Diplomati amerikan, Christopher Hill, është emëruar ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara në Serbi. Por, çfarë kishte deklaruar ai për miqësinë Kosovë-ShBA, në vitin 2013? Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përcaktuara që të mos i ndryshojnë raportet me Kosovën, kishte deklaruar në qershor të vitit 2013, ambasadori Christopher Hill. Këto komente, diplomati amerikan i kishte bërë gjatë ceremonisë së organizuar në Universitetin e Prishtinës, ku ai dhe ambasadori austriak Ëolfgang Petritsch ishin nderuar me titullin “Dr.Honoris Causa”. Me këtë rast, ambasadori Hill u kishte thënë të pranishmëve se me përparimet që po bën shteti i Kosovës, po nderon të kaluarën, të tashmen dhe gjeneratat që vijnë. ...
Komentet te ÇFARË DEKLARONTE CHRISTOPHER HILL NË VITIN 2013 PËR MIQËSINË KOSOVË-SHBA? Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Lista përfundimtare e votuesve për zgjedhjet e 17 tetorit, mbi 41 mijë qytetarë votojnë për herë të parë . Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, e cila tregon për numrin e votuesve brenda dhe jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale 2021. Sipas kësaj liste, mbi 41 mijë persona do të votojnë për herë të parë. KQZ ka bërë me dije se prej 41 mijë e 12 votues, 24 mijë e 697 kanë arritur moshën 18 vjeç pas datës 14 shkurt 2021 dhe 8 mijë e 937 votues të cilët mund të konsiderohet se janë regjistruar për herë të parë në regjistrin qendror civil pas zgjedhjeve të ...
Komentet te LISTA PËRFUNDIMTARE E VOTUESVE PËR ZGJEDHJET E 17 TETORIT Janë të Mbyllura
Diplomati amerikan, Christopher Hill, u emërua ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara në Serbi. Shtëpia e Bardhë tha se emërimin e bëri presidenti amerikan, Joe Biden. Hill është njohës i mirë i rajonit, pasi ishte zëvendës i Richard Holbrookut, negociatorit kryesor amerikan gjatë bisedimeve në Dejton, të cilat i dhanë fund luftës në Bosnje e Hercegovinë, në vitet 1990. Hill ishte edhe i dërguar i posaçëm i SHBA-së në Kosovë. Ai po ashtu ishte ambasador në Irak, Kore të Jugut, Poloni, Maqedoni të Veriut dhe për kohë të shkurtër në Shqipëri. Ai do ta zëvendësojë Anthony Godfreyn, i cili ka qenë ambasador i SHBA-së në Beograd qysh në ...
Komentet te CHRISTOPHER HILL EMËROHET AMBASADOR I SHBA-SË NË SERBI Janë të Mbyllura
Sot do të fillojnë ligjëratat në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Kjo është bërë e ditur në mbledhjen e djeshme të Senatit. Sipas rektorit Naser Sahiti, ligjëratat do të zhvillohen fizikisht por do të ndahen studentët në grupe dhe duke u respektuar distanca. Një gjë e tillë është diskutuar në mbledhjen e kaluar të Senatit. ...
Komentet te SOT FILLOJNË LIGJËRATAT NË UP Janë të Mbyllura
Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, është duke u përfolur për raportin e afërt të treguar mes saj dhe ish-futbollistit, Granit Cana, në shtëpinë e Big Brother VIP. Banorët mendojnë se mes të dyve ka diçka më shumë se miqësi dhe kjo është ndër temat më ‘të nxehta’ që diskutohet mes tyre këto ditë. Në një bisedë e sipër me gazetaren, Paloma, Fifi ka folur për këtë marrëdhënie mes tyre, duke mos lënë të kuptohet nëse dyshja kanë shkëmbyer puthje mes vete. Ajo i është shmangur kësaj pyetje, duke thënë se në të kaluarën është nxituar shumë në raste të tilla dhe ka mësuar nga këto dështime. “Dy ...
Komentet te RAPORTI I AFËRT ME GRANITIN NË BIG BROTHER VIP, FIFI FLET PËR GABIMET E TË KALUARËS: KAM MËSUAR DHE NUK DUA TË DËSHTOJ MË ( VIDEO) Janë të Mbyllura
Inspektorati Policor i Kosovës ka filluar hetimet për dyshimet në lidhje me zbulimin e informacioneve për operacionin e ditës së mërkurë që pati Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës. Nga IPK-ja kanë thënë për Telegrafin se ata kanë nisur një hetim preliminar në lidhje më këto dyshime. “Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës sipas detyrës zyrtare ka filluar një hetim preliminar me dyshimin për zbulim të paautorizuar të informacionit për operacionin policor të datës 13.10.2021, të zhvilluar nga PK-ja në Mitrovicën e Veriut”, thuhet në përgjigje. Ndërkaq, gjatë të mërkurës, pas përfundimit të operacionit, në një konferencë për medie, drejtori i Policisë së ...
Komentet te INSPEKTORATI POLICOR FILLON HETIMET PËR RRJEDHJEN E INFORMACIONEVE PËR OPERACIONIN NË VERI TË KOSOVËS Janë të Mbyllura
Një grabitje e armatosur ka ndodhur të enjten mbrëma në Vitomiricë të Pejës. Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 20 e 30 minuta, ndërkaq burrë dhe grua janë kërcënuar me armë zjarri. Sipas policisë katër persona kanë lidhur çiftin dhe pastaj kanë kryer grabitjen. “Rreth orës 20:30 Policia është njoftuar për një rast të grabitjes në fshatin Vitomiricë të Pejës në ç’rast viktima pronar i shtëpisë me t’u kthyer në shtëpi, nën kërcënimin e armës, rreth katër persona, e kanë kërcënuar dhe e kanë lidhur së bashku me bashkëshorten e tij”, tha ...
Komentet te GRABITJE E ARMATOSUR NË VITOMIRICË TË PEJËS – KATËR PERSONA LIDHIN BURRË DHE GRUA DHE VJEDHIN ARI DHE PARA Janë të Mbyllura
Peja ka shënuar fitore ndaj RC Cola Dritës me rezultat 81:91 (10:20, 23:26, 23:22, 25:23), në kuadër të javës së gjashtë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll. Skuadra pejane e nisi ndeshjen më mirë, duke qenë bindshëm më e mirë në periudhën e parë, ku këtë pjesë e fitoi 10:20. Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, ku gjilanasit ngushtuan shifrat në 29:33, por më pas sërish shkëputen pejanët dhe pjesa e parë përfundoi me rezultat 33:46. Lojë e ngjashme u zhvillua në periodën e tretë, ku sërish skuadra nga Gjilani afroi shifrat në 52:56, por verdhezinjtë sërish u shkëputen dhe rezultati në semafor pas ...
Komentet te FITORE E PEJËS KUNDËR RC COLA DRITËS, GJILANASIT ENDE PA FITORE (VIDEO) Janë të Mbyllura
Para se të ndizni radiatorët, është e nevojshme t’i pastroni ato tërësisht Sezoni i ngrohjes fillon ngadalë, kjo është arsyeja pse është e nevojshme t’i pastroni plotësisht radiatorët, në mënyrë që të mos thithni pluhur. Ky truk i thjeshtë nga interneti është veçanërisht praktik për radiatorët elektrikë, transmeton Telegrafi. Në mënyrë që shtëpia juaj të ketë aromë të mirë dhe të siguroheni që nuk do të thithni pluhur, si dhe një erë të pakëndshme pas aktivizimit të parë të radiatorit, duhet të blini një llak dezinfektues aromatik. Truku është se nën presionin e llakut, pluhuri zbret në dysheme nën radiator. Pas kësaj, thjesht fshijeni dhe fërkoni dyshemenë, dhe në vend ...
Komentet te SEZONI I NGROHJES KA FILLUAR: PASTRONI RADIATORËT NË MËNYRËN MË TË THJESHTË (VIDEO) Janë të Mbyllura
Aktorja e njohur tropojanë, Big Brother VIP, ka bërë një tjetër rrëfim prekës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Në një bisedë të sinqertë me kolegen e saj aktore, Monika Lubonjën, Arjola ka treguar se si vite më parë kishte pësuar një abort. Ajo tregoi se si para lindjes së vajzës së tretë ishte shtatzënë me binjakë, nëntë muaj pasi kishte lindur djalin e saj, Rubinin. “Ai të linte kastile shtatzënë?”, ka pyetur Monika për bashkëshortin e saj, ndërkohë Arjola i është përgjigjur duke thënë: “Por nuk është ruajtur asnjëherë”. Foto: Top Channel “Mua më kapi një krizë [në kokë] dhe ik te doktori dhe i them: Aman të ...
Komentet te ARJOLA DEMIRI RRËFEN HISTORINË RRËQETHËSE KUR ABORTOI BINJAKË: I THASH MJEKUT AMAN MI HIQ (VIDEO) Janë të Mbyllura