edhe disa gjenerata tjera”, tha ai në RTV Dukagjini. Sadiku thotë se ky aksion në veri do të duhej të ishte aksion normal si në vendet tjera por që eskaloi. “Edhe qytetarët e mirëfilltë serb nuk besoj se janë të mendimit që të mbrohen kontrabandistët”. Sadiku thotë se shumë qytetarëve ngjarjet e sotme u kanë shkaktuar ...
Komentet te SADIKU: QYTETARËT NË VERI TË MITROVICËS JANË TË TRAUMATIZUAR NGA BOMBAT E SIRENAT E VAZHDUESHME (VIDEO) Janë të Mbyllura
Ilaçi i marrë nga kërpudhat e Himalajeve, është 40 herë më efikas në zhdukjen e qelizave të kancerit. Molekula e gjetur në kërpudhat Himalajeve mund të përfaqësojë një hap të madh përpara në trajtimin e pacientëve me kancer. Është një lloj i ri i kimioterapisë, i bazuar në një “kimikat magjik” që është provuar të jetë një ilaç jashtëzakonisht efektiv kundër kancerit, shkruan revista shkencore science. Ilaçi, i quajtur NUC-778, është zhvilluar nga shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit në bashkëpunim me kompaninë farmaceutike britanike NuCana, dhe është i rëndësishëm sepse ka potencialin të shkatërrojë qelizat e kancerit 40 herë më me efikasitet sesa komponimet e mëparshme. Krahasuar me llojet ekzistuese të ...
Komentet te NJË ILAÇ I RI ËSHTË 40 HERË MË EFIKAS NË ZHDUKJEN E QELIZAVE TË KANCERIT Janë të Mbyllura
Një recetë e cila përgatitet shpejt dhe mund t’ju mbaje të ngopur shumë gjatë. Larmishmëria e përbërësve që kjo recetë përmban e bën atë një pjatë që mund t’ju mbajë të ngopur gjatë të t’ju dhurojë shumë shije. Në vend të supës së zakonshme me makarona të vogla, kemi vendosur të shtojmë kuskusin një përbërës dietik dhe shumë i shëndetshëm. Mësoni të gjithë mënyrën e përgatitjes mëposhtë dhe provoni ta shijoni këtë recetë në shtëpitë tuaja. Përbërësit 800 gr domate të buta 100 gr kuskus 500 ml lëng perimesh 12 qofte të vogla rrumbullake 150 gr spinaq 1 qepë 2 speca të kuq 1 thelbi hudhër Borzilok Vaj Gjysmë ...
Komentet te SUPË ME DOMATE DHE QOFTE, SHIJA QË DUHET TË PROVONI Janë të Mbyllura
Tashmë dihet se mungesa e gjumit shoqërohet me luhatje humori dhe shtim të mendimeve negative, por a mundet që e kundërta të ndodhë me individët që bëjnë një gjumë cilësor? Një studim i ri në të cilin AgroWeb.org u bazua, zbuloi lidhjen midis të qenurit optimist dhe gjumit të rehatshëm. Teorikisht, nga një këndvështrim jo-shkencor, kjo gjë ka kuptim! Nëse flini mjaftueshëm humori juaj do të përmirësohet dhe do të keni një këndvështrim më pozitiv për jetën, e kështu do të ndiheni më optimist. Por kjo ide padyshim shtron një pyetje tjetër: A është optimizmi rezultat i gjumit të mjaftueshëm? AgroWeb.org ju fton të zbuloni më poshtë se çfarë ...
Komentet te A ËSHTË E VËRTETË QË NJERËZIT OPTIMIST BËJNË GJUMË MË TË MIRË Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në disa qytete të ndryshme në vazhdën e luftës kundër kontrabandës dhe korrupsionit. Në veri të vendit, serbët kanë kundërshtuar veprimin e policisë duke i sulmuar dhe me këtë rast janë lënduar tetë persona. Sulmi ndaj autoriteteve policore, gazetarëve dhe disa qytetarëve është pasqyruar gjerësisht në disa ndërkombëtare. “Një serb u qëllua dhe gjashtë policë u plagosën të mërkurën kur policia hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë një turmë që u bë armiqësore pas aksionit policit kundër krimit të organizuar”, shkruan reuters. “‘Kufiri i kaosit’: Përplasjet mes policisë së Kosovës dhe serbëve etnikë gjatë bastisjeve të kontrabandës”, ka shkruar euronews. Mediumi gjerman kronenzeitung “Policia kosovare përdori gaz ...
Komentet te MEDIAT NDËRKOMBËTARE SHKRUAJNË PËR AKSIONIN E POLICISË NË VERI DHE TENSIONET NGA SERBËT LOKALË Janë të Mbyllura
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në New York, për të marrë pjesë në takimin e ardhshëm së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, lidhur me raportimin periodik të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për zhvillimet në Kosovë. Në këtë takim të Këshillit të Sigurimit, Presidentja Osmani do të paraqesë ta arriturat e deritashme të shtetit të Kosovës, sfidat dhe perspektivën. ...
Komentet te OSMANI NISET NË SHBA, MERR PJESË NË KS TË OKB-SË Janë të Mbyllura
Dhomat e Specializuara në Hagë kanë lëshuar një urdhër për Policinë e Kosovës për t’u përgjigjur në detaje nëse ata mund të sigurojnë mbrojtjen në liri të Veselit, Krasniqit e Selimit. Kërkesën e njëjtë e ka bërë edhe mbrojtja e ish – Presidentit Thaçi, ajo është duke u shqyrtuar ende nga Gjykata e Apelit. Që nga arrestimi i tyre dhe dërgimi në qendrën e paraburgimit në Hagë, mbrojtja e Thaçit e të tjerëve nuk ndaluan kërkesat për klientët e tyre. Për të disatën herë, ata kanë kërkuar që të akuzuarit të mbrohen në liri. Kështu Dhomat e Specializuara në Hagë, kanë lëshuar një urdhër për Policinë e Kosovës për ...
Komentet te A DO TË KËRKOHET EDHE PËR THAÇIN GARANCI NGA POLICIA E KOSOVËS? Janë të Mbyllura