Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

LULJA E BLIRIT, ARMA E FORTË KUNDËR ANKTHIT

Kuzhina
Lulet e blirit që prej lashtësisë njiheshin si lulet ku fshihen rrezet e diellit. Gjethet e kësaj peme lulëzojnë prej fillimit të pranverës e deri në vjeshtë. Rritet në pyje, shkurre dhe sidomos në zonat e dushkut dhe të ahut.   Vjelja kryhet në Qershor-Korrik kur kanë çelur të paktën 2/3 e gonxheve Blirit i përdoren lulet së bashku me gjethet. Lulet mblidhen së bashku me gjethet në fillim të lulëzimit, gjatë kohës me diell. Cilat janë vlerat e lules së blirit? Lufton ankthin Një nga përdorimet më të gjera të çajit të lules së blirit është kundër ankthit. Ky çaj ka aftësi qetësuese kundër stresit mendor. Nëse vuani nga ...
Komentet te LULJA E BLIRIT, ARMA E FORTË KUNDËR ANKTHIT Janë të Mbyllura

PO TRANSPORTONTE NXËNËSIT E NË MËNYRË TË PASIGURT, POLICIA GJOBIT SHOFERIN DHE I KONFISKON TARGAT E AUTOMJETIT

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas pranimit të informatës, nga qytetarët, se nxënësit e një shkolle në Prishtinë, po transportohen në mënyrë të pasigurt për në shkollë, menjëherë ka reaguar Njësiti i Komunikacionit Rrugor. “Masat ndaj ngasësit të automjetit janë marrë nga zyrtarët kompetent, të cilët përveç gjobës për bartje të pasigurt të pasagjerëve, kanë larguar nga qarkullimi automjetin, si dhe ka konfiskuar targat e automjetit”, thuhet në njoftimin e policisë. Gjatë 24 orëve të fundit në Rajonin e Prishtinës, janë shqiptuar mbi 450 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik, andaj për sigurinë e të gjithëve në rrugë, kërkojmë nga pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e ...
Komentet te PO TRANSPORTONTE NXËNËSIT E NË MËNYRË TË PASIGURT, POLICIA GJOBIT SHOFERIN DHE I KONFISKON TARGAT E AUTOMJETIT Janë të Mbyllura

MISH I DYSHUAR NË TREGUN E KOSOVËS, AUV BRENDA KËTIJ VITI KA ASGJËSUAR MBI 50 MIJË KG

Lajme
Mbi 50 mijë kilogramë mish dhe produkte të mishit janë asgjësuar gjatë këtij viti në Kosovë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Nga inspektorët e AUV-it është vlerësuar se mishi i asgjësuar nuk  i ka plotësuar kushtet për konsum nga qytetarët.  Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi. Thaçi tha se në vazhdimësi janë duke bërë kontrolle dhe se do të largojnë nga tregu produktet që nuk i përmbushin kriteret ligjore për tregtim. “Kontrollet janë në vazhdimësi për largimin nga tregu të produkteve të cilat nuk i përmbushin kriteret ligjore për tregtim. Secili operator që nuk i plotëson kushtet ligjore, produktet do t’i ...
Komentet te MISH I DYSHUAR NË TREGUN E KOSOVËS, AUV BRENDA KËTIJ VITI KA ASGJËSUAR MBI 50 MIJË KG Janë të Mbyllura

MËSIMI MBAHET ONLINE NË SHKOLLAT QË SHËRBEJNË SI QENDRA VOTIMI

Lajme
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se shkollat që do të shërbejnë si qendër votimi , më 18 tetor do të zhvillojnë mësimin online, ndërsa ato që nuk shërbejnë do të mbahet mësimi i rregullt.   Rrahmanaj tha se kështu është njoftuar pas komunikimit që ka pasur me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci. “Edhe ne përkrahim idenë e Asociacionit të Komunave të Kosovës, duke ditur arysetimin e tyre se kjo po bëhet pasi ka frikë se mos po na mbetet Covidi, brenda shkollës, ideja e tyre ishte që të nesërmen të ...
Komentet te MËSIMI MBAHET ONLINE NË SHKOLLAT QË SHËRBEJNË SI QENDRA VOTIMI Janë të Mbyllura

STANO PËR DEKLARATËN E BORRELL: S’KA TË BËJË VETËM ME AKSIONIN E POLICISË

Lajme
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se deklarata e së mërkurës e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, për situatën në veri të Kosovës duhet të shihet në kontekst më të gjerë.   Ai ka theksuar se ka një praktikë të koordinimit të dërgimit në veri të Policisë së Kosovës me faktorin ndërkombëtar. “Çështja është se kur njëra palë vendos të bëjë diçka në një territor specifik si veriu i Kosovës, atëherë ju po supozoni se nuk ka marrëveshje të parandalimit të autoriteteve për të kryer operacione në jug apo veri. Por është praktikë e zakonshme koordinimi me faktorin ndërkombëtar dhe KFOR-in dhe po ashtu informimi i palës tjetër, ...
Komentet te STANO PËR DEKLARATËN E BORRELL: S’KA TË BËJË VETËM ME AKSIONIN E POLICISË Janë të Mbyllura

HIDHET BOMBË-SHASHKË NË AMBASADËN E SHQIPËRISË NË BEOGRAD

Lajme
Në Tiranë u raportua për shpërthimin e bombës-shashkë në ambasadën e Shqipërisë në Beograd.   Deri tani nuk janë raportuar persona të lënduar dhe as dëme materiale në ndërtesën e ambasadës. Gjithashtu nuk ka të dhëna të tjera apo detaje, përveçse informacioneve paraprake mediatike për këtë ngjarje. Për incidentin që u njoftua ditën e sotme në ambasadën e Shqipërisë në Beograd, sipas korrespondentit të RTK-së Denion Ndrenika, autorësia i jepet personave të paidentifikuar. Ata kanë hedhur një bombë-shashkë (zhurmësjellëse) në oborrin e ndërtesës ndërkohë që ambasadori Ilir Boçka thuhet se ka qenë brenda. ...
Komentet te HIDHET BOMBË-SHASHKË NË AMBASADËN E SHQIPËRISË NË BEOGRAD Janë të Mbyllura

KONFIRMOHEN 31 RASTE TË REJA ME COVID-19, NUK KA VIKTIMA

Shëndetësi
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 31 raste të reja të të infektuarve me virusin COVID-19.   Gjatë kësaj kohe nuk ka patur ndonjë viktimë si pasojë e këtij virusi. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se tani për tani janë 924 raste aktive të të infektuarve me koronavirus anembanë vendit. Në total numri i rasteve aktive është 924. Njoftimi i plotë: Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.154 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.483.260 doza të vaksinës. Deri më sot 654.325 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.332 testime, 31 qytetarë kanë rezultuar pozitiv ...
Komentet te KONFIRMOHEN 31 RASTE TË REJA ME COVID-19, NUK KA VIKTIMA Janë të Mbyllura

KOSOVA REAGON NDAJ DEKLARATËS SË JOSEP BORRELL

Lajme
Kosova reagon pas deklaratës së kreut të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i cili ndër të tjera, aksionin e policisë kundër kontrabandës në veri të Kosovës e cilësoi si një veprim të njëanshëm dhe të pakoordinuar.   Në Prishtinë dhe tek një pjesë e komunitetit ndërkombëtar ngjalli reagimedeklarata e kreut të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i cili në thirrjen e tij për ndaljen e akteve të dhunshme në veri të Kosovës, u shpreh edhe mbi “veprimet e një anshme dhe të pakoordinuara që vënë në rrezik stabilitetin janë të papranueshme”. Kjo deklaratë nga autoritetet e Prishtinës u interpretua si një kritikë e Borrellit, për aksionin e policisë së Kosovës kundër kontrabandës me ...
Komentet te KOSOVA REAGON NDAJ DEKLARATËS SË JOSEP BORRELL Janë të Mbyllura

BORA ZBARDH DISA VENDE NË KOSOVË

Lajme
Mëngjesin e së enjtes fjolla të lehta bore kanë rënë në disa komuna të Kosovës.   Bora ka zbardhur disa vende në Ferizaj e po ashtu edhe në Prevallë. Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se dita sot parashihet të jetë më aktive sa i përket reshjeve, pasi që parashihen reshje të shiut me intensitet mesatar deri të lartë. Sipas IHMK-së në viset e larta do të ketë kushte që përveç reshjeve të shiut të ketë edhe reshje bore (shi me borë). Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius. ...
Komentet te BORA ZBARDH DISA VENDE NË KOSOVË Janë të Mbyllura

KOSOVA MBAN REKORDIN ME POPULLSINË MË TË RE NË EVROPË

Lajme
Kosova vazhdon të jetë shteti me popullsinë më të re në Evropë edhe për vitin 2020.   Sipas Eurostat mosha mediane ishte 30.5 vjeç në vitin 2020, duke e renditur kështu Kosovën në vendin e parë në Evropë për na popullsia. Pas Kosovës, në vendin e dytë është Turqia me 32.4 vjeç, Islanda me 36.5 vjeç dhe në vendin e katërt renditet Shqipëria me 37.2 vjeç. Në rajon, popullsia me moshën më të vjetër është në Serbi (43.9 vjeç), ndërsa dhe shtetet e tjera si Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut po i afrohen kufirit të 40 vjeç. Në Evropë, popullsitë më të plakura, sipas Eurostat janë Italia, me ...
Komentet te KOSOVA MBAN REKORDIN ME POPULLSINË MË TË RE NË EVROPË Janë të Mbyllura